Jam nip në Dibër!

14 Mars 2019, 09:20Politika TEMA

Në Dibër thonë se kur i zoti i shtëpisë del e i shpërndan vetë ftesat për dasmë e ka një hall të madh.

(Fejton)

U zbulua sekreti i madh i shekullit. Dosja 184! Dibra ka vjedhë zgjedhjet, votat… E zbuloi nipi i saj… Lulëzim Xhelal Basha i lindur më 12 qershor 1974 në Tiranë… Solemnisht, me zë e figurë deklaroi… “Po iu them hapur, jam nip dibre…”

Po ku është nip që dajallarët të “shtinë pushkë për Të”? Nuk e thotë… Emri i Dibrës, këto kohë të ftohta dimri, kalon zgavrave të gojës, pëlcet bullçinjtë fry si tullumbace, merr arratinë mediave të shkruara e fluturuese, përplaset në foltore kuvendare, ulet pasdarkeve odave pranë sobave prej llamarine skuqur nga zjarri i druve të dushkut këtij dimri të egër…

Aq shumë flitet e bërtitet për të sa gjëma më vjen edhe këtu, njëmijë kilometra larg. E zbuloi Amerika, Voice of Amerika!!! E mbathi me nallçe Sali-ani Në Dibër qenka bërë nami… Janë vjedhë votat… Me çanta, me torba, me thasë…

Dhe, si për të përligjur këtë nam, gazetat, portalet, televizionet satelitorë kombëtarë… për ilustrim kanë gjetur një “ish” që do kohë më parë ia lëshuan në tokë namuzin me “brekët e grisura” dhe një “është” që paska vjedhur votat, jo me gjerësinë e bisturisë, por me kamionët e qeverisë…

E tha Amerika, e tha Voice of Amerika… E tha Basha, nip në Dibër…

Kërkoi që Dibra, sipas zakonit, “të shtijë pushkë për nipin”!!! Dhe kur e thonë ata e ka thënë Ai, Zoti, Një dhe i vetëm… Mirë bëri, ani se zëri i saj, i përkthyer në shqip për të thënë “Zëri i prokurorisë”! Prokurorisë shqiptare, se nuk ka prokurori në botë “shoshë egjre” si e sa ajo. Se si i thonë asaj fjalës që fluturon e nuk bie kurrë në tokë…”më mirë nami se sa syri”. Epo Dibrës i plasën të dy, edhe syri edhe nami… Se syrin ia kishin lidhë e, as shihte as e shihnin…

Dhe më vjen çudi pse vetëm tani qenka vjedhë vota në Dibër? Vetëm tani dhe kurrë më parë… Gjithnjë është vjedhë. Me certifikata të shaptilografuara… Me dhunë… Me thasë mielli e kamionë me grurë… Me…

Më kujtohet një rast i moçëm: Bëheshin dikur zgjedhjet për Kuvendin Popullor. Zgjedhje 99.9 për qind… Ndodhi që në Dovolan të dalë një votë kundër… U bë nami… Mbledhje pas mbledhjesh… Kërkohej tradhtari, rezili, katili… E hëngrën të deleguarit… Shqipëria votoi 99.9 për qind për Frontin Demokratik… Më kujtohen rastet e jetuara si qytetar e si gazetar… Në votimet e 22 marsit 1992 ndodhi një uri e jashtëzakonshme për certifikata.

Formatet e mbaruan në të gjitha zyrat e gjendjes civile. Që të prodhoheshin në shtypshkronja dhe të vinin nga Tirana s’kishte kohë. Asokohe nxirrja bukën e ditës me një fotokopjues e një shaptilograf. E gjetëm zgjidhjen… Një format në kompjuter dhe shaptilografi u shndërrua në shtypshkronjë… Sa certifikata bëra? Pa numërim. Me siguri dy herë më shumë se sa kishte votues e gjithë Dibra… Në votimet e 26 majit 1996 u bë nami… Kryetari i Partisë Socialiste të Bulqizës u hodh i “vdekur” në një përrua në Ostren. E dhunuan “shtabi elektoral” i Azem Hajdarit që kandidonte për deputet në zonën Gollobordë-Librazhd.

Kryetarin “e vdekur” e gjeti një grua. I dha ujë dhe e nisi për në shtëpinë e tij në Shupenzë. Morën vesh që ishte gjallë. Në mesnatë e arrestuan dhe e përplasën në çimenton e ftohtë të burgut të Bulqizës… Ashtu, të gjakosur e të sakatosur…

Një mik këtu në mërgim më tregon se kishte qenë komisioner në një fshat të Librazhdit. Pa mbaruar votimi, me kutitë plot e përplot, u nisën për në qendër. Rrugës i njoftuan të mos shkonin fare. Fitorja ishte siguruar njëqind për qind. Mushkën së bashku me kutitë e votimit u dha urdhri ta hedhin në humnerë… Si gazetar kam fiksuar në fotografi kamionët me grurë rifuxhio në njërën nga rrugët e Peshkopisë…

Kam fotografuar një qendër votimi, pa çati, me grupin e gatshëm të PD-së që kishte bllokuar derën e qendrës së votimit… Fotografova edhe një gjyqtar tek po më ndiqte duke më qëlluar me gurë… Për të më ndjekur më pas me ultimatumin “O mbyll gojën ose do të rrëmbejmë fëmijët”. Dhe provuan ta bëjnë… Unë ika. Fjala e lirë kishte vdek. Demokracia ishte shndërruar në dhunokraci… Unë u detyrova të marr rrugën për në “Janinë”…

Këtu jam tash 23 vjet… Votën në kuti e kam lëshuar, për herë të fundit, më 26 maj 1996… Kryqi në listat e votuesve thotë se kam votuar sa herë ka pas zgjedhje… Dibrës ia nxinë fytyrën me do “brekë të grisura”, që tash po i shoh të tunden në “shtatë ballë”, tej Atlantikut… Dibrës po ia grumbullojnë mbi shpinë tërë mëkatet e këtyre viteve vjedhje zgjedhjesh, krimesh, korrupsioni…

Nuk e mohoj nga sa e kam jetuar me dhimbje në palcë e nga sa dëgjoj. Edhe Dibra ka pjesën e vet në mbrapshtinë që ec pa u ndalë Shqipëria… Pjesën e mizës dhe jo të luanit… Por jo kaq sa thërritet e bërtitet duke u çarë bulçish deri përtej Atlantikut.

Dibra ka qenë shembull i punës, i njerëzve heronj të paepur në ndërtimin e Shqipërisë. Nuk ka oxhak të fabrikave e uzinave të vendit ku mos ketë rrjedhë djersa e dibranit. Nuk ka tunel të veprave hidroenergjetike që nuk është çarë nga vrulli i dibranëve. Një historian i huaj thoshte se në qoftë se digjet Stambolli Dibra e ngre në këmbë mbi themele të reja.

Por, shton ai, në qoftë se digjet Dibra Stambolli nuk i hedh sytë. Dibra ka halle të mëdha, halle që duhen lexuar edhe tej Atlantikut. Vota është mall belik i hedhur në rrugë për ta vjedhë… Nuk është “vjedhje dibrane” as “shqiptare”, është botërore, madje edhe Amerikane… Dosja 184… Hapeni, por jo vetëm atë… Të gjitha dosjet e këtyre 28 vjetëve dhunokraci…

Abdurahim Ashiku-TemA

13 komente në “Jam nip në Dibër!”

  1. TJETRI says:

    llaf Dibre e ke bo edhe shkrimin o Adurr- rrahman.

  2. Niku says:

    Pershkrim real .

  3. Dibra modhe says:

    Po ik mer plere se na flliqe Dibren. . . Mor tore hollandeze. . . Dibra ka nxjerre Skenderbeun, Iljaz pashe Dibren kryetarin e Lidhjes Shqipetare te Prizrenit, Vehbi Dibra Agolli qe ishte krahu I djathte I Ismail Qemalit dhe kryetari I pare I Komunitetit musliman te Shqiperise dhe kryetari i pare i parlamentit shqiptar. . . Dhe ti do me perfaqesu Dibren. . . Plere. . .
    E keni katandis Dibren si mos me keq. . .
    SA HERE KA QENE KEQ DIBRA KA QENE KEQ SHQIPNIA. . . SA HERE E KANE DREJTU DIBRANET SHQIPNINE KA BO HAJER SHQIPNIA

    1. Malok sala me rrjepacuket e tij says:

      Me tipa si Nexhmije Hoxha e Mona cizmja e keni drejtu venin ,pranaj shqiprin e ka marr lumi se nxirrni vetem baxhella ju dibront

      1. Dibra modhe says:

        Po ti nga je apo ke turp me e thone, nuk e perfaqeson Dibren haxhiu me monen. . . Çdo fis e ka nga nje pis. . . Po kur je I gjithi pis si puna jote si I bohet

  4. Lani says:

    Po ma je edhe hajdut i madhe pupuppu me gjith salen e moniken edhe kok lopen qe eshte president

  5. Vota eshte prone private dhe duhet te shitet per aq kohe sa saka pune ska te ardhura, poseduesi i saj duhet te vdese per buke apo te shese voten ?, kush i jep pergjigje kesaj pyetje ?

  6. Linda says:

    Jane vjedh vota ne Diber sa kane dashte, e nuk eshte nevoja hic per dosje prokurorie per vjedhjen e vorave! Shih e shkruaj kush jane ata qe drejtojne Dibren sot, turp e faqja e zeze, krimineli Ymer Lala, vajza e toj deputete, Manja, rraca me e keqe ne Diber, e kush jane drejtues lloj lloj te paqenur, qe deri dje deri roje mund te ishin… turp e faqja e zeze kush e drejton Dibren, fiset me te paqenme, hajdute e maskarenj ..

  7. TA FUTI says:

    NUK PRANON DIBRA NIP QE TE JET BIR KURVE SI PUNA JOT O KLYSHI SALI MUTIT

  8. Komentuesi says:

    Bravo,bravo,bravo!Nje artikull i shkelqyer dhe shume real.Jane thene te vertetat,Keshtu beheshin votimet ne kohen e Sali Berishes,ku militantet e saj ne bashkepunim me policine,shiku dhe huliganet e Saliut dhunoheshin komisioneret e ps-te,rriheshin barbarisht sa hidheshin ne lume sikur te ishin trungje lisi.Eshte shume e vertete,qe kutit e votmit qe vinin nga fshati per ne qender ne qytet,kembeheshin ne mes te rruges.Jane disa fakte qe i kemi pare me syt tane,ku komisioneret e fshatrave e dini ç’i priste ne mes te rruges dhe bridhnin fshat me fshat deri sa dorezonin kutit e votimit.Dite dhe zgjedhje me makabre e me te felliqura qe bente Saliu,nuk gjenden kurre ne bote.Te zezat e Saliu me pd-ke, nuk kane te sosur dhe per çudi ai kakarise sot sikur nuk ka bere gje.E zent mallkimi te femijet dhe te vete ai,voft dhe mos past nje dite te bardhe per ate.

  9. NNP says:

    Per punen e lulaqit qe thote se eshte nip dibre ne themi se CDO FIS E KA NJE PIS. ose CDO SHTEPI KA NJE WC.

  10. lisi says:

    Ne ball te fotos perpara lulit eshte kryehajduti Xhemal Gjiunkshi qe vidhte djersen e djemve tane qe shkonin rrezikonin jeten ne Afganistan e Irak.Ja me cilet kerkon lulaqi te bej shtet. Luli eshte Ali Baba me 40 hajdute.Ta gezoje PD-ja.

  11. Tir says:

    Ky shkrim vlen per cdo qytet te Shqiperise, jo vetem per Dibren. Kur jane ne hall keta dallkauket e kriminele kujtohen se nga jane, kujtohen per origjinen . Lulushja e ka mohuar deri dje se edhte dibran, apo ku vete ashtu thote: tirons, vlonjat, shkodran…Mbaje me shendet Lul kriminelin e 21 janarit oj Diber, hajdutin e rruges kombit. Shto dhe Monike silikonin, heu c’paskeni qene ju Divranet!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje