Një Robin Hud misterioz në Spanjë, u lë banorëve të fshatit zarfe me para

Banorët e një fshati të vogël spanjoll janë surprizuar nga një donator anonim, i cili shpërndau disa zarfe me para, duke i lënë ato në kutitë postare apo nën dyert e shtëpive të njerëzve.

Që nga e mërkura e javës së kaluar, rreth 15 banorë në Villarramiel, në Spanjën  e Veriut, kanë marrë zarfe me kartëmonedha prej 100 euro, tha kryebashkiaku Nuria Simon për agjencinë  e lajmeve AFP.

Banorët po përpiqen të kuptojnë se pse një grup njerëzish, të cilët nuk kishin lidhje me njëri-tjetrin  në një fshat me më shumë se 800 banorë, janë  përzgjedhur për t’u bërë përfituesit e dhuratave. Mediat lokale  e kanë quajtur donatorin misterioz  “Robin Hudi i Villarramielit”.

“Ne jemi të gjithë të shastisur dhe të surprizuar, pasi nuk dimë se nga vijnë këto para ose kush është bamirësi. Ne nuk e dimë cili është qëllimi”, tha kryebashkiaku SIMON.

Disa prej banorëve i morën kartëmonedhat e tyre në një zarf ngjyrë kafe, ndërsa disa të  tjerë morën dhe një letër.

Banorët  të cilëve iu dërguan zarfat ishin një vejushë  që jeton me djalin e saj, çiftet me fëmijë të vegjël, çiftet e moshuara, çiftet e moshës mesatare pa fëmijë.

Disa prej atyre që kanë marrë paratë, kanë shkuar në polici ose në bankë për të raportuar, dhe për të kontrolluar se kartëmonedhat janë reale, gjë që është verifikuar.

Policia nuk ka nisur ndonjë hetim për shkak se, përderisa dhuruesi është i vetëdijshëm, nuk është kryer  asnjë vepër penale.(TemA TV)

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Një Robin Hud misterioz në Spanjë, u lë banorëve të fshatit zarfe me para”

  1. Kozmos says:

    100 Euro ,jane dhurate simbolike , 100.000 , do te ishte Robin Hud.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *