Paranoja amerikane që vuri opozitën në rresht pas Berishës!

17 Mars 2019, 18:25Editorial TEMA

Nga Mero Baze

E gjitha ka ndodhur prej Dhjetorit të vitit të shkuar, kur një gjykatë në SHBA i ka hequr djalit të Sali Berishës, alibinë për rolin e tij si trafikant armësh dhe sekser i aferës korruptive në Gërdec.

Shkëlzen Berisha ka gëlltitur në heshtje humbjen e një beteje, e cila ishte plani i Familjes “Berisha” për t’u pastruar me duart e SHBA, nga një histori që çdo shqiptar  e di mirë si ka ndodhur.

Me shpresë se ata mund të fitonin një gjyq në SHBA, për të pastruar imazhin e djalit që synon të marrë partinë e babait, ata shpresuan po ashtu, se do të justifikonin dhe 60 milionë dollarë nga lekët e korrupsionit, përmes parave të pastra që mund t’i merrnin një shtëpie botuese amerikane.

Vendimi fatal i Gjykatës së Floridës, e ka lënë Shkëlzen Berishën pa të ardhme politike, pa shpresa për të legalizuar paratë pa faturë nga korrupsioni, por mbi të gjitha të pasigurtë për të ardhmen e tij me drejtësinë e re shqiptare.

Pas gjyqit të humbur, ai dhe familja e madhe e Berishës, është ndeshur dhe me refuzimin e vizës amerikane, çka e ka shtuar dhe më tej paranojën e Sali Berishës.

Kaq mjaftoi që ai të përpiqej t’i tregonte “dhëmbët” SHBA, duke tentuar të destabilzojë situatën përmes opozitës, me shpresë se ata do flisnin me të.

Fare papritur, pas këtij vendimi Sali Berisha ashpërsoi gjuhën në Kuvend, dhe pas dy paralajmërimesh, ai arriti të tërheqë opozitën nga Kuvendi, duke djegur mandatet.

LSI ishte e gatshme ta pranonte vendimin, jo si opsion i Monikës, por si paranojë e përbashkët e Ilir Metës dhe Sali Berishës, ndaj SHBA. Duke parë sinjalin e Gjykatës së Floridës, si një histori kundër tyre (ata i dinë gjykatat amerikane si këto të Tiranës) dhe më pas, refuzimit të vizës për familjarët, ata nuk e kanë pasur të vështirë të merren vesh bashkë për këtë histori.

Disa opozitarë që realisht kanë qenë kritikë me Berishën si Shehi, Ndoka, Duka e Dule, kanë përfunduar tek Berisha, përmes skemës së luajalitetit me Bashën. Duke i qëndruar besnikë atij, duke i shërbyer atij si aleatë, për të spastruar partinë nga armiqtë e vet, duke ruajtur luajalitetin me të, për aksionin politik, kanë përfunduar tek urdhërat e Berishës për Bashën.

Kështu nën paranojën e një sulmi që po vinte nga SHBA, Sali Berisha arriti të tërheqë opozitën pas hallit të vet, duke e kthyer sot në një turmë informale që tenton të dalë në televizor me maska kundragazi dhe pas gomash të djegura makinash.

Gjashtë vjet pas ikjes nga pushteti, Partia Demokratike por dhe fraksionet e tjera opozitare, përfshi LSI, janë më shumë se kurrë të identifikuara me Sali Berishën. Në një kohë kur vendi ka plot energji opozitare majtas dhe djathtas, kur grupe të ndryshme tentojnë të sfidojnë opozitën zyrtare për t’u faktorizuar, opozita zyrtare, ka përfunduar e gjitha në duart e Berishës dhe nën komandën e tij.

Të futur në kurthin e tij, dhe sidomos në paranojat e tij, tashmë opozita ka më shumë problem të justifikojë aksionin politik radikal, si një nevojë të opozitës, se sa ta bëjë atë. Nuk është vështirë të gjuash me kapsolla policinë apo të ndezësh goma e të përplasesh me policinë, ndërkohë që ke dalë nga sistemi politik.

Problem është të bindësh një shqiptar normal, se çfarë ndodhi dy vjet pas humbjes në zgjedhje, që befas u mori pas vetes një një njeri, për shkak të problemeve të veta.

Sot opozita zyrtare nuk ka më asnjë fraksion, asnjë zë, dhe asnjë media të jetë kritike me Berishën, duke shënuar një rekord të frikshëm gjashtë vite pasi ai ka ikur nga pushteti, me shkretëtirën politike dhe mediatike që ka krijuar.

Mjafton të shikosh se si media që nuk lënë çdo model brekësh të dyqanit Arminës pa ekspozuar dhe çdo foto të saj në hotele me pesë yje, që nuk guxojnë të botojnë as lajmin që Shkëlzen Berisha ka humbur gjyqin në Florida, për të kuptar se në kurthin e Berishës, nuk ka rënë vetëm opozita zytare, por dhe shtypi që nuk është se është aq luajal me Berishën, por që tashmë është rreshtuar për ta konsideruar problemin e  tij, problem kombëtar.

Protagonizmi i tij dhe familjes së tij, është më shumë se kurrë dominant në opozitën zyrtare dhe ka tërhequr zvarrë opozitën për hallet e tij, në një humnerë politike.

Dhe e gjitha ka nisur pikërisht kur ai ka humbur shpresën të pastrojë historinë e djalit të tij, për ta piketuar si pasardhës në parti.

Deri tani i kishte bërë të gjitha. Nuk e bëri dot të famshëm si intelektual, por i gjeti një femër që shet të brendëshme mode, që e bëri të njohur. Nuk e bëri dot të pranueshëm si njeri mediatik, por hodhi miliona euro për të financuar portale e media që të duket që ka shtypin dhe këshilltarët e tij. Tani i duhej dhe pastrimi i së shkuarës, të cilën tentoi ta bëjë përmes një operacioni në drejtësinë amerikane. E vetmja gjë që ka bërë deri tani, është që ka paguar shtrenjtë, ca avokatë të cilët e kanë varrosur më shumë se sa e kanë pastruar. Dhe meqë nuk bleu dot të shkuarën e djalit, po tenton të djegë të ardhmen e opozitës, që të mos e gëzojë më askush. Dhe mirë e bën se askush se meriton, derisa arrin të vërë në rresht akoma politikanë, deputetë, ish ministra, gazetarë e botues, tashmë i zemëruar si Vjehrri i Arminës.

 

 

37 komente në “Paranoja amerikane që vuri opozitën në rresht pas Berishës!”

  1. vlonjati says:

    MERO,,,ASKUSH NUK I SHPETON DOT DREJTESISE AMERIKANE,,,,,ATA ERDHEN NE SHQIPERI PER TE BERE REFORMEN NE DREJTESI,,,,SEPSE I DHIMBSET KY POPULL PROAMERIKAN TE VIDHET,,,,, NEPERKEMBET,,,,,VRITET,,,,,,GRABITET,,,,DHE TE JETOJE NE VARFERI ,,,,, NGA SHPELLARET E SALI BERISHES,,,,,POR EDHE POPULLI SHQIPTAR JA KA HEQUR ME KOHE VIZEN SALI BERISHES DHE CETES KRIMINALE TE TIJ,,,,,BURGU I RECIT DO MBUSHET NJE DITE,,….////

    1. Amy says:

      TE LUMTE MERO, NEKA OPOZITE TE VERTETE SOT JE TI DHE GAZETA TEMA, TE TJERET VAZHDOJNE TE TREMBEN, OSE ME SHUME JANE TE PAGUAR NGA KJO FAMILJE MAFIOZE QE DO ME CDO KUSHT TE KRIJOJE KAOS DHE LUFTE KETU, VETEM PER TE MBROJTUR BYTHEN E TYRE, TE KJO KA DORE EDHE PRESIDENTI JONE QE DUKET SE I KA HUMBUR VULA DHE GRUAJA

  2. Black Eagle says:

    Turp i madh per gjithe Shqiperine qe shkon mbas nje pseudo kryetari te nje partie qe ka bere bere ne Shqiperi ate qe nuk e bene armiqt me te medhenj, Europa ka te drejte mos na pranoi pasi jemi nje shtet sherbetoresh te simboleve partiake edhe kur ato i suerbejne vetem nje personi, DREJTESIA E VETMIA SHPRESE PER EVOLIMIN E NJE SHOQERIE JO DEMOKRATIKE.

    1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


      @Black Eagle
      .
      Turp i madh
      e tha i pari
      që të shkosh
      pas një të marri.
      të dalësh
      për të në rrugë
      ësht’ të hash
      turpin me bukë.
      .
      Mirë e dinë
      Shqipëtarët
      Sala mblodhi
      zullumqarët
      i ka kapur
      në të keq
      e pas vetes
      i tërheq.
      .
      Për Saliun
      nuk se ndjejnë
      mundet, biles
      t’a urrejnë
      po të gjithë
      janë në hall
      nga i biri
      i tij, budall.
      .
      Ndaj s’pushojnë
      me të sharat
      se u dalin
      të palarat
      ndaj dhe dalin
      protestojnë
      që cunamit
      t’i shpëtojnë.
      .
      Siç e thotë
      Mero më sipër
      siç lexuam
      dhe në libër
      siç u pa
      dhe në gazetë
      faktet janë
      flasin vetë.

      Bëjn’ të lajnë
      ç’Zeni ka dhjerë
      po degdisen
      në humnerë
      se dhe pushteti
      u iku
      e krruan
      me gjethe fiku.

      1. Black Eagle says:

        Bukur ja paske qendisur, nje varg per Lirine qe I bene presion plakushit zuzar per te ngaterruar punet e shqiptareve duke destabilizuar vendin dhe me kodet e percaktimet CADRA E LIRISE NE 2017 dhe SHESHI I LIRISE tani, si per tu justifikuar se nuk e bene me deshiren e tij e me shpresen we historia do ja pranoj kete padretesi te rradhes .

      2. huri says:

        Bravo me, rimë

  3. sulo Permeti says:

    “Apres moi le deluge”…”Pas meje le te behet qameti”.Ky eshte vendimi i nje monarku mizor frances….por ama gati 500 vjet me pare.Kete mentalitet ogurzi ka Saliu sot,ne shekullin e 21.

  4. Detari says:

    Llafe kot, agje nuk i behet berishave, jane te pasur.

    U plaket duke u marre me ate familje ata e shtyn jeten ne pasuri.

    Prokuroria shqiptare eshte per te qeshur

  5. Arber Iliri says:

    Shtoi kesaj Mero edhe interesin e Serbise ne rradhe te pare per destabilizim te Shqiperise ne momentin e tashem per negociatat me Kosoven, si dhe interesat antishqiptare per moshapje te negociatave me BE.Pjesa me e madhe e politikaneve te opozites jane te zene nga qarqet antishqiptare te brendshme e te jashtme.Luli eshte prushe me hetimet e FBI dhe Skocise, mos e mendoni se eshte si me drejtesine shqiptare.Keta te futin ne burg kur ti mendon se eshte mbyll ceshtja.Jane teresisht te djegur ndaj edhe duan te bejne c’ka po bejne, por kurre se mendoja se i gjithe taborri do te ishte kaq i kompleksuar prej tyre sa shkuan ne hale per ta.Vertet interesante.me dal Murrizi me i paster e i mencur, se Rudinen e mendoja si vajze e studiuar jashte dhe pa komplekse.
    Dalja nga parlamenti eshte si nje kobure qe do shrepet se s’ben o kunder tjetrit o kunder vedit.Keta e drejtuan ndaj vedit he shume mire per vendin se pastroi politiken nga nje dore kriminelesh serioze.

    1. Labi says:

      O idiot,fole ti burre pa fare?!
      Negociatatve Kosoves,jane nen ombrellen Ruse.

  6. qazim says:

    Si gjithnje,i ke thene te gjitha me kete shkrim.

  7. TNT says:

    Gjigand je, trim duhet thene qe ja ras k… deri ne germaz kesaj familje te ndyre, ketyre plehrave qe na shkaterruan cdo shprese duke blere injorancen. Hallall ta bofte zoti, se ketu ja ke futur ne sum edhe te gjithe atyre palacove teOp Opinionit qe na cane k…. per note

    1. FIX316 says:

      Ti,z.TNT,i ke thene me mire e me qarte nga Mero Baze.Bravo !

  8. Timi says:

    Shumë ngadalë kjo reformë në drejtësi. Kështu si po ecën do vdesë nga mosha jo vetëm Berisha por edhe Salianji.

  9. orli says:

    Mero! E vertete cfare shkruan ti por po aq e vertete eshte se me kryemonstren jane bashkuar dhe monstrat e vogla qe ishin mesuar te mos paguanin taksa, drita, uje, te vidhnin ne cdo tender e cdo pasuri kombetare pa harruar qe gjithmone kane bere lojen e sllaveve.

  10. Sit back and relaks says:

    Mero juridiksi, mos iu fut interpretimeve ne nje fushe qe nuk ja ke haberin nga ana profesionale, qendro ne fushen ku shkelqen, ate te propagandes. E vemja gje qe me vjen keq eshte qe vazhdon te tallesh me ndjenjat e sinqerta te atyre qe besojne militantisht ne menyre te verber propaganden tende..

  11. Sit back and relaks says:

    Mero juridiksi, mos iu fut interpretimeve ne nje fushe qe nuk ja ke haberin nga ana profesionale, qendro ne fushen ku shkelqen, ate te propagandes. E vemja gje qe me vjen keq eshte qe vazhdon te tallesh me ndjenjat e sinqerta te atyre qe besojne militantisht ne menyre te verber propaganden tende…

  12. NjeQytetarOptimist says:

    Me quajne Sali Berisha mua o budallenj.. Ehhh ehh.. S’me njifni mire mua.. Me shifni gruan e djalit c’fare brekesh speciale ka nxjerre per shitje nga vitrina.. Shikoni kazanin e Te Paekspozuarve ku u kap kontrata fallco nga nje plakush por kur vriten 26 vete dhe gjykata ka bere shembull pergjegjesin do nxjerrim ca mjerkrroshe Bushatra e Lubonjra e ca Zhejra te flasim per opoziten qe me dhune eshte e vetmja menyre te heqim kete qeverri.. Po or po ta them une qe kam qene pro heqjes se mandateve dhe ndodhi pikerisht tani.. Rama eshte oligark more.. Ka vjedhur me para droge zgjedhjet.. Po nuk dha doreheqjen ai, s’futemi ne zgjedhje.. Do bejm c’fare te duam dhe themi ne sic kur ishim ne ish-qeverri.. Shif tani pikerisht Serbine duke u perpelitur nga politika e brendshme sepse ka NJE ADAP ne majen e politikes shqiptare.. Politika e shqipfolese me e unifikuar se kurre dhe Serbise po I merret goja dhe s’dine nga cili cep te hidhen.. Sa ka qene Sali Bajga ne pushtet shqipfolesit vetem kane qene te percare nga ky ish agjent I UDB-se qe verioret e quanin si “Babain e Kombit” dhe nje vrime ne uje beri vetem me llafe.. Ka blere kazanet Rama ?!?! Hapni televizorin dhe shifni c’do stacjon qe I jep te drejte per gjene me te vogel.. Harruat qe 2 vjet te shkuara kur filloj t’ju vinte drurin e pergojonit sikur te mos ishte Kryeministri I Shqiperise por nje vagabond me fjalet me te ulta.. E paragjykuat e shpifet duke I nderthurur skenare dhe nuk e linit te fliste duke e ndrerprere ne c’do emisjon.. Nuk jam kundra ta mbash Kryeministrin pergjegjes por jo deri ne degradime.. Korrni ate qe mbollet tani.. Aty do e keni..

  13. Korkodili says:

    z.Mero
    =Vjedhja me e madhe e votes u be kur 6 deputet te PS u blen nga Saliun dhe kaluan nga PD kryesuar nga KaCI I ZI.
    -si shperblim per kete moren mandatin ne zgjedhjet e ardhshme .
    -A ka shitblerje votash me flagrance se kete rast .
    -Kete e din te gjith edhe nderkombetaret.

  14. allau dhe perndia says:

    I nderuar Mero,bravo,bravo,te lumt,te lumte dora dhe pena me kete shkrim te jashtezakonshem,me sakte,me te mire,
    me te argumentuar,nuk mund ta shkruaj kete shkrim i madh je gazetar me te mire nuk ke:E para opozita shqipetare ka dal jashte kontrollit,opozita drejtojet nga nje njeri kardialog psiqik ne depresion i cili eshte hequr si trim dhe politikan i pa zevendesushem,ky kardialog qe e quan veten trim eshte aq frikacak me frikacak se nje lepur dhe para Amerikaneve ky psiqik burr nuk ja mban dhe a fle dy ore gjume apo jo.Ky faqezi e ka nxjerr opoziten jashte kontrollit dhe nuk e bene me dot zap.Me Ameriken mos e kruaj se ta kruan dhe te bene ate qe s’ta bene njeri ne kete bote,prandaj Berishanet do ta shikojne fundin me ato qe kane bere dhe kane mashtruar nje popull te tere.

  15. Koba says:

    Pershendetje Z.Mero dhe Gopistit te Nshrakut.I keni rene Pikes.Po nuk po shohim te levize Prokuroria!!1valle do ta marrin Yryshin per ti hapsanosur Delenxhinjte?????

  16. Koba says:

    Pershendetje Z.Mero dhe Gopistit te Nshrakut.I keni rene Pikes.Po nuk po shohim te levize Prokuroria!!1valle do ta marrin Yryshin per ti hapsanosur Delenxhinjte?????
    Po preshendes vetem Gopistin e Nderuar se me vargjet e tij Bukur ka qelluar.Vargu ju befte TOP.Dhe Armines Mu ne Gop.

  17. Sit back and relaks■●▪ says:

    197

    Jan 17, 2019

    Notice of Appeal as to [DE 193], [DE 145] and as to 74 Order on Motion to Amend/Correct,,,,,,, 117 Order on Motion for Extension of Time of Discovery Cutoff Deadline,,,, 87 Order on Motion for Reconsideration,, 121 Order, 104 Order on Motion for Extension of Time to Amend,,,, 80 Order on Motion for Reconsideration, 135 Order on Motion for Extension of Time of Discovery Cutoff Deadline,,,, by Shkelzen Berisha. Filing fee $ 505.00 receipt number 113C-11323417. Within fourteen days of the filing date of a Notice of Appeal, the appellant must complete the Eleventh Circuit Transcript Order Form regardless of whether transcripts are being ordered [Pursuant to FRAP 10(b)]. For information go to our FLSD website under Transcript Information. (Rose, Brandon) (Entered: 01/17/2019)

    https://www.courtlistener.com/docket/6241927/berisha-v-lawson/

    Appellate Filings/Notice of Appeal to the 11th Circuit Court of Appeal
    – $500.00 + $5 Docket Fee (Pursuant to 28 U.S.C.§ 1917)

    Nuk e di si te duket ty Mero po mua me duket sikur Xeni e ka cuar ne apel ne 11th circuit court te pakten keshtu e kuptoj bazuar ne ca thuhet dhe ne receipt fee qe eshte paguar nga xeni
    Dhe nqs ka shkuar ne apel ka nje 50% shans qe vendimi te ndryshoje ne favor te tij ose qe palet te arrijne nje agreement, kjo sipas statistikave te pergjithshme te ceshtjeve qe kane shkuar ne apel ne 11th circuit court.
    Gjithashtu nqs ceshtja eshte apeluar nga xeni sikur nuk ka kuptim gjithe ai argumentim pasionant qe i ke bere idese se venies ne rresht pas berishesh etj etj etj.

    Dhe po ashtu sikur nuk ka kuptim qe te ushqesh tek militantet dhe viktimat idene se nje gjyq civil ne amerike mund te behet arsye per nje gyq penal ne shqiperi. Asgje nuk e ka penguar prokurorine shqiptare qe nga 2013 te hetoje xenin, asgje nuk e ka penguar qeverine shqiptare nga 2013 e ketej te hapi padi penale per Fatmir Mehdiun, Aldo Bumcin, Delijorgjin, Pinarin, saliun, xenin etj.
    Gjyqi civil i xenit ne amerike dhe rezultati i tij nuk ndryshon asgje as pozitivisht as negativisht ne arsyet se pse prokuroria shqiptare duhet te hapi hetimet per perfshirjen e xenit ne gerdec dhe te hapi padi penale ndaj sali berishes, Fatmir Mehdiut, Aldo Bumcit, Delijirgjit, Pinarit per pengim te drejtesise.
    Edhe sikur Xeni ta zeme fiton apo e mbyll gjyqin me marreveshje me palen tjeter kjo nuk e shpall ate te pafajshem per gerdecin dhe akuzat penale qe mund dhe duhet ti ngreje apo kishte ngritur me kohe prokuroria shqiptare
    Gjyqi civil ne Amerike nuk behet per te vertetuar vertetesine e akuzave ndaj Xenit per gerdecin, por pretendimet e Xenit per shfrytezimin e emrit te xenit dhe perfshirjen e emrit te tij ne liber pa te drejta me qellim rritjen e interesit per librin dhe rrjedhimisht shitjen e tij me sukses. Mos harro Mero se ne fund te fundit te verteta apo jo ato qe shkruhen ne liber shtepia botuese do te dali me fitim pasi FITIMI eshte qellimi kryesor i nje biznesi ne amerike e kudo.
    E kuptoj qe situata politike kerkon demoralizimin e kundershtarit ke cdo kusht e cdo mjet sepse situata eshte e veshtire per shalegjatesine e tij por per etike gazetareske dhe korrektesi me lexuesin duhet ti thuash qe ceshtja eshte apeluar, nqs jam une gabim ma verteto se helbete gjini pa shkolle zotni hetues.

  18. Alban Dega says:

    Replike e detyruar me Lulush Karabushin e co.

    DUART E PERGJAKURA…. DUAR NE PRANGA !

    – Kur i ke duart me gjak mos i drejto gishtin askujt o Lul P…jeshka Mashkull!

    – Nga Alban Dega Nju Jork
    Si minister Transporti vodhe jo 235 milione euro, por 600 milione euro me Banden e Gangstereve te Saleh Ramollah Stanishic Putinit !
    Lexoni konkluzionet shkencore te nje nga heronjt e dhjetorit 90, ish-minister, ish deputet I PD-se Prof. Ing. Arben Mecaj per mastrafin rrenues financiar te Autostrades se Kusarise se Kombit:
    http://www.gazetadita.al/sharlatanizem-donkishotizem-apo/.
    Nderim per kete shkencetar te inxhinjerise se ndertimit dhe shqiptar te madh, i cili jo vetem denoncoi pa jetesuar akoma kete megakusari, por pati guximin qytetar e atdhetar te jepte doreheqje te pakthyeshme si drejtor e Drejtorise se Rrugeve ne ministrine e Transportit!
    Nje shembull per tu ndjekur!
    Nje mesim atdhetarie e qytetarie gati i pashoq ne historine 100 vjecare te Shqiperise, i ngjashem me ate te ish- ministrit te Drejtesise Manol Konomi ne kohen e ish- diktatures !
    Si minister i Jashtem mban vulen e ardheshitesit Nr.2 pas Sali Toptanit per shitjen e 350 km katrore ujera territoriale shqiptare te Otrantos! Mallkuar u qofte emri shqiptare!
    Si minister i Brendshem bashke me Bujar Perishanin, Mul Stanishicin mbani mbi vete emrin e turpit te Republikes se Lazaratit bashke me Sali Eskobarin…
    Si minister i Brendshem i Saleh Kadafit te dy i keni te lyera duart me gjakun e dlire te 104 protestuesve krejtesisht te pafajshem prej te cileve 4 te ekzekutuar me 11 janar 2011 pa vendim Gjykate ligjore dhe ne shkelje flagrante te Kushtetutes dhe Kodit Penal te Shqiperise, krim ky kunder njerezimit, kompetence kjo e Gjykates Nderkombetare te Drejtesise ne Hage kunder tyre si kryekzekutore dhe ekzekutoret fizike Prendi e co.
    Nuk di cfare presin familjaret e viktimave dhe te plagosurit per te ngritur padi dhe hapur dosjen e ketij krimi teper te rende kunder njerezimit ne Hage !?
    Edhe Prokuroria e Pergjithshme dhe ajo e Krimeve te Renda duhet te rihapin me perparesi kete megadosje te mbyllur me komanden e kryeekzekutorit Sali Berisha, cka eshte nje akuze tjeter teper e rende bashke me fshirjen e serverave te Kryeministrise dhe zgjedhjen si deputet te PD-se se ish- inxhinjerit te tyre per te blere heshtjen e tij !
    Keto jane krime qe i di dhe i ka paguar me gjakun e me djersen e dlire cdo shqiptar!
    E megjithate mbeten vetem maja e Ajzbergut te krimeve pa fund e kusarise pa ane te “ kesaj Mafia krejt jashte kontrollit” sipa “ The New York Times” .
    Prandaj eshte terbuar deri ne cmenduri kunder Reformes ne Drejtesi, SPAK-ut, BKH-se kjo “Bande e Gangstereve” te Salike Floririt, Lulush Karabushit, qe u ofron shqiptareve energji me 309 leke kilja, Mona Cizme Lalezit, Enkeled Gebels Gerdecit, Petrit Vasil e Ylli Manjan Hajnave te burgjeve….e co.
    Qellimi kryesor i tyre dhe 16 shkurtit te tyre eshte zhberja per te 15 here te shtetit shqiptar ne cdo qelize e hallke te tij vetem e vetem per te shpetuar koken e tyre, parate e pronat multimilioneshe… 25 miliarde euro te vjedhura e plackitura shqiptareve e per te kaleruar mbi kurrizin, djersen gjakun e dlire te shqiptareve sic kane vepruar e veprojne tash e 28 vjet!
    Eshte koha te kercasin prangat ne kycet e ketyre zullumqareve, kusareve e vrastareve te shqiptareve, ketyre shtetzhberesve e atdheshiteseve pa dine e pa imane!
    Eshte koha per ligj e drejtesi!
    Askush nuk eshte mbi ligjin !
    Ligj e drejtesi !
    Shteti e ka zemren prej ligji jo prej Maliki e Saliqi!
    Pa shtet ligjor nuk ka shtet !
    Duart e pergjakura duhet te vihen me pranga…
    Duart e pergjakura duar ne pranga!

  19. Alban says:

    Fakte jo vetem mendime

    CFARE NUK DIN JO VETEM SHBA PER POLITIKANET TANE … !?

    …. Jo vetem Perendimi demokratik por edhe Lindja eshte e Kuqe !!!

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Nuk shtrohet pyetja cfare di Bota jo vetem per politikanet shqiptare!?
    Ceshtja eshte cfare nuk di jo vetem Perendimi demokratik jo vetem per politikanet shqiptare…!?
    Me mijera kilometra larg deri ketu ne Nju Jork vijne emra e bema ministrash e deputetesh, kryebashkiakesh e ish-kryekomunaresh . Per cdo sherbim publik qe e kane detyre ligjore, per cdo emerim apo shkollim, punesim apo gradim, promovim apo perkrahje kerkojne paga ne natyre apo me para ne dore e vetem ne euro.. dollare ose te dyja. Nuk kane kohe as ti numerojne leket e shkreta.
    Ne flasim vetem per Gjykates e Prokurore te korruptuar por harrojme se kjo eshte vetem gjysma e se vertetes dhe cereku i se keqes. Harrojme se shume prej tyre per nje post te tille kane paguar 100- 500 mije euro per ato karrike!
    Kujt !? Emertesave perkatese KLD-se , deputeteve e deri edhe Presidentit nepermjet nje lukunie sekseresh qe gjuajne si hienat cdo oferte per karrike e para, per p… jeshka e per sefa!
    PPPSH Ja – jo Partia e Punes, por Partia e Pjeshkes dhe Parase Shqiptare ka mbreteruar e sundon kete vend jo vetem tani!
    Zanati me i vjeter ne Bote! Ka mijera vjet qe Bota sillet e bie ne gjunje para tyre !

    TREGU NXJERR CDO GJE NE TREG!

    Sic na thoshte ish- Presidenti i Meksikes miliarderi Luis Echeveria Alvarez ketu e 30 vjet perpara ne shtepine e tij ne Cuernavaca ” Ne kapitalizem nuk ka te bukur e te shemtuar, te trashe e te holle, te Cdo gje matet me para! Je aq i zoti, aq i bukur, aq i mencur sa para ke. Para me cdo mjet e me cdo rruge !”
    Si u siguruan votat e munguara per 2 presidentet e fundit te Republikes se Shqiperise Zoti Puritan!? Me vota te blera, me vota te trafikuara…
    Kur shitet e blihet, kur trafikohet deri edhe posti i Presidentit ai vend ka marre fund!
    Ka dale ne semafor ne pritje te klientit te radhes!
    Ky eshte faji madhor i politikes shqiptare dhe krereve te saj! Kjo eshte zanafilla e korrupsionit qe fillon tek kryeplaku e kryebashkiaku, deputeti, … e perfundon tek Presidenti i Republikes!

    E PABESUESHMJE PARA 37 VJETESH…

    Ketu ne Nju Jork dhe me teper ne Washington e ne Bruksel, ju siguroj edhe ne Beograd e ne Athine, ne Moske e ne Pekinin larget e dine me emer e mbiemer e deri ne hollesite me te vogla veset, virtutet, cenet, miresite e dobesite, bemat dhe poshtersite e cdo politikani e zyrtari te rendesishem shqiptar…
    Po sjell nje fakt te para plot 37 vjetesh nga nje reviste seroze spanjolle ” Cambio 16″. Duke iu referuar burimeve te sherbimeve sekrete ajo njoftonte se ish- KGB- Ja sovjetike kishte nepermjet Ministrise se Tregtise se Jashtme te BS kishte marre me qera nje “zyre tregtare” perballe selise se Ambasades amerikane ne Madrid… Aty kishte instaluar nje pajisje pergjimi te posacme qe rregjistronte bisedat e diplomateve amerikane nepermjet perplasjeve te valeve zanore te tyre ne xhamat rreth 5 cm te trashe te zyrave te tyre nga nje largesi prej 750 metrash..
    E pabesueshme per kohen dhe teknologjine sovjetike te asaj kohe qe as mund te krahasohej me ate amerikane, japoneze, gjermane, franceze…perendimore ne teresi!?

    FOTOT DHE FILMI QE NDRYSHUAN BOTEN

    A keni degjuar per fotografite dhe filmin qe ndryshuan Boten!?
    Gjate nje vizite ne Washington ish -Presidenti amerikan i tregoi disa fotografi ish- liderit te fundit sovjetik Mihail Gorbacov…
    Njera prej tyre tregonte limuzinen e tij duke u futur ne strehimin e tij super sekret antiberthamor ne nje nga vendet me te fshehta dhe te sigurta ne BS-ne pa fund e pa ane…
    Tjetra i tregonte targat e makines ne permasa reale dhe silueten e tij mbas perdeve te trasha te xhamave te zinj dhe te blinduar te saj duke u futur ne nje strehim tjeter teper sekret!
    Te dy fotot ishin bere nga satelite spiune amerikane nga nje lartesi prej mbi 40 mije kilometrash nga Toka!
    Gorbacovi u trondit tejet mase shkruan Regani ne kujtimet e tij.
    Pas tyre dhe filmit te Hollivudit ” A day after” Bota do te ndryshonte!

    PO SOT !?

    Teknologjia ka arritur maja te paimagjinueshme vetem 10 vjet perpara. Po plaket cdo ore e cdo sekonde!
    Sot ne hapesire numerojne rreth 5000 satelite artificiale. Vetem per telekomunikacionin sot veprojne ne hapesire mbi 1000 satelite te tjere nga rreth 25 shtete.
    Pjese e luanit u perket SHBA-se, Rusise, Kines, BE-se….
    Per publikun kjo. Po per institucionet speciale!?
    Jane te pakten 5- 10 vjet perpara!
    Puritanet e Tiranes bejne sikur nuk e dine!
    Te gjithe pergjojne te gjithe!
    Secili pergjon secilin.
    Dine per secilin prej nesh shume me teper se secili prej nesh di per vetveten!
    Dine edhe cka dime ne per vetveten… Dine edhe cfare dine e cfare thone te tjeret per secilin prej nesh.
    … Nuk dine vetem cka ata nuk duan as nuk kane interes te dine per secilin e ne te gjithe!
    Ndaj te mos bejme Puritanin dhe as te Virgjerin, te ndershmin dhe as engjellin, te Drejtin dhe te pakorrupturshemin….
    Jemi ku jemi se jemi si jemi sepse te tille jemi…
    Vendi me i bukur ne Bote me nje popull qe lind e rritet mbi nje truall flori duke numeruar qindarkat per te shtyre ditet e muajt, ndersa nje grusht politikanesh e kusaresh te pa dine e iman hyjne ne politike si te mjere e behen milionere.

    JEMI KU JEMI SEPSE JEMI ATA QE JEMI!

    Politika eshte bere mjeti dhe rruga me e lehte dhe me e shpejte per tu pasuruar dhe degjeneruar jo vetem veten e familjen, fisin e tarafin, por edhe shoqerine e shtetin ne teresi si ne Tirane edhe ne Prishtine, si ne Tetove edhe ne Malesi…
    Ndaj Reforma ne Drejtesi eshte nje emergjence Kombetare!
    Perndryshe, edhe do te jemi aty ku jemi sepse jemi si jemi, sepse jemi ata qe jemi!
    E ka thene shume qarte ketu e 150 vjet me pare nje nder baballaret e demokracise amerikane Abraham Linkolni ” Cdo popull ka qeverine qe meriton”!
    Nuk meritojme me shume…. Kenaquni shqiptare me p… jeshka. Nuk ka me plasi peshku!
    Tani e tutje ka vetem plasi p…. jeshkat!

    PLASI … JO PESHKU…. PJESHKAT!

    Hani p….jeshka, pini p… jeshka qe politika e politikanet, gjykatesit e prokuroret, Sali Berishet e Fatos Nanot, Gjin Gjonet e Ylli Rakipet, Alekandender Frangajt e Adriatik Pallat, …. te hane rehat parate dhe pasurine tuaj, dhersen e gjakun tuaj, te sotmen e te ardhmen tuaj!
    Hajde p… jeshka me lesh!
    Hajde p… jeshka pa lesh!
    Paguan Paria e Tiranes….
    Qe tu kaj me kollaj pjeshken jo vetem te Nanes!
    Edhe Nanen e Nanes e te babes, memedheun e Atdheun tone te bukur!
    E Bukura e Dheut- Shqiperia ne semafor!

    SHENIM: SHKRUAR PER HERE TE PARE ME 29 MAJ 2016

  20. realisti says:

    Nderkombetaret e dine fortmire egzistencen e shitblejes se votes. Kjo ndodh ne vendet perendimore kujtoj ketu Italine . Por ndryshe nga ne italianet arrijne ti zgjithin rastet brenda sistemit te tyre qeverises, nuk ankohen tek ambasadoret qe tu zgjidhin hallet. Kete duan te bejme ata nderkombetaret ne shqiperi duke reformuar gjygjesorin. Te shohim si do shkoje.

  21. Alban Dega says:

    …. DITE EDHE ME TE KEQIJA PASKETAJ DO TE VIJNE … !

    … Dy milione dollare Gerdeci te Xenit per lesh qeni !

    -350 000 Euro Gerdeci te Ballinjve per nje diplome fallco te kerricit… me falni te Klevisit te tyre

    – Harami eshte haram

    Eshte jo vetem shpirti i Gebelsit nacional- socialist te Hitlerit por edhe emblema e Fake News te Vladimir Visaranovich Putinit !
    Fahri Balliu dhe kopili i tij Klevis Lopa Angleze me diplome te falsifikuar per nje Kolegj qe se ka mbaruar. kurre megjithe 350 000 Euro Gerdeci + te harxhuara nga i jati dhe motra e tij nuk bejne perjashtim nga njeri as tjetri.
    Jane pjelle bastarde e tyre !
    Para djerse te papaguar dhe gjaku te dlire foshnjash te palindura e nusesh shtazena, femijesh e pleqsh Gerdeci plot 26 viktima te pafajshme te babezise se Xen Madihoxhe Balliut dhe qeverise notere te Djallit te ish- kryeministrit Sali Berisha ne dhjetera afera korruptive multimilioneshe te Bandes se Gangstereve politike, biologjik edhe mediatike te tij!
    Ju befshin ilace per semundje te pasherueshme cdo qindarke gjaku e djerse kujtdo qe vjedh e vret popullin e shtetin e vet!
    A nuk deshmon per kete vete fakti se rreth 2 milione dollare qe pagoi avokatet e padise se tij ne Gjykaten e Florides Sypeshkaqeni i Berishes dhe sponsoret e tij i shkuan per lesh qeni, sipas burimeve te sigurta prane tyre!
    Harroi i gjori djal i Babait se Gjykatat amerikane nuk jane Gjykatat e Zagarnjoreve e Tom Ndrecajve, Xhind Xhoneve te Sali Berishes, Like Floririt, Bujar Perishanit … qe vendosnin cka urdheronte Kryegjykatesi Suprem Saleh Ramollah Vicidoli e Mafia e tij e dale krejt jashte kontrollit !
    Harrojne te shkretet se harami eshte haram dhe askush nuk ia ka pare dhe nuk do tía shohe hajrin, dobine askush !
    Eshte vetem fillimi i fundit te turpshem te tyre…
    Dite edhe me te keqija pasketaj do te vijne!
    Prisni se nuk keni pare gje akoma…

  22. Sit back and relaks■●▪ says:

    197

    Jan 17, 2019

    Notice of Appeal as to [DE 193], [DE 145] and as to 74 Order on Motion to Amend/Correct,,,,,,, 117 Order on Motion for Extension of Time of Discovery Cutoff Deadline,,,, 87 Order on Motion for Reconsideration,, 121 Order, 104 Order on Motion for Extension of Time to Amend,,,, 80 Order on Motion for Reconsideration, 135 Order on Motion for Extension of Time of Discovery Cutoff Deadline,,,, by Shkelzen Berisha. Filing fee $ 505.00 receipt number 113C-11323417. Within fourteen days of the filing date of a Notice of Appeal, the appellant must complete the Eleventh Circuit Transcript Order Form regardless of whether transcripts are being ordered [Pursuant to FRAP 10(b)]. For information go to our FLSD website under Transcript Information. (Rose, Brandon) (Entered: 01/17/2019)

    https://www.courtlistener.com/docket/6241927/berisha-v-lawson/

    Appellate Filings/Notice of Appeal to the 11th Circuit Court of Appeal
    – $500.00 + $5 Docket Fee (Pursuant to 28 U.S.C.§ 1917)

    Nuk e di si te duket ty Mero po mua me duket sikur Xeni e ka cuar ne apel ne 11th circuit court te pakten keshtu e kuptoj bazuar ne ca thuhet dhe ne receipt fee qe eshte paguar nga xeni
    Dhe nqs ka shkuar ne apel ka nje 50% shans qe vendimi te ndryshoje ne favor te tij ose qe palet te arrijne nje agreement, kjo sipas statistikave te pergjithshme te ceshtjeve qe kane shkuar ne apel ne 11th circuit court.
    Gjithashtu nqs ceshtja eshte apeluar nga xeni sikur nuk ka kuptim gjithe ai argumentim pasionant qe i ke bere idese se venies ne rresht pas berishesh etj etj etj.

    Dhe po ashtu sikur nuk ka kuptim qe te ushqesh tek militantet dhe viktimat idene se nje gjyq civil ne amerike mund te behet arsye per nje gyq penal ne shqiperi. Asgje nuk e ka penguar prokurorine shqiptare qe nga 2013 te hetoje xenin, asgje nuk e ka penguar qeverine shqiptare nga 2013 e ketej te hapi padi penale per Fatmir Mehdiun, Aldo Bumcin, Delijorgjin, Pinarin, saliun, xenin etj.
    Gjyqi civil i xenit ne amerike dhe rezultati i tij nuk ndryshon asgje as pozitivisht as negativisht ne arsyet se pse prokuroria shqiptare duhet te hapi hetimet per perfshirjen e xenit ne gerdec dhe te hapi padi penale ndaj sali berishes, Fatmir Mehdiut, Aldo Bumcit, Delijirgjit, Pinarit per pengim te drejtesise.
    Edhe sikur Xeni ta zeme fiton apo e mbyll gjyqin me marreveshje me palen tjeter kjo nuk e shpall ate te pafajshem per gerdecin dhe akuzat penale qe mund dhe duhet ti ngreje apo kishte ngritur me kohe prokuroria shqiptare
    Gjyqi civil ne Amerike nuk behet per te vertetuar vertetesine e akuzave ndaj Xenit per gerdecin, por pretendimet e Xenit per shfrytezimin e emrit te xenit dhe perfshirjen e emrit te tij ne liber pa te drejta me qellim rritjen e interesit per librin dhe rrjedhimisht shitjen e tij me sukses. Mos harro Mero se ne fund te fundit te verteta apo jo ato qe shkruhen ne liber shtepia botuese do te dali me fitim pasi FITIMI eshte qellimi kryesor i nje biznesi ne amerike e kudo.
    E kuptoj qe situata politike kerkon demoralizimin e kundershtarit ke cdo kusht e cdo mjet sepse situata eshte e veshtire per shalegjatesine e tij por per etike gazetareske dhe korrektesi me lexuesin duhet ti thuash qe ceshtja eshte apeluar, nqs jam une gabim ma verteto se helbete gjini pa shkolle zotni hetues….

  23. Nebil Çika (i riu) says:

    Më vjen mirë që debati për Sali Berishën është katandisur në nivelin e një dyqani brekësh në bllok. Se e kisha parashikuar prej kohësh, prandaj.

  24. Mali says:

    Neser tema e rradhes:
    Si Berisha shkoi ne tualet te femrave…!
    Po ik se le nam . A din ndoj gje tjeter pervec temave te berishes!!!!

  25. anna kamp says:

    Asgje nuk do tu ndodhe Berishajve. Ata kane para, te mbledhura sot e 27 vjet korrupsion, per te paguar gjyqe pa fund dhe per te bere njekohesisht jete “mbreti”. Shihni historine, a ju ka ndodhur gje ndonjehere krimineleve ne historine e vuajtur te shqiptareve? Filloni nga mbreti Zog, Enveri, Byroja politike (pas 90-tes) Nano, Berishajt dhe se fundmi Rama. Te gjithe bene jete “mbreti” dhe shqiptaret jua rruajten njerit pas tjetrit. Bustet e ketyre atdhe-shkaterruesve ngrihen dhe do te vazhdojne te ngrihen ne gjithe vendin. Shihni bustin e Zogut, vrases dhe vjedhes i arkes se shtetit, u ngrit pas 70 vjetesh, keshtu do te vijojne perseri me bustin e Enverit, Nanos, Berishes e me rradhe. Shqiptaret jane adhurues bustesh dhe kuuuuurre nuk do te shperblehen me drejtesi. Prisni qe kete tua sjellin dhurate amerikanet? Prisni, prisni, siç pret gomari te dale bari.

  26. marku says:

    Mire keta qe jane deputete po e3dhe te perjashtuarit si Jozefina ,Patosi e Bode si nuk u ndjene fare per djegien e mandateve?

  27. Nexhat says:

    Ty Mero gel-Bazja mo mbaje galjen e Berishes, po mbaj gajlen e Rames se ku do e çoje Amerika.
    Or mbeturinat e komunizmit qe nuk kuptoni asgje keni ngele akoma ne oren e komunizmit se kur flite Enveri dhe te gjithe kujtonin se ashtu eshte.
    Zgjedhjet u bene ne 2017 po pse Amerikanet pritet deri tash te zbardhin pergjimet e blerjeve te votave dhe bashkpunumit te qeverise me kriminelet se mos ishte rastesi? Jo mor trapa se mbas opozites eshte ajo Amerika qe thoni ju, mos e shihni çka flasin por shihni çka punojne se ata nuk kane trurin e juaje ose te Rames. Po ju si mendoni se Trampi do ia haroje Rames fjalet e mira qe i tha per te? E dini Bushi çka i beri Sadamit per dy fjale qe i tha? Kur humbi Bushi i vjeter nga Klintoni Sadami doli ne televisione dhe tha; Ja ty e kepute qafen e une akoma jame president! Per ato dy fjale e dini çka i bene Sadamit.
    Po inshallah Rames jo si Sadamit?

  28. lagja.brrakes says:

    I gjo skuptoj un Zeni ka hudh ne gjyq kompanine qe ka bo librin e filmin. E kujt i hy mxhep se ca bon Zeni.
    Analiza jote o Mero osht qesharake ne kulm qe e lidh me situaten sot ska te boje fare gjyqi Zenit me protestat.
    Poshtersia spaska kufi o Mero. Zeni oshte ne biznese te veta ne pare te vet e Rama qe erdh me bo drejtsi e ka lon qef te vet Zenin qe na shet pordhe dhe me luksin e vet.
    Aty e kishte Rama Zenin asi qime floku si ka prek atij.
    Ime shisni pordhe se nji gjykat amerikone sosht dakord me prishjen e imazhit te Zenit
    E kujt i plas per imazhin e Zenit. Popllit i plas pse seshte denu ai per mrapshtinat qe ka bo.

  29. Administratori says:

    O “sit back”, ti çfar pjese te Armines perkedhel, Si shume te djeg kjo puna e Gerdecit. Ti me siguri, nuk ke qene ne listpagesat e M Delijorgjit dhe H Balliut.

  30. Selim Rroshi says:

    A medet ku paska rene rilindja. paski degraduar plotesisht ku as argumente sgjeni dot me kunder opozites.
    Ky vendim gjyqesor per te birin e Berishes nuk eshte denim penal per te eshte thjshte nje ceshte civile per imazhin.
    Me injorance te madhe po e beni argument te politikes se dites e po e quani denim te tij.
    Shume qesharake jeni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje