Shqipëria U-21, Bushi: Durmishaj e ka derën të hapur, duke dhënë maksimumin do të jemi të frikshëm për çdo kundërshtar!

15 Mars 2019, 15:14Sport TEMA

Trajneri i 21 vjeçarëve të Shqipërisë, Alban Bushi, ka shpallur ditën e sotme listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet që Kombëtarja U-21 do të luajë për kualifikueset e Kampionatit Europian 2021, ndaj Turqisë dhe Andorrës.

Në konferencën për shtyp të zhvilluar në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit trajneri Bushi foli për përgatitjet që do të zhvillojë skuadra e tij në këtë start eliminatoresh si edhe iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në lidhje me grupin e lojtarëve të grumbulluar dhe objektivat që ka Shqipëria në këto eliminatore.

“Turqia është në mendjen tonë  është rival mjaft cilësor, punon shumë më të rinjtë, ka një ekip të kompletuar dhe aty punohet me shumë kujdes për moshat. Janë të gjithë lojtarë që luajnë rregullisht, shumica në Superligën turke, me disa emra që i kërkojnë klube të mëdhenj europiane. E qartë, Turqia është favorite, ndërsa për ne problem është që kemi lojtarë me pak minuta. Gjithsesi, duam lojë të mirë se pari, pastaj rezultati nuk ehete prioritet. 

“Durmishaj dhe raportet me Greqinë? Nuk dua të ndalem te kjo çështje, kam folur shumë. Nuk e di çfarë do të ndodhë në të ardhmen, nuk dua të kthehem te kjo temë. Meqë nuk është pjesë e Greqisë në këtë moment, të shpresojmë të bashkohet me ne, sepse vetë nuk ka folur ende. Zgjedhja e lojtarëve është çështje personale, ku e çon zemra, nuk ka asgjë në dorë Federata Shqiptare e Futbollit. 

“Repartet? Mbrojtja është mjaft mirë, kemi lojtarë shumë premtues, duke nisur nga Bajramaj, lojtar cilësor dhe që ka të ardhme mjaft të rëndësishme. Edhe mesfusha e sulmi ka lojtarë cilësorë.

“Lojtarët nga Kosova? Kemi shumë në ekip, Mala, Sahiti, Zeka, Kryeziu. Ne ftojmë çdo shqiptar cilësor, nuk ka ndryshim për në, edhe pse kohët e fundit nuk kemi thirrur lojtarë të rinj nga Kosova.

“Lojtarët e grumbulluar nga Superioria? Nuk është ndonjë strategji  unë grumbulloj lojtarët që vlejnë dhe nuk ka rëndësi ku luajnë. Kemi lojtarë interesantë në Superiore, po i ndjekim, ka edhe emra si Çokaj, Xhixha, Bardhi, Rrapaj e të tjerë që janë në fokusin tonë.

“Hebaj apo Vrioni, me pak minuta? Shqetësim është, duhen minuta, por për kombëtaren në radhë të parë vjen zemra. Nëse lojtarët luajnë me zemër për kombëtaren, gjithçka bëhet e lehtë”.

Kuqezinjtë 21 vjeçarë do të luajë më datë 23 Mars, në orën 19:00 kundër Kombëtares U-21 të Turqisë në Elbasan Arena. Në ndeshjet e dytë eliminatore, skuadra nën drejtimin e trajnerit Alban Bushi do të luajë në transfertën e Andorrës me datë 26 Mars, në orën 19:00. Shqipëria ndodhet në Grupin 3 sëbashku me Anglinë, Austrinë, Turqinë, Kosovën dhe Andorrën.

1 komente në “Shqipëria U-21, Bushi: Durmishaj e ka derën të hapur, duke dhënë maksimumin do të jemi të frikshëm për çdo kundërshtar!”

  1. ben says:

    Dyrmishaj e beri zgjedhjen e tij dhe kjo nuk ishte Shqiperia. Ky palo trainer duhet te kuptoje se ekipi yne kombetare nuk eshte kosh qe te mbledhe mbeturinat e te tjereve,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje