“Shpërthen” ish deputeti i PD: Flaka e Bashës dhe Kryemadhit do fiket shpejt! Zoti e ndihmoftë PD-në dhe Shqipërinë

Ish deputeti demokrat Sherefedin Shehu ka komentuar deklaratën e kreut të PD, Lulzim Basha, të bërë para dibranëve për dosjen 184.

Nga Dibra, Basha përmendi emrat që sipas tij implikohen nga kjo dosje, ndërsa Shehu në një postim në rrjetet sociale ka një pyetje për të gjithë dibranët që pritën kreun e PD.

Postimi i plotë i Shehut:

Të Dashur Dibranë,

U gëzova shumë që ju pashë të shtuar dhe me entusiazëm në mbështetje të PD-së. Por, meqenëse Basha foli më shumë për dosjen 184, duhej ta kishit pyetur se ku e ka protagonistin e tij që kjo dosje e viktimizoi dhe PD-së i legjitimoi çadrën.

Dhe këtë nuk po jua kërkoj që unë të fitoj pikë por kjo pyetje e ndihmon PD-në për të gjetur rrugën e fitores.

Nëse shqiptarët shikojnë se kreu i PD-së nuk është në gjendje të mbajë shtëpinë e tij nuk mund të besojnë se ai do të rregullojë Shqipërinë.

Nëse standartet e mira që i përmend çdo ditë nuk i zbaton për vete, nuk besoj se mund t’u mbushësh mendjen të tjerëve se do ti zbatosh për Shqipërinë.

Dosja 184 dhe shumë dosje të tjera tregojnë se kjo nuk është Qeveria që shqiptarët duan, por askush nuk mund të pranojë Republikë të Re me mendje të vjetër.

Sepse kjo bëri që të hysh në çadër dhe të mos dish si të dalësh prej andej dhe tani që i dogje mandatet kam frikë se flaka e tyre do të fiket shpejt.

Zoti e ndihmoftë PD-në dhe Shqipërinë.

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në ““Shpërthen” ish deputeti i PD: Flaka e Bashës dhe Kryemadhit do fiket shpejt! Zoti e ndihmoftë PD-në dhe Shqipërinë”

  1. Koço says:

    Nuk kuptoj si ka mundesi që ky Këlyshi i Krye Kriminelit , Shkatëruesit ,Anti Shtetit e Anti Shqiptarit SAhli Karaxhiçit , ky Debili Lulush , ky Hipokrit Intrigant , ky i pa Udhë , Ky tashmë Ligjërisht duhet shpallur Non Grata , Anti Integrimit , Agjent e me plot gojë Duhet Të Shpallet Krye Bandit i cili është 100% shëmbëllesa e Osmën Gazepit i Vetë Graduar ” Krye Maskaraj i Bandes së Strofullës së SHqupit me Krye Xhadistin , Islamikun , Otomanin Sahli Përbindëshin . O Zot deri kur do qëndrojnë mbi dhe , këta Kancerozë , këta Katallanë të Fëlliqur që po tromaksin botën dhe dëmtojnë imazhin e Një Populli të Nderuar e të denjë për të qënë pjesë integrale e B . E .

  2. Tironsi says:

    Ty ste votoj as familja jote dhe prisje te votonin dibranet.Sado qe te llapni ne mediat tuaja dibranet tashme e dine cilet jane hajdutet dhe vrasesit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *