DETAJET/ Si i ‘fundosi’ fajdexhinjtë e Shkodrës ish-prefekti. Djemtë e tij ishin ‘peng’ i borxheve të mëdha për bixhoz

14 Mars 2019, 19:09Politika TEMA

Detaje të reja janë mësuar rreth operacionit “Maranaj” të policisë së Shkodrës ku u arrestuan 12 shtetas ndërsa 3 të tjerë janë ende në kërkim. Të arrestuarit sipas burimeve pranë prokurorisë janë arrestuar pas një denoncimi të bërë nga ish-prefekti i qarkut Shkodër Paulin Radovani si dhe ish-këshilltar në këshillin bashkiak të Shkodrës.

Paulin Radovani ishte për shumë vite me radhë edhe një biznesmen i njohur në Shkodër, sipërmarrës në fushën e fasonerisë.

Në gjithë këto vite erdhi duke përforcuar biznesin e tij derisa prej 2-3 vitesh nisi një histori e paparashikuar.

Dy djemtë e tij, një prej të cilëve anëtar në këshillin aktual të bashkisë Shkodër, Elton Radovani, si shkak i bixhozit dhe varësisë ndaj kazinove, nisen duke marrë hua shuma të mëdha parash tek persona të ndryshëm në Shkodër, të cilët ia lëshonin me një përqindje që varion nga 3-20%, siç bën të ditur prokuroria e Shkodrës.

Këto fajde bënë që ish-prefekti të nisë dhe të shesë disa prej pronave të tij. Disa i shiti brenda një kohe të shpejt,ë ndërsa disa prona të tjera ia morën fajdexhinjtë, duke qenë se nuk kishte shlyer tek ata borxhet që kishte.

Disa të tjerëve nuk arriti që t’ia shlyente fajdet dhe kështu nisën që edhe t’i bënin presione.

Në një moment ish-prefekti edhe është goditur teksa ka qenë duke shkuar në shtëpinë e tij, ndërsa mësohet se ka dy urdhëra mbrojtjeje nga gjykata pikërisht për shkak të këtyre problemeve.

Besnik Barbullushi, një emër i njohur në Shkodër, pak kohë më parë u vetëvar dhe kjo ngjarje dyshohet se ka ndodhur pikërisht për shkak të një borxhi të madh që i ka dhënë familjes Radovani, dhe duke ditur pamundësinë për t’i marrë mbrapsht ato para, është vetëvarur.

Dy djemtë e ish-prefektit kohët e fundit janë arratisur jashtë Shqipërisë për t’i shpëtuar përndjekjes nga fajdexhinjtë, ndërsa vetë ish-prefekti mësohet se ndodhet ende në Shkodër.

I ndodhur mes këtyre problemeve, në një moment Paulin Radovani ka vendosur që të shkojë në prokurori dhe të denoncojë disa prej emrave të cilëve ai vetë apo dy djemtë e tij, i kishin marrë para hua.

Pas denoncimit të tij, prokuroria dhe policia nisën hetimet ndërsa shumë prej bisedave janë regjistruar nga vetë ish-prefekti Radovani, i cili ka patur një përgjues që ia kanë dhënë prokurorët kur ka diskutuar këto çështje me fajdexhinjtë.

Pas rreth dy muajsh erdhën edhe arrestimet në kuadër të operacionit “Maranaj” duke vënë në pranga shtetasit: Byrhan Alija, 61 vjeç, Edi Memçaj 33 vjeç, Adri Bala 22 vjeç, Artan Dragani ish kancelar ne gjykatën e Shkodrës 39 vjeç, Marjan Bregu 31 vjeç, Vinko Nikprelaj 37 vjeç, Eduart Fusha 38 vjeç, Elidon Qerimaj 41 vjeç, Pashko Vuksanelaj 54 vjeç, Lul Sylja 48 vjeç, Naim Ahmetaj 52 vjeç dhe Ilir Sokoli 38 vjeç, ish drejtor i patentave në Shkodër.

Policia ka të shpallur në kërkim edhe tre shtetas të tjerë E.M, J.A dhe E.L ndërsa janë pezulluar nga detyra dhe kanë masën e sigurisë “detyrim paraqitje” shtetasit Valbona Hajdari notere në Shkodër dhe Ergys Lohja, efektiv policie.

Sipas burimeve në çdo lëvizje që bën ish-prefekti Radovani shoqërohet me polici për shkak të këtyre problemeve dhe kërcënimeve që mund të ketë. Policia po heton për rolin e gjithsecilit nga 12 të arrestuarit, një pjesë e të cilëve janë të njohur të ish-prefektit apo djemve të tij më përpara.(BW)

13 komente në “DETAJET/ Si i ‘fundosi’ fajdexhinjtë e Shkodrës ish-prefekti. Djemtë e tij ishin ‘peng’ i borxheve të mëdha për bixhoz”

  1. Sali kerma says:

    Ky s’ka qene i zoti me qeveris djemte e tij dhe 12 rrembythje imagjino se sa mire e ka qeveris Shkodren.

    1. SUV says:

      O idiot, prefekti nuk qeveris, por ku e keni idene e shtetit ju, çorbaxhi te rene sa nga malet e Viçidolit e sa nga malet e Skraparit.

    2. Alniku says:

      Më fal por atë që ta bën fëmija s’ta bën perëndia

  2. adi says:

    Keta jane kapitalistet shqiptare. Bejne leke me ppp, concesione, tendera apo ne rastin me te mire me fasoneri dhe call centers (duke i pagu njerezit nga 20,000 ne muaj) dhe pastaj lene lesht me kazino, kurva dhe droge

  3. X says:

    Me fal o Zot se cfare te ben femija, s’ta ben as perendia, por………,por……….., ky ka hequr njerez nga puna ne Prefekture duke i thene “je pushuar nga puna se eshte vendi i LSI-se. Shteti akoma paguan nga taksat tona njerezit e hequr ne kete forme sipas vendimit te gjykatave.
    Ka qene ‘artist’, edhe me Enverin, edhe me Ramizin, edhe me Saliun,Pjetrin e Jozefinen, edhe me Fatosin, Ilirin, Moniken e Zj. Nora Malaj

  4. Arber iliri says:

    Keta tipa ordinere e moren shtetin ne qafe me saliun e nanon ne krye.

  5. Shkodrani1 says:

    Oh I paskan ra breket ma ne fund plehit, epo kur bante si bajraktar I trajtonte punonjesit si qen, mbante rrugaqet rreth e rrotull vedit, vetem dashnorit te grus nuk pati se ça me i ba.
    Paret e vume pa mund me kercenime, me vjedhje me Arbnorin qe e mbronte ju paska ardhe fundi.
    Pse duhej me arrestu njerezit se ky nuk lan borxhet. Kopilat e tij apo ky vete kane marre borxh.
    Si thoshte ky plehi muslimanizem baraz me komunizem , bukur o shirokas shko andej ka ke ardhe se nuk mujte me u ba qytetar kurre

  6. Arben says:

    Cfar ju desht politika Paulinit, kur mafia e beri Prefekt bente ne tv rolin e modestit dhe qytetarit te zgjuar, psh ai zben, ndersa ky ben, ,,,, tere indifference e ironi. Kur te vijne mend thote nje fjale e urte, nuk ti hane as qente.

  7. peter says:

    Banksterat kane problem me fajdexhinjte . Sistemi i mbeshtetur ne themel mbi fajden ka problem dhe quan kriminele fajdexhinjte. Mire thone
    Hajduti kerkon dhe gerthet kapni hajdutin. Ate fajde paguan gjithe shqiperia ke miqte e medhenj.. .. Nuk ju a thote Rama???

  8. Tani durres says:

    Fajde quhet kur eshte mbi 25% ne vit.
    Ky thote 3-20%
    Paska qene borxh me interes.

  9. noc luleta says:

    plehra e shkodres ska ma jozizhele as pjeter spiuni e vrasesi qe te mbron, ate ca ti bash tjerve ta kthen Zoti.

  10. Toni.D. says:

    Zakonish ne boten e sotme vetevriten ato qe borxhi i teper i streson… si rrjedhoje vendosin te thone jetes stop… dikush e ben edhe nga ndergjegjja (nje pjese e vogel)pasi turperohet nga shoqeria qe e rrethon…
    kurse ne Shkoder na qenka vetevrare pasi nuk u ktheheshin borxhet qe u kishin marre shume borxhlijeee… e cuditshme?
    “kopil ” ky ish-prefekti i Shkodres… i anon gjerat si don vete… per tu ruajtur nga Shteti… qe ai me detyren me te larte si ish-perfekt e turperoi ket Shtet dhe Shoqeri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje