Publikohet video e tragjedisë në shkollë (pamje të rënda)

Mediat e huaja kanë publikuar pamjet e sigurisë së shkollës ku ndodhi sulmi me armë në Brazil. Sikurse duket në video, 17-vjeçari Guilherme Taucci Monteiro nxjerr pistoletën dhe fillon të qëllojë mbi nxënësit e tjerë, duke mos u lënë atyre asnjë mundësi të mbrohen.

Ai qëlloi ndaj drejtoreshës së shkollës Marilena Umezu 59 vjeç dhe mësueses Eliana Xavier 38 vjeç përpara se të hapte zjarr ndaj nxënësve. Më pas hyn dhe autori i dytë, një 26-vjeçar, i cili nisi të qëllonte me armë. Gjashtë nxënës mbetën të vrarë dhe dy punonjës të shkollës.

Ngjarja mund të kishte përfunduar akoma më keq nëse 50 nxënës nuk do të ishin mbyllur në kuzhinën e lokalit të shkollës. Ata bllokuan derën me frigorifer. Ndërsa dy autorët kryen vetëvrasje pas sulmit. Ngjarja ndodhi më 13 Mars në një shkollë në San Paulo të Brazilit.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Publikohet video e tragjedisë në shkollë (pamje të rënda)”

  1. anastasi says:

    Shtimi popullsise ne bote, njerzit jane kethyer ne kafshe,dhe nuk i ndalon dot per krimet qe ndodhin,ka shume kamikaz me depresione qe jane te lire ne rrugen e tyre dhe kerkojne ta zhdukin kundershtarin.Armet jane sheshit dhe ata kamikaz i cfrytezojne keto vrasje pa asnje ploblem,bota e kamikazeve eshte pa njohur,mjere ata njerez qe per fundojne ne tragjedi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *