Armand Shkullaku: Rusët nuk e shpëtojnë dot tavarish Ramën. Nga fajin e ka Saliu, tani kaloi tek fajin e ka Moska

14 Mars 2019, 18:43Blog TEMA

Armand Shkullaku ka bërë një shkrim mbi raportimet e fundit, për ndikimin rus në Tiranë.

Në një shkrim tek portal që drejtohet nga aid he Bushati, Lapsi.al, Shkullaku shkruan se Rama ka kaluar nga thirrje fajin na e ka Saliu, tek fajin na e kanë rusët.

Shkrimi i plotë i Shkullakut  

Ashtu siç pritej, nuk do të kalonte shumë kohë që Edi Rama të bënte lidhjen e famshme mes armikut të brendshëm dhe atij të jashtëm, (fronti i së keqes) që po komplotojnë kundër interesave europiane të Shqëipërisë që sot mishërohen tek pushteti i tij (fronti i së mirës). Me një gjuhë të tërthortë, kryeministri i vendit ka lënë të kuptohet se veprimi radikal i opozitës ose sponsorizohet ose i shërben interesave ruse për ta mbajtur Shqipërinë dhe rajonin larg Bashkimit Europian. Në mënyrë gjoja naive, ai ka shprehur habinë e djallëzuar se si protesta e opozitës u transmetua nga Rusia Today dhe në një takim me homologun maqedonas la të kuptohet se konflikti politik cënon axhendën europiane të vendit, gjë për të cilën rusët fërkojnë duart pas mureve të Kremlinit. Dhe menjëherë, këto mesazhe mbi këtë komplot kërcënues, u shumëfishuan nga sazet mediatike që entuziasmohen sa herë që lideri bën këto zbulime gjeniale.

Është diçka e vjetër dhe e njohur degradimi i qeverisjeve të dështuara apo pushteteve autoritare, në përdorimin e konspiracioneve ndërkombëtare e okulte që ditë e natë përpiqen të errësojnë e zhbëjnë “sukseset e mëdha” që ato paskëshin arritur. Shembujt janë me qindra, kryesisht në vendet e shoqëritë e prapambetura. Disa akuzojnë CIA e SHBA, disa të tjerë KGB, disa masonët apo Sorosin, disa UDB e Beogradin, ndërsa Edi Rama ka zgjedhur t’u ikë përgjegjësive të veta duke thirrur në ndihmë komplotin ruso- opozitar.

Në Shqipëri, të gjithë janë të qartë se vendi nuk po mbetet jashtë BE-së për shkak të ndjenjave pro ruse apo anti europiane të ndonjë pjese të popullsisë. Interesi rus, sado i madh të jetë, nuk ka asnjë ndikim në zgjedhjen e shumicës dërrmuese të shqiptarëve për të qenë pjesë e Europës. Deri më sot, portat e Brukselit kanë qenë të mbyllura për ne, vetëm si pasojë e paaftësisë, dështimit, korrupsionit, krimit të organizuar, që qeveritë në përgjithësi dhe kjo e Ramës në veçanti, kanë demonstruar parreshtur si të vetmit kundërshtarë realë të aspiratës europiane të shqiptarëve. Asnjë rus apo super rus nuk do të mund të hynte në garë për ta penguar më shumë integrimin e Shqipërisë në BE.

Në dështimet e mëparshme drejt afrimit me BE, Edi Rama fajësoi “Europën e frikës”, islamofobinë, forcat ekstremiste, etj etj. Tani, kur kartën e integrimit kërkon ta luajë për të kapërcyer krizën e brendshme politike, fajin e kalon tek opozita dhe sabotimi rus.

Në fakt, nëse ka ndonjë shqetësim real për influencat e Moskës në Shqipëri e rajon, ai ka të bëjë me depërtimin e kapitalit rus në sektorë të ndjeshëm të ekonomisë dhe jo në propagandën e Rusia Today që mund të ndikojë orientimin properëndimor të shqiptarëve. Edi Rama, në cilësinë e kryeministrit, është në dijeni të plotë dhe nuk ka bërë asgjë për ta penguar këtë depërtim, të pakëtn në sektorin bankar shqiptar. Miliarderë rusë, madje mes tyre edhe nga ata që figurojnë në listën e sanskioneve të Departamentit Amerikan të Thesarit, si oligarkë të afërt me Kremlinin, janë tashmë prezentë me kapitalin e tyre edhe në Shqipëri.

Të flasësh për komplot antieuropian, për një rrezik të armikut të jashtëm si mënyrë për të mbuluar krizën reale ku e ke futur vendin, mund të shërbejë vetëm si ushqim për nofullat e lodhura të propagandistëve politikë e mediatikë, por jo si zgjidhje.

Edi Rama është cakuar në detyrën e kryeministrit të Shqipërisë dhe jo rojtar i rendit botëror nga komplotet e zeza. Ai gjykohet nga premtimet që ka marrë para qytetarëve shqiptarë dhe nga kjo përgjegjësi nuk e shpëtojnë as rusët dhe as kinezët. Në Finlandë, qeveria dha dorëheqjen se nuk e mbajti premtimin për reformën në shëndetësi. Edi Rama premtoi shëndetësi falas, reformë dhe buxhet për arsimin në 5 përqind të GDP, anullim të koncensioneve, më pak taksa për të varfërit dhe më shumë për të pasurit, hapjen e negociatave brenda dy viteve, etj, dhe nga këto nuk realizoi dot asnjë të vetëm. Pa përmendur këtu ngritjen e krimit të organizuar në nivel politik, shndërrimin e vendit në nyje të trafikut të drogës, skandalet financiare dhe korrupsionin në rritje, vetëm mosmbajtja e premtimeve të mësipërme do të mjaftonte që një qeveri normale ta mbyllte kontratën e saj me votuesit.

Skenarët nga fajin e ka Saliu tek fajin e kanë rusët, janë dëshmi e mbajtjes së pushtetit vetëm për hir të pushtetit dhe jo si shërbim ndaj qytetarëve. Shqiptarët nga BE nuk i ndan Moska dhe as opozita që proteston, por politikat e një qeverie të dështuar që i shërben vetëm interesave të ngushta të një grushti njerëzish. Rusët nuk e shpëtojnë dot tavarish Ramën, ai i ka llogaritë tashmë me ata që ka gënjyer për gjashtë vite më radhë.

27 komente në “Armand Shkullaku: Rusët nuk e shpëtojnë dot tavarish Ramën. Nga fajin e ka Saliu, tani kaloi tek fajin e ka Moska”

  1. LULI says:

    KETA ANALISTET TANE SI PUNA E KETIJ FSHATARIT QE E KA KOKEN SI TAMBURE XHEZI NUK I BENE PERSHTYPJE HAJDUTERIA MILIARDAT DHE ZAGARET QE VIJNE VERDALLE POR LEHIN PERDITE DUKE THENE ASGJE.POPULLI THOTE JA KU ESHTE UJKU E JU MUNDOHENI TI GJENI GJURMET.MANDI TE KEQEN KUSH E VODHI FLORIRIN,PO CHEZ,PO MINIERAT PO NAFTEN PO USHTRINE PERQENDROHU PER KETO NA FOL OSE BEJ NDONJE PUNE TJETER ME VLERE.

  2. Ilir says:

    Sa i mecim je mor shtrallak. Po si nuk e mbylle njehete ate hale. Je bere tamam Shaban Qosja. Shikoje veten se je bere se dordokec haribelash se sorrat nuk pjerdhin nga surrati jot.

  3. Shkodrani says:

    Shko mor turi derr po ti je me pastru wc jo ca je ti he shkerdhat i sali Serbit e mono tranvestites je nje flliqsin sa se kur del ne televizor me tremen fmija me thon doli Pitbulli

  4. Like floriri says:

    Armand Sallaku ( je humorist i madh), kur shkruan mendon se po ben analize apo ben para?

  5. Lani says:

    O Shkullak o gollak
    Krodhe Lulen ne batak?

    Hajt ket radhe ta kemi fale
    Veç Lulen ndihmo te dalë!?

  6. Altin says:

    Po hajde na e mbush mendjen ti kryekadriu i gjithe kardinjve se ju nuk financoheni nga para te erreta. Se portale si tsarizm.com e exit.al apo RT today raportojne ngjarje pa prapavija politike. Se ju e shoket e tu kadri nuk i fryni zjarrit rus.
    Se Lul Basha nuk shkoi ne Amerike me leke te piseta te Biniata trade. Hajde na bind ti o kryecetniku i shtypit se portalet e lidhura ruse raportojne te njejten gje qe dhe “shtypi i pavarur” me ne krye kadrinjte si ju. Me kete shkrim ja vure vulen e damken e zeze vetes. Ka ardhur kohe per nje shtyp te ri qe nuk eshte sherbetore e interesave te ngushta, qe nuk hedh gurin e fsheh doren, qe raporton e pavarur. Ju jeni pjese e te zezes se ketij vendi.

  7. Qytetari says:

    O Shkullak , po cte duhet gazetaria o burre se keshtu e peson kur talentin ,e fisnikerine tende qe nuk gjendet as ne gjirizet me te ndyre te haleve te botes , e shkrin fare e po na dhembin syte e veshet . Do ishe bere nje bujk shume i mire dhe do jetoje me nder.

  8. saliu says:

    Ha mut o Shkullak se te zbut……

  9. Besi UK says:

    O Mandi une jetoj ne Angli dhe e kam pare disa here RUSSIA TODAY dhe eshte nje tv qe ben propagande me keq se TVSH ne kohen e Enverit,por une po te bej disa pyetje pse PD e krijuar si parti proeuropiane eshte sot me antiamerikane dhe antieuropiane se ish partia e Saliut,nese Enveri e ka pranuar dhe ne e dime se Enveri erdhi me ndihmen e serbeve ne pushtet por u kthye kundra tyre menjehere,si e mori drejtimin e PD Berisha nga Azem Hajdari?pse familja e gruas se Berishes jane shqiptare dhe serbe te malit te zi?pse Berisha ka 28 vite qe ben vetem bojkot dhe me e keqja dorezimin e mandateve kur eshte ne opozite duke perkrahur fort idene e tmerrshme te akademikeve famekeq serbe se shqiptaret jane njerez me bisht dhe nuk bejne dot shtet?une jam nga kukesi dhe kam shume respekt per minoritetin goran por pse Mul Noka i arrestuar nga UDB ngjiti majat e politikes minister i brendshem nje antishqiptar i tmerrshem?une e kam pare me syte e mi kur shitej nafte ne qafeprush Has e lejuar nga policia jone pse?pse Luli qe punoj ne kosove duke zbuluar krimet e UÇK ngjiti majat e politikes?ka plot te tjera o Shkulave qe i themi ne nga Kukesi kur te shkon barku, ju jeni turpi i kombit dhe nuk mund te fitoni me dhe nuk mund te fitoje rusia e Saliut.

  10. qytetar says:

    Keta mender analiste si ky hoxh armandi.zhei.lubonja.rakipi e rakipllari. markagjoni ,marku.bejtja,fevziu ,cani e nja dy tre kokrra te tjera te kalbura,spo e kuptojne qe xhirojne ne vakum ose marrin leke te cmendur per te lehur kunder mazhorances.Eh mer Ram te hengsha dreken,kaq tolerant e kaq i pa fuqi je per ti qethur kare pronaret e ketyre televizioneve e mediave ku lehin gjithe keta qen te pa vaksinuar.Me habit qendrimi yt.

  11. Konica USA says:

    Te njejtet fytyra, te njejtet kadrinj, ne te njejtin kazan, cdo dite mundohen te kurojne Saliun dhe marioneten e tij Lulin.Nuk ju ndigjon kush, e di pse, se thoni shume genjeshtra, bile genjeni shume trash.

  12. Likja says:

    Ky nuk eshte kokra e gomarit dhe flet vetem ne favor te Saliut dhe nuk eshte objektiv.Cfare lidhje ka Rama me rusine .Po nese vertetohet akuzat qe ka hedhur Spartak Braho per Saliun qe eshte agjent serb cdo to thote ky mulla omari qe e mbron kaq verberisht Saliun.Ky gomar qe e mban veten dhe gazetar dhe per vrasjet e 21 janarit ka thene qe i vrau Rama.

  13. Lond says:

    Kur shikon kete byth qirin dhe pa lexuar cfare ka shkruajtur as nuk te vete noi her mendja te votosh kundra rames, sa te jen keta gorilla si analist gjasem dhe sa te jet lulush sum kapuci dhe bordello monika aty do e kemi ramen deri sa te ket jet, kurse ketij gorilles ju te Temes cojani kto komentet ktij majmuni dhe i thoni te zbresin nga pema.

  14. Latif Qyramidhja says:

    Shullaku fle gjum deri nga ora 10 dhe pastaj i fut nje tralala ku te mundet dhe ben ndonje presion qe te mqre ndonje leke me ato shkrimet e tije mediokre . Ky eshte njeri pa vlere dhe ktundar si ata te Haxhi Qamilit

  15. ashtu posi! says:

    O shullak,o njeri i neandertalit!
    Po pse Rama po thotë se shërbimet ruse të Putinit kanë sh.kohë që po përpiqen të mbajnë një situatë tensioni dhe destabilizimi në Ballkan për të penguar hyrjen e tij në NATO dhe BE?
    Këtë e thonë FBI,CIA,BE,NATO dhe shërbimet e fshehta të vendeve aleate.
    Po nuk e tha para 10 ditësh zv.drejtori i FBI -së, se matja e pushtetit nga PD që komandohet nga Berisha do të thotë të ulët këmbëkryq në Shqipëri dhe Kosovë Putinit.?
    Ajde zarbë,ajde!
    Ilaçe dhe doktorë i bëfshi ato para që u japin armiqtë e shqipërisë për të punuar kundër saj.Ptuuu….vemje!!

  16. ashtu posi! says:

    O shullak,o njeri i neandertalit!
    Po pse Rama po thotë se shërbimet ruse të Putinit kanë sh.kohë që po përpiqen të mbajnë një situatë tensioni dhe destabilizimi në Ballkan për të penguar hyrjen e tij në NATO dhe BE?
    Këtë e thonë FBI,CIA,BE,NATO dhe shërbimet e fshehta të vendeve aleate.
    Po nuk e tha para 10 ditësh zv.drejtori i FBI -së, se marja e pushtetit nga PD që komandohet nga Berisha do të thotë të ulet këmbëkryq në Shqipëri dhe Kosovë Putinit!
    Ajde zarbë,ajde!
    Ilaçe dhe doktorë i bëfshi ato para që u japin armiqtë e shqipërisë për të punuar kundër saj.Ptuuu….vemje!!

  17. pjeter says:

    Urte ti qaf derr, se ty ti gjejne kembet shume kollaj.

  18. Gri says:

    Qy eshte eshte nje gomar qe se ka shokun! Vetem prej gomarrlleqeve te tij ka ikurf gjyysma e ndjeksve te Opinion ! Per tu duk i zgjut, kunder gjoja rrymes duket tamam fshatar i pagthendur qe te neverit opinion e fevziut, pavredisht lojes se lakeut qe luan vet Febziu! Mirpo urrentja per idiotet eshte shume me e madhe se sa e maskarenjeve qe pengojne Shqiperine! E ky eshte rasti i ketij lloj personi me pamje majmuni, oi Shkull….t! Or ti Fevzi hiqe kete Shkull… dhw rriti piket Emisionit! Njehere se kam degjuar te flas si duhet per Shqiperine! Jo se eshte tradhetar, por duket si dallkasuk driteshkurte!

  19. Armand palla says:

    O Armand, o idiot.

  20. M says:

    Shpifjet dhe thashethemet eshte mjeti i vetem i te pafuqishmeve dhe te koruptuarve .keta tipa as shikojne e as degjojne cfare behet per rreth a e degjuan gjeneralin e NATO-se per rezikun rus apo mos e ka kapur Rama dhe kete si gjithe te tjeret si zv/ shefi i fba-se, deputet e be-se etj etj
    Sa per shpifjet shume shpejte do ti tregojne vendin tipave shkullaku, andi .Rakipi.Lubonja.zheji.Lela.e disa te tjere te tredhur monokoq neper medja me thashethemet jane te rezikshem si monokoq te tredhur dhe ai qe vret nga depresioni e kan rruge te vetme e dalin hapur bytheksiq dhe monokoq ja fusin vetes per hire te korupsionit

  21. Kazani says:

    Kush dreqin e quan analist apo i jep hapesira ketij idjoti te analizoje problemet e medha te kombit. Ky sojsez as per coban me dhi nuk vlen , se gjysmat e tyre ka per te kthyer ne mbremje. Nje takem si puna e ketij surrat pa larit , helmojne njerzit dhe jane teper te demshem, njelloje si pesticidet. e teperta te bimet.

  22. Baballeku says:

    per shkullakun dhe ata qe bejne propagande si shkullaku duhet bere e qarte qe deklaraten ne lidhje me nderhyrjen ruse nuk eshte eRames por e kryekomandantit teNATOS per EVROPEN,keshtu qe ky shkullaku eshte ose shume i poshter ose shume itrashe.

  23. mars says:

    A cna ha mun o Shllak

  24. Ai qe te njeh mire says:

    O kurve qe nje do mi lash hesapet dhe ti o surrat pa lare.o anti shqiptar qe ke frike nga ligji qe Po vjen..

  25. qazim says:

    Eshte e pamundur te lexosh shkrimet e ketije hajvani.Jane komplet megallomane te vetkenaqur qe kujtojne se e shohin dynjane nga lart e duhet vec te japin mend.

  26. zoga e vodices says:

    shkullak nuk je kazan por je uturak ilulushit ke ngateruar kekun me byrekun hajd te fala kurizps.

  27. tori says:

    Te presim sa te mbaroj gjygji I S.Tahirit e te shohim si do perfundoj.Neqoftese del I pafajshem,ashtu sikurse ne Itali si do pergjigjesh ti Shkullaku,”doktori” Mark Marku,Lala e super injoranti I pakrahasueshmi B.Collaku nje njeriut qe ju si grup I bet gjygjin gazetaresk duke I ulur dinjitetin,personalitetin,shkatrruat jeten personale e familjare te nje personi,e degraduat duke I vene lloj lloj epitetesh e ne fund inflencuat fuqimisht,ma teper se askush tjeter ne shkatrrimin e karieres politike te tij,i vendet lloj,lloj epitetesh ofendues e “graduat” si koka kryesore e nje bande trafikantesh nderkombetar.I bete gjygjin, I vendoset edhe denimin e u kenaqet duke ngrene mish njeriu ne emer te pastertis morale,prefesionale e ku ta di tjeter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje