VIDEO/ “Euronews” reportazh për Shqipërinë: Tërheqja turistike më e re në Europë

Televizioni prestigjioz “Euronews”, në një reportazh të shkurtër mbi panairin ndërkombëtar të turizmit që po zhvillohet në Berlin, të përqëndruar mbi teknologjinë dhe qëndrueshmërinë në turizëm, i ka kushtuar një vëmendje të veçantë edhe tërheqjes që përbën Shqipëria në këtë sektor.

“Teknologjia është diçka që po e përdor edhe Shqipëria për të treguar se bota e turizmit është e hapur për biznes. Ky destinacion relativisht i ri, që ndodhet në juglindje të Europës, tërhoqi më shumë se gjashtë milionë turistë të huaj vitin e kaluar duke realizuar një rritje me 20% nga viti 2017. Dikur një thesar i fshehur, me male mbresëlënëse dhe plazhe mahnitëse, tani është bërë tërheqëse për shumë njerëz”, thuhet në përshkrimin që i bëhet vendit tonë nga “Euronews”.

Televizioni i njohur europian ka marrë në intervistë edhe Blendi Klosin, i cili ndodhej në këtë panair për të promovuar Shqipërinë.

“Kompanitë po kuptojnë tani se historia ka ndryshuar dhe operatorët turistikë po përdorin më shumë informatikën. Pra edhe ne po hyjmë në disa fushata të ndryshme ku po përdorim më shumë median sociale, që ndihmojnë Shqipërinë të ndryshojë imazhin e saj, gjithashtu bën të huajt të kuptojnë se Shqipëria është një vend unik që duhet të vizitohet të paktën një herë në jetë”, thotë Klosi për “Euronews” në lidhje edhe me tematikën e këtij panairi, të përqëndruar mbi teknologjinë dhe qëndrueshmërinë në turizëm.

“Shqipëria është fokusuar të tërheqë turistët duke ruajtur një harmoni në mbrojtje të mjediseve të saj natyrore”, përfundon “Eruonews” prezantimin e Shqipërisë në këtë reportazh.

REMOTE_ADDR:[]

4 komente në “VIDEO/ “Euronews” reportazh për Shqipërinë: Tërheqja turistike më e re në Europë”

  1. Gingi says:

    Anglishtja e ministrit….😖😖😡

  2. Opa says:

    I paguan Rama qe te vijne turistet te blejne breket e ciclopes Mevlani

  3. tironci says:

    Vertet, ministri sikur ka “llume” neper fjalet e tij, dhe fjalet mezi rreshkasin. Nuk eshte thjesht pune aksenti, eshte nje menyre e te folurit alla kafeneje. Sikur flet per vete dhe shoqnine e tij, jo per ata qe duan te dine per Shqiperine, pa perfillur fare te shkoqise fjalet. Se si mundet ta kuptojne ata qe e degjojne, vetem ai e din. Nqs je ai qe flet per turizmin, vere vete ne poziten e turistit. Shume veshtire te te kuptosh, O Blendo!

  4. Bekim Peja says:

    Shqipëria e bukur por pronarët dhe kamariret e shohin veten si BIGBOSS dhe klientin si një hiq 🤣, mos e dhasht zoti e bën një ankes se do plas sherri 😂😂💪.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *