Mbi Aleksandër Vuçiqin dhe turqishten e serbishtes: Prej «sikterit» te «majmuni»

14 Mars 2019, 15:04Rajoni TEMA

Nga Enver Robelli 

«Bandë e Prishtinës, merrni ato letra dhe sikter», me këto fjalë presidenti serb Aleksandar Vuçiqi iu drejtua para pak ditësh politikanëve të Prishtinës. Sikter është fjalë turke dhe domethënë: «shporru» ose «pirdhu». Një gjuhë e tillë nuk është presidenciale, por askënd nuk duhet ta befasojë.

Në korrik 1995 Vuçiqi kërcënohej se për një serb të vrarë do të vriten 100 myslimanë. E thoshte këtë në parlamentin e Serbisë, kur forcat e serbëve të Bosnjës, të ndihmuara nga Beogradi, po kryenin në Srebrenicë gjenocidin e parë në Europë pas Luftës së Dytë Botërore. Muaj më parë, në mars 1995, Vuçiqi, atëbotë pionier luftë- dhe urrejtjenxitës i Vojisllav Sheshelit, bardit të shovinizmit serb, vizitoi Glinën, një qytet në Kroaci të pushtuar nga serbët, dhe premtoi: «Kurrë Kraina serbe (Srpska Krajina), kurrë Glina nuk do të jenë kroate! Kurrë Banija nuk do të kthehet në Kroaci! (…) Nëse radikalët serbë fitojnë dhe e mposhtin presidentin e Serbisë (Sllobodan Millosheviqin), ju e dini se do të jetoni në Serbinë e Madhe, një shtetin unik serb dhe këtu nuk lëshjomë pe».

Gjuha me (nën)ton racist është pjesë e biografisë politike të Vuçiqit. Kur në fillim të vitit 2017 Vuçiqi nisi nga Beogradi në drejtim të Mitrovicës një tren, menjëherë filloi një kacafytje verbale mes Beogradit dhe Prishtinës. Duke parë rrezikun e intervenimit të forcave speciale të policisë së Kosovës për të ndalur trenin, Vuçiqi i dha urdhër lokomotivistit të frenojë në Rashkë, pak kilomera para kufirit me Kosovën. Pastaj kryeministri i atëhershëm serb i krahasoi shqiptarët me indianët e Amerikës: ndoshta shqiptarët i kanë shfrytëzuar dredhitë indiane dhe kanë vendosur veshin në hekurudhë për të dëgjuar nëse po vinte treni, por atë tren nuk e kanë parë, tha Vuçiqi. Kësisoj ai përpiqej t’i përshkruante shqiptarët si «racë më të ulët», pra serbët në rolin e amerikanëve dhe shqiptarët në rolin e indianëve. Edhe përdorimi i fjalës turke «sikter» për etiketimin e politikanëve shqiptarë të Kosovës ka këtë synim: shqiptarët si «mbetje osmane» dhe Vuçiqi si përfaqësues i «kombit të kulturuar serb».

Si çdo gjuhë e popujve të Ballkanit, edhe serbishtja përmban mijëra fjalë me rrënjë turke (osmane). Ja disa prej tyre në orgjinal që kuptohen lehtë edhe në shqip: «dućan, hajduk, kesa, džep, šećer, bekrija, bećar, duvan, boja, bubreg, limun, badem, majmun, šal, pamuk, sapun». Jo vetëm serbët fjalën turke «maymun» e kanë përvetësuar dhe futur në përdorim si «majmun». Orientalistja e njohur serbe Ollga Zirojeviqi supozon se gjuha serbe përmban më shumë se 8 mijë fjalë (me origjinë) turke. Asnjë gjuhë tjetër nuk ka pasë ndikim më të madh mbi serbishten se turqishtja. Këtë e dëshmojnë edhe këto fjalë: «jorgan, kafa, kafana, kašika, rakija, čarapa, para, pekmez, kajmak, sarma, čardak, kapija, baksuz, komšija, ćasa, testija, džezva, fildžan, bakrač, đevđir, sanduk, ćilim, sokak, ćorsokak, dušman, ortak, javašluk, komšiluk, baksuzluk». Edhe romani i famshëm «Ura mbi Drinë» që në titull përmban një fjalë turke: «Na Drini ćuprija».

16 komente në “Mbi Aleksandër Vuçiqin dhe turqishten e serbishtes: Prej «sikterit» te «majmuni»”

  1. Neutrino says:

    Per AV ke te drejte. Por me ndikimet e gjuhes mos u fut thelle. Shqipja jo vetem qe ka me shume fjale turke, por fatkeqesisht edhe shume sllave. Dhe ajo kosovare nje dore me shume edhe gjermane (te huazara nga serbet). Te mos flasim per fjalet greke qe ne i kemi me shumice

    1. undefined says:

      Fjalet e perbashketa qe gjenden ne ..shqip dhe greqisht…jane te dialektit…dorian..dhe se kush ishin dhe se nga zbriten …doret..kjo dihet nuk eshte nevoja ta shtjellojm..

    2. Shkelzen says:

      Gjuha e paster Shqipe nuk e ka asnje fjale te njejt me gjuhen Turke e as me gjuhen Serbe. Gjuha Shqipe ka shume fjale te njejta me gjuhet Italiane, Spanjole dhe Franceze…

    3. Alba says:

      Ky sensi i inferioritetit qe ka shqiptaret eshte i neveritshem. Sidomos kur njerzit qe ndjehen me inferior, jane ata qe bejne si te paanshem. Perandoria Osmane ka qene perandorie multietnike, ndaj kemi dhene, e kemi marr. Perandoria eshte nje perzierje kulturash. Po te ishte per ‘Turqit’ qe zbriten nga stepat ne do jetonin me tenda. Vet studiuesit turq e pranojne ndikimin e kultures shqiptare, ne kutluren e Turqise se sotme, vetem ‘te paanshim depresiv’ shqiptar, thone jo ne keto i kemi nga ‘Turqia’. Kulmi i injorances.
      Nuk dime te jemi as 1% sa vanitet i grekve, qe s’pranojne qe te kene marr asnje gje nga Perandoria Osmane, por vetem kane dhene. Ndaj dhe kafen e famshem turke e quajne Eleniko Kafe, pra Kafe Greke. Kurse shqiptaret qe kane patur 33 kryeminsitra ne Perandori Osmane, bejne si inferior.

  2. Kozmos says:

    OSMANET JA RREGULLUN NANEN BALLKANIT , PER 500 VJET . PERVEC FJALEVE ATA MBOLLEN DHE KULTUREN E TYRE TE POSHTER . HAKMARRJEN , ARMIQESINE ,DEMBELIZMIN , INJORIMIN NDAJ GRAVE . KORRUPSIONIN , HAJDUTLLEKUN , TARAFIN , THASHATHEMET . URREJTJEN NDAJ VELLEZERVE .
    E SHUME , E SHUME TE TJERA . NJE KJLTURE TEPER PRIMITIVE , E CILA NUK PO C’RRENJOSET AKOMA DHE SOT NGA BALLKANI .

    1. Detari says:

      Mijera xhami dhe akoma po ndertohen, djetra shkolla turke, telenovela turke, hoxha ne atopolant gjithe diten.

      Ti me vertet pret te hiqet? Ajo po behet akoma dhe me keq.

      Imagjino qytete te tera (por edhe fshatra) gjithe kohen e komunizmit skishin asnje xhami, nuk degjoheshe asnje hoxhe dhe gjuha shqipe ishte me e paster. Shiko albanistanin tani, me keq se vet turqia, duan dhe evropen keta barkderra

  3. qytetar says:

    Robell cka ndodhur qe po shan babain ,apo keshtu e ke detyren kete radhe se po del zbuluar e sta pjerth me kush,Shaje baba serbin sic e shanin shqiptaret ne 60-ten Titon dhe ai thoshte Mua me shajne ,le te me shajne te mite jane

  4. Adi says:

    Neutrino ne dallim nga politikanet dhe pseudo-akademiket serbe ne nuk mburremi qe Perandoria Osmane nuk ka ndikuar ne Shqiperi, apo qe kemi kulture te paster kristiane. (Jezusi tha kthe faqen tjeter, fal 7 X 7 dmth mos i numero heret qe fal, vetem kulture kristiane nuk shoh une ne politikat dhe axhendat fetare serbe), Feja eshte perdorur gjithnje si arme prej tyre, Sa per ndikimin e Greqishtes ka kuptim te kemi fjale prej saj sepse se pari kemi mijera vejt qe jetojme prane e ndonjehere perziere bashke, se dyti eshte nder gjyhet ne te vjetera te dokumentuara ne shkrim dhe per me teper e beson apo jo edhe ata kane fjale qe kane kuptim me shume ne shqip se ne greqisht (ndikimi i arvanitasve etj). Ne shqiptaret duhet te kuptojme njehere e mire se axhenden islame me shume se kushdo ne Kosove dhe ne Shqiperi e kane perdorur serbet dhe iu leverdis per te dhene nje imazh te nje populli te prapambetur. Dhe, fatkeqesisht per ne shqiptaret, ia kane arritur me se miri deri tani me ndihmen e Saliut (dhe te llojit te tij) ketej nga ne qe na futi ne Aleancen islamike ne nje kohe kur populli ishte unanimisht kundra dhe e donte Shqiperine si Evropa jo si Lindja e Mesme, dhe me gjithcka qe ka pasuar. Gjithsesi, gjerat do ndryshojne kur shqiptaret ti qendrojne fort identitetit te tyre si shqiptar qe eshte ai kombetar para se gjithash, besimi dhe feja jane nje zgjedhje personale, sic ishte per paraardhesit tane pagane, e pasjaj te krishtere per me shume se 15 shekuj dhe pastaj disa edhe myslimane apo ateiste. Eshte zgjedhje individuale. Por nderkohe genet dhe gjakun nuk i zgjedhim dhe nderrojme dot dhe duhet te perpiqemi te punojme per te miren e kombit tone dhe jo te lejojme percarje qe nuk jane ne te miren tone. Te rindertojme ato qe jane shkaterruar prej kohesh dhe sidomos keto 30 vjet perfshi edukimin (perdhi pastrimin e fjalorit nga fjalet e huaja per te cilat kemi fare mire fjale ne shqip te vjetra e te reja) dhe ushtrine.

  5. NNP says:

    Pushtuesi ne cdo vend le gjurmet e tij kjo eshte e paevitueshme ne cdo gjuhe.E rendesishme eshte te mos leje prapa ndjenjen e inferioritetit e mungesen e shpreses e urrejtjes se perjeteshme ndaj tij.

  6. Timi says:

    Ka ardh koha që ekspertët e gjuhës të bëhen të gjallë. Ta pastrojmë gjuhën shqipe. Në Kosovë e Maqedoni ka shumë turqizma e sllavizma në Shqipëri italizma e greqizma. Për brezat e ardhshëm bile të flasim shqip pastër.

    1. Detari says:

      Shumicat e shkollave i ke turke, hoxha te kendon cdo dite pa pushim, me vertet e ke apo futja kot?

      1. Tanguli says:

        IDIOT! Hoxha kendon ne arabisht jo ne turqisht! Detar – qenie inferiore ?

  7. albert says:

    Z. Robelli, fjala hajduk nuk esht e turke. Fjala hajduk rrjedh nga fjala hungareze hajto qe d.m.th. bari.

    1. Alban says:

      Kurse ti profe, qe i jep leksione Robellit, por te dije te lexoje do merrje vesh qe Hungarishtja dhe Turqishja jane kusherira jo shume te largeta. Te dyja vijne nga gjuhet Urale por njera nga Fino-Ugrike dhe tjetra Altaike.

  8. Fitore Zymberi says:

    Mirdita të gjithve, As gjuha Türke e As gjuha Serbe e gjidhashtu Greke nuk Jane të te Präterita të gjitha gjuhet Jane të martuar nga shqipja
    1. Turqit Kur e Mauren Stambollin dhe e Sundance Turqin aty Humbi sundimin e shteti dhe jo gjuhen gjuhen nuk Juni nderuara poullit mbrendi Nate Po ME kohe e ndertuan nga shqipja nje gjuhe qe sot eshte turqisht të gjitha fjalet Jane ne shqip dhe spjegohen ne shqip fjaleve ju ngritet ne Sites ose prapa shte e ne disa e Mauren neue shkronje ne mes qe të mos duket shqip.
    2 .Mendoni Mire pse nuk ju lejohet shqipja per të mesuar deshire ME madhe ishte qe të zhduket dhe të thuhet ne jemi trashegimtar të nje gjuhe të vdekur.
    3 Gjuha Serbe KA shume fjale Shqipe Sterbet Jane shqip folet ne të kaluaren e ndertuan Nje fest dhe u munduan të behen siku Osmanet të ndertoij nje gjuhe të rë, Osmanet nuk e käne Problem nje gjuhe të rë ata dhe e ndihmuan Osmanet e kishin Problemen ME gjuhen Shqipe aty ju dhimbet të gjithve SE jemi Ma të vjetra tune Bote per nga gjuha dhe dituria.
    Greket Jane njejte si Serbet edhe ata e ndertuan nje gjuhe Greke Duke u nderuara fjale të Shqipes vendet dhe ME nje alfabet të ri keto të gjitha Jane të pregaditura ME mija vjet SE si të zhdukin gjuhen Shqipe ME mija vjet shume para Krishtite si e njet bota njerzit e käne të ditur kush eshe qfar gjuhet eshte Four ne ate kohe ,Atta ishin sikur sot aq Armiqert të Shqipes Mauren shkronje dhe alfabet të ngritua dhe i Mollen neper vende nene tok qe mbas mija viteve kishe i zbuluan e tere BOTËN Tag bejne edhe nje here o keta Jane të Parte Jane vetem kriminel,
    5 fet i krijuan Armiqert e Pelazge= Ilirve
    Fet u krijuan nga urrejtje e gjuhen pelazget dhe besimeve dhe dituris të tyre,
    Fet Jane sagte tjeter vetem organizata politike të kohes hiq e die sikur para 100 vjete qe beri Greqija,Serbija etj käne bere edhe para 2000vjet käne mbytur e Vera neper Bot kush nuk e pranun Iden e tyre Fen
    6 Fete e lindura si Katolike Ortodokse Herbreje , e ndertuan dhe Nje fest të rë Muslimane ,Atta i zgjodhen vendet SE Ku HDe kusche duhet ti sundoje ato vende Atta Mus menduan SE nje dite Do të ndryshoj Bota
    Per shembull e lange shkrtinat sot vendet arabe jähste sündigt të vet e ngritet nje de tjeter ne ate kohe sundojshin fet dhe sot Bota KA ndryshe ne ato vende eshe pasuria qe par 2000 vjet nuk ju duhet dhe nuk e kishin As të njohurit SE Bota Do të merr at qe e Bande të mundur të levizim sot Naften SE Po të kishin pasur kete zhvillim Kur nuk Do të ishin ME Fe Muslimanen Po ne ate kohe e ndertuan kete per meni ba popullin budallenj kantonal profitieren KA shkru ne Quell sikur dikur qe Jump thojnshin SE Isusi KA lind KA shkru ne Quell , ju lautem kush beson ne keto die eshe i prapa mbetur kote shkronje n eshkoll per të Mesuar të jeni të Binder SE nuk KA As fe Katolike e As musliman ee As ortodokse was Herberge e As nje de nuk egziston fet Jane diturija e Plazkve mbi Shenzhen mbi natyren Matematiken Filozofin Mbi Yjet etj ata i zapuan Libertät e kohes dhe e shkruaj nje Bibel e Vila u formu nga të gjitha diturit e Pelazkve Librat ishin ne gjuhen Shqipe ,ME von e ndertuan edhe korani Po ashtu ME pak ndryshme nga Bibla gjoja Muhamet KA thenë o Sa Jane njerzit PA Koke ,ne ato kohe par 2000 vjet njerzit nuk ishin të prapambetur e fukara si i parqesin neper libera e filmanata ishin ME ndritur e ME pasur SE ne sot ME dhune ja Mura dituria Duke mos i lejuar të mesoij si ME pare Po ME Bibel dhe ME von kuran njerzit Masse 100 200 vjet nuk käne As nje ditur Mi të veren SE u zhduk u shkatrruan qdo gje qe ishte ne gjuhen Shqipe u djem dhe u shkatrruan qe gjurmet e pelazkve Sot shqiptar të zhduken kjo eshte SE Pop-Art dhe Osmanen thojshin dhe Thorne gjuha e mallkuar une nuk i kuptoij atyr qe e käne sot ne dijeni SE pse Colin ne arbisht Kur Folien per fen muslimane pse nuk e Colin ne shqip fet e tjert e bejne ne gjuhet e veta Po Äther si Jane keta ne Politik dhe nuk e ndalojne apo ju mbushin gjerat ME para nga të gjitha Anette si Ära qe mendojë musliman, krishtere ,ortodoks hala e luftojne gjuhen Shqipe , e sot e luftojne vet Shqiptaret Po e ndegjojme shqipes e Shqiperis eshte aq e qoroditur Sa nuk beson qe flasin Shqip,
    ME Shqipes e Kosovs e schef qdo gjuhe të botes ,ne Zvicer ne të gjitha gjuhet e vendin Jane rumrät e vendeve emrat e njerzve ,mbiemrat ne Shqipes Kosovareisen fjalet Tonarten bashuara zaponiert e tyre dhe shume të tjera para shqipja isht gjuha e perfides e gjithe Planetoid toke.

    1. A ban me fol says:

      Shkurt paske shkru moj Fitore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje