Heshtja e presidentit përballë krizës dhe apelit të SHBA e BE

15 Mars 2019, 21:00Politika TEMA

Kriza politike ka mbërthyer vendin prej muajsh nga protestat e opozitës, ndërsa aksioni i saj i dorëzimit në bllok të mandateve të deputetëve ka alarmuar ndërkombëtarët, të cilët po e dënojnë fuqishëm një akt të tillë.

SHBA dhe BE po japin mesazhe të forta që rrallë herë janë bërë më parë në këto vite të tranzicionit të gjatë politik shqiptar. Përveç apelit për një protestë paqësore dhe kundër dhunës, SHBA i lëshoi një mesazh të drejtpërdrejt opozitës shqiptare, duke e fajësuar njëherësh se nuk po punon në interes të vendit.

“Ndërkohë që, ata ish anëtarë të Parlamentit të cilët vendosën të braktisin mandatet, hoqën dorë nga detyrimet e tyre ndaj qytetarëve shqiptarë, duhet të lejojnë ata që duan të punojnë për të ardhmen e vendit të bëjnë punën e tyre. Ne mbështesim të gjithë ata që vazhdojnë të jenë të përfshirë në procesin demokratik në Parlament, në mënyrë që Shqipëria të vazhdojë të ecë përpara, drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian”, thuhet në deklaratën e ambasadës së SHBA.

Qëndrimi nuk u mjaftua me kaq, ambasada e SHBA shkoi dhe më tej duke i bërë të ditur se opozitës se e konsideron Qeverinë dhe Parlamentin aktual të Shqipërisë të zgjedhura në mënyrë legjitime nëpërmjet zgjedhjeve të vitit 2017, të njohura ndërkombëtarisht. “Ne vlerësojmë punën e mirë që është bërë në zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri, si dhe përparimin në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ka ende punë për të bërë”, thekson më tej deklarata.

Ndërsa ftohen palët që të ulen në një dialog politik, duke kërkuar që zgjidhja të vijë nga brenda, Presidenti Ilir Meta po mban një qëndrim jo aktiv në zgjidhjen e kësaj krize politike, duke mos marrë ndonjë nismë konkrete për uljen e palëve në një tryezë, për të qenë ai negociatori.

Sa herë që ka zhvillime të forta politike apo tensionim të situatës, Presidenti nuk ndodhet në Shqipëri, por kryen vizita zyrtare jashtë shtetit.

Në protestën e 16 shkurtit, kreu i shtetit udhëtoi drejt Gjermanisë për të marrë pjesë në konferencën e Sigurisë që zhvillohej në Mynih.

Protesta e dhunshme e opozitës më 16 shkurt pati vetëm një reagim të shkurtër të presidentit Meta nga Berlini: ‘Duke ndjekur me vëmendje të veçantë protestën e opozitës bëj thirrje për vetëpërmbajtje nga të gjithë për evitimin e konfrontimeve dhe dhunës. Qytetarët duhet të protestojnë të lirë dhe duhet të respektohen institucionet”.

Qëndrimi i tij erdhi pas deklarimeve të forta të SHBA, BE dhe OSBE, të cilët reagonin me deklarata të njëpasnjëshme, ndërsa disa protestues po sulmonin kryeministrinë.

Pas një takimi me presidentin gjerman, Meta do të jepte një intervistë për DW-en, ku me një pamje të sforcuar kritikonte vendimin e opozitës për dorëzimin e mandateve, por kërkonte njëherësh edhe reflektim nga ana e qeverisë.

“Vlerësoj se çdo veprim ekstrem nuk i shërben demokracisë, nuk i shërben forcimit të institucioneve dhe nuk i shërben njëkohësisht as integrimit europian të vendit, që është dëshira e çdo qytetari shqiptar. Dhe me këtë është e lidhur edhe shpresa për të mos e shpopulluar më tej vendin tonë, sidomos nga të rinjtë dhe forcat më krijuese të tij. Është koha të kemi një hap prapa nga opozita, por mendoj që është koha të kemi edhe dy hapa pas nga mazhoranca, nga qeveria dhe nga Kryeministri, të cilët duhet të kuptojnë që përgjegjësitë kryesore për qeverisjen e vendit janë të tyre. Është detyra e tyre të japin shembullin të parët në respektimin e Kushtetutës dhe të kufijve që Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë i ka përcaktuar qeverisë”, do të shprehej Meta në intervistën e tij.

Si panoramë kontroverse përballë këtyre qëndrimeve, nga përtej Atlantikut bëhej e ditur se Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Matthew Palmer zhvillonte më 20 shkurt dy biseda të veçanta telefonike me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe me kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi me misionin për të mos dorëzuar mandatet e opozitës. Diplomati i lartë amerikan, siç u shpreh zëdhënësi i DASH për Zërin e Amerikës, “i këshilloi” dy kryetarët e partive “kundër dorëheqjeve të koordinuara dhe në masë të deputetëve të opozitës nga parlamenti, pasi kjo do të dëmtonte përpjekjet për reforma dhe do të dëmtonte një institucion të rëndësishëm të demokracisë”.

Në protestën e 5 marsit përpara Parlamentit, Meta do të priste në Tiranë presidentin slloven Borut Pahor, ku do të lëshonte deklaratën e fortë për një krize jo vetëm politike, por edhe institucionale e kushtetuese.

“Shumë thjesht mund t’u deklaroj se jemi në kushtet e një krize politike kushtetuese dhe institucionale, e cila mund dhe duhet të ishte shmangur. Në mënyrë të vazhdueshme dhe sistematike kam apeluar për dialog midis palëve, jo vetëm për të evituar këtë situatë, por mbi të gjitha për t’i paraprirë atij vendimi të rëndësishëm që u paralajmërua në qershorin e vitit të kaluar për mundësinë e çeljes së negociatave për vendin tonë në qershorin që po vjen. Dhe një ditë pas vendimit të qershorit të kaluar, kam thënë se duhet të fillojmë punën menjëherë me dialog qeveri dhe opozitë, sepse siç iku një ditë – kam thënë – mund të iki dhe një vit dhe mund të mbetemi përsëri në vend”, do të deklaronte Meta në konferencën për shtyp.

Protesta e radhës së opozitës së bashkuar, PD-së dhe LSI-së (partisë që dikur presidenti e drejtonte) mbahet më 16 mars, Meta nuk ndodhet sërish në Shqipëri.

Pas vizitës në Egjipt ai ndodhet në Baku të Azerbajxhanit, ku po merr pjesë në Forumin r 7 Global të Bakusë. Meta është takuar edhe me presidentin Ilham Aliyev. Gjithashtu në Azerbajxhan, Presidenti Ilir Meta, u nderua me Titullin “Doctor Honoris Causa” nga Akademia e Administratës Publike të Azerbajxhanit. (Gazeta Si)

 

11 komente në “Heshtja e presidentit përballë krizës dhe apelit të SHBA e BE”

  1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Nga tempulli i presidencës
    si hoxha në majë t’minares
    predikon “me qetësi e dashuri”
    burri i mender kryeopozitares!!

  2. Lani says:

    Cte beje shpirtkatrani pervec vjedhjeve te paskrupullta ne vendin e vet priten te leshohen dhe flete arresti nderkombetare per trafik droge.Me e keqja eshte dhe akuza per tradhti kombetare dhe aktivitet antishqiptar.

  3. NNP says:

    Jua shkerdheu nenen lekeve tona duke udhetuar ne gjithe boten haleja.Sidoqofte e ndjen fundin afer i gjori…

    1. Sit back and relaks■●▪ says:

      drejt, duhet me ja dhone bruno piaggios leket se nuk mori aq sa donte nga naltegjatesia.

    2. Sit back and relaks■●▪ says:

      drejt, duhet me ja dhone bruno piaggios leket se nuk mori aq sa donte nga naltegjatesia..

  4. biks says:

    KUSH THA QE ILIR FLORIRI HESHT…..???
    ILIR FLORIRI ESHTE ORGANIZATORI KRYESORE…..
    PERSE SALA NUK I THOTE ME ILIR FLORIRI…..

  5. Komentuesi says:

    Nuk ka president Shqiperia,ka nje kukull ne doren e Bashes dhe te Berishes,qe po argalisen.

  6. AM says:

    Ca do flase me shkoqur se kaq iliri. Ka deleguar gruan te dale ne rruge ti beje lufte qeverise.e shkoqur ska!

  7. Vlora says:

    Likja ka vajtur per té takuar président Alyev me porosi te Berishes qe e ka mik dhe merrte me vete canten dhe e mbante te kembet gjate bisedimévé. Ju kujtohet fotografija ?

  8. Dada says:

    Presidentit nuk ja vare gruaja ju thoni presidenti hahaha

  9. eli says:

    Mesa duket po pergatitet azili politik ose ne Egjipt,ose ne Azerbaixhan.Nuk ka arsye tjeter.Nuk i takon ketij qe te shkoje deri atje dhe te kerkoje heqjen e vizave per shqiptaret qe e kane “enderr” te shkojne ne Azerbaixhan.Skifo!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje