Toyota investon milionë dollarë në SHBA: Shton modele të reja hibride dhe vende pune

Gjiganti i makinave japoneze, Toyota tha ditën e sotme se është duke investuar një shumë prej 749 milionë dollarëve në pesë uzina amerikane gjë e cila do të shtojë edhe 586 vende pune pasi po rrit kapacitetin e prodhimit të motorëve dhe po shton modele të reja hibride.

Presidenti Donald Trump ka shtyrë prodhuesit e makinave japoneze të shtojnë më shumë vende pune në Shtetet e Bashkuara, pasi Shtëpia e Bardhë kërcënoi të vendoste tarifa deri në 25 për qind për automjetet e importuara, në bazë të sigurisë kombëtare.

Toyota dhe prodhuesit e tjerë të automjeteve kanë qenë duke lobuar shumë për të bllokuar çdo tarifë të re mbi automjetet e importuara.

Toyota tha se do të investojë 288 milionë dollarë në Alabama për të rritur kapacitetin vjetor të motorit nga 670,000 në 900,000 deri në fund të vitit 2021 dhe do të shtojë 4 linja të reja të  cilindrave dhe V6.

Ai gjithashtu do të investojë 238 milionë dollarë në një fabrikë të Kentakiut për të ndërtuar versione hibride të Toyota RAV4 dhe Lexus ES 300h.

Toyota njoftoi vitin e kaluar se së bashku me Mazda Motor Corp do të ndërtonin një fabrikë të re prej 1.6 miliardë dollarësh në Alabama.

Toyota tha se do të investojë 10 miliardë dollarë në pesë vite, me një angazhim të ri për të arritur afro 13 miliardë dollarë gjatë të njëjtës periudhë.

Presidenti i Toyota, Akio Toyoda, do të jetë në Uashington të premten për të mbajtur një fjalim në të cilin pritet të njoftojë për investime të reja.

Reuters

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *