Edi Rama nuk rrëzohet shpejt

Nga Andi Bushati 

Në një përpjekje për të mbledhur sa më shumë përkrahës në protestën e 16 marsit, kreu demokrat Lulzim Basha po krijon një përshtypje të rreme, sikur numërimi mbrapsht për Edi Ramën ka filluar dhe sikur ditët e tij janë të numëruara.

Këtë version, që është shumë larg të vërtetës, e përhapin pak a shumë edhe vartësit e tij duke përkundur idenë se e shtuna e ardhshme do të jetë, ose dita e fundit në pushtet e kryeministrit ose pika e kthesës, kur ai do të marrë përfundimisht të tatëpjetën.

Në fakt nuk është aspak kështu dhe, mbi të gjitha, këtë e di mirë edhe vetë Lulzim Basha.

Përndryshe, nëse regjimi oligarko- kriminal i Rilindjes do të përmbysej, me një apo dy demonstrata, nuk ishte nevoja që opozita të braktiste parlamentin, të digjte mandatet, të panifikonte bojkotin e zgjedhjeve të ardhshme lokale dhe si përfundim daljen krejtësisht nga sistemi.

I gjithë ky përshkallëzim, i cili përbënte, fatkeqësisht, të vetmen rrugë për t’u përballur me një bandë që grabit zgjedhjet për të plaçkitur Shqipërinë dhe vjedh vendin për të përlarë votat, ishte përqafimi i një rruge të mundimshme.

Ai u ndërmor, së pari, për t’i ndërgjegjësuar edhe më shqiptarët se çfarë tip sundimtari po i qeveriste dhe për t’i lënë ata, të vetëm, përballë me portretin e tij, sa brutal aq edhe grotesk.

Ai u ndërmor, njëkohësisht edhe për të futur opozitën në një proces katarsisi, ku vetëskarifikimi dhe radikalizimi do të shërbenin si mjete për të prerë urat me mëkatet e së shkuarës.

Ai u ndërmor edhe për ta eksportuar krizën shqiptare nga diplomatët e leshtë apo konformistë të Tiranës, tek kancelaritë e tyre në qendër, ku e vetemja autokraci në qerthullin e BE-së zor se do të pranohej.

Të gjitha këto procese kërkojnë një kohë të gjatë precipitimi dhe reflektimi dhe çdo lloj tjetër qasje, për një shembje të shpejtë të Edi Ramës, nuk është asgjë më shumë sesa një gënjeshtër taktike për mitingun e radhës.

Por, përpos kësaj analize praktike për atë që do të ndodhë, ka edhe një problem teorik: a i intereson pjesës më të madhe të shqiptarëve një rrëzim i shpejtë i Edi Ramës? A u leverdis atyre (përveç katër- pesë njerëzve që duan t’i zënë karrigen) një rotacion i beftë, që historia jonë e shkurtër na ka mësuar se nuk pjell kurrë ndryshim? A përbën lehtësim për vendin heqja qafe e këtij njeriu që, me çdo ditë qëndrimi në pushtet, vetëm i bën dëm Shqipërisë?

Sado kontradiktore që të duket, përgjigja është: JO.

Sepse Edi Rama nuk duhet thjeshtë të rrëzohet, ai duhet lënë të degradohet në pushtet.

Sado e madhe që të jetë kostoja ekonomike dhe njerëzore, RILINDJA pas rilindjes duhet të vijë pasi gjithçka të ketë prekur fundin.

Po të shikohet vetëm ky muaj pas djegies së mandateve, sado që koha është e shkurtër, shenjat e para të degradimit janë tejet të preksheme.

Mjafton të vëzhgosh pasqyrat më të qarta të interesave të oligarkisë në këtë vend, dy TV e mëdha kombëtare, si e kanë çjerrë maskën dhe si janë vënë në shërbim të pushtetit.

Mjafton të dëgjosh kryeprokuroren e republikës, të zgjedhur me votat e socialistëve, se si hakërrehet ndaj opozitës dhe mediave.

Mjafton të kqyrësh policinë e shtetit se si iu vërsul fëmijëve dhe grave shtatzëna tek Petro Nini, me mendësinë se kushdo që proteston në rrugë është armik i partisë.

Mjafton të ndjekësh në parlament deputetët e “opozitës së re”, që nga njëra anë thotë se do të përfaqësojë elektoratin e tradhëtuar nga Basha dhe Kryemadhi dhe nga ana tjetër voton sipas porosive të Edi Ramës.

Të gjitha këto janë sinjale të qarta se imazhi i një vendi normal ka filluar të thërrmohet me shpejtësi.

Dhe ky proces duhet lënë të vazhdojë në rrjedhje të lirë. Sepse vetëm kështu, falë këtij radikalizimi, kësaj vije të qartë ndarëse, të gjithë do të kuptojnë se cilët janë në anën e drejtë të barrikadës dhe cilët janë kameleonët që i përshtaten pushtetit të radhës.

Nëse Lulzim Basha e ka me tërë mend slloganin se nuk duhet rrëzuar vetëm Rama, por duhet shembur sistemi që e mban atë në këmbë, kjo nuk mund të bëhet as me një demonstratë, as me një puç pallati. Ky është një proces që kërkon kohë. Kohë për ta lënë të telendiset deri në fund ai që kërkoi t’u hiqej shqiptarëve si nxënësi i Faik Beut apo i Nolit, por kohë edhe për vetë opozitën, të cilën, dalja e ngadaltë nga sistemi do ta zhveshë nga lidhjet okulte me ingranazhet e tij (pronarë mediash, oligarkë, banditë, që sa më shumë muaj të kalojnë aq më tepër do afrohen me pushtetin).

Në këtë kuptim, sot, armiku më i madh i gjithë kundërshtarëve të Ramës, nuk është ai vetë, por tentimi për ta rrëzuar shpejt atë. Paradoksalisht, sa më i gjatë të jetë lëngimi i përbashkët me sëmundjen e tij, aq më të forta do të jenë antikorpet, që nuk do të lejojnë më ringjalljen e kësaj flame.

REMOTE_ADDR:[]

46 komente në “Edi Rama nuk rrëzohet shpejt”

  1. neta says:

    Ate mami Veren mire e ke? E tund akoma dybegun?

    1. Kalec DEga says:

      Po pse mo Andushi, Ramaxhinjte e tij apo Hajdaret e Bashes do ta bajne realitet?

    2. Tony uk says:

      Neta ske te drejte te folesh keshtu,asaj i kruhesh prandaj dhe e tundte dybegun.Edhe Andi eshte prodhim i kruajtjes se dybegut.

  2. Tonini says:

    .Cfare thue ,bre bur,po si e more vesh ti qe ky nuk u rrezoka kaq shpejt,a kaq i squt me qane ti,po ti je nje rrot ka..,qe se ke shokun,po me prit mileti ta bash analiza ti,ky popull atehere ka mbaru.po ahyqyr qe nuk e rrun kush per ty me shoke dhe ju vazhdoni punen tuiaj,tu qit fall ne hi,ai vazhdon punen e tij dhe populli,ne hesap te vet.Hajde LEGENA,hajde

  3. Aspirantja says:

    Bushati, pse tani e keni kuptuar ju qe nuk rrezohet shpejte, Rama. haha.
    shikoni enderra me sy hapur ju.
    i shikoni ju sondazhet si dalin?
    jeni shume mbrapa dhe me e keqa jeni cinik.

  4. Naum says:

    Degradimi i shoqerise shqiptare shihet te palogazetaret e tipit “Bushati” qe kujtojne se njohin realitetin shqiptar, ate realitet qe me aq cinicizm e neperkembin neper studio e per te cilin as nuk i vret fare. Nqs ketu ka nje degradim eshte ai i pushteti te mediave e publicisteve te llojit shushunjave si Bushati e shoke qe duan te vjelin favore e influence e qe per qellimet me te uleta e meskina bashkepunojne me forcat me te erreta te shoqerise shqiptare.

  5. Vatra says:

    Ha mut ha ta kane ble bythen Ruso-Greko-Serbet me Euro o Andi Byshati. Nuk ka shans ta rrezoj kush Ramen. Absolutisht asnji shans. Rama do jete kryeminister edhe per 6 vite e gjysem. Kjo eshte e sigurt 100%.

  6. Berti says:

    Ky te dhjet fare me teorite kodra pas bregut…
    Si qenka Edi autokrat e dikator oale e ben edhe oligarko-kriminel…jo mor kelysh komunistesh jo, nuk eshtd ashtu sic genjen ti…vetem fakti qe ti po shkruam cfare te te vije ne mendje, e hedh helm e llumm pa hesap e nga td gjitha drejtimet tregon se Edi nuk eshte as autokrat e as diktstor e as gje nga llapa llapat e tua…ti or maskara i njeh mire diktaroret, t’i ka shpjeguar gjysh Hysniu e gjyshe Vitua…dhe ne djallezi ja vesh Edut gjithe cikesite qe te kane rritur e edukuar ty, o hijene e keqe.

  7. qazim says:

    Je kancer o nipce.

  8. Edi says:

    Ju qe jeni “analista” qe ne te vertete jeni parazite qe nukkeni bere asnje pune ne jeten tuaj ,ok rama do largohet po pse nuk jepni nje ide se cila eshte zgjidhja,besoj se shqiptaret nuk jane aq budallej sa ti besojn lul bashes apo monika kryemadhit.prandaj per deri sa ne balle te opozites te jene keta e tjera monstra te tipit flamur noka ,salianji balliu etj edi rames as qe i shkon ndermend te leshoje pushtetin

  9. Tironci says:

    Luje bythen me analizat tuja ore Byth-at.Ti je nji nga ato qe Edin do ta rrezonit pa hap e mbyll syte,je nji nga ato qe I fryni zjarrit te dhunes dhe percarjes se atij populli me idet tuja,e kur tani shifni qe Edit vetem topet do I rruni po hidhni gjoja idene “ sikur doni ta leni ju ne pushtet qe te degradohet “!!!!!.Po kush ju ka genjy tu ju thone se jeni te zgjut !!!???.Jeni mortje e atij veni ku shum shpejt analist rrumpallhone si puna jote,populli do ju beshtyje kur drejtesia do te denoje ty e te tj,per nxitje urrejtje e dhune.

  10. Vjola says:

    Te jesh po kaq bajge sa je ti vetem dora e analisteve si ti jan te tille.Jeni mbledhur te gjithe dhe propogandoni me te madhe qe ska rruge tjeter per te rrezuar Ramen sepse ai I vjedh votat.po c’kujtoni ju more debila se populli s’ I ka syte ne balle dhe mente ne koke dhe se di se kush eshte me mjeshter dhe hajdut I madh dhe I vertete I vjedhjes se votave ? Po mire po sontazhet e fundit te vjedhura nga Rama jane ? Po se kush jane kriminele dhe hajdute nuk e di populli.Te jesh bajge po deri ne kete pike sa te mos kesh cipe fare vetem tek ju analistet sahan lepires ndodh.

  11. Taku says:

    Ik mor rrk, te eshte ngaterruar geni neper ferra e katundare, nuk shpjegohet ndryshe e gjithe kjo smire ndaj nje personi te vetem. Analist i zgjebosur

  12. Populli says:

    E mor Andi sa bukur ke fol. I ke dal Lulit ne krah si asnjehere tjeter, teoria jote ne kete shkrim eshte as me shume e as me pak si ai skeci ku roja flinte gjume dhe nuk e pranonte qe flinte por thoshte une bej sikur fle qe kur te vije hajduti e le njehere dhe e kap duke vjedhur. Detyra e opozites eshte te jete denoncuese dhe te jape alternativa te reja qeverisese per popullin. Nese mazhoranca (e cdo lloji qofte) lihet derisa te degradoje vete, sic thua ti, atehere ku qendron merita e opozites??? Te me ndjesh i nderuar gazetar po idera per te rrezuar nje mazhorance nuk me kishin degjuar veshet qe ne 1991

  13. katarakti says:

    Keta analet e “famshem” shqiptare si ky Bushati, Fevziu, Zheji, Lubonja e kompani asnjehere nuk ja kane qullosur ne parashikimet dhe opinionet e tyre gjate ketyre 28 vjeteve. Ketyre meqe u eshte djegur llampa ne shtepine e tyre kujtojne se gjithe bota ka rene ne erresire. Rama ua ka prere burimet, kjo dihet. Prandaj bejne gam gam gjithe diten kunder tij. Sondazhet serioze deshmojne se Rama me 2021=shin do te fitoje edhe me thelle sesa fitoi me 2017=ten. Njerezit e shohin ndryshimin midis vandaleve dhe qytetarise. E kuptojne qe Rama nuk eshte me i miri, por eshte shpresa e vetme qe Shqiperia mos te zhytet perseri ne terr apo te ece perseri prapa si gaforrja. Le te shkruajne sa te duan keta analet, le t’i bejne qefin sa te duan njeri = tjetrit, le te kujtojne se jane ajka e kombit. Ne fakt per shumicen e njerezve me 2 pare tru ne koke ata jane vetem haleja e shoqerise shqiptare. Eshte budallallik me brire te merresh me kete skote, gabim qe po e bej edhe une tani. Keta nuk meritojne asnje lloj vemendjeje dhe vleresimi. Njelloj siç jane çiljetat, kallashet, qerretet ne boten e tallavase, po te tille jane keta ne boten e medias.

    1. Hasan zyko kamberi says:

      Kadiut,kur i tregon parane ,ters e vertiti qerihane.

  14. Toto says:

    Njeri i lig, xheloz, interesaxhi, i pa-afte, por me inteligjence te mjaftueshme per te kuptuar se gjithçka qe shkruan per “opoziten” qe mbron jane thjesht demagogji. Shembulli meni keq i njeriut ye vogel.

  15. capajevi says:

    Bushati nje gje te vogel “haron” te thote ne artikulin e tij qe …me artikujt (perfshire edhe kete te fundit) qe ai ka shkruajtur dhe qelbet qe ai i ka servirur shqipetareve duke dale ne krah te llumit 30 vjecar qe ka nxjere ky popull, per fate jo te mire te te shqiperise Edi Rama do te rije ne pushtet edhe per shume vjet… deri sa te jene tretur ne harese kermat qe na kane udhehequr per tre dekada.

  16. niko says:

    ktyj i duket vetja i zghuar dhe populli eshte budalla te heqim Ramen e te vendosim Lul hajdutin e Moniken te na vjedhin prap.Sa te jen kta ne opozite Rama do jete krieminister sa te plaket

  17. allau dhe perndia says:

    Zotni gazetar,zotni analist nuk diskutohet se Rama nuk rrezohet shpejte,ti duhet ta dish mire ti dhe shume gazetar si ti, Edi Rama eshte kryeminister legjitim i zgjedhur nga populli dhe nuk ka zot nene,nuk ka burr nene me mustaqe dhe pa mustaqe,nuk ka fashist,nazist,mercenar revizionist, komunist,kapitalist qe te rrezohjne Edi Ramen.Nje grup fashista te ndyre me ne krye kabadhin e shpellave te malesise nuk e rrezojne dot duan apo nuk duan shpellaret opozitar,nje fare delenxhiu,
    nje zagar i ndyre i quajtur Lulush Berisha nje pederast dhe bytheqire,apo nje karaputan skraparllie,nje bushter,nje breshk e kanalit te ujerave te zeza.
    Edi Rama do te largihet si kryeminister ne vitin 2035 per kete te jeni te sigurt.

  18. Dash says:

    Keni nevoje per klikime me duket….

  19. Hysni nipi says:

    Kafshe intelektuale, pse do ta rrezosh Edin?
    I vetmi qe po punon mire per Shqiperine.

    Apo do Salen e familjes. Palaco i pafund.

  20. plepi says:

    Lere ‘flamen” menjane o i paafti Bushat se po t’i hyme asaj historije ajo vule i takon vetem fares tuaj te qelbur moniste qe vazhdoni edhe sot e kesaj dite te predikoni vijen e Enverit. Ne baze te sondazheve PS-ja eshte aktualisht me 53% dhe PD me 33%. Edhe pse nuk jam PS-ist — tek e fundit Rama nuk eshte se eshte dergjur burgjeve e kampeve te xhaxhi Enverit e gjysh Hysniut — por ne cdo shoqeri perendimore shifrat e permendura me siper do ishin mese te mjaftueshme per te mbyllur kete komedi e cila vazhdon te zmadhohet fale propagandes te bere nga rrota kari te tipit tend dhe Fatos Lubonja. Nuk keni as moralin dhe as aftesine analitike qe te xhironi shqipot me keto shkrime te qira qe edhe nje i klases se 5-te do t’i mesazh-poziciononte me mire.

  21. Maelga says:

    C’ti besh? Per fatin tend te keq ashtu eshte.

  22. ta says:

    e dime tashme qe gjuhen e ke me helm por u mesuan te gjithe me helmin tend nuk ben dem por mund te beje mire per edi ramen,…///

  23. Koba says:

    Ky legen po na justifikon deshtimin e Rradhes te LulSumkapucit dhe te Mona Baxhelles.Po ke do Ti mor Vic i palepire po qe je B***ire???

  24. Dymi says:

    Nuk i paske pire ilacet, o ditezi, para se te filloje te shkruaje. Po piji o birce,piji.

  25. sul korriku says:

    Analizat e tua sherbejne vetem per te prodhuar onorare tek Paruca dhe Rakipi ne News24.
    Nuk pushove te nxjeresh “argumente” nga fundi i dheut per te genjyer te vetegenjyerit.

  26. Bushat nuk te lexoj me.
    Ta di mendimin.
    Kot e ke.Kurre s’ke per te qene me Bushati i dikurshem.
    Shpirti jot i zo ka dale sheshit.Ashtu si Lubonja qe Rama u nxori nga skena perfundimisht.U le te lihni rrugeve,po nuk ju rrah,nuk ju vret si miku juaj i tanishem Sali Luli.
    Por,e vertete.
    Rama nuk rrezohet shpejt.
    Ai bile nuk rrezohet fare.Jemi ne ,populli qe e mbajme.Me vota Bushat.
    Nje dite Rama do te humbase.Me vota perseri.
    Asnjehere me pare si enderroni ju shpirtzinjte qe genjyet budallenjte e opozites.
    Ata lane mandatet per ju,per genjeshtrat tuaja mbi popullin qe do te derdhej rrugeve duke pritur krahehapur ardhjen ne karrigen e pushtetit .E kush ? Vraseit e 21 janarit,vjedhesit e milionave ,zarfeve me dollare e euro .
    I mashtrove Bushat.
    Tani tregoju se nuk vine dot ne pushtet pa zgjedhje.
    E zgjedhjet jane me 2021.
    Te afertat.
    Se ka dhe me 2025.
    Atehere me sa duket do te flasim.

  27. Kaonia says:

    Ik ti ore me ate surat si pokemon

  28. Beta says:

    Njeshkrim per tu pergezuar nga Andushi,nipi i Saliut e i gjyshes!Te lexosh dhe te analizosh kete fasule kazani do te thote ose te qelbesh ose te kalosh ne depresion!An dushi i gjyshes bene nje analize tejet te hollesishme se si mund e duhet rrezuar Rama nga keta shapllamake!Kjo or gazetaruc eshte lufte midis qyteterimit e feudalizmit ku i dyti pretendon te hype ne fron ne kete shekull qe fatmiresisht te gjithe duan qyteterim e jo malokerim!Luli mendon se shqipetaret jane si ne 90 e se po tu bertasesh te ndegjojne !Ka ardhur koha qe pa shlyer hesapet tek hanxhiu keta horra qe e shkelyen kete vend e e rropen kete popull si te ligjeshem qe na i pruri “perendia”,nuk mund e duhet te pretendojne te rivijne ne pushtet !Qe te rezohet Rama duhet rezuar Shqiperia e po u be e mundur kjo eshte realizuar edhe rezimi i tij!Nuk tundet Rama nga keto laraska qe maksimumi mund ti ndotin kostumin me gelasat qe leshojne!Se fundemi shkruan Mero shkruan dhe ti or gazetaruc kazani qe me shume villni se sa hani!Pa nxjerr duart perpara per te pare kush i ka te pista harojeni se mund ta largoni ate !

  29. Albani says:

    Po o nipi i Hysniut, të pëlqen shume rrëmuja. Do ndodhi kur të hypi gomari në çati

  30. Jimi says:

    Mire qe e more vesh se Rama nuk bie, as sot e as mot, madje kemi per ti dhen edhe mandatin e trete. Per sa kohe do te jeni ne qarkullim ju hienat, e poltikanet vrastare, Rama nuk leviz nga istikami, melidheni menjen!

  31. ZOROOS says:

    Ifala mamitk ore koke k… e felliqur merr vesh ti nga politika aq sa merr vesh gomari te

  32. Stark says:

    Prit gomar se del bare..

  33. Poeadeci says:

    Te lumte capajev, i ke thene te tera. Do apo nuk kazani Edi Rama eshte produkti me i mire i ketyre 28 vjeteve, kush nuk e pranon, ne te tjereve na plasi per ta. Me keta kundershtar qe ke ti eshte fat dhe per kete popull, se keta nuk vijne me ne krye, le te perpeliten se kot e kane. Vetem nje sygjerim, shiko pagat dhe pensionet, me te tjerat je ok.

  34. Ben says:

    Ore.po qenkeni bere shume te pa afte per shkrime.ju ne Shqiperi. Ky shkrim.me kujton hartimet qe benim.ne klasen 8 vjecare te mbushura me fjale bombastike. Ore idiot! Nese e ke mare klasen me keto shkrime, duhet te te hiqet diploma se ne kete kohe dhe ne perendim me kete shkrim une vetem mund te ve notene F se ne SHBA nuk perdoren numra. Artikulli duhet te kete nje teme dhe pikat mbeshtetese. Cdo argument qe ngre duhet ta mbeshteshtesh jo vetem me fjalet tua qe vijne si pergjumesh por me mendimet e disa te.tjereve qe e mbeshtesin apo e kundershtojne argumentin tend. Nuk e di.nese ne Shqiperi vazhdon akoma shkolla si ne kohen e xhaxhit tend apo eshte.me perendimore po.me keto shkrime qe.lexojme nga ju tregohet qe Shqipetaret akoma nuk dine te bejne shkrime qe te bazohem diku dhe te cojne mendimin perpara. Dhe me keqja eshte qe nuk doni te ndryshoni. Te jape.nje keshille te vogel. Ose me so nje cike sesi try ahkruash ose lere kete pune dhe shko per peshk.

  35. undefined says:

    Si gjithmone minjte e knaleve te media’s se pavarur qe e urrejne vendin e tyre Andushi .

  36. Gri says:

    Ky dhe ca te tjere gjasme analist, por ne thelb sherbetor te parase dhe flasin e shkruajne sipas paras jane aktualishte banda me e ndyre dhe pameshirshme ne kete vend, jane te ligje!
    Shikojeni kete birbon! Njehere nuk shkruajti ne interes te qytetarit, por gjithmon bene si ” zgjuar” dhe bene si zbulues i taktiave te politikaneve! O idiot i Bushateve po mjafte se nuk po te durojme dote me hipkrizine qe fshehin artikujt apo postimet e tua intrigante! Por shyqyr historia e botes ka treguar se njerzit e vegjel, mbeten te tille dhe jane deshtak gjithmon! Te fal F. Nanos tek restorant qe te nxorri perbythe perjashte, sepse te njihte qe je kurve e lindur!

  37. Eri says:

    Rama eshte ashtu si thote Bushati. Problemi eshte, se po te zevendesohet Rama me BAshen, do te thote qe do te kemi Bashen ne pushtet te pakten 4-8 vjetet e ardhshem, atehere qe duke pritur edhe 1-2 vjet, Rama bie ne zgjedhjet e ardhshme dhe do te kete kohe per nje parti te re, si e studenteve ose e diaspores, jo si PD e Bashes.
    Pra Rama ka mbeshtetje, vetem qe te mos ia leshoje tani karrigen Bashes, po te presim krijimin e nje opozite tjeter

  38. Xeni says:

    Qeveria nuk mund të rrëzohet apo sistemi të përmbyset se kështu iu pëlqen një grupi njerëzish si puna e atij larojt Basha dhe të tjerëve si ai dhe ju. Ju dhe as ai nuk mund të vendoseni mbi vullnetin e popullit të shprehur me shumë se një herë me vota. Ju jeni shkatërruesit e shtetit.

  39. Ragipi says:

    O Bushat analisti i leshit se bashku me Lubonjen revolucionar qe ia futet per smbrapthi Pd dhe Lsi dhe me budallakinat e juve ata tani shetiten rrugeve por ju tani duhet te dilni ne ball te revolucionareve dhe te dilni fitues perbdryshe qe ju iu shperlat trurin atyre ata duhet me iu fut juve persmbrapthi preshin.

  40. a.f. says:

    Qe Rama duhet te ike, kjo tashme kuptohet nga ata qe kane “dy pare mend ne koke”, por bashke me te duhet te largohen edhe Berisha, Meta, Basha e kompani. Gabimi qe ben Bushati dhe analiste te tjere (ndoshta jo qellimisht) eshte se ata mendojne se kjo mund te ndodhe me “forcat tona”. Mjafton te shikosh sulmet qe i behen Bushatit per te kuptuar se nje pjese e madhe e shqiptareve, jane ata qe u pelqen te grabiten e poshterohen nga ata qe i drejtojne. “Renia” e Rames, por edhe kujtdo “udheheqesi” tjeter shqiptar do te ndodhe kur ta vendosin nderkombetaret. Ata vetem mund te nxiten qe te shpejtojne proceset, nese shohin qe populli do ngrihet masivisht ne protesta kunder hajduteve te pushtetit dhe te politikes. Modeli i protestes se studenteve do te ishte nje lajm i mire per shqiptaret.

  41. a.f. says:

    Qe Rama duhet te ike, kjo tashme kuptohet nga ata qe kane “dy pare mend ne koke”, por bashke me te duhet te largohen edhe Berisha, Meta, Basha e kompani. Gabimi qe ben Bushati dhe analiste te tjere (ndoshta jo qellimisht) eshte se ata mendojne se kjo mund te ndodhe me “forcat tona”. Mjafton te shikosh sulmet qe i behen Bushatit per te kuptuar se nje pjese e madhe e shqiptareve, jane ata qe u pelqen te grabiten e poshterohen nga ata qe i drejtojne. “Renia” e Rames, por edhe kujtdo “udheheqesi” tjeter shqiptar do te ndodhe kur ta vendosin nderkombetaret. Ata vetem mund te nxiten qe te shpejtojne proceset, nese shohin qe populli do ngrihet masivisht ne protesta kunder hajduteve te pushtetit dhe te politikes. Modeli i protestes se studenteve do te ishte nje lajm i mire per shqiptaret..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *