Kontroll llogarive të “bosave” shqiptarë: Informacion për paratë e dërguara jashtë vendit

Një sërë shtetesh do të shkëmbejnë  një gamë të gjerë të informacionit mbi llogaritë offshore, duke përfshirë bilancet e tyre dhe të pronësisë.

Në një intervistë për SCAN,  zv. ministri i Financave dhe Ekonomisë, Elton Haxhi, shpjegon se bëhet fjalë për të dhënat financiare të jo rezidentëve në disa vende,  duke bërë të të mundur parandalimin e evazionit fiskal dhe trajtimin e mashtrimit fiskal.  P

rojektligji i Ministrisë së Financave do të ketë në fokus edhe llogaritë e e hapura nga biznesmenët apo politikanët shqiptarë jashtë vendit.

Zv. ministri i Financave sqaroi edhe iniciativën për ndërtimin e një regjistri për kompanitë offshore në vendin tonë.

Këto iniciativa janë në linjë dhe me rekomandimet e raportit të fundit të Moneyval, mekanizmi i Komisionit Europian, që bën vlerësimin për masat kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Kontroll llogarive të “bosave” shqiptarë: Informacion për paratë e dërguara jashtë vendit”

  1. pjeter says:

    Po Taci ku e ka rezidencen, ne Shqiper?Qipro?apo Zvicer?sepse sipas kesaj llogjike qe po perdorni ju qenin e ngordhur dote gjeni.Beni nje kontroll gjith perfshires,te te gjithe shtetasve shqiptare pa rendesi ku e kane rezidencen,kuptohet qe dote kete nje arxhim me te larte nga buxheti i shtetit,por ne fund petvec se vet financohet,arka e shtetit mbushet tej mase,dhe ne te njejten kohe dalin sheshit lloj e lloj te verteta.ne qofte se keni vullnet, kjo eshte rruga,ne fund te fundit nuk jemi me dhjetra miljone shqiptare te shperndare anembane botes.Rruga tjeter eshte qe pas reformes ne drejtesi duhet nje pakete ligjore per sa i perket praivacise,dhe ndeshkime te renda penale per shkelsit,ne kete menyre mund te detyroni shtetasit shqiptare,qe para se te paisen me pashaporte ,te ofrojne edhe deklarimet e te ardhurave dhe te pasurise.Une per shembull,nuk e kam ic problem te prezantoj nje gje te tille,por besoj qe jemi shumica e shqiptareve.Zgjidhja gjindet gjithmone,mjafton te jete vullneti per ta zgjidhur.

  2. Dritan Y. says:

    Bizneset dhe investimet më të rëndësishme strategjike në Shqipëri; pronarët janë disa kompani të ‘huaj’ të regjistruara në vendet jashtë brigjeve. Nëse ju doni të tregoni ju jeni të sinqertë fillojnë nga këtu. Së dyti, filloni të kërkoni automjetet që kanë pllakën diplomatike si ‘numra konsulli nderi’, brenda jush do të gjeni shumë gjëra për t’ju ndihmuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *