Kur Berisha bënte listat e deputetëve të 96 dhe planifikonte ta nxirrte Azemin nga Parlamenti

 

 

Albanian president Sali Berisha campaigns for election at the end of his country’s rule by dictatorship. Here he campaigns at a soccer game. (Photo by michel Setboun/Corbis via Getty Images)

Nga Mero Baze*

Pas kokëçarjesh të gjata me fraksione brenda PD-së dhe figura politike që e kontestonin vazhdimisht, Sali Berisha u mbyll i vetëm në vilën nr. 4 në Pallatin e Brigadave, për t’i dhënë PD-së një ekip të ri, që thuajse nuk kishte lidhje me politikën. Prej ikjes së Neritan Cekës në vitin 1991 e më pas Pashkos, Zogajt, Imamit, Kalakulës, Baletës dhe kulmimit të rrjedhjeve me kryetarin karizmatik të partisë, Eduard Selamin, Sali Berisha dukej se po mendonte për një parti pa politikanë. Lista e gjatë që shkruante dhe rishkruante vetë, nxirrej nga lista pedagogësh, artistësh dhe intelektualësh të njohur të vendit, shumica e të cilëve as që kishin ndonjë ide se po hynin në politikë.

Me siguri që ka qenë afër fundit kur, një mbrëmje, më thirri për kafe në vilën nr. 4. Ndihej qartë që ishte i kënaqur me vizat e panumërta që kishte hequr mbi dengun e listave që kishte përpara.

– Do t’i lexoj një herë emrat, – tha. – Kam gjetur ekipin më të shkëlqyer që kemi pasur ndonjëherë për zgjedhjet!

Po i dëgjoja. Gjysmën i kisha dëgjuar jo si politikanë, gjysmën tjetër as si politikanë dhe as si intelektualë.

– Si të duken? – më tha.

Ishte një pyetje që donte përgjigjen që duhej ta dëgjonte ai. Qoftë dhe për rutinë.

– Janë shumë, – i thashë, – s’di të them për të gjithë. Disa emra janë shumë të njohur dhe ndoshta bëjnë punë. A ke folur me ta?

– Me cilët? – tha.

– Për shembull, me Ndriçim Xhepën, Xhevdet Ferrin apo këta pedagogët. – S’ka problem për ata, flasim. Po si të duket lista?

Donte doemos një përgjigje entuziaste.

– E mirë më duket, – i thashë. – Do të kesh pak problem me këta të partisë. – Partisë… hë, ç’probleme do të kem? Ua kam thanë: “Më të shquarit,

te zonat më të vështira.” Ja, për shembull: Agron Musarajn e kam çue në Berat, Sadik Bejkon dhe Blerim Çelën në Tepelenë, Fatos Bejën në Gjirokastër, Leonard Demin në Sarandë, Genc Pollon në Përmet, Dashamir Shehin në Vlorë, Ridvan Boden në Korçë… se këta të Jugut ke merak ti…

Nuk i bëra asnjë koment. Po përpiqesha t’i mbaja mend, se ndoshta më duheshin për raportin e mëngjesit te “Zëri i Amerikës”.

– Mirë e paske Jugun, – i thashë instinktivisht.  Këtë Boden nuk e njoh, por këtë Shehin pse në Vlorë?

– Nuk e njeh Boden… i shkëlqyem!

E kemi pas drejtor Dogane, e njeh Mimoza Vokshi, këshilltarja ime, superkorrekt, financier i zoti. Ndërsa Vlora ka shumë rëndësi, – tha.  Do një figurë të fortë, s’bëhet pa një figurë të fortë.

Në të vërtetë, krisja mes Dashamir Shehit dhe Berishës kishte nisur. Aleksandër Meksi, që historikisht nuk duronte dot asnjë zëvendëskryeministër, për shkak se i dukeshin të gjithë të Berishës, po ashtu kishte probleme me të, por nuk kuptohej kurrë nëse i kishte me të apo me Berishën.

– E ke mbyllur, me një fjalë? A mund ta citoj unë ndonjërin nesër në radio?

– Jooo! – tha. – Se nuk e di njeri. Nuk duhet të dalë asgjë. Kam edhe ca probleme në Shkodër. Duhet me e mbyllë dhe atë. Më ka mbet ky Koleci, s’di ku ta çoj…

– Në Shkodër, ku tjetër? – i thashë.

Ku ta çoj këtë Kolecin, ku ta çoj…. – Filloi të hidhte sytë sërish mbi hartën elektorale.

– Ah, po, e gjeta, – tha. – Në Mirditë e kam një vend. Të pyes një herë Aliun.

Foli sërish me Ali Spahinë: “Paska qenë mësues atje, në Mirditë? E po, shumë mirë atëherë… aty po e çoj. Shumë mirë, u mbyll kjo punë. E shkëlqyer! Mos fol me njeri.”

– U mbyll, – m’u kthye mua.

– Në Mirditë. Aliu thotë se paska qenë dikur mësues aty… ose i internuar, ose mësues, nuk e dinte mirë, por më tha që ka lidhje atje.

Përfytyrova Kolecin, një burrë i matur, i urtë dhe flegmatik, që kishte drejtuar me durim dhe përkushtim administratën e Presidencës për katër vjet. Nuk e njihja nga afër, por me siguri që ishte i çliruar nga ideja se po ikte nga ajo ndërtesë.

….

THE SITUATION IN TIRANA (Photo by Bernard Bisson/Sygma via Getty Images)

 

I vetmi kuriozitet që kisha për Shkodrën ishte Azem Hajdari, I cili kishte qenë deputetë I pare I saj. Berisha nuk po ma përmendte emrin e tij, ndërsa Azemi kishte dy ditë që më kërkonte ta zhbiroja se ku kishte ndërmend ta çonte.

-“Më duhet një fije informacion, shqipe, – tha Azemi, – pastaj di vetë unë se ç’bëj.”

– Po Azemin? – i thashë papritur.

– Azemin? Hëm, atij ia kam gjet vendin. Ai, kudo që ta çosh, fiton. Kemi një zonë shumë të vështirë, që bashkon Çermenikën e Librazhdit, Martaneshin dhe Tërnovën e Dibrës. Aty e kam çue. Vetëm ai mund ta fitojë këtë.

– Mos nuk e pranon, – i thashë me gjysmë zëri.

– Jo, mo, e pranon, – tha, – mos ki merak. Shiko, kam ndjekur një parim: figurat politike në zonat më të vështira, intelektualët në qytete të sigurta, se ata më duhen në Kuvend mue, s’mund t’i hedh në mes të detit menjëherë.

Pas disa ditësh, lista iu lexua Këshillit Kombëtar.

Përpara mbledhjes, në mëngjes, piva kafe me Azem Hajdarin në Rogner. Ia thashë pak a shumë se ku mund të ishte.

…Në mbledhje, Berisha foli gjatë për qeverisjen katërvjeçare dhe për parimet mbi të cilat kishte ndërtuar listën. Përsëriti pak a shumë faktin që politikanët do të shkonin në zona të vështira dhe intelektualët në zona të sigurta. Shtoi se, si risi, Kuvendi do të kishte një “boom” për gratë. Lexoi edhe emrin e Azemit në zonën përkatëse. Pati reaksion. Azemi u ngrit nga vendi dhe kërkoi të sqarohej më qartë: për se ishte sajuar një zonë për të?

– Unë nuk e kam problem, fitoj nga Saranda në Tropojë, – tha ai, – po s’ka pse të më çoni në një zonë ku është edhe Kasollja e Galigatit, edhe shtëpia e nënë Zyrasë, dy simbole këto që lidhen me arratisjet e Enver Hoxhës gjatë luftës.

Paksa i revoltuar, doli jashtë në hollin e Pallatit të Brigadave.

Dola jashtë bashkë me të. Ishte i shqetësuar se mos kuptohej në opinion ndarja e tij e thellë me Berishën. U ulëm në cep të hollit. Filloi të turfullonte. – Ka ba skemë, – tha. – Do me i heq qafe të gjithë me një palë zgjedhje: edhe kundërshtarët brenda partisë, edhe ata përballë. Ka me na marr më qafë, shqipe. Duhet me folë me të.

Ishte i pari politikan brenda PD-së, që ishte i qartë për atë që po ndodhte

në të vërtetë. I futur në telashe me shumë struktura të pushtetit, sidomos me ShIK-un, i armiqësuar me kryeministrin, i frustruar nga ideja se sërish ishte jashtë planeve për pushtet, ai kishte një ndriçim më të madh se të tjerët për perspektivën e keqe. Ndërsa unë bëja të heshturin për ta bërë më të lehtë shfrimin, ai llogariti me mendje, në kohë rrufe, gjithë të rinjtë që kishte futur në lista.

– Shqipe, e shikon ç’ka bërë, ka thirrur në pushtet të sigurt 60 për qind ushtarë në listë, për të mundur 40 për qind të njerëzve që e kanë sjellë në pushtet. Është e rëndë! Nuk mundet që të thirrurit në pushtet nga vullneti i tij të jenë më shumë se ata që e kanë sjellë në pushtet… – Pastaj u qetësua. Seç kishte disa çaste që vitalizohej brenda minutës dhe filloi te ecte nëpër holl. – Dëgjo, – tha. – Një armë na ka mbetur në dorë, vetëm mosha. Jena më të rinj. Kësaj s’ka ç’i bën.

Tragjike ishte se, dy vjet më vonë, edhe ajo përparësi nuk ishte më. Ai iku pa e provuar pushtetin nga partia që themeloi vetë.

*Nga libri “Viti 97”- Botime TOENA

REMOTE_ADDR:[]

11 komente në “Kur Berisha bënte listat e deputetëve të 96 dhe planifikonte ta nxirrte Azemin nga Parlamenti”

  1. Tr says:

    Kur do ngordhe ky KERME komuniste mafioz I evropes agjent I rregjur……..do ti bej shurren mbi varr……bajges…

    1. Sit back and relaks■●▪%^* says:

      ja sa te shesi Mero edhe ca kopje te tjera te librit..

  2. ME EMER says:

    pervec se shkatrruat vendin , c`gje te mire sollet ne vend ju qe “kapardiseni ” si macoku ne theker ..?! Kush ishte Azemi ne e dime shume mire , i njellojte bile me i keq nga ata qe “kulloten” luadhet ne komunizem dhe u cane se vjedhuri ne rebelizmin e maskuar me emrin “demokraci” …! Llogjika do te flase nje dite dhe nuk do jete vone ..!

  3. Tani says:

    Udheheqje prej diktatori eshte komenti i gazetarit nen kete foto. Me siguri edhe kete gazetarin Edi do ta kete paguar para me shume se 20 vjetesh. Qesharake qe Berisha edhe sot justifikon ato qe ben e ka bere si gjera normale, kur ne te vertet ato jane anormale. Prishi sistemin gjygjesor ne 90 duke sjelle armaten e gjygjtareve me tre muaj kurs ne shkollen e plepave. Edhe Gjin Gjoni, i famshem per korrupsion, produkt i ketij brezi eshte. Punesoi police pa shkolle dhe te korruptuar qe ishin besnike te tij.

    1. Sit back and relaks■●▪ says:

      atij gjyqesorit te 90 mire ia beri qe e zhduku dhe nqs nuk do e bente do zhdukej ai vete prej perendimit. Zevendesimi i gjyqesorit te komunizmit ne 90 eshte njesoj si zevendesimi qe po i behet tani me te ashtuquajturin veting. Ndryshimi eshte se tashme kemi nje sistem te konsoliduar te shkolles juridike dhe kemi lende te pare per te bere zevendesimin ndersa ne 90 ishin te gjithe te shkolluar me shkolle partie, sigurimsa, prokurore te atij sistemi prandaj u shpik shkolla e plepave si kerkese emergjente e kohes. Nuk mund te konceptohej te ngrihej sistemi demokratik me emra dhe njerez te akuzuar per tortura, internime, pushkatime etj. Ne syte e perendimit ishte e papranueshme dhe shkolla e plepave nje e keqe e domosdoshme ashtu sic eshte konsideruar dhe konsiderohet sot e kesaj dite kjo klase politike nje e keqe e domosdoshme per vendin per hir te stabilitetit. Ashtu sic shqiptare votojne te keqen me te vogel po ashtu nderkombetaret mbeshtesin te keqen me te vogel te domosdoshme sipas perceptimit te tyre ne shqiperi, gje qe ndoshta eshte jashte parimeve te demokracive ku ata jetojne por shqiperia atyre ju duhet me shume stabel se sa demokratike, nje shqiperi e destabilizuar ne kerkim te demokracise iu prish me shume pune sesa nje shqiperi gjysem demokratike gjysem autokratike por stabel. Perendimi e di shume mire historine e hashashizimit te vendit por me vete thote i’ll let this go sepse ne te kundert sipas tyre krijohet destabilitet politik i cili krijon premisa dhe mundesira per forca qe kerkojne destabilizimin e rajonit. Nqs perendimi do shikoje se mundesia per destsbilizim eshte reale prej protestave ath do kthehet ta kerkoje zgjidhje nga qeveria e jo me nga opozita sic ka bere deri tani.

      1. Jep says:

        Hashashizimin e filloi berisha o sit and relax. Lazaratin kish 10 vjet prodhonte hashash me berishen, apo per ty hashashizim quhet periudha mbas lazaratit?

  4. Drejt si hu says:

    Jo mo, ç’far na thatë. Po pres ditën qe vajza e Hajdarit tja thotë në sy qëSali ti je vrasësi i babait. Jo se Hajdari ishe më i miré, por per te verteten qe mbi 20 vite kush i shkon pas Berishes te hap syte se cfare krimineli perkrahin.

  5. Aleksander says:

    Sals i kar ra Trut ne qaf, mos ja veni re, Bani nje vend ne pavionin e 17, ishalla funksionon prap.

  6. Liri says:

    Te pakten, ti Sit bak, e pranon qe Shqiperia eshte stabel por sipas teje gjysem demokratike, po ne kohen e Sales, Shqiperia s’ka qene as stabel, as e zhvilluar, ere urine ju vinte Tirana duke filluar qe te Muzeu kombetar i kthyer ne nje urinore. Le pastaj demokratike, mos e pyet, dru hanin kokes ata qe guxonin tia thonin ne sy te verteten Berishes, nje bishe e shkuar bishes eshte Berisha.

  7. Kritiku pa kritika says:

    O “sit back”, pse nuk kandidon per kryetar te PD, ta them une, do jesh kryetari me i sukseshem, pas “lexhendes”. Me kete bagazh kritizieri qe ke ti, i sigurt, vendi do ece perpara me reformat.

  8. Taraboshi says:

    Ne Lezhe naten e 25 per 26 majin evitit 1996 kutite e votimit uruajten.me demek ne drejtorinee SHISH it dhe pa filluar votimi rezultati ishte 300 me zero ne favor te deputetit te PD masaker dhe vjedhje me te madhe te votave se kjoas nuk eshte pare dhe as nuk eshte degjuar ndonje here.Ky sekret doli dhe e mori vesht Fatos Nano ne burgun e sigurise se larte Tepelenedheterhoqi te gjithe komisioneret e PS ngakomisionet.Mbas largimit te komisionereve te PS nga komisionet filloj barbarizma tjeter ku vete deputetet filluan te mbushin kutite me flete votimi Ky eshte votimi me demokratik i PD.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *