Lionel Mesi lavdëron Ronaldon: Ishte impresionues, ashtu si Juventusi. Mbeta i habitur

Lionel Mesi mbrëmjen e djeshme të Ligës së Kampionëve ndaj Lionit, arriti në njëfarë mënyre t’i përgjigjej paraqitjet së Kristiano Ronaldos, i cili shënoi 3 golat e përmbysjes së madhe të Juventusit ndaj Atletikos.

Ylli argjentinas shënoi një dygolësh, teksa paraqitjes së tij i shtoi edhe 2 asistime, duke udhëhequr Barcelonën drejt çerekfinaleve.

Megjithatë, pas ndeshjes “pleshti”, nuk mund t’i shmangej një komenti për paraqitjen e Ronaldos, ndërkohë që Mesi nuk e fshehu se luzitani u tregua magjik.

“Ndeshja e Ronaldos dhe Juventusit ishte impresionuese.

Mendoja se Atletiko ishte më e fortë, por Ronaldo pati një mbrëmje magjike duke shënuar 3 gola”, tha Mesi.

Ndërkohë, fituesi i 5 topave të artë u shpreh gjithashtu se në këtë sezon ka shumë ekipe të forta të cilat mund t’i shkojnë deri në fund kompeticionit.

“Ka shumë ekipe të mira, Siti, Juventus, apo Ajaksi të cilët kanë një ekip plot më të rinj dhe që nuk i druhen askujt, pa harruar Liverpulin”, shtoi Mesi.

Pas dy golave të shënuar mbrëmjen e djeshme Lionel Mesi shkoi në kuotën e 8 golave të realizuar në këtë sezon, njëjtë sa sulmuesi i Bajernit, Levandovski, i cili është tashmë jashtë Champions League.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *