FOTOT: Heidi Klum drejt martesës me të fejuarin 16 vite më të ri

14 Mars 2019, 11:31Lifestyle TEMA
FOTOT: Heidi Klum drejt martesës me të fejuarin 16 vite më

Heidi Klum dhe Tom Kaulitz njoftuan fejesën e tyre më parë këtë vit.

Ata bënë publike lidhjen e tyre në maj të vitit të kaluar dhe tani çiftit është drejt martesës.

Supermodelja ka pranuar se katër fëmijët e saj Helene dhe Henri, 14 vjeç, Johan, 12 dhe Lou, 9 vjeç mezi po presin martesën pasi e duan shumë njerkun e tyre,

Në një intervistë për Closer, Klum tha: “Fëmijët e adhurojnë Tom.”

Gjithashtu modelja 45-vjeçarja foli për fejesën me të dashurin 16 vite më të ri: “U takuam më shkurt 2018 dhe sinqerisht do isha martuar me të që atë ditë.”

Çifti fillimisht planifikuan datën e dasmës por e shtynë për shkak të angazhimeve në punë.

Heidi u takua me Tom në setin e Germany’s Next Top Model dhe 29-vjeçari i propozoi për martesë më 24 dhjetor, me një unazë me gurë të errët.

Heidi ka vajzën e madhe Helene  me ish bashkëshortin Flavio Briatore, me të cilin u nda shumë shpejt pasi njoftoi shtatzëninë.

Ndërsa tre fëmijët e tjerë i ka me ish bashkëshortin Seal, me të cilin u martua në vitin 2004 dhe u nda në vitin 2014.

Për Tom kjo është fejesa e dytë. Ai më parë ka qenë i fejuar me Ria Sommerfeld për një vit deri në 2016 dhe më pas u ndanë.

Pictured: Heidi Klum, Tom Kaulitz Ref: SPL1680272 080418
Picture by: Splash News

Splash News and Pictures
Los Angeles: 310-821-2666
New York: 212-619-2666
London: 870-934-2666
[email protected]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje