Katari, perla "nën rrethim"

14 Mars 2019, 17:12Bota TEMA

Nga Doha, Ilir Paço

Zbret ne Doha dhe gjithcka duket sureale. Pothuajse sikur po jeton brenda nje filmi. Si te “Bicentennial Man” p.sh.

Qiellgervishtes te veshur me filigram dhe teknologjia e larte qe mbeshtjell gjithcka ne kryeqytetin e Katarit.

Vendi i vogel i Gjirit Persik, duket se i ka vene vetes detyre te rrezoje totalisht teorine e “mallkimit te Burimeve”, por edhe te deshmoje se si nje vend “mikroskopik”, mund ti beje balle nje trysnie te forte duke menaxhuar mire burimet dhe pasurite kombetare. Megjithate Katari mund te konsiderohet edhe “sui generis” per shkak te dispropocionit mes madhesise se territorit dhe pasurive te gazit dhe naftes qe ndodhen ne nentoken e tij.

Qiellgervishtesit, plazhet, safari ne dunat gjigande te reres, muzeumet, hipodromet me te medhenj te botes, spitalet si hotele me 5 yje ku nje pianiste luan “ode to joy”, biblioteka spektakolare e teknologjise se larte ku “jetojne” edhe librat e pare qe kur nisi te shfaqet shkrimi, krijojne panoramen e nje qyteti te ardhur nga e ardhmja, qe po terheq gjithmone e me shume turiste qe po zbulojne perlen e Gjirit.

Katari eshte vendi me i pasur i botes, duke kaluar edhe Luksemburgun ne te ardhurat per fryme (60.786 $ per kapita)

Embargoja

Emirati i vogel as sa gjysma e Shqiperise, eshte nen nje embargo te ashper qe prej 2017. Eshte embargoja e dyte pas asaj te vitit 2014. Kjo duket se e ka bere me te forte.

Arabia Saudite, Bahreini, Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, nisen nje bllokade te pashembullt.

Doha akuzohet prej tyre, se perkrahu levizjet islamike dhe ekstremizmin pas fillimit te pranveres arabe. Presidenti Trump ka bere te njejtat akuza gjithashtu.

Megjithate zyrtare te ministrise se Jashtme lene te kuptohet gjate bisedave me ne, grupin e gazetareve shqiptare, se do donin te shikonin perpara dhe se e deshironin mbeshtetjen e SHBA.

Por duke qene se eshte vendi i trete per rezervat e gazit, dhe aktualisht eksportuesi me i madh i gazit natyror te lengshem ne bote (81 milion ton ne 2017, ose 28% te totalit ne bote), i krijon mundesine qe te siguroje furnizime alternative ne ushqime dhe mallara konsumi duke i bere balle rrethimit.

Perpara embargos, 4/5 e ushqimeve qe importoheshin, kalonin nga kufijte tokesor me arabine Saudite dhe nepermjet rrugeve detare qe kalojne nga portet e emirateve, kryesisht nga Jebel Ali. Tashme importon nga Irani mijera ton fruta cdo jave dhe ushqime te tjera, nepermjet portit te Bushehrit qe eshte 148 milje detare larg.

Shenjen e pare te “rrethimit” e ndjen qekurse udheton nga Athina drejt Dohas. Udhetimi tashme zgjat rreth 5 ore. Krenaria e emiratit “Qatar Airways”, (nje nga 2-3 kompanite ajrore me prestigjoze ne bote) nuk fluturon me ne hapesiren ajrore te Arabise Saudite, por mbi Turqi dhe disa vende te tjera dhe kjo e zgjati fluturimin edhe 1 ore me shume.

Por duket se embargoja e ka bere qeverine e Katarit te shohe me larg dhe te krijoje burime te tjera te ardhurash per te ardhmen. Nje dite burimet hidrokarbure do shterojne dhe mund te shfaqet “semundja holandeze”.

Nepermjet “Qatar Investment Authority”, Doha ka bere investime te medha ne Europe, Azi, Ameriken e Veriut, Indi dhe Kine. Ne France, Gjermani e Angli jane blere “logo” te famshme, plotesisht, apo pjeserisht; si aksionet e “Deutsche bank”, “Paris Saint Germain”, zona ekonomike e Canary Wharf ne Londer. Qeveria e Katarit eshte bere aksioneri kryesor i Bankes Bujqesore te Kines dhe ka investuar fuqishem ne Azine Juglindore dhe ne Indi.

Pa dyshim qe sot katari eshte nje nga vendet me influente ne politikat boterore edhe pse nje vend shume i vogel. Nuk eshte rastesi qe ne Doha ndodhet nje nga rrjetet televizive me prestigjoze ne bote, Al-Jazzera, zeri me serioz dhe objektiv i botes arabe.

Futbolli, endrra e re e katarezeve

Katari, eksportuesi me i madh ne bote i gazit, ka edhe nje arsye me shume te vrapoje drejt se ardhmes: 2022 po afron, dhe vendi i pare arab qe organizon nje FIFA World Cup, kerkon te mahnise boten. Dhe ndersa akuzat per rryshfete ndaj zyrtareve te FIFA-s per te siguruar organizimin pritet te shtohen sa me shume afron boterori, stadiumet me arkitekture futuristike lartesohen cdo dite.

8 stadiumet e teknologjise se larte, do te kene kapacitet nga 40 mije deri ne 80 mije vende. Edhe pse te hapur siper, ajeri i kondicionuar do te krijoje nje tempersture deri 18 grade brenda, ndersa jashte termometri shenon rreth 50. Do jene te gjithe portativ. Nje zyrtar i Federates se Katarit na tha se ndryshe nga vende te tjera ku pas boteroreve apo lojrave olimpike, investimet braktisen dhe pothuaj shkaterrohen, stadiumet e Katarit do te cmontohen dhe do te shiten. Gjithe parate do te shkojne per vendet e varfera te Afrikes. Ne Greqi nuk ndodhi keshtu pas 2004. Fshatrat olimpike dhe veprat infrastrukturore sot jane te braktisura dhe te rrenuara.

200 miliard dollare do te investohen deri ne 2022 per ndertimin e infrastruktures ne kuader te boterorit, ne vendin qe ka gati 7 here me shume emigrante se popullsia vendase. Vetem 313 mije jane katareze nga totali prej 2.6 milion banoresh.

Emigrantet punojne ne profesine te ndryshme qe nga ndertimi e deri te sherbimet. Vendasit nuk i has shpesh. Ata  jane te angazhuar kryesisht ne nivelet e larta te administartes, ku gjithashtu ka edhe shume europianoperendimor ne pozicionet drejtuese.

“500 milion dollare cdo jave hidhen ne infrastrukture” deklaronte ish ministri i financave Ali Sharif al Emadi pak kohe me pare. Dhe vertet Doha duket si nje kantier gjigand ndertimi. Mund te shikosh lehtesisht se si avancon qyteti. Cdo dite i merr teritor shkreterires duke e bere te gjelber.

Shqiptaret ne Doha

Tashme nuk habitesh. Shqiptare gjen kudo. Edhe ketu sigurisht. Te parin takojme nje burre te pashem rreth te dyzetave. Na pret me uniformen e “Qatar Airways” ne Zonen VIP te aeroportit se bashku me nje stiuardese. Punon aty prej 3 vitesh. E kishin njoftuar autoritetet e MPJ te Katarit, te na priste. Bashke me te punojne ne aeroportin e Dohas edhe rreth 15 shqiptare te tjere. Ata kishin aplikuar per pune dhe kishin fituar, pasi nje kompani shqiptare fluturimi disa vite me pare kishte falimentuar. “Kthehem nje here ne 3 muaj ne Shqiperi. Familjen nuk e kam marre. Eshte vend shume i shtrenjte. Ndoshta nga me te shtrenjtit ne bote” thote ai

Nje tjeter djale 24 vjecar nga Fieri eshte kamarier ne hotelin Modrian Doha, ku qendrojme gjate vizites tone. Paguhet 600 euro ne muaj, vec bakshishit dhe strehimit.

Ai tregon me dore bregun perballe hotelit, ku duken qiellgervishtesit e nje prej distrikteve te Dohas: 1 vite e gjysem me pare kur erdha une ketu, ajo lagje nuk ekzistonte. Ishte shkretetire rëre.

(TemA)

10 komente në “Katari, perla “nën rrethim””

  1. Tan Tepelena says:

    E ke qendisur i thjeshte port I bukur !

    1. abc says:

      Prap se prpapi ngelet nje “hale islamike”.
      Vendin nuk e ben vetem paraja, por dhe mentaliteti i njerzve, “ajrin e paster” qe quhet demokraci dhe liri mendimi dhe veprimi.

      1. Iliro Pellazg Azilant pa Bukë ne Gjermani says:

        Epo tashti Jo cdo Shtet Pranon Bythqimllekun si ne Greqi o Jorgo. Nje Shtet mbron Popullin e Tij nga Semundjet Seksuale Qe Kane mberthyer Europen.

      2. Isuf kapertoni says:

        Kjo eshte per ne ta treguar se lali eri e prishi premtimin sepse gjste rruges vendosi ta bej tiranen si doha?

  2. abc says:

    Prap se prpapi ngelet nje “hale islamike”.
    Vendin nuk e ben vetem paraja, por dhe mentaliteti i njerzve, “ajrin e paster” qe quhet demokraci dhe liri mendimi dhe veprimi..

  3. ''....askush nuk urrehet me shume se ai qe thote perhere te verteten''[PLATO] says:

    ups,material per sunitoshqipfolesit,jo cdo gje qe ndricon eshte ”flori”[nje fjale e urte greke]………….qelb ere suniti,gezuar ramazonin!

  4. Ddr says:

    O idiot gazetar kamerier ,600 Eur ne muaj .i merr edhe ne tirane o te dhjefsha katarin kjo eshte mirqenia e katarit kur ne Europe kamarieri me pak i paguar merr 800 Eur ne muaj dhe kjo gazete qe lejon kto shkrime leshi

  5. agron says:

    ABC me fal e ke llafin per hale kristiane ti sepse un nuk shoh gje tjeter atje por shum te krishtere qe shijojne lluksin e atij vendit atehere i bie te jet hale krishteresh . Me falmi por nuk dua te ofendoj njeri por plera si ky komentuesi ka sa te duash.

  6. Kellira says:

    Me 600 euro ne muaj ne ate vend me ato burime dhe kosto i bie te jesh skllav.
    Jane pare vetem per cigare dhe sapun

  7. CR203 says:

    Edhe shqipnia ka bulqizen qe ka kromin qe llogaritet si nafta dhe gazi i katarit, por nuk e bejme dot si katarin, duhen zhdukur politikanet tane qe po xhvatin tmeresisht pasurine kombetare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje