Massafra dy ditë para protestës së opozitës: Lusim Zotin t’i ndryshojë mendjen politikanëve

Dy ditë para protestës së thirrur nga opozita më 16 mars dhe në një kohë kur kriza vijon të thellohet, Arqipeshvi Metropolit i Dioqezit Shkodër-Pult Imzot, Angelo Massafra, i është drejtuar me një tjetër mesazh politikës shqiptare.

Kriza që po kalon vendi po ndiqet hap pas hapi nga klerikët, të cilët urojnë për zgjidhje të shpejtë, me ndihmën edhe të ndërkombëtareve.

“Kemi shumë nevoje në këtë kohë që të rifitojmë gëzimin, e të galdojmë pasi problemet janë të mëdha. 

Lusim Zotin tu ndryshojë mendjen atyre që kanë në dorë çeshtjet e shoqërisë, civile e politike, duke qenë të ndihmuar nga ndërkombëtarët, të arrijnë në një konsensus për të zgjidhur problemet që kemi sot si shoqëri”.

Imzot Massafra e bëri këtë koment gjatë takimit të organizuar mbi katekezat krezhmore me besimtarët, ku i pranishëm ishte edhe Nunci Apostolik i Selisë së Shenjtë në Tiranë imzot Charles Brown, ipeshkvi i Tivarit në Mal të Zi imzot Rrok Gjonlleshaj, kryetarja e Komitetit Shtetror të Kulteve Loreta Aliko, si dhe qytetarë të Shkodrës.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *