Daçiç paralajmëron NATO-n: Serbia do ndërhyjë në Mitrovicë nëse sulmohen serbët

Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç, ka deklaruar se Serbia nuk do të heshtë, pas planeve të autoriteteve të Kosovës sipas mediave serbe, për të ndërhyrë në minierën e Trepçës.

“Të gjithë e dinë mirë se askush nuk duhet të luaj me zjarrin dhe të presë që Serbia të mos reagojë. Serbia do të reagojë”, u tha Daçiç gazetarëve në përgjigje të pyetjeve rreth raporteve se autoritetet kosovare kanë planifikuar që të mësyjnë në kompleksin e minierës së Trepçës.

Daçiç u kërkoi të gjitha palëve të përfshira të jenë të kujdesshëm që të mos provokojnë Serbinë.

Sa i përket operacionit të raportuar të policisë së Kosovës në pjesën veriore, e banuar kryesisht nga serbët dhe e quajtur “unaza e çelikut”, Daçiç tha se Serbia ka paralajmëruar KFOR-n dhe NATO-n se do të ndërhyjë nëse serbët sulmohen në Kosovë.

“Serbia nuk do të lejojë një sulm ndaj serbëve në veri të Kosovës. Sigurisht, nuk do të lejojmë një sulm (mbi serbët) kudo në Kosovë – por veriu është obsesioni i tyre”, tha kryediplomati serb.

Ai tha gjithashtu se Serbia nuk do të ishte pjesë e problemit dhe nuk do të bashkohej me Prishtinën në marrjen e vendimeve të njëanshme të ndryshme.

Daçiç tha se platforma e Parlamentit të Kosovës për dialog me Beogradin ishte në fakt kundër dialogut dhe se ishte një ultimatum për Serbinë dhe se Beogradi nuk ka ndërmend të vlerësojë diçka të tillë.

REMOTE_ADDR:[]

6 komente në “Daçiç paralajmëron NATO-n: Serbia do ndërhyjë në Mitrovicë nëse sulmohen serbët”

  1. Spiro says:

    Qen qe leh eshte ky Daçiç. Kete vene serbet te beje gam gam se Vuçiçi do te duket “i moderuar”.

  2. NjeQytetarOptimist says:

    Doli dhe koqja e kandarit qe vetem kallash dhe lufte e ka mendjen..

  3. #varijanullen says:

    Aventurier provohe se e paske harruar shpejt….mjere ajo rinia serbe,nejse mire ju behet, 2 luftra boterore 4 ne rajon. Popull legen

  4. pjeter says:

    Duhet ti kuptosh keta kelyshet e rusit, keto po tentojne te provokojne naton me deklarata te flakta, per ti matur pulsin, dhe duhet patur kujdes se kush eshte , dhe si pergjigjet i ngarkuar i natos . Duan qe te krijoijne terren te pershtateshem, sepse ata nuk e kane problem ic te organizojne ndonje masaker te serbeve, te sakrifikojne disa prej tyreQE TE DUKEN VIKTIMA TE SHQIPTAREVE, per te justifikuar nje blic te mundeshem. ne qofte se reagimi i natos nuk do jete i duhur, c’do negociata te tjera serbia flet nga nje pozicion shume te forte, edhe nga ana nderkombetare dote favorizohet.Heshtja e institucioneve te Kosoves kunder gjenocidit qe ka bere SAerbia i ka sjelle deme shume te medha Kosoves.Lobimi i forte nderkombetar serb, solli rezultate shume te mira per ta, Kosova duhet te kishte si opcion te pare per bisedime,vetem ateher kur Serbia te kerkonte falje, dhe te demshperblente Kosoven per ate c’ka beri atje. Thaci me deshire te mire, por me strategji te gabuar ,arriti ta conte deri aty, sa ata bejne rremuje nderkombetarisht per gjera territorjale, dhe nuk diskutojne fare as per te zhdukurit, as per perdhunimin e mijra femrave shqiptare, as per vrasjet ijra civileve, asper shkaterrimet qe i sollen Kosoves, sepse asnje nuk ju ben pression.Duhet thene qe me ardhjen ne pushtet te klanit Trump, Serbia i shtoi pressionet ne Kosove, dhe ne nje fare menyre Bolton po i ndihmon ne heshtje totale te te gjitheve. Daniel Server nuk mund ta thote me shume qarte se eren e fundit, ska si te thote, hapni syte se po ja u ben pucin Bolton.Sa me shume shtohet presioni per Trumb dhe aministraten e ti nga hetimet e kongresit amerikan aq me shume shtohet presioni Serb ne Kosove, me lloj e lloj marifetesh, duan te perfitojne sa me shume tani, sepse po ra Trump, skane me shanc, as me dipllomaci as me lufte te perfitojne dicka nga Kosova, duhet vetem ta njofin qe te hyjne ne be.

  5. DRENICA E KUQE says:

    Sa mire e “maskon” skenarin e pergatitur me vellezerit e tij ruse, Daçiçi! Kjo duhet te lexohet e interpretohet drejt nga nga NATO, sepse serbet jane te njohur per skenare te tilla fashiste dhe mund ta sajojne nje skenar sikurse ne “rastin” qe ka ndodhur ne kafenene “Panda” ne Peje, duke bere masaker ne popullin e vet per t’i akuzuar shqiptaret dhe per te nderhyre Rusia ushtarakisht ne krah te Serbise fashiste ne Mitrovicen shqiptare…
    Ketu lypset vigjilence e shtuar shqiptare dhe nderkombetare, nga NATO dhe aleatet e saj.

    DRENICA E KUQE

  6. Marku says:

    Provoje se kete rradhe Kosova, Shqiperia, Kroacia,
    Slovenia , Bosnja dhe Maqedonia ( adriatic 5 +1) me kenaqesi do te kontribonin ne zgjidhjen e problemit serb njehere e mire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *