Turqia publikon listën, ndaj Shqipërisë me një 38-vjeçar, por pa yllin e Romës!

15 Mars 2019, 15:02Sport TEMA

Janë 28 emrat e grumbulluar nga trajneri i Turqisë Senol Gunes për sfidat ndaj Shqipërisë dhe Moldavisë.

Gunes i cili rikthehet në stolin e përfaqësueses turke pas një dekade e gjysmë në këtë grumbullim të parë, ka bërë sërish pjesë të kombëtares veteranin Emre Belezoglu i cili rikthehet te Turqia në moshën 38-vjeçare.

Ndërkohë që nuk mungojnë as lojtarët me eksperiencë si Calhanoglu i Milanit, Burak Yilmaz i Besiktas dhe Cenk Tosun i Evertonit ndërkohë që Gunes ka përfshirë në listë edhe disa lojtarë të rinj premtues.

Megjithatë Turqia do të vijë në Shkodër për sfidën ndaj kuqezinjëve me një mungesë të madhe siç është ajo e yllit të Romës Cengiz Under i cili vazhdon të jetë i dëmtuar dhe nuk ka arritur të rikuperohet në kohë për takimin me Shqipërinë dhe sfidën ndaj Moldavisë.

1 komente në “Turqia publikon listën, ndaj Shqipërisë me një 38-vjeçar, por pa yllin e Romës!”

  1. Sporti says:

    Kto anadollaket duhet te rrifen pa tjeter

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje