Kosova, Challandes publikon listën e futbollistëve për ndeshjet me Danimarkën dhe Bullgarinë!

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, ka publikuar listën e futbollistëve që do t’i ketë në dispozicion për miqësoren kundër Danimarkës më 21 mars dhe për ndeshjen e parë në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020 kundër Bullgarisë, më 25 mars.

Për herë të parë pjesë e Kombëtares A do të jetë Florent Hasani, anëtar i deritashëm i Kombëtares U21 dhe pjesë e skuadrës hungareze, Diosgyori, derisa në listen e Challandes janë rikthyer Bersant Celina dhe Bernard Berisha.

Grumbullimi dhe akomodimi i futbollistëve të Kombëtares do të bëhet, të hënën, më 18 mars, në hotel “Emerald”.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *