Kastrioti triumfon ndaj Tiranës, paqe në Laçi-Flamurtari

17 Mars 2019, 16:08Sport TEMA

Kastrioti ka arritur të mposhtë Tiranën me rezultatin minimal 1-0 dhe të konfirmohet si një skuadër që do të luftojë deri në “frymën e fundit” për mbijetesën.

Për krutanët mjaftoi një gol i shënuar nga Marku, pas ekzekutimit të saktë të një 11-metërshi, që u akordua me shumë bujari nga arbitri kryesor, në favor të skaudrës së Kastriotit, ndërsa bardheblutë nuk arritën të ndryshojnë shifrat.

Situata u komplikua që në fillim për skuadrën e Memës, pasi sulmuesi Ngo ra pre e provokimeve të vendasve dhe humbi qetësinë, duke rrezikuar përjashtimin me karton të kuq. Pikërisht për këtë arsye, trajneri bardheblu e largoi nga fusha, për ta zëvendësuar me Grent Halilin.

Megjithatë manovra bardheblu, e ndikaur edhe nga terreni aspak i përshtatshëm, nuk ishte në lartësinë e duhur dhe rrallë herë arriti të kërcënojë kuadratin e portës së Çekrezit.

Me këtë fitore, Kastrioti ngjitet në kuotën e 24 pikëve, 4 më pak se Luftëtari dhe 5 më pak se Tirana, skuadra me të cilat do të garojë për mbijetesën, shkruan SS.

Në barazim pa gola përfundoi edhe sfida tjetër e ditës së sotme në Superiore, ajo mes Laçit dhe Flamurtarit. Starova debuton kështu me barazim, ndërsa asnjë prej skuadrave nuk bëri mjaftueshëm për të fituar këtë takim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje