SHBA “shuplakë” opozitës: Jo akte dhune në protestë. Qeveria dhe Parlamenti janë legjitimë, ish deputetët të lejojnë ata që duan të punojnë për të ardhmen e vendit. Reagon dhe BE

15 Mars 2019, 12:31Politika TEMA

Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar në lidhje me protestën që opozita do të mbajë ditën e nesërme para godinës së kryeministrisë.

Në një reagim zyrtar ambasada thotë se nxitja apo kryerja e veprimeve të dhunshme, përfshirë edhe shkatërrimin e pronës publike, janë të paligjshme.

Më tej ajo bën me dije se ambasada e Shteteve të Bashkuara i konsideron Qeverinë dhe Parlamentin aktual të Shqipërisë të zgjedhura në mënyrë legjitime nëpërmjet zgjedhjeve të vitit 2017, të njohura ndërkombëtarisht.

Gjithashtu ambasada amerikane vlerëson punën e mirë që është bërë në zbatimin e reformës në drejtësi, përparimin në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe nxit kandidatët në listat e PD dhe LSI që të pranojnë mandatin e deputetit dhe të futen në Kuvend.

“Pavarësisht se protesta paqësore është një shtyllë themelore e demokracisë, nxitja apo kryerja e veprimeve të dhunshme, përfshirë edhe shkatërrimin e pronës publike, janë të paligjshme.

Ne i nxisim të gjithë aktorët e demokracisë shqiptare që të ushtrojnë vetëpërmbajtje në protestën e 16 marsit.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara i konsideron Qeverinë dhe Parlamentin aktual të Shqipërisë të zgjedhura në mënyrë legjitime nëpërmjet zgjedhjeve të vitit 2017, të njohura ndërkombëtarisht.

Ne vlerësojmë punën e mirë që është bërë në zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri, si dhe përparimin në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ka ende punë për të bërë. Ndërkohë që, ata ish anëtarë të Parlamentit të cilët vendosën të braktisin mandatet, hoqën dorë nga detyrimet e tyre ndaj qytetarëve shqiptarë, duhet të lejojnë ata që duan të punojnë për të ardhmen e vendit të bëjnë punën e tyre.

Ne mbështesim të gjithë ata që vazhdojnë të jenë të përfshirë në procesin demokratik në Parlament, në mënyrë që Shqipëria të vazhdojë të ecë përpara, drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.“- thuhet në deklaratën e ambasadës amerikane.

BE: Nxitja e dhunës nuk është e tolerueshme. Mbështesim kandidatët që futen në Kuvend

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri dënon çdo tentativë për të nxitur dhunë gjatë tubimit të opozitës më 16 mars.

Në një deklaratë zyrtare delegacioni i BE konsideron se vendimi për heqjen dorë nga mandatet parlamentare pengon seriozisht funksionimin e demokracisë në Shqipëri dhe ndikon në integrimin e vendit në BE.

Më tej delegacioni i BE bën me dije se mbështet ata që janë të angazhuar në procesin demokratik në Parlament, në mbrojtjen e interesave të popullsisë shqiptare që dëshiron të vazhdojë të ecë drejt BE-së.

Reagimi i Delegacionit të Bashkimit Europian vjen fil pas qëndrimit të fortë të SHBA për protestën dhe djegien e mandateve nga ana e opozitës.

Deklarata e plotë e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri:

Në prag të protestës së 16 marsit, Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë rithekson rëndësinë e të drejtës themelore të të gjithë qytetarëve shqiptarë për të demonstruar.

Kjo e drejtë është një shtyllë qendrore në çdo shoqëri demokratike, por duhet ushtruar në mënyrë paqësore, pa përdorur dhunën. Asnjë formë e nxitjes së dhunës nuk është e tolerueshme.

Ne u bëjmë thirrje edhe një herë të gjithë liderëve të partive që të tregojnë përgjegjësi për të shmangur çdo përshkallëzim gjatë protestave.

Ashtu siç kemi deklaruar edhe më parë, konsiderojmë se vendimi për heqjen dorë nga mandatet parlamentare pengon seriozisht funksionimin e demokracisë në Shqipëri dhe ndikon në integrimin e vendit në BE – një perspektivë që e duan plotësisht 93% e qytetarëve shqiptarë.

Ne vazhdojmë të mbështesim ata që janë të angazhuar në procesin demokratik në Parlament, gjithashtu në mbrojtjen e interesave të popullsisë shqiptare që dëshiron të vazhdojë të ecë drejt BE-së.

Që prej qershorit të kaluar është bërë progres, veçanërisht në reformën në drejtësi, si dhe në luftën kundër krimit të organizuar, por ka ende shumë punë për të bërë në tre muajt e ardhshëm.

Tani është shumë urgjente që të kapërcehet situata politike aktuale duke krijuar një platformë kombëtare për dialog ndërmjet të gjitha palëve të interesuara, edhe duke pasur parasysh zgjedhjet e ardhshme lokale të qershorit.

Shqipëria ka nevojë për një dialog ndërpartiak për reformat më urgjente, duke përfshirë reformimin e kuadrit ligjor zgjedhor në përputhje me rekomandimet e OSBE / ODIHR-it. 

(TemA)

21 komente në “SHBA “shuplakë” opozitës: Jo akte dhune në protestë. Qeveria dhe Parlamenti janë legjitimë, ish deputetët të lejojnë ata që duan të punojnë për të ardhmen e vendit. Reagon dhe BE”

  1. AMY says:

    nje BRAVO e madhe per Ambasaden Amerikane, qe mbeshtet te drejten legjitime ne kete vend, protesten por jo dhunen !!!

  2. Fatal Division says:

    Saluc ta rrasen mire ne torovile Amerikanet
    Uroj qe Te ta ken rras me breket e Armines akoma veshur.
    Bahhh sa e shpifur pjella jote Argita e Xen

  3. Durresi says:

    Uhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhh te futme Bashes dhe Sali Serbit. Hajde te futme hajde. Tashti nuk do mund te kaloj me Basha Atllantikun pas ca kohesh. R.I.P PD-LSI. Te rroj Shqiperia se PD-LSI vdiq.

  4. Konica USA says:

    Hani mutin e Saliut tani, donit te shpetonit koken e kriminelit te Vicidolit goditet koken tuaj.

  5. Sali trimi says:

    Amerikanet luftojne kunder njeri tjetrit “si derrat”, por brenda sistemit. Me veprimin qe bene PD dhe LSI
    duke dale jashte sistemit, tregojne se jane kunder sistemit, detyrimisht jane me teorite revolucionare te Marksit. Ne kete kuptim ata direkt jane armiqe te amerikaneve.
    Kujtoj Bashes dhe Mones te shikojne dhe mesojne nga demokracia amerikane. Sic e dine te gjithe demokratet tani kane mundesi per te propozuar largimin e Trampit. Pelosi tha jo! Ajo spjegoi se nuk do ecet ne ate rruge qe percan me tej Ameriken.
    Bashes dhe Mones nuk u kerkohet nje gje e tille sepse nuk egziston nje problem i dukshem madhor dhe me e rendesishmja eshte qe Saliu dhe Iliri qe nuk kerkojne impicment te zrames, por kerkojne qe ai te japi vete doreheqjen. Kjo i ben ata qesharak, tamam si kohen e Enverit, kur Partia te kerkonte te veje ne fshat…
    Amerika e kupton qe ish opozita ka ndjekur teorine e krijimit te furtunave artificiale dhe si te tilla I trajton.

    1. Sit back and relaks■●▪ says:

      Debil, ne amerike mbizoteron kompromisi edhe kur numrat jane per te aprovuar nje ligj apo reforme sepse ai qe eshte shumice mendon diten kur do jete pakice dhe ecin me parimin trajtoje tjetrin sic do te doje te te trajtonte ai ty. Ne shqiperi mbizoteron arroganca e pushtetit me ate qe ke perfund dhe servilizmi ndaj atyre qe ke mbi koke dmth te huajve. Ik mo na hap barkun me krahasime idiote. Imagjino, makina fotokopjuese e kongresmenit amerikan Engel behet deputete ne shqiperi, ja ky eshte niveli.

      1. Sali Trimi says:

        @sit back….
        Ti “mencuria shqiptare”, mendon qe ne Amerike partia ne pushtet mendon per “diten e zeze” dhe prandaj ndjek rrugen e kompromisit. Kjo nuk eshte Amerika or taj miku. Kjo eshte Shqiperia ku vidh sa te jesh ne pushtet, kur te vi une do vjedh e keshtu me rradhe. Shtetet nuk punojne keshtu ne demokraci, sepse nuk i le ligji. Pra ti sit back e kupton Ameriken sipas llogjikes tende, njelloj si dhe shkruan anglisht ku fjalen “relaks” nuk e shkruan “relax” por e shqiperon ate. Ti je nga ata qe e ben Ameriken(po te kesh mundesi) te lulezuar si Shqiperia.
        PS
        Te lutem kufizohu te shkruash sepse shkrimet e tua jane vetem fjale militantesh. Ketu behet fjale per Shqiperine dhe jo per rrotacion ne pushtet per te vjedhur…..

        1. Bilbilenjet says:

          Lajmi me i mire qe kemi degjuar deri sot.Mbeshtetja e madhe qe na japin Amerika dhe BE-ja,na gezon shume se e kemi nje mbeshtetj te forte.Mjaft me kete opozite qe na ka nxire jeten.

  6. Sit back and relaks■●▪ says:

    Sa me fat ata qe protestojne ne France qe nuk kane ambasade amerikane, nuk ka kush tju japi men se si te protestojne. Vetem ketu ne Majmunistan ia lejon vetes nje ambasade qe te japi men se si duhet te blegerijne delet..

    1. Tony uk says:

      @Sit back and relaks, go and fuck your self prick.

      1. Sit back and relaks■●▪ says:

        after you maestro, ladies first…

    2. Tirona says:

      Pjella Sali Serbit e Monaluqes nuk vend as per komente dhe as te jetojn ne Shqiperi.

  7. Sit back and relaks■●▪ says:

    Sa me fat ata qe protestojne ne France qe nuk kane ambasade amerikane, nuk ka kush tju japi men se si te protestojne. Vetem ketu ne Majmunistan ia lejon vetes nje ambasade qe te japi men se si duhet te blegerijne delet…

  8. Boston says:

    Jam krenar te jem Shqiptaro-American.
    Faleminderit USA, qe mbron te drejten kudo dhe kurdohere. Reforma ne drejtesi e drejtuar prej jush do te jete nje nga shtyllat me te forta te shtetit shqiptar.
    Rrofte USA.
    Poshte agjentet e rusise ne rradhet e PD dhe te cizmes LSI.

  9. Don says:

    Kjo eshte aq e qarte dhe e drejt per drejte sa nuk ke cti shtosh tjeter. Vazhdoni mu..er bjerini legenit. Bastarde.

  10. l says:

    tani bashes i ka ngelur te zberthei zinxirin rames e te gjynjzohet qe rama ta fusi ne parlament prap nga deshtimi ne deshtim per bash gjumashin

  11. Tironsi says:

    Cna duhet cfare thote Amerika , per ne shqiptaret ka rendesi cfare thote Shkullaku , Artan Hoxhe(spiuni i vogel),Mesila e palmes jane disa antare te kazanit qe skane te lodhur duke sajuar dhe shpifur .(genjejne ata qe i paguajne dhe budallenjte e deklaruar te PD se shumica as i fershellen).

  12. ME EMER says:

    Ne Shqiperi kete 30 vjecar aleati yne ” i madh ” U.S.A. ka qeverisur nepermjet ambasadoreve te saj shume kombesh , sikurse eshte Amerika .. ! Shqiptare mbidhni mendjen , shtrydhini trute dhe zgjidhni rrugen e duhur , larg “oportunisteve te planetit ..! RRofte Shqiperia ..!

  13. undefined says:

    E mor sit back nga te ura…….

  14. Apo jo? says:

    Kesaj rradhe nuk ja lyen bythen fare me vazeline ….

  15. Komentuesi says:

    Eshte nje gje vertete per t’u vleresuar.Shqiperia paska miq kudo ne bote qe ja duan te mire,Kete radhe Amerika dhe BE,ka treguar se eshte ne krahe te popullit shqipetar dhe kundra nje opozite te ç’mendur qe eshte hedhur ne sulm kundra nje qeverie te zgjedhur nga populli. Sot,me keto shkrime qe lexuam,te Amerikes dhe te BE,kuptojm se sa poshte ka rene opozita (pd dhe lsi),dhe sa mire eshte ne pozicionin e saj qeveria dhe Edi Rama.Nuk kemi pare deri sot ndonje krim te kete bere qeveria dhe Edi Rama,veç shpifjeve te opozites kundra tyre.Falnderojme Ameriken dhe BE-n per mbeshtetjen e madhe qe po i jep shqiperise per te sigurar zhvillimin e demokracise ne vendin tone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje