Dokumenti i vitit 1949: Lista me torturat e tmerrshme që përdorte Sigurimi

Lista me torturat e tmerrshme që përdorte Sigurimi i Shtetit në kohën e diktaturës, të pohuara nga vetë drejtuesit e tij.

Kujto.al boton deklaratën e Naum Berhamit, një prej drejtuesve të Sigurimit të Shtetit, në kohën e dënimit të Koçi Xoxes.

Kjo deklaratë vërteton disa prej llojeve më të tmerrshme të torturave që bëheshin në qelitë e degëve të brendshme, për nënshtrimin e të arrestuarve.

Berhami e bën këtë deklaratë për t’u përdorur në gjyqin e Koçi Xoxes, por përtej këtij fakti, ai ka lënë në këtë dokument një dëshmi të fortë për përdorjen e torturave nga më të tmerrshmet, edhe pse me ligj tortura ndalohej.

Madje vetë Berhami në këtë deklaratë të tijën, pohon se ishin dërguar dy telegrame, ku thuhej se ndalohej druri, por njëkohësisht me këto porosi punonjësit e Sigurimit në Degët e Brendshme udhëzoheshin gojarisht, se si të përdornin torturat për t’i thyer të arrestuarit e për t’i detyruar të nënshkruanin gjithçka ju kërkohej.

Lista e këtyre torturave, sipas këtij dokumenti autentik, vijon si më poshtë:

Llojet e torturave

Deklaratë:

Unë i nënshkruari Naum Berhami deklaroj sa më poshtë:

Po rrjeshtoj më poshtë torturat e ndryshme, që u janë bërë të burgosurvet sidomos gjatë  vitit 1947-1948. Për të gjitha këto Koçi Xoxe, Vaskë Koleci dhe të tjerët kanë pasur dijeni dhe s’kanë marrë asnjëherë ndonjë masë kundra atyre që i bënin, bile këta vetë na inspironin dhe mësonin  të vepronim kështu megjithëse në dukje tregoheshin disa herë  kundra (nja dy telegrame që kishin bërë se ndalohesh druri).

Janë përdorur këto formë torturash:

  • Jeleku, tortura më e tmerrshme.
  • Kamxhiku dhe druri.
  • Të lënë pa bukë, pa ujë, pa gjumë dhe në këmbë me ditë të tëra.
  • Korenti elektrik, sa i binte tjetrit të fikët.
  • Hedhja në qafë e zinxhirëve me peshë të rëndë.
  • Lidhja me duar pas në dritare ose në ndonjë dru, varur gjersa t’i preknin majat e gishtërinjve.
  • Thyerja e kockavet dhe ndukja e mishit me darrë (kjo është përdorur sidomos pas dënimit me vdekje të Shefqet Bejës dhe kundra tyre)
  • Kripë në gojë
  • Shpiheshin gjoja sikur do t’i ekzekutonin ose do t’i varnin dhe u shtihet në ajër, ose shpiheshin afër litarit.
  • Tortura morale në lidhje me familjen: do të ta burgosim, do të t’i vrasim, bile në Shkodër për të thyer

    rezistencën e Dulo Kalit, shpunë në një dhomë ngjitur me dy të burgosura vajza dhe dy të burgosur djem dhe bënë gjoja sikur ato ishin vajzat e tij dhe i kishin prurë aty për t’i ç’nderuar.

  • Futja kokëposhtë në vozë plot me ujë
  • Njëherë Myftar Tarja i futi Toptanit një nevojë në gojë dhe çorape të palara.
  • Djegije e mishit me cigare. Në fund kundra një provokatori të Kukësit i është hedhur alkol në duar ose në leshra dhe i vihesh shpyrtua (flaka)

Këto që rrjeshtova më lart, janë ato më të rëndësishmet.

Berhami..

– Gjellë e kripë për të shtënë et(je) dhe lënien pa ujë

– Futja në ujë dhe lënie me tesha të lagura në dimër

– Pakësim i ushqimit gradual për vdekur rëndë 1 ose 2 vjetë.

– Lënia pa gjumë në këmbë (Kujto.al)

REMOTE_ADDR:[]

15 komente në “Dokumenti i vitit 1949: Lista me torturat e tmerrshme që përdorte Sigurimi”

  1. Shkodrani says:

    Sigurisht do te jem i vetmi qe do te komentoj mbi kete teme, sepse kalemxhinjte e kryeministrise nuk mund ti qortojne baballaret e tyre. Keto mostra qe po vdesin nga pleqeria rehat neper shtepia, keto kafshe me fytyre njeriu qe sot jane deri kryetar kuvendi e qe produktet e spermes se tyre na japin mend per demokracine e drejtojne politiken e jashtme te Shqiperise demokratike, jane deshmia me qarte e pafuqise se ketij populli per te ndertuar nje te ardhme, jane shuplaka te perditshme ne fytyrat tona dhe te te gjithe atyre qe besuan se “Revolucioni demokratik” i 1990 hapi nje faqe te re per Shqiperine dhe se kriminelet komuniste do te paguanin per krimet e tyre. Mallkuar qofshin!

    1. Poshte Fashizmi says:

      KRIMINELET NE LITAR!!!
      Kush bashkepunoi me pushtuesin, kush i lau duart me gjak shqiptari, kush kreu spiunime dhe vrasje i KISHTE HAK TE GJITHA!

  2. Labi says:

    Bijte e monstrave qe ushtronin keto praktika i ke ne Parlament e ne studio televizive(Arena psh).

    1. Tanguli says:

      Ti katnaro nuk je lab, a mure vesht mre carac, MANALL 😛

  3. Hoxh Armandi says:

    Me mire ti kishin dhene levrek te pjekur ne kripe dhe bakllava me shume sherbet per te pas etje

  4. Korabi says:

    Kjo tregon se cfar rrac muti jemi . Shajm grekrit serbet turqit , ndersa ne jemi shume me mutra se ata

    1. ca po thua says:

      Pse nga e di ti RROT CARI se c’kane bere greket, serbet e turqit me njeri-tjetrin!?
      Ja te te jap nje shembull : Lufta Civile ne Greqi (1945-1949) jane vrare 158 mije greke me njeri-tjetrin, nga te dy krahet politike (158 000 te vrare, po ta shkruaj me numra qe te mos ngaterrohesh o cope muti) dhe jane shperngulur nga vatrat e tyre mbi 1 milione banore. Persekutimet dhe burgosjet me mijra e mijra neper ishuj dhe burgje kane vazhduar non stop deri ne vitin 1974, kur u rrezua Junta Ushtarake dhe u vendos demokracia. Vetem pas vitit 1980 ju dha e drejta e riatdhesimit me mijra personave qe ishin larguar nga Greqia pas Luftes Civile dhe nuk ktheheshin dot ne atdheun e tyre per shkak te ndasive politike. KUPTON O RROT CARI 😛
      Po te shohesh pra greket, ne shqiptaret jemi ENGJEJ!
      Kerko te mesosh per serbet dhe turqit dhe do e kuptosh mire se cfare po te them o kokgdhe 🙁

      1. Qytetar shqiptar says:

        @ ca po thua.Ketu po flitet per tortura monstruoze. Jo per koqe plumbi qe vdes brenda sekondit pa vuajtje.

        1. ca po thua says:

          Kush te tha ty mor koqe “qytetar” se nuk ka patur tortura ne ato periudha per te cilat shkruajta une!?
          GOMAR, KOKTRASH, INJORANT …

  5. lalai says:

    Fake News alla shqiptarëçe lajm për injorantët….!!
    Në ’49 nuk kishte SIGURIM po kishte Partizanë apo Fukarrenjte që gjykonin ish ata pak Pronarë apo gjysëm feudalë!!!
    Torturat që kërkonin florrinjtë nga ata që janë sot e 80 vjet në pushtet…hajdute e fukarrenj dje hajdute e të pasur sot…..shkurt Rob Qira!!!

    1. uhahahaaaaaa says:

      Sa klase shkolle ke mor derdimen ?

  6. john says:

    kto tortura cnjerezore qe projugosllavet ja bene njerzve te ndershem e te shkolluar te popullit shqiptar une sot do ja u kisha apliku gjith ndjekesve te meros, po tme jepej mundesia. jane funderrina njerezore qe adhurojne komunizmin dhe urrrejne demokracine

  7. Korabi says:

    RROTA E CARIT ti hift sateme, ne anus dhe vagin , se keto qe lexojme nuk i kane bere as pushtuesi me i eger ne token shqiptare , po vtem i kan bere kelysht e kurver bolshevike dhe kopilat e Rusis si puna jote

    1. ca po thua says:

      O RROT CARI 😀 😀 😀

  8. agron says:

    SHKODRAN a mund te me thuash c´far eshte tortura Nr.1 Jeleku se me sa kuptova ke qen burgaxhi politikan me nderime.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *