Pep Guardiola mahnitet nga Juventusi dhe Ronaldo: Ata u bashkuan për të fituar Champions League!

Ndonëse ai me Manchester City konsiderohen ndër favoritët për fitimin e trofeut të Champions League, pas kualifikimit për në çerekfinale, trajneri spanjoll i “Qytetarëve”, Pep Guardiola u ndal gjatë te suksesi i Juventus dhe Cristiano Ronaldos, që eliminuan me përmbysje Atletico Madrid.

Guardiola nuk i kufizoi superlativat e tij për bardhezinjtë dhe portugezin.

“Madrid u eliminua por është ende Juventus. Ju të gjithë e patë se çfarë bëri Juventus dhe Cristiano Ronaldo.

Ai shkoi atje për të fituar Champions League dhe nga ana tjetër Juventus ka humbur trofeun dy herë në finale dhe e morën atë për ta fituar këtë herë.

Juventus e Ronaldo u bashkuan për të fituar trofeun”, deklaroi Guardiola.

“Cristiano Ronaldo kishte të gjithë presionin mbi shpatulla dhe gjithsesi ja doli të shënojë tre gola kundër Atletico Madrid, duke u kualifikuar për në çerekfinale, miqtë e mi.

Është ky lloj kundërshtari dhe kjo skuadër që duhet të përballësh për të kaluar më tutje.

Ne do të provojmë, unë do të tentoj dhe nëse nuk ja dalim, do të tentojmë sërish vitin tjetër”, u shpreh trajneri i Manchester City, Pep Guardiola.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Pep Guardiola mahnitet nga Juventusi dhe Ronaldo: Ata u bashkuan për të fituar Champions League!”

  1. presim says:

    JUventusi do perfundoje si Reali.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *