Limos Dizdari ia thotë në sy Bashës: Oligarkët mbinë nga datebase juaj

Nga Limos Dizdari*

I gjori ju cdo hiqni zot Basha por ky është një fillim i mbarë. Mesa di unë në databasën tuaj të PD keni pasur shumë emra të përvecëm të mëdhenj që kanë pasur përfitimet e tyre. Ata nuk i shoh asgjëkundi, i shoh dhe takohem me ta dhe shpesh herë ndjehem keq unë se bëj fajtor veten si u gjeta në këtë udhëkryq. Shkëmbejmë ndonjë buzëqeshje që ngjan me ngërdheshje. Emrat i kam shkruar këtu por s’është nevoja t’ua përmend.

Janë nga ata që rregullonin makiazhet, diskutimet, që kanë bredhur nëpër botë, kanë përfituar interesa të mëdha ndaj PD. Unë s’kam qenë ndonjëherë xheloz ndaj tyre por tani jam tërësisht i pakënaqur nga karakteri i tyre. Kjo s’është hakmarrje por kjo është të themi të vërtetat në sy. Ata që PD i ka parë si të rëndësishëm për të përcuar mesazhe në dobi të popullit, ata kanë parë interesin e tyre personal e pastaj e bëjnë si puna e lumit me kalin…

Arsyeja se pse jam këtu është se unë jam i vetmi në vitet e para që dola kundër prishjes së teatrit. Atëhere mbaja poste të rëndësishme politike, isha zv.kryetar i Komisionit të Arsimit dhe Shkencës në Kuvendin e Shqipërisë, përfaqësoja shumicën. Bardhyl Londo, minorancën. Bardhyl London nuk e shof këtu. Atëhere sistemi i ministrit të kulturës, drejtuar nga Rama ishte që donte të prishte teatrin. Kërkesa e tij ishte legjitime, protesta e aktorëve ishte e madhe.

E kërkonte me insistim, unë e pyesja me c’lekë do ta bësh?

Ai më tha më ka premtuar qeveria greke.

Në takimin që kam pas me ish deputeten Vokshi i them që hajdeni në Sarandë, Ksamil ku jetoj unë si Robinson Kruzo dhe bëni një mbledhje komisioni. Ne si komision vendosëm që nuk do prishet. Sherr nuk bëja me Bardhyl London por diskutonim.

Sot Teatri po prishet. Por më duket se këta oligarkët kanë mbirë nga datebase juaj. Do kisha qejf të ishte këtu Prokurori Petrit Fusha. Do kisha të dëshirë të ishte i ftuar Clirim Gjata, të na dëgjonte, të na përfaqësonte, se paratë ai i vëllai do i përfitojë, ka shumë oligarkë por nga ky database kanë dalë.

Kështu i nderuar zoti kryetar i opozitës, hallet tuaja janë shumë të mëdhaja, nuk e di si do ta përballoni por rruga që keni nisur është e madhe. Duhet ta pranojmë që jemi pak dembelë, shpërdorues të kohës. Kemi dhe një memorie të shkurtër, shpesh herë na mungon e kuqja në kutinë e makiazhit, nuk na bën përshtypje që na fyejnë e na tallin. Ne kemi disa probleme ama unë do e kisha pretenduar që këtu mes nesh të marrin pjesë të gjithë, të kuq e blu. Fjala bie njerëz të shquar si Ismail kadare, Anagnosti, Leka Bulgo, Ndrenika, Zaganjori, Inva Mula, Zana Turku, Zana Cela, Zhani Ciko, Bardhyl Londo, Filip Cakuli …

Unë vi jo për të sharë qeverinë por për të thënë të vërteta. Problemi është që ato mollët e këqija duhen hequr, dhe ato që sa kanë filluar, duhen pastruar. Ju keni bërë një gjest të madh. Tërhoqët gjithë deputetët, them se ishte gjëja më e domosdoshme, s’kishit mundësira të tjera. Problemi është që ca pyetjeve s’u jap dot përgjigje. Pse kaq kundërshtarë të huajt ndaj këtij gjesti?! Cila është zgjidhja? Unë jo se nuk e marr me mend por kërkon një argument institucional të dhëna të sakta… Pse këto institucione janë kaq reflektare, ku e gjen forcën kryeministri të jetë kaq kokfortë në qendrimin e tij?

*Fjala e mbajtur në aktivitetin “Arti në mbrojtje të demokracisë”, të thirrur ditën e sotme nga kryedemokrati Lulzim Basha

REMOTE_ADDR:[]

13 komente në “Limos Dizdari ia thotë në sy Bashës: Oligarkët mbinë nga datebase juaj”

  1. Konica USA says:

    Limoz Dizdari duket qarte qe ka iluzione se Basha eshte drejtuesi i opozites, kjo nuk i falet,se dhe me budallai e di qe Lyli i Dizdarit eshte LOLUA i Saliut,dhe celsat e kashtes ka ne dore. Vetem nje shikim te shpejt te bind per kete qe thash, me Mark Market, Gjek Market, Edmond Tupen, dhe lloj soj markesh te tjere, qe nuk kane thene nje fjale per krimet e Saliut, nuk mund te krijosh bindjen se keta do na bikan ndryshimin e pritur.Duket Dizdari diku ka gelltitur nje luge corbe.

  2. REZI says:

    Jeni për të ardhur keq, na lër të mbajmë mënd për muzikën, mos i shërbe oligarkëve që ke përballë! Ka nisur Luli rrugën e madhe…vërtetë e ke ti?
    Flet për 10 vjet më parë, nuk je ndier se c’është bërë gjatë këtyre viteve.

  3. Kaonia says:

    Mos fol ti hajdut qe ke privatizuar vatren e kultures ne ksamil.ropt ku ti kini qe beni si ndershem te gjithe,po luli nuk eshte oligark qe i fillojne vilat ne tirane e mbarojne ne holland.

  4. faro says:

    Ky paska rrjedhur fare!

  5. Martin says:

    Po mer Limoz mendimi i kompozitorve e muzikanteve na mungonte. Ata do na bejne derman. A ju jeni te marum. Ketu duhen avokate, economiste, financiere, inxhiniere, historiane eksperte te maredhenieve me jashte te esukuar ne akademite me te mira w me nje barre mend e jo pleq te matufepsur si ata qe permende ti

  6. shqiptari i ilirise says:

    Me siguri ka ndonjë interes të pa realizuar dhe mezi e gjeti mundësinë të çfaqet për të bërë presion për ta realizuar.
    Një tipik interesaxhi,që kur meren me politikë njëherë bëhej me Nanon.Pastaj bëhej më Majkon.Pastaj mbështeste Ilir Metën.Pastaj Gjergj Kojën.Pastaj kthehej prap të Nano.
    Tipik burrë k….ë!
    I premtonte njëri diçka,e mbështeste.I premtonte diçka tjetri,shkonte me tjetrin.

  7. Arber iliri says:

    Limoz a e mbarove gjyqin e pronesise. Leri mendjet e reja e moderne te bejne punen. Po bere ndonje kompozim mire e degjojme por jo denglat e tua .

  8. Komentuesi says:

    Ndjej keqardhje per zotin Limoz Dizdari qe ka rene kaq poshte.Sidomos me kete sot,duke i ferkuar koken Bashes apo aludime te mira per Berishen,kundra qeverise Rama,ka rrezuar breket e tija te kembet.Sot,as Saliut as Bashes,nuk duhet t’u besh qejfin se ata e kane futur pd-ke ne qorrsokak duke djegur mandatet,duke u treguar te pabese ndaj elektoratit.Te djegesh mandatet eshte sikur i zoti kalit ja dorezon kalin ujkut ne pabesi.E tha mire Frrok Cupi,se me njerez te paguar apo naiv ne protesta,nuk mund te rrezohet kurre qeveria.Keshtu qe zorti Dizdari t’a kishte drejtuar mire gishtin te Basha dhe Berisha,se jane fajtor.Kurse per Teatrin ai eshte nje shurrtore sot ku nuk mund te jete teater.Shqiperia e do nje teater modern sot si bota.

  9. Lugati says:

    Limosi, komshiu i dashur qe shoqerohej gjithmone me.personelin e ambasades ruse, i paska xhan akoma. Per inatin e tet vjehrre shkon me mullixhiun, super delenxhi.

  10. TA says:

    rama mund te kete shume kusure,ama nje gje eshte e sigurte nuk do kishim shtet asnjehere se opozita cilado te ishte do digjte mandatet dhe keshtu do binte shteti,me vjen cudi qe zihen neper studio tv po demokracia ka rregulla ankesat beji ne gjykate,ah sale, sale te hengert ndonje gjarper….

  11. realisti says:

    Napolon Nonaparti kishte thirur dy mjeshtra zanatçinj . Njeri i shte robaqepes tjetri këpucar. Donte te qepte disa veshje ceremoniale prandaj fllojë se pari me robaqepsin i cili i sugjeroje nje model. Pastaj i kthye nga kepucari i cili pasi i sugjeroje nje model kepucesh filloi ti sugjerontr edhe kostumin qe dujej te vishte me ato kepuce. Napoloni e nderpreu duke i thrne:
    -o kepucar ti me fol per kepuct lere ronaqepsin te flasi per kostumin

  12. ILilash says:

    Limoz, na ler te kujtojme muziken tende, mos u merr me politike se ston shme, te kujtojme kengen per gjethen e dafines. Turp per ty qe merresh me ata qe vetem artista nuk jane.

  13. NNP says:

    Peshkj i ngordhur eshte ky bylmes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *