A do të mundet Rudina Hajdari, të bëjë atë që vdekja nuk e la ta bënte të atin e saj?

14 Mars 2019, 19:29Politika TEMA

Nga Spartak Ngjela

Në Kuvendin e Shqipërisë, pas “djegies” së mandateve të deputetit nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike dhe nga grupi parlamentar i LSI-së, këto ditë kanë filluar zëvendësimet e deputetëve zëvendësues. Në fakt kjo ka qenë thirrje e ndërkombëtarëve: edhe e Uashingtonit, edhe e Brukselit, sepse këta, menjëherë pas largimit të deputetëve primarë, thanë: “Tani duhet të hyjnë në Parlament zëvendësuesit”.

Por, çfarë tregon kjo?

Kjo tregon se të korruptuarit e degraduar të Partisë Demokratike, që bëjnë pjesë në taborin e Sali Berishës, janë të papranueshëm për politikën perëndimore. Po kryeministri socialist si ndihet pas kësaj? Edhe ky i mërzitur duket, sepse Reforma në Drejtësi tani nuk ka më asnjë pengesë dhe ky nuk mund të justifikohet dot më me thënien e tij të përsëritur: “nuk i kam numrat në Parlament”; ashtu sikundër që ka bërë deri tani përpara politikës amerikane.

Shqipëria ndërkaq ndodhet në situatën më të leverdisshme të saj që prej 100 vjetësh. Largimi nga Parlamenti me dëshirë i korrupsionit të djathtë, që ka qenë i pozicionuar në antireformë, ka krijuar premisat për rikthimin e moralitetit në drejtimin e Shqipërisë. Kjo sepse tani do të avancojë me shpejtësi Reforma në Drejtësi, do të dalin shumë shpejt Prokuroria e Posaçme dhe Gjykata e Posaçme; do të krijohet gjithashtu edhe Byroja Kombëtare e Hatimit; por, edhe të gjitha mbushjet adminitrative që i vendosin në funksionim këto institucione. Kurse Reforma në Drejtësi, i ka trembur të gjithë, dhe këtej e tutje do ta trembë edhe më të tërë korrupsionin shqiptar: politikanë; kryetarë bashkish, deputetë dhe kryeministra; ministra dhe gazetarë e pronarë mediash që i kanë shërbyer korrupsinit në Shqipëri.

Në të vërtetë kuptohet se underground ka pasur një marrëveshje Rama-Basha për të bllokuar Reformën, por kuptohet gjithashtu se kjo marrëveshje e ka pas mbështetur skemën e vet te mungesa e numurit prej 84 deputetë në Parlament. Madje tani kuptohet gjithashtu qartë se edhe largimi i deputetëve të Partisë Demokratike nga Parlamenti me djegie mandatesh, këtë ka pasur si qëllim. Kjo sepse Berisha i ndruhej sërish një ndërhyrjeje force të politikës amerikane për ta futur këtë detyrimisht në Parlament, njëlloj si në vitin 2016 dhe në vitin 2017. Prandaj, edhe largimi tërësisht nga Parlamenti, duke djegur mandatet e qenies deputet, edhe pse është një skifo e fortë antiperëndimore, sërish Berishës dhe taborit të tij i duhej për të ndaluar Reformën në Drejtësi të paktën dhe për dy vjet.

Por tani u dogjën të dyja palët, sepse kuptohet që politika perëndimore iu është drejtuar deputetëve zëvendësues të cilët ndërkohë kanë hyrë në Parlament nga LSI dhe nga PD. Numri i tyre është deri tani 16 deputetë, por kjo e çon numrin e deputetëve në 94. Mendohet që, brenda muajit, numri i deputetëve në Parlament t’i kalojë 130 deputetë, e ndoshtra edhe me shumë. E gjithë kjo tablo i ka topitur ‘trimat’ e mëdhenj të antiamerikanizmit në Shqipëri; por tani kanë rënë brenda vetë. Reforma do të vijojë, dhe Rama duhet tani t’i nështrohet fatit të tij: të shkojë edhe ky me këmbët e veta në pyetjet që do t’i ngrenë institucionet e reja të antikorrupsionit. Kjo tani është tamam një kohë e tillë: do të jetë e egër për korrupsionin gjigand antishoqëror në Shqipëri, por do t’i shpëtojë plotësisht shqiptarët nga një zgjedhë e egër që, në mbi njëzet vjet, i ka lënë të varfëruar nga zhvatja e madhe që iu ka bërë korrupsioni abuzues qeveritar.

Në fakt tani po kuptohet se kjo ka qenë një lojë e bukur e politikës perëndimore, e cila i ka parashikuar të gjithë. Madje tani po kuptohet gjithashtu qartë se përse këtë herë politika amerikane nuk ushtroi presion kundrejt lidërshipit të Partisë Demokratike, sepse ajo ka qenë e sigurt që zëvendësuesit do të hynin në Parlament. Dhe ata po vijojne të hyjnë. Në fakt kjo do të vijojë të analizohet si një lojë shumë e hollë në historinë e politikës shqiptare, sa herë që do të bierë fjala për të analizuar korrupsionin shqiptar të postkomunizmit në Shqipëri.

Por ndërkohë Partisë Demokratike i shpërtheu edhe një ngjarje e cila kuptohet se e ka dëmtuar shumë rëndë taborin korruptiv të Sali Berishës: ishte akti që bëri Rudina Hajdari në mospranimin e dorëzimit të mandatit. Dhe jo vetëm kaq; por ishte ajo që iu kujtoi të gjithë demokratëve të Shqipërisë që, të largohesh nga Parlamenti, do të thotë që të lesh luftën në mbrojtje të drejtësisë shoqërore në Shqipëri. Pikërisht për këtë, ka trepër gjasë ndodhjeje, që Rudina Hajdari të bëhet kryetarja e grupit euroatkantik në Kuvendin e Shqipërisë; grup ky qo do t’i sfidojë të gjithë antipërëndimorët, majtas dhe djathtas politikës shqiptare.

Janë të shumtë ata që po pyesin ndërkohë për vajzën e Azem Hajdarit: a do të mundet kjo ta bëjë atë që vdekja nuk e la ta bënte të atin e saj, të na konsolidojë demokracinë dhe drejtësinë shoqërore, të munguar deri tani në Shqipëri?

Gjithçka do të varet nga përkrahja që do t’i japë politika amerikane në fillim, dhe ajo e Bashkimit Europian më pas, grupit të ri opozitar në Shqipëri; përkrahje kjo e cila, po ta shohësh me analizën e ngjarjeve të deritanishme, sigurisht pritet që të jetë e spikatur dhe shumë cilësore.

31 komente në “A do të mundet Rudina Hajdari, të bëjë atë që vdekja nuk e la ta bënte të atin e saj?”

  1. Petriti Tangjiti says:

    Sakte avokat!

    1. Bureto says:

      Ku është saktësia përveçse konfuz, ose t’i biesh fyellit në një vrimë.
      Rudina Hajdari e shumta që mund të jetë, është një kukull e cila vihet në lojë nga fijet e tjetër kujt. Po të ishte ndryshe ajo i kishte hyrë politikës vetë, me mendjen dhe pasionin e saj për politikë, dhe jo si vajza e Azemit. Po edhe kaq ani. Problemi është tjetërkund. Ngjela do të na e shesë atë si një trashëgimtare e denjë e ‘demokratit të madh’, babajt të saj! Po a ishte ai një i tillë?! Po ta zemë se ishte, si e mësoi ajo këtë trashëgimi kur iu vra i ati ishte ende fëmijë, pra nuk ka mundur të mësojë gjë. Por prapë ta zemë se ka mësuar, a është kjo domosdoshmërisht vlerë. Njerëzit bëjnë shkolla të mëdha, disa janë dhe kontribues të mëdhenj në fushat përkatëse, por nuk janë politikanë. Politika përgjithësisht është dhunti individuale sidomos në lidership. A i ka këto cilësi Rudina, kur gjithmonë trajtohet si vajza e Azem Hajdarit?! Vështirë të besohet, pavarësisht se ç’ mendon Ngjela për të.

  2. Koti says:

    Ti I kupton te gjitha, pervec vetes tende qe I bie fyellit ne nje brime. Spartak, je I vjeter per te dhene mend. Kane ndryshuar gjerat, ke ngel mbrapa.

  3. Labi says:

    Ngjela, je krize ti gjithnje I jep nje dire Rames

  4. Kot says:

    Mortja qe ste ha ty, debil. Je bere si Ver Llapa…Futeji ne ndonje cmendine kete debil se u be me keq se ata zagaret qe mbajne tere kohes gjuhen jashte…. oastaj dhe mosha o derezi…

  5. Goni says:

    Ose njezet vjet korrupsion avokat?
    Ah po, i hew vitet e Rames ti kone…

  6. qazim says:

    Je kaq i ngaterruar ne analizen tende o avokat,saqe dukesh si nje pjano e c’akorduar qe kur fillon te leshoje tinguj jo vetem nuk te kenaq por te ngre nervat.I fut ne nje kazan te gjithe e mepas i perzjen e ben nje corbe qe se merr vesh se c’eshte.

  7. Gentleman Ngjela says:

    Avokat, pirdh te shfyesh plako,
    Shiloh Enders dhe shkruaj neser.

  8. BK says:

    z. Spartak, deputetet e rinj nuk mund te jene opozita, pasi ata kane dale deputet nga partia dhe jo si te pavarur.
    Por deputetet e listes, bene mire qe moren mandatet, ne menyre qe ky fenomen te mos perseritet ne te ardhmen.
    Une nuk kam besim tek reforma ne drejtesi, sepse faktor vendimtar nuk jane ligjet, por vullneti dhe ndergjegja e gjithesecilit qe ka ne dore keto ligje.
    Reforma ne drejtesi, me kujton kohen kur ishim pa kushtetute, por vetem me ligje kushtetuese.
    Flitej ne popull, se sa te miratohet kushtetuta, do te kemi shtet te se drejtes, askush nuk do te guxoje te abuzoje me pushtetin.
    Ne fakt, ndodhi e kunderta:
    Ne periudhen paskushtetuese, korrupsioni u shtua ja 100 here me shume.
    Si mund te besoj une tek reforma ne drejtesi, kur nuk eshte e veshtire te kuptosh, se brukselistet qe vijne ne Shqiperi, jane edhe me te korruptuar se pushtetaret tane.
    Sa hapje televizorin, ne te gjitha kanalet, kohe pas kohe te binte ne sy aktiviteti fallco i Romano Vllahutin,
    Romana Vllahutin………..Romana Vllahutin………Romano Vllahutin………..shkoi ketu e shkoi atje.
    Eshte fakt i kryer, blerja fiktive e viles se saj disa here me shume se cmimi tregut qe i korrespondon cilesise dhe vendodhjese se saj.
    Eshte fakt, qe edhe brukselistet e tjere, e mbrojten Romanen, se vjedhin bashke.

  9. vk says:

    O Taku kam respekt per ty, por kete tezen e Rames qe nuk do reformen e ke shume idiote.
    Rama kishte nje milion menyra per ta evitu kete reforme dhe nuk kishte nevoje per dallkauket e PD-se.
    Ramen nuk e detyroi njeri qe t’i futej kesaj pune. Teza qe ai iu fut se eshte budalla, pastaj u kujtua qe te mbrohet nga gropa qe i beri vetes nepermjet nje skeme komplekse qe perfshin idiotet e opozites, nuk ka bythe ku te rrije.
    Prandaj mblidh mendjen e kokes edhe mos thuaj pallavara.
    Kjo vajza e Hajdarit duket njeri i mire me aq pak sa e kemi pare, pavarsisht se i ati ishte delenxhi.
    Boll e bete sikur Azemi do na sillte demokracine europiane. Azemi ishte nje cope maloku gangsterr nga ata qe vriten per i llaf goje.
    Edhe te emen e ksaj e rrembeu. Imagjino ca konceptesh kishte Azemi.

  10. Mihali says:

    Populli është sterngopur me politikën 30 vjeçare dhe do të grumbullohet si asnjëher rreth
    Rudinës.Ajo do të dij të perzgjedhij ndihmësit e saj dhe të dalij me një platformë amerikane në xhep para popullit dhë të bëj atë nuk mundi ose nuk lan Azemin.
    Ajo është plotësisht e aftë ta zëvendesoj atë lolon Hollandez.Ajo do ta ngrij PD-n e re të pastruar nga hajdutët dhe kriminelët e vertet të parlamentit që kan uzurpuar PD-n.
    Flaka brënda PD-s është e gatshme për tu reformuar.

  11. plasi says:

    Azem Hajdari te konsolidonte demokracine??

  12. Pijaneci ujor says:

    O rrota kaori.
    Az Hajdari ishte vec nji cop idjoti nji flak kashte nji snob qe veç dukej por dhe ishte zero.
    Pijanec me kurva fshati.
    Pa inteligjenc
    Guximtar me ca te mbaruar.
    Pordhac fodull
    S ben demokraci ky tip.
    Rremuj mejhaneje .po
    Se shqipnikurva nji mejhane historike esht.

  13. gjeramadhi says:

    une mendoj qe bashan e detyruan te dorezoje mandatet ,e kam thene qe ate dite qe i dogjen , kjo eshte shume loje e holle

  14. vaso says:

    Ishte kaq vizionar i madh Azemi?Une mendoj se drejtesia do merrej edhe me ate.Taku,po ja fut kot.

  15. Babkulla says:

    Zotrinj te gazetes Tema : Ju lutem me botoni kete koment . E kam fjalen per zonjen apo zonjushen Mirela Bogdani . E degjova ne emisjonin Provokacja te Muç Nanos dhe jam skandalizu per fjalet e huaja ( anglisht ) qe perdorte ne emision . Une do ti pergjigjem asaje me mallkimin e Gjergj Fishtes ( mallkim qe do ta zere ate) .Strofa e poezise eshte : Mallku qofte ai bire shqiptari
    Qe perbuze kete gjuhe hyjnore
    Ne gjuhe te huaj flet kure s’eshte nevoja
    E te veten len pas dore .
    Zonja ne emision fliste per shqiptaret , keshtu qe duhet te fliste shqip . Nuk di se ku ti drejtohem Nanos qe,te mos lejoje tjera te tilla ne emision . Ju lutem botojeni se,mund ta informoje dikush Nanon . Ju faleminderit .

  16. xxx says:

    Kjo Rudina nuk ngre dot kok nga balta qe i kan hedh prindrit e saj te degjeneruar.

    1. ben says:

      Avukat
      Nga femijet dhe idiotet mer vesh te verteten.
      Ti avukat nuk je femije!!!!
      Dhe si I tille nje te vertete te madhe e the ” tani rama thua zotrote nuk ka justifikim se nuk I ka numrat ”
      Dhe kjo eshte e verteta te gjithe ata qe qendruan ne parlament nga opozita jane thjesht kukulla te edi rames.
      Ca jane te blere ca jane edhe delenxhinj.

  17. Arben says:

    Sado ti japesh kurajo z.Spartak, vajza e babit,e mamit dhe e vellait mbetet. Nuk kam ndonje shprese se ben gjerat me mire se ato. Perkohesisht i sherbeu nje kauze demokratike por sa te sincerte e ka kete kauze t’ja leme kohes.

  18. Fred says:

    Ajo nuk asht Asgje ne radhe Te pare ti kthej paren qe e familja e saj I ka vjedhur popullit ti vjeri turp qe dalin me telvizor … shkoni merrni hakun e familje jo kjo kurve me I thane mend shqiptarve

  19. maximus says:

    ky e djallos punen kur thote te hiqet RAMA dhe te vendoset nje kryeminister tjeter nga ps-ja, pd-ja e ha te gjalle ps-ne pa RAMEN, populli voton per RAMEN me shume sesa per ps-ne., prandaj avokati me dashje ose pa dashje po çon uje tek mulliri i SALIUT.

  20. peter says:

    Te shkretin Spartak nuk e lene gjyslyket te shohi as hunden e tij jo me te shikoje dhe te analizoje cfare ndodhi ,dhe cfare do ndodhi..Per sa kohe qe do rini urte dhe mos te shqetesoni perendimin, ska probleme, me zotnine… kredine e hapur e kini ke fajdexhinjte….. sido qe ta quani veten socialiste o demokrate , ,, o prostitutes, metri mat vetem parate sben matje ideologjise….nuk i njeh banka.

  21. Adam says:

    Mos u merzit o Taku kur te shajne se ne andaj vuajme se qellojme pas gardhit nji si keta pedet e Sales e Edit

  22. l says:

    fajin e ka rama qe nuk futi berishen brenda do ishte shtet tjeter por rama esht i lyer deri ne fyt vet dhe ndodhin kto gjera komunistat vazhdoin te jen ne pushtet si majtas dhe djathtas ,zonja hajdari e di mir kete dhe bravo i qoft qe ja perplasi sali serbit

  23. Shqiptari says:

    Me vjen keq per Rudinen se çfar babai kishte…!

  24. Spss says:

    Analizë idiotiësh. Do bëjnë shumë gorricat sivjet se më hahen mua thoshte gomari. Ha ha ha ha ha ha ha

  25. Pantera says:

    O Taku , je i vecant , je i vetmi ne ruzull qe enderat qe shikon naten ti filozofosh dhe ti hedhesh sikur jane ngjarje , ose do te ndodhin te nesermen ……forca e avukatit , ajo eshte qe te jep te drejten , mos ua qa hallin amerikaneve , kane ata ” njeriun ” perkates , dhe betimin qe ue shte dhen per mosfutjen e ruseve ne ballkan , i dine te gjitha ata o Taku , vajza e Azemit do ti ndihmoje ?? Vajza e Azemit te ndihmoje nje here veten e saj dhe leri me nje ane amerikanet , te ngelen ata ti nxjere nga balta vajza e Azemit , kane mare fund . Shife veten e Taku , je dhe moshe e madhe ,shiko se mos te var dikush kanacet dhe ben rapa dapa rapa dapa neper Tirane

  26. askushi says:

    Me qjith respektin avokat Nqjela
    Shqiperia kerkon revolucion ,nuk ka rrug tjeter te qjith jan te koruptuar
    Revolucioni mund ti permbys keta politikan kan 100 vjet ne pushtet
    populli duhet ti mari vet fatet ne dor keta nuk ndryshojm dhe me keq se i kan cuar femijet ne per shkolla jashte dhe kan per tu ber me te keq nga baballaret e tyre
    Duhet revolucion nuk ka rrug tjeter
    Nuk ka ikur komunizmi jan pjell e keqe nje nen i ka ber keta politikan
    Sic ka qen nena komuniste ajdute e vrasese ashtu i kan nqjar dhe keta politika te nuk qjen dot emer ti vesh se e kan pak fjalen te koruptuar
    Nje revolucion kunder te qjitha nqjurat e politikes kunder politikaneve
    Na duhet nje njeri te udheheqi drejt i pa koruptuar dhe ne sherbim te shqiperis te shqiptareve me pun mund ta cojm shqiperin perpara
    kaq kisha

  27. Dragusha says:

    Oresi nuk doli nje Spartak sagllem xhanem!Ky shpreson shume te Rudi dhe ne kete artikull nuk na ka thene se si do jete koha neser m.q.se i ka thene te gjitha!

  28. Lubonja Ujku says:

    Spartak more! I ati i kësaj zonjës që ju i drejtoheni, bëri atë që nuk e mundi dot Saliun, por e vuri atë në samarin e kalit dhe cetë iku për dhjamë të qënit. Ja këtë bëri ai. Po çna ka gjetur ne këta zhgarravinsat nlpër medie. I kanë trutë në vëbd apo janë molepsur të gjithë nha “lëmoshat”. Zoti na shpëtoftë nga marrët që na bëhen si të zgjuar dhe na japin mend.
    Të fala Lubonja

  29. Shpiragu says:

    Prindrit as njeri nuk i zgjedh,por duhen respektuar si te till!Edhe Rudina nuk ben perjashtim!
    Azemit do hequr kapelja per te mirat qe beri ne fillim te proceseve demokratike, me organizimin e studenteve.
    Me von kur Azemi e pa qe Vicidolasi “i shte kocke e forte” dhe do ja hante koken edhe me ndihmen e fqinjeve , vecanerisht atyre verior ( te Sllobos dhe Sllobodankes),i doli hapur, kunder. Saliu jo vetem e zhduku por “e vrau diten dhe e qau naten”.
    Tashme Rudina i di te gjitha. Nuk mund ta haj ” sapunin per djath”. Dhe e drejta eshte ne anen e saje, jo te Vicidolasit dhe Co.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje