Frikën e “vramë” qysh në ’90-tën, zoti Basha

14 Mars 2019, 20:43Blog TEMA

Nga Artur Ajazi

Duke nisur fjalimin e tij paraelektoral për zgjedhjet  lokale, gjatë vizitës në Peshkopi, kryetari  PD Lulzim Basha e vuri  theksin fort  tek “frika që dibranët e vranë  të parët  kur përmbysën sistemin komunist” sipas tij.

I rrethuar nga dhjetra fansa të tij, që nuk dihet sepse gjithmonë thërrisnin dhe  përsërisin refrenin e njohur  të atyre viteve “e duam Shqipërinë si gjithë Europa”, zoti Basha i ka ftuar dibranët ti bashkohen protestës së madhe të opozitës.

Nuk besoj se kryetari  i PD, e ka harruar se, Shqipëria e ka përmbysur prej  afro  28  vitesh sistemin komunist, dhe po ecën e sigurtë  drejt  familjes së madhe   europiane, duke patur  vetëm një pengesë serioze, opozitën  hileqare të tij.

Atë  opozitë,  e cila akoma edhe sot e kësaj dite, nuk  ka përcaktuar asgjë  të re për misionin e saj politik, për idetë e saj, për platformën e saj, por thjesht  niset tafti-bafti, për të kapur diçka që do të mund ti sigurojë asaj rrugën e thjeshtë drejt pushtetit. Por rruga  drejt  pushtetit  në demokraci, mbetet  vota e lirë, dhe vetëm përmes  saj, partitë politike mund  të marrin pushtetin që meritojnë, të tjerat  duhet të presin.

Duke  dashur ti  inkurajojë  njerëzit,  taksistët dhe tregëtarët  që takon në qytete,  me fjalë të vjetëruara  fushatash  si “të vrasim frikën, të ndalim dhunën” etj, etj, zoti Basha ka harruar se shqiptarët e kanë vrarë  frikën e madhe qysh në dhjetorin e vitit 1990. Frika  ka mbetur  si simbol  i sistemit të kaluar,  por fatkeqsisht  sot  e hasim  edhe  në memorjen  apo formimin  e ndonjë  politikani  që jeton, vepron  dhe drejton partinë me hijen e frikës dhe përjashtimit.

Të përdorësh  togfjalëshin “frikë-dhunë, përjashtim  nga partia” si  simbolikë të fushatës  apo protestës “së madhe” do të thotë se ke shteruar në argumentimin e të drejtës  për të siguruar  të ardhmen,  dhe  i kthehesh  shpesh të shkuarës. Por  gjetkë qëndron  e vërteta e sotme  e  “protestës së madhe”, gogolit me të cilin  kjo  opozitë po kërkon  ti imponohet  shumicës. Opozita  po proteston rrugëve dhe jo  institucioneve ligjore, pasi  ka hallin e drejtësisë së re që po  troket, ku  shummica  prej  tyre  duhet  të përgjigjen  për ato që kanë bërë.

Nga ana tjetër, tek  dëgjon  zonjën  Kryemadhi  e cila  akuzon  si  “zë i parë”  i  opozitës  për blerje të votave,  mjafton të kujtojmë këtu  se, në qoftë  se ka patur  në Shqipëri  një fenomen të tillë, PD-LSI  kanë qenë të parat që e kanë  kultivuar.

Të  bësh  fushatë , protestë  dhe  thirrje me  fjalët “frikë,  dhunë, përmbysje” do të  thotë të jesh  në panik nga vota e lirë, nga  drejtësia e re, e cila  po vjen  me shpatën  ngrehur për kastën e politikanëve të dhjamosur  në miliona.

Qytetarët e këtij vendi, nuk  joshen  më me aksobacira pushtetesh, me premtime e barcaleta që nisin nga “ulja e çmimit të karburanteve deri  tek rritja e madhe  e  rrogave  e pensioneve”  por me frymëzim  dhe shpresë për të ardhmen,  duke  qenë seriozë  dhe fjalëmbajtur.

Një opozitë që mbahet në këmbë me pahir, duke djegur mandate, duke përjashtuar këdo që del nga rreshti  i  saj, duke shpallur tradhëtarë  njerëzit  e saj, frikën e ka  kryefjalën e mbijetesës politike.

A mund  ti besohet një opozite që mbeti duke deklaruar se “do të digjet frika dhe ndizet shpresa”, ndërkohë  që djeg mandate, duke shpresuar  të ndezë  zjarrin  e  urrejtjes  mes shqiptarëve, dhe jo frymëzimin  e tyre drejt  të ardhmes.

 

6 komente në “Frikën e “vramë” qysh në ’90-tën, zoti Basha”

  1. moni tirane says:

    dhe lulushi eshte trim i madh ne fakt

    dhe 16 po vjen dhe pastaj ku do te shkoje …

  2. Komentuesi says:

    Sakt dhe drejte.

  3. mars says:

    ne te semes te veje ai fund e pret,kriminele me baba Berishen.

  4. ideali says:

    Je shume i trashe zoti Ajazi.Frika s eshte vrare akoma.Ti si gazetar qe je duhet ta kesh konstatuar ne cdo hap qe hedh. Kujt i sherben ti, po te pyes. Pse nuk flet nje fjale per korrupsionin e horrave ne qeveri? Ke frike? 20 miljon euro 1km rruge fushore gjysem e gateshme.Rrezohet kodra e Currilave brenda disa muajsh te nje inaugurimi pompoz ne fushate, ku shkuan 1.3 miljon euro dhe ti nuk thua nje fjale. Perse zoti Ajazi? Ke frike.Nuk mund te trokasesh nje dere te pushtetit qendror apo vendor se, ose nuk te hapet, ose s dije e nuk duan te te mbarojne pune. Mbushur me militante me diploma te blera dhe ti nuk thua nje fjale. Perse zoti Ajaze? Nga kush ke frike? Kujt i sherben?Beju realist dhe se paku shkruaj qe kjo klase politike eshte ne pjesen me te madhe kusare dhe hajdute dhe ti si gazetar i pari te ngrihesh e te ulerasesh per te gjithe, pa dallim. Perkundrazi hesht edhe kur asaj ingrihen monumente. Perse nuk flet zoti Ajazi? Nga kush ke frike? Kujt i sherben? Keshtu do te kishim vazhduar pafund per te gjithwe ju gazetarucet qe duhet te beheni pjese e vettingur(dordolecit ) me te cilin kerkoni t i shtini frike dhe ta trullosni popullin per fasade.Turp te kesh ti dhe banditet e tjere qe po vrisni opinionin publik. Nga kush keni frike? Kujt i sherbeni ju zoti Ajazi?

  5. ideali says:

    A ha ha ha e censuruan.Aferim…

  6. zoti Ideali

    mendoj se shkrimet e gazetareve nuk duhen paragjykuar
    po pse kaq shpejt ti Ideal e harrove saliun qe na tmerroi femijet ne 1997, sa shpejt e harrove grabitjen e miliona e miliona dollareve nga firmat piramidale, sa shpejt e harrove ti Ideal qe sa ishte ne pushtet PD jote vodhi dhe nuk la bandit pa pasuruar ??

    sa per dijeni Edi Rama dhe vetem ai dhe jo Monika miliardiere, e ben shqiperine.

    sa per pyetjen qe i drejton gazetarit, e njoh mire ka vite.
    Artur Ajazi po ti sherbente dikujt do ta kishte ndonje vile apo ndonje makine 50 mije euro, por e shoh si njeri me vlera dhe njeri qe ka kontrobute te medha ne PD dhe qe nuk e kane vleresuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje