16 marsi, dita kur Basha dhe Kryemadhi varrosën protestën politike

17 Mars 2019, 13:30Politika TEMA

Nga Dritan Hila

Me mbylljen e mitingut te 16 marsit, ishte edhe epilogu i mitingjeve te stileve partiake.

Askush më nuk gënjehet të shkojë në mitingje të thirrur nga partitë përveç hallexhinjve që duan një vend pune si militantë.

Ata që rrethonin Bashën dhe Kryemadhin duke parë mrrolshëm rreth e rrotull gjatë mitingut, nga pamja duken se nuk e kanë haberin të votës së lirë ,  apo luftës kundër trafiqeve. Janë prototipat e gjysmanalfabetëve që rriten kampeve rinore të partive dhe kopje të shëmtuara të skuadroneve të sulmit të partive ekstremiste.

Po ashtu gjuha e politikanëve të dorës së dytë që flasin gjatë mitingut apo pas tij i ngjan asaj që përdornin të fortët e lagjes para 20 viteve çka tregon mungesë inteligjence dhe vizioni.

Terminologjia revolucionare e Bashës dhe Kryemadhit tashmë nuk emocionon askënd. Oferta e tyre është po ajo e 2013-ës. Për më tepër të dalësh ditën e Gërdecit që edhe vetë Berisha e cilëson krim shtetëror me Fatmir Mehdiun në ballë, është e tepërt edhe për gustot e trashura të shqiptarëve.

Ndërkohë Tiranës as ia ndiente fare për çfarë zhvillohej kjo protestë dy rrugica larg bllokut. Kafenetë ishin plot dhe jeta pati ritmin normal të një dite të zakonshme te shtune.

Ata që protestonin ishin militantë apo punonjës bashkish të opozitës të ardhur nga rrethet por askush nga elektorati gri nuk prish terezinë për disa që duan të përzënë socialistët nga zyra që të hyjnë vetë.

Protesta e 16 marsit ishte fundi i protestës partiake. Njerëzit që jemi lodhur duke i parë nëpër tribuna, që duan të hyjnë rishtas në zyra për ta vazhduar aty ku e lanë, nuk gënjejnë dot më askënd me parullat për vjedhjet e ekonomisë apo votës që blen Rama, sepse i kanë bërë vetë me pashë, kur ishin ne pushtet dhe askush nuk beson se nuk do ta bëjnë prapë, nëse kthehen.

Nuk kanë as vullnet të hapin sistemin, si një akt sublim përpara asgjësimit të pashmangshëm që po i bëjnë vetes, në mënyrë që alternativa të reja të dalin. E pra kështu si janë katandisur, një kopje qesharake e mitingjeve të ‘90-ës, nuk i dhimbsen askujt.

Kanë filluar që vendin e tyre ta zënë studentët që protestojnë për arsimin, mjekët që protestojnë për dhunën, blegtorët që ankohen për shishen e qumështit që kushton më lirë se një bidon ujë. Këta po, që prekin zemrat e qytetarëve; këta janë njerëzit që përfaqësojnë hallet reale të Shqipërisë dhe janë zëri dhe lëngimi i saj. Pa, për ca që kanë dalë me lugë ne brez dhe kujtojnë se shqiptarët i besojnë, gënjejnë veç veten. Shqipëria ka ndryshuar dhe nuk pranon më demagogjinë. Dhe për këtë kanë meritë të gjithë ata që e kanë ngopur me profka dhe veleritur: nga Berisha tek Basha e deri tek Rama.

34 komente në “16 marsi, dita kur Basha dhe Kryemadhi varrosën protestën politike”

  1. Konica USA says:

    Ketu je vetvetja, uroj qe dhe disa te tjere ti kthehen vetvetes, si Mustafa Nano psh.

    1. adi says:

      Sipas shkrimit te ketij socialistit askush nuk duhet Te protestoje dhe populli duhet te vazhdoje Te duroje edvin ramen dhe qeverisjen e tij te korruptuar meqenese dhe demokratet kane qene alunira per korrupsion. Por pikerisht per kete aresye ata jane nga 6 vjet ne opozite. Ndersa edvin mashtruesi erdhi me premtimin qe jo vetem qe nuk do Te vidhte por se do Te conte perpara drejtesise ata qe akuzoi kur ishte ne opozite gje qe nuk e beri por se u be pale me ta per keta 6 vjet. Keto Jane aresyet per Te cilat populli eshte I zhgenjyer dhe kerkon shporrjen e kesaj qeverie kalbesire mashtruese dhe Te korruptuar.

      1. Ce says:

        Kujt i thoni populli ju turmave me miltante te mbledhur ane e kend shqiperise dhe me zor beheni 12000 vete bashke me punonjesit e Xhelal Mendjeziut, Dhe te Voltana debiles. Dhe bashke me naziskinet e Mamurrasit dhe ato te Haremit veror te Jales mezi mbushni sheshin deri tek ura e lanes. Po pjesen e Majte e keni pyetur ju nese eshte dakord me largimin pa mbaruar mandati te Edi Rames. Jo populli i majte eshte mbi 60% dhe e mbush sheshin nga universiteti deri tek Materniteti Geraldine brenda 1 ore dhe ku do futeni pastaj ju horrat e Muli Geringut apo militantet e Gernetaxhiut Belind Kerrici apo shpellaret e Klevis kerric antikapit

  2. tori says:

    Te gjithe e dine se MBI 85% e protestuesve te ardhur nga Shkodra ishin punonjes apo puntor te Bashkis(ma e dobeta bashki ne Shqiperi)apo te ndermarrjes se ujore,kurse pjesa tjeter prej 15% ishin te denuar per vjedhje apo prishje te rregullit e qetesis dhe nje pjese e vogel do merrnin pjese ne proteste ne kembim te 10.000lekeve.I pate mire sa karaxhoza ishin.

  3. MAJAKOVSKI says:

    Bukur Dritan Hila nje shkrim shume realist. Kuptohet ju flisni per njerzit normal.

  4. Zhzh says:

    BRAVO KJO ESHTE ANALIZE.

  5. Albert says:

    No coment!!!

  6. Adi says:

    Fatekeqesisht sa kohe ata qe dalin ne proteste jane fytyra te demaskuara si saliu, mona, luli e muli, servile si salianji dhe balliu vogel, militante patru qe as nuk e kane idene ca eshte demokracia apo drejtesia po kane hallin te marrin ndonje kocke, aq kohe do rrije ne pushtet kryeministri me hajdut dhe i paafte qe ka pas Shqiperia dhe aq kohe do vazhdoje te beje si pjeshke instagrami duke marre poza “shtetberese” apo do vije verdalle neper Shqiperi duke perseritur fjalimet e tija te peshtira. Fatekeqesisht ky eshte fati i nje populli injorant qe duhet ta ndaje edhe nje pakice e mencur

  7. h says:

    Protestoni per drejtesine e munguar ne Gërdec,zvarranikë të qelbur,
    jo per te sjelle shpellarin në pushtet akoma.
    Populli do preferonte kryeministër pali misken se berishen.

  8. Kosina says:

    Do zemerosh pandoflelepirsin e bacs dhe vajtojcen histerike qe ja jep kujes nga gazetat e Krishtit, Gjekn!

  9. katarakti says:

    Sot Shqiperia ka problem sistemin zgjedhor. Qe populli te kete te drejte te zgjedhe deputetin qe e vlereson me shume dhe jo listat partiake qe perpilohen nga Rama dhe Basha. Ketu fillon ndryshimi dhe ky eshte problemi numer nje per demokracine shqiptare sot. Por as Rama dhe as Basha nuk jane te prirur ta ndryshojne kete ligj qe u heq skeptrin e sulltanit. Opozita qe eshte edhe me e perlyer se pozita nuk frymezon kerrkend. Mban ere 1 000 kilometra larg qe luftojne per pushtetin e tyre personal. Kur degjon a shikon Moniken apo Bashen qe bejne sikur perloten per njerezit e varfer te vjen t’ia futesh vetes. Kaq gomare i dine keta njerezit?! Dhe kush: dy defiçiente qe nuk kane qullosur asgje ne jeten e tyre profesionale!

  10. ronny says:

    Me pak fjale por tejet e sakte kjo analize, jo se shumica e njerezve nuk e dine kete por gjithmone ndjehesh mire qe numri i atyre qe e kuptojne qe ata rrugace partiake qe dalin aty se kan hic hallin e atyre qe pakesohen nga dita ne dite e qe i vine pas, sepse cdo dite e me shume ky popull tejet i lodhur nga shpurrat e politikes nuk ka me as nerv te degjoje hajjdutin te bertase kapeni hajdutin.
    Aspka sdua te them qe nuk ka probleme ky vend dhe qe ka gomerre edhe tek keta qe drejtojne , jo vetem gomere, por edhe berbere qe te qethin e te rruajne finaciarisht ne cdo mundesi qe i jepet, por le ta themi troc dhe sakte,,, mos i ushqeni ata me leke ne zarfa e nen tavoline, dhe duam apo sduam numrat dhe sitet per ti denoncuar jane me shkronja kapitale ne cdo cep rruge,, pra edhe nese ka nga at qe e duan shume lekun e piste,,,eshte detyra jone tja ngecim mu ne gryke ate kofshen e gjelit qe duan te pertypin. Besoni qe me mire do behet nese shuem nga ne mendojne se nje dite do behemi me mire nese duam dhe dime si ta gjejme rrugen per kete. Por kursesi duke pare ata qe thote edhe Hila ketu, disa te coroditur qe mendojne se do kapin ndonje pune si rroje apo bodygard kur te vine keta vulehumburit ne pushtet apo ata te rinj me trurin e shpelare nga ata qe i japin ndonje cope buke edhe ndonje energy drink neper kampe dhe pastaj i shtyjne te paret te dalin e te shkaterrojne,,, jo ashtu nuk ka kurrsesi te behet mire,, kurre as sot as kurre.

  11. Titi i Kales says:

    Plotesisht dakord me shkrimin. Analize e sakte. Ne lidhje me ata qe protestojne dhe ata qe idrejtojne dua te shtoje qe pamvaresisht se jane bere tersisht qesharake ne ato qe thone perseri nuk duhen te nenvfeftesohen ne budallallekun dhe injorancen e tyre. Jane ne rruge dhe kane per te mbetur rrugeve se eshte e vetmja gje qe dine te bejne me mire dhe e vetmja gje qe i ka ngelur te bejne per tu rishitur te paketuar me nje ambalazh tjeter duke shpresuar se mos shhiten ( hahen nga Populli.) Destuktiviteti eshte ADN e tyre. Pas gati 30 vjteve tranzicion te stergjatur populli i nje fare mire. Jane te njejtet fytyra (Monstra i shkon me teper ti quash ) me shume pak prurje te reja q e i shemtojne dhe i demakojne edhe me keq.
    Por sic e thashe Shaterrimi per te mbjlle kaos i bashkon te gjithe ata tani qe e kane kuptuar rrezikun real qe i kanoset nga drejtesia e re qe pritet te funksionoje se shpejti. E kane kuptuar kete e kane kuptuar qe nuk mund te luajne me brenda sistemit e te fitojne ( ebene e nuk ja dolen me vonesa ) ndaj dhe dolen jashte tij me shpresen qe te luajne karten e tyre te fundit Revolten Popullore qe ne fakt nuk ka lidhje me popullin por vetem me shkaterrimin dhe kaosin. E perseris nuk duhen te nenvftsohen ne destruktivitetin e tyre e aq me teper qe mund te kene kanale te hapura financimi nga sherbime te huaja fqinje por edhe me larg per te shkaktuar trazira sociale e viktima te cilat i duan medoemos. Duket qe dhe populli me gjithe hallet e problemet qe ka i ka braktisur totalisht dhe prandaj kane ngelur vetem me trupat e gatshme te PD e te Monikes .Tani qe kuptuan qe nuk mund te genjejne me popullin e ti shtonin rradhet e protestuesve patjeter do te fillojne me planin B jashte sistemit qe eshte pjese recetave te gatshme qe i vijne nga ata qe i financojne. Ndaj nuk cuditem qe ne vijim te degjome edhe shkaterrime te prones publike me akte tipike si hedhje ne here te shtyllave te tensionit te larte por jo vetem me qellim qe te bejne jeten e njerzve sa me te veshtire e per ti meshuar faktit qe kjo qeveri nuk qeveris ( Nenkupto EDI RAMA ) duke shpresuar per te rritur numrat e “” Üraganit te tyre Popullor”” e pastaj te vendosin ne tavaline rrgullat e tyre te lojes per ta marre pushtetin ne tavoline.
    Duhet pranuar qe jane kreative ne Destruktivitetin e tyre pasi kane nga mbrapa ustallare qe po vejne ne rrzik nje bote te tere. me nderhurjet e tyre.

  12. Prona lesh e li says:

    Partive u doli boja. Njerezit shikojne punen e vet, nuk shkon me kush pas politikes.

  13. Ardjan says:

    I shkëlqyer,por kjo analizë kaq reale nuk duhet të kalohet në harres përndryshe këta gjysëmanalfabetët apo bastexhinjt e papunë tashmë ,nesër do i kemi drejtorë e lloj lloj brejtës së taksave te shqiptarve. Sot pena dhe mendje të tilla i duhen vendit.

  14. ARD stars says:

    Te lumte Tani,
    Ke ofruar nje nga shkrimet e tua me te mira ne media. Qasje brilante ndaj protestes dhe situates politike ne teresi, stil elegant ne shtjellimin e ideve, impresionues ne deshiren per t’ju adresuar shtresimeve te ndryshme te lexueseve.

  15. Ce says:

    Exelent, analize perfekte. Nuk meret pushteti me naziskinet e mamurasit te komanduara nga Muli Geringu dhe as nga puntoret e Xhelal Mendjeziut apo te Voltana debiles

  16. Kulaku says:

    Pershkrim romantik na bet zotri…eskursion zbavites apo qofte edhe nje dasem .Sidoqe te ishte miku im…nje eshte e verteta…ky popull po vuan 28 vjet dhe ka hall te madhe serioz…kete ju gazetaret munde ta pershkruani ju lutem pa ngjyra politike…ja kesht vertet jini human dhe patriot te ndershem shqiptare…mesazhin e moren mesiguri ata qe e kerkojne…sa per deket sarijne te kuptojne kure ndaje dhe vuajne sot…

  17. Niko says:

    PO TË LUMTË MO, MË KE PËLQYER ??

  18. goliku says:

    I SAKTE TANI….. OK…..

  19. eri says:

    bravo,keshtu duhet te flasin te gjithe personat publik.analize serioze.

    1. Berti says:

      Nga protestat e deri tanishem duhet ta kene kuptuar politikanet e ketyre 25 viteve se populli nuk genjehet me .prandaj keta politikane ta mbyllin sqepin qe nga saliu meta basha e rama se genjeshtrat e mashtrimet nuk i ha me ky popull.ta harojne.bravo analiza ishte prefekte te lumte hila.

  20. luka says:

    Po mo po, analize shume e mire, por ne asnje menyre nuk mund te rreshtohet emri i qytetarit dhe reformistit Rame bashke me ato te shpellareve, krimineleve Berishe dhe Bashe.

  21. studenti says:

    Sot e ke qare Dritan. Ke erdhur ne brazde, se disa kohe me pare ishe be pak si cinik dhe kjo te bente te mllefosur. Sot madje ke pak kohe qe je be realist. Ky shkrim eshte brilant.

    1. Berti says:

      Per cfare reforma flet ti luka .per reformat e leshit qe ka bere rama me pensione qe ste dalin as per te pire nje kafe ne dit.

  22. Korkodili says:

    z.Hila|
    =Vjedhja me e madhe e votes u be kur 6 deputet te PS u blen nga Saliun dhe kaluan nga PD kryesuar nga KaCI I ZI.
    -si shperblim per kete moren mandatin ne zgjedhjet e ardhshme .
    -A ka shitblerje votash me flagrance se kete rast .
    -Kete e din te gjith edhe nderkombetaret.

  23. Realisti says:

    ADITAN HILA SHUME SAKT KJO ESHTE ANALIZE OBJEKTIVE .
    KJO ESHTE PANORAMA E SHQIPERISE SE SOTME.

  24. Sali kerma says:

    Cfare ke pi sot qe je kthjellu?!

  25. Zgalem says:

    Analize brilante . Mjafton nje shprehje : Kafenete ishin plote , kur zhvillohej protesta . Askush nuk cante koken se c’ndodhte te Kryeministria . Ja u co kete analize , Rakipit , Bushatit dhe Lubonjes “Te pa expozuarve ” , qe u ekspozuan ne c’do plan xhirimi . Kete analize duhet ta lexojne Drejtusit e opozites , per te njohur realitetin , ku veprojne . Eshte ne te mire te tyre . Zgalem

  26. Perparim Tarko says:

    Bravo analize e sakte me mire vone se kurre qe e ka kuptuar z.Hila

  27. luka says:

    Ti o Berti kerkoja pensionin Berishes se ai i vuri tavan. Ky tjetri te ka dhene mundesine e korrigjimit po e pate ate te drejte. Nga ana tjeter, niveli i pensioneve ne Shqiperi eshte pasoje e drejtperdrejt e shkerrmoqjes qe i beri Berisha vendit dhe ekonomise dhe borxheve deri ne fyt qe la pas. Te pakten do ishit si ne Maqedoni ku nuk iu vu zjarr vendit me prona mbi prona, me ndertime te paligjshme dhe nderhyrje ne sistemet elektrike dhe hidraulike, ne shkretetim plantacionesh dhe pyjesh, me shperfytyrime te sistemeve arsimore e shendetesore, per te mos permendur gjyqsorin dhe administraten e korruptuar deri ne fyt. Si te duken ty keto? Hape mendjen qe te arrish te shkaktari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje