FOTOT: Miliarderja më e vogël në botë zbulon sekretin e emrit të vajzës së saj ‘Stuhia’

Miliarderja më e vogël në botë Kylie Jenner u bë nënë për herë të parë rreth një vit më parë. Ajo solli në jetë vajzën Stormi me reperin Travis Sott.

Dhe 21-vjeçarja zbuloi pse zgjodhi pikërisht këtë emër për vajzën e saj.

Në një live në InstaStory, mongolja e kozmetikës u rrëfeu fansave se fillimisht donte ta quante vajzën Rose.

“Më pëlqente ky emër,”-tha Kylie. “I thoja të gjithëve ta thërrisnin Rose.”

Por hoqi dorë nga kjo ide: “Unë mendoj se ajo e zgjodhi vetë emrin e saj. Pak a shumë. Pashë emrin ‘Stuhia’ dhe më pëlqeu. Doja ti shtoja vetëm një ‘ie’ në fund që emri i saj të ishte si i imi. Kylie dhe Stormi.”

Ylli i televizioneve amerikane u shpreh se kur ishte shtatzënë e quante vajzën Stormi kur i fliste në bark.

“Kur ia thashë emrin, mu duk sikur ajo e zgjodhi vetë. Thjesht nuk mund të imagjinoj ta thërras me ndonjë emër tjetër përveçse Stormi.”

1 komente në “FOTOT: Miliarderja më e vogël në botë zbulon sekretin e emrit të vajzës së saj ‘Stuhia’”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *