Sektori i Garave modifikon kalendarin, Superioria përfundon 4 ditë më vonë!

Ndryshon kalendari i Kategorisë Superiore dhe Kupës së Shqipërisë.

Problemet në takimin Kamza-Laçi, si dhe bojkotimi i përkohshëm i kampionatit shqiptar nga ana e arbitrave sollën në mënyrë të pashmangshme edhe ndryshimin e datave, kundrejt kalendarit të përcaktuar më parë.

Nuk do të ketë as ngjeshje të ndeshjeve dhe as kapërcim të javëve në Kategorinë Superiore, por thjesht shtyrje në kalendar.

Pas ndërprerjes 1-javore të aktivitetit futbollistik Sektori i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit vendosi modifikimin e kalendarit të kategorisë Superiore dhe Kupës së Shqipërisë, shkruan Supersport.

Kështu sfidat e kthimit, përsa i përket fazës çerekfinale të Kupës së Shqipërisë do të luhen më datë 3 prill, ndërsa ndeshjet e fazës gjysmëfinale do të zhvillohen siç dihet me sistem vajtje ardhje, por respektivisht në datat 24 prill dhe 8 maj.

Finalja e edicionit të 67-të të Kupës së Shqipërisë do të zhvillohet ditën e dielë, më datë 2 qershor. Përsa i përket kampionatit nuk do të ketë kapërcim në kalendar dhe këtë fundjavë do të luhen rregullisht ndeshjet e javës së 25-të të Kategorisë Superiore, ndërkaq Sektori i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit vendosi që java përmbyllëse e edicionit 2018-2019 të kampionatit shqiptar, e planifikuar fillimisht për t’u luajtur më datë 25 maj, të zhvendoset një javë në kohë, kështu që java e 36-të në Kategorinë Superiore pas modifikimit në kalendar do të zhvillohet më datë 29 maj.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *