Çfarë i bashkon kandidatët opozitarë që po mbushin Kuvendin?

14 Mars 2019, 20:24Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Ka një përpjekje për një fushatë linçimi ndaj kandidatëve që po mbushin vendet në Kuvend nga partitë opozitare. Është e natyrshme që ka një thyerje zemre me ta dhe natyrisht një përpjekje për linçim. 

Në shumicën e rasteve, a thua se nuk i kanë futur vetë në lista, po etiketohen dhe si trafikantë, të dënuar, të korruptuar etj.

E para, njerëzit politikë të kësaj liste, dominohen nga pavarësia në raport me partinë. Gjesti i tyre është një demonstrim i qartë i lirisë personale dhe mungesës së autoritetit të liderëve politikë mbi ta.

Kjo në disa raste si në atë të Rudina Hajdarit apo Ralf Gjonit, ka të bëjë me formimin Perëndimor, pse jo dhe pasaportat Perëndimore që mbajnë dhe ikjen nga tutela e kryetarit të partise, që për shumë të tjerë u duket sikur u ka në dorë dhe jetën.

Edhe pse të futur aty si fasadë dhe për t’u përdorur emrin e tyre, ata në fakt provuan se këdo që të futësh në listë, qoftë dhe për fasadë, nëse ka një lloj pavarësie personale, do ta demonstrojë diku.

Si deputetë të rinj, jashtë pushtetit, ata janë njëkohësisht dhe deputetët më pak të korruptuar të Parlamentit, nga të dy krahët, pasi nuk kanë qenë pjesë e asnjë qeverie, dhe nuk kanë asnjë mëkat në shpinë.

Nëse për Berishën themi që vrau njerëz, për Bashën është i korruptuar dhe i është shmangur drejtësisë, për Mediun që ka varrosur 26 vetë dhe i ka ikur drejtësisë, duke përdorur mandatin, për Nokën, Palokën, Alibeajn, Pollon e Tritanin si hajdutë, e kështu me radhë pa llogaritur LSI, për këta nuk kemi çfarë themi.

Cilësia  e dytë e grupit dhe kjo është e shumicës së grupit, është pavarësia që vjen prej fuqisë lokale elektorale që ata kanë.

Edhe pse shumë opozitarë tani tentojnë të fyejnë ata që kanë marrë mandatet, e po vazhdojnë t’i marrin, në fakt ata janë vendosur në lista se kanë vota lokale.

Myslym Murrizi ka tërë jetën që është në politikë për shkak të votave që ka në zonën e Divjakës dhe në Golem.

Ylli Shehu për shkak të votave që familja e tij, ka në një zonë të Kuksit, apo tek të ardhurit në rrethinat e Tiranës. Kryetarët e partive të vogla parlamentare, siç janë ata të Ballit Kombëtar apo partive të tjera, kanë vota ose historike, ose krahinore.

Gjithkush që është në atë listë, është vendosur prej Bashës apo Kryemadhit, për shkak të një fuqie të vogël elektorale lokale që ka.

Armiqësimi i PD dhe LSI me ta, lufta në bllok dhe krijimi një klime poshtëruese ndaj tyre, dobëson realisht më shumë opozitën, pasi votat e tyre janë vota personale dhe të transferueshme.

Duke u zemëruar me opozitën, opozita në fakt ka humbur dhe ato vota, sado pak që të jenë. Por është e sigurt se ata secili, marrin më shumë vota se Salianji, Balliu apo banda e Lulit, personalisht. Për këtë arsye dhe ata janë në listë.

Ndaj egërsia e opozitës zyrtare ndaj tyre, vetëm sa i bën dëm opozitës në çdo garë të ardhëshme. LSI është një parti e ndërtuar mbi këto parime. Ajo ka vota individësh të fortë, apo me autoritet lokal. Ajo u ngrit në Delvinë dhe Sarandë falë Balilëve, nga 150 vota në 5 mijë vota. Po kështu dhe nga elementë të tjerë në rrethe të tjera. Ndaj dhe disiplina në atë parti tani është zero, pasi secili ka shkuar dhe ikën nga partia, me kapitalin e tij lokal. Të gjithë ata që sot po futen në Parlament dhe po anatemohen nga opozita, thjeshtë nuk janë duke ua dhënë më ato vota.

Ky fenomen, i cili vlen për t’u studjuar në historinë politike të Shqipërisë, demonstroi së pari, se autoriteti partiak sado i fortë, nuk i prek njerëzit që shkojnë në politikë me kapitalin e tyre. Së dyti, çdo përpjekje për të marrë vota jo politike me individë lokalë, dështon kur ti i llogarit ato si vota politike të tuat. Ata që janë në lista për shkak të pak votave të veta, thjesht dinë ta menaxhojnë vetë kapitalin e tyre. Dhe ky rast e tregoi fare qartë.

Opozita ka bërë vetëvrasje me aktin e saj të djegies së mandateve, mes të tjerash edhe pse ka humbur votat jopolitike të saj, të cilat i menaxhonte përmes kësaj liste.

Shqipëria ka më pak deputetë politikë në këto lista, por ka më shumë njerëz që përfaqësojnë personalisht më shumë se çdo deputet i mëparshëm i opozitës dhe me personalitet më të fortë se ata. Së paku nuk ndjehen të detyruar ndaj kryetarëve që bëjnë lista, sikur bëjnë jetën e tyre.

10 komente në “Çfarë i bashkon kandidatët opozitarë që po mbushin Kuvendin?”

  1. Albert says:

    Drejt Mero!!!! Analize bindese, llogjikisht ashtu qendron e verteta!!

  2. Komentuesi says:

    Ke shume te dreejte zoti Mero.Basha,Berisha etj te pd-ke e bene vete listen e kandidateve,pa i imponuar njeri,kurse sot ata qe futen ne parlament sipas kesaj liste,i quajne tradhetar.Vete i vune ne liste dhe vete thon pse je ne list,pse shkon ne parlament.Parti me nje tufe gomaresh.

  3. Iliri says:

    Dakort me analizen ZMero , por mos quani opozite ata qe lane mandatet se ata nuk jane tani asgje , I shumezoni me zero
    Tani ata i jane kthyer rrugeve per te prishur e shkaterruar , duan destabilitet e pushtet pa vota Nuk ja vlen te flitet me per ata se nuk dine te thone asnje gje me mend , por bejne deklarata budallacka ,jane te marre fund komplet bashke me kazanxhinjte qe u treguan keto rruge pa krye Luli I pazoti, Monika shume me keq se grate e keqia qe flasin mbrockulla e mallkojne nga cuni i Fariut ,Salianji, Kejsi qe ska mbaruar shkollen jane merr njerin e plas per tjetrin Bojkot bojkot

  4. Përsa kohë është jashtë saliu këto punë të liga kemi. says:

    Mero ke harruar të thuash, që doktor mortja nuk duhet të ketë dosje vjedhjesh ose krimi për ta. Së po të kishte do i bënte deputet më qefin më rë madh, sepse do i mbante në rrjesht, por mesa duket këta duhet të jenë jashtë rrjeshtit.

  5. Nebil Çika (i riu) says:

    Mero, kandidatët opozitarë i bashkon gazeta ime Minerva që nuk e lexon asnjeri dhe gazeta jote Tema që e lexojnë vetëm spiunat e Sigurimit.

    1. Askushi says:

      @Nebil
      Po ti pse e lexon? Me sa duket per te spiunuar spiunet. “Minerva” me duket si emer rus.

  6. Artibr says:

    Une mendoj qe keta deputet kete opozit qe po lind ta pefaqesoj zonja hajdari ti japi energji te reja keti vendi shpres te rinjeve qe kan studiuar jashte qe nuk perfaqesohen nga partit kjo eshte mundesia qe nuk duhet humbur rudina ti mund ti perfaqesosh ti mund ta cash amanetin e basait tend perara per ta ber realitet nje shqiperi demokratike mos ki frik se ke gjith popullin shqipetar me vete ne kemi besim te ju historia eshte ne anen tende shfrytesoe kete mundesi qe ta ka dhen zoti mundesi te tilla njeher te vin né jet shpresoj qe ju nuk keni perti zhgynjyher shqipetar et behi qe ta besojn hamanetin e babait tend se amanetin nuk e tret dheu keni me vete zotin ai ju solli perball historia.

  7. Albui says:

    I bashkon pagesa.

    1. Dima says:

      Personalisht dua te them se,pavaresisht kultures intelektuale te te rinjve qe po hyjne ne parlament,me rendesi eshte se keta e kane mundur NJESHIN,s’kane frike nga kryetari dhe keshtu duhet,per kete duhet luftuar e jo te ngrihen kartonat si dikur…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje