IVF në Spitalin Amerikan realizon ëndrrën për qytetarët europianë

14 Mars 2019, 15:21Shëndeti TEMA

Shqipëria po transformohet në një destinacion turizmi shëndetësor për qytetarët europiane, të cilët po zgjedhin gjithmonë e më shumë të besojnë shëndetin e tyre te Spitali Amerikan.

Sukseset në Fertilizimin In Vitro sjellin ëngjëj të vegjël në krahët e çifteve të cilët kishin ëndërruar gjatë që mrekullia të ndodhte.

Departamenti i Mjekësisë Riprodhuese dhe Fertilizimit In Vitro në Spitalin Amerikan numëron rekorde të njëpasnjëshme në Fertilizimin In Vitro. Rekorde dhe histori suksesi që kanë kapërcyer edhe kufijtë e Shqipërisë, duke bërë që gjithmonë e më shumë paciente të huaja të na besojnë. Ky besim nuk është rastësi, por rezultat i profesionalizmit të lartë të stafit mjekësor të specializuar dhe një laboratori modern IVF që ofron teknologjinë e fundit.

Në bashkëpunim me klinikat prestigjoze europiane, Spitali Amerikan aplikon teknologjinë Time-Lapse e cila ka rritur ndjeshëm shanset për sukses. Një metodë e futur vetëm prej një dekade në mjekësinë botërore e që aplikohet vetëm në 5 klinika në Ballkan, në Shqipëri ofrohet vetëm nga Spitali Amerikan.

Time-Lapse (embrioskopi) i ka lejuar shkencëtarët të kuptojnë më mirë zhvillimin e embrionit duke lehtësuar ndjeshëm punën e embriologut në përzgjedhjen e embrioneve me potencial më të mirë për implantim. Në teknikën klasike (atë të vjetër), embrionet duhet të nxirren nga inkubatori për t’u analizuar në mikroskop. Me Time-Lapse embrionet nuk zhvendosen nga inkubatorët duke shmangur kështu rreziqe të mundshme.

Të dhënat nga Time-Lapse nuk janë më fotografi, por një filmim i plotë i embrionit që i ndihmon mjekët të shohin me detaje të gjithë parametrat morfologjikë dhe ndryshimin që ai pëson me kalimin e ditëve deri sa të transferohet në barkun e nënës. Të gjitha këto sjellin mundësi më të lartë për sukses në një cikël Fertilizimi In Vitro.

Përqindja më e lartë e suksesit të shtatzanive me IVF në rajon ka bërë që Qendra e Fertilitetit në Spitalin Amerikan të jetë zgjedhja e parë për të gjitha pacientet, vendas edhe ato të huaja, që konsiderojnë këtë procedurë.

Bazuar në statistika me Fertilizim In Vitro 80 % e shtatzanive janë të suksesshme, për moshat mbi 30 vjeç përqindja e suksesit është 62 %, ndërsa për ato mbi 40 vjeç arrin në 46 %.

Në Spitalin Amerikan pacientet i nënshtrohen trajtimit të personalizuar të IVF, që përcaktohet në bazë të eksperiencës së suksesshme disavjecare të këtij ekipi e kombinuar me arritjet më të reja në shkencën e Riprodhimit të Asistuar.

Sukseset arrihen nga ata që besojnë dhe Qendra e Fertilitetit në Spitalin Amerikan është rruga drejt realizimit të ëndrrës së një gruaje për të përqafuar ëngjëllin e saj të vogël.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje