Zgjodhi të luajë për Greqinë, Panuçi godet Durmishajn: Lojtarë pa "bo*e", nuk bëhet kurrë futbollistë!

17 Mars 2019, 11:53Sport TEMA

Ne konferencen e sotme per shtyp, trajneri i Kombetares shqiptare, Kristian Panuçi, preku dhe zgjedhjen e Forin Durmishajt.

Ky i fundit ka qene ne qender te vemendjes javet e fundit ne shtypin grek dhe ate shqiptar, pasi vendosi te refuzoje fanellen kuqezi dhe te zgjedhe ate te Greqise.

I pyetur per kete trajneri Panuçi reagoi ashper per veprimin e Durmishajt duke e quajtur nje lojtar pa “bo*e”.

“Durmishaj është lojtar i ngjashëm, të shohim sa do luajë për Greqinë. Vendimi i tij duhet respektuar, çdokush bën atë që do, por problemi është që në fillim thonë “po”, pastaj “jo”, pastaj dërgon ndonjë mesazh dhe përgjigjet menaxheri. Këta lojtarë që bëjnë kështu nuk do bëhen kurrë lojtarë të vërtetë. Një lojtar i vërtetë e thotë me bindje “po”, “jo”, nuk qurravitet.

Këta janë lojtarë me “bo*e”, jo ata si Durmishaj që sapo i kërkon Greqia apo një kombëtare tjetër u prishet mendja. Këtu jam gati të vendos bast: Durmishaj nuk do bëhet kurrë lojtar i rëndësishëm.

Këtu do jemi, do flasim pas dy vitesh. Shkova të takoj një lojtar, erdhën babai, menaxheri, xhaxhai, kryetari i bashkisë, m’u duk sikur ishte Messi. Nuk e di fare ku luan tani. “Nuk e di, duhet të mendohem, të flas me menaxherin, me babin”.

Për çfarë, menaxheri e vendos jetën tënde? Isha me një drejtues të Federatës, i thashë “nuk vlen, hiqi vizë”. Menaxheri e trajtonte sikur të ishte Cristiano Ronaldo”, deklaroi Panuçi. (TemA)

5 komente në “Zgjodhi të luajë për Greqinë, Panuçi godet Durmishajn: Lojtarë pa “bo*e”, nuk bëhet kurrë futbollistë!”

  1. Al paci says:

    Panuci i ka then te gjitha. Po spate bole nuk ecen dot ne sporte. Te luaje me greqin durmisha qe sa her te humbin nga nje raste apo te humbin kombetarja greke, do ti ulerasi alvane alvane nuk do behesh elenas pote.

  2. faikonica says:

    Te losin me ke te duan.Te gjithe emigrantet zgjedhin ku te jetojne.Shihni kosovaret e Zvicres…bejne edhe shqiponjen gjasme…I lumte Dyrmishit..mjafton te sillet si europian,ky eshte nderi qe na ben

  3. Tan_Tironci says:

    Bejne mire ta lexojne te finite. Keshtu, troç I duan fjalet

    Baba, do me kap ndonje lek, se byth skane te punojne.

  4. Ekzekutuesi says:

    @@@Durmishaj beri “Zgjidhjen” e Duhur….duket si nga Mbiemeri..dhe Ngjyra e Syrratit qe ka shume gjera te Perbashket me Turko-Greket..lol
    edhe neper Intervista Mbetu duke u Qarravitur qe tu Mbushte Mendjen Grekerve qe eshte “Greke”….por ata si fillim i Dhuruan nje “Aguraqi”(Trongell)…40-cm…..Hajte qe filloje dhe Perkedhele Dhuraten e Grekerve ore ti @Greku Dermishaj…lol

  5. komentusi rastit says:

    LEXOJM ca komente snobistesh qesharak ktu , qe thon ; te zgjedhi ke te doj , or njerez pa taban kombi nuk zgjidhet dhe nuk nderrohet jeto ku te duash dhe si te duash , jeni ne metro apo hecni me teorin antishqiptare nacionalizmi streha e fundit e maskarenjve , kjo parrull ka dal vetem qe ti xhveshi njerzit nga dashuria per kombin dhe te jen njerez pa identitet , si ky futbollisti leshit ne fjal , pse nuk e nderrojn identitetin dhe kombesin kurr AMERIKANET GJERMANET FRANCEZET ITALIANET ANGLEZET , po jeni vetem ju qe e shisni kombesin tuaj , kjo tregon qe per kto popullsi esht e shenjt kmbesia , kurse ju jeni njerez pa byth e pa taban , njerez pa shtyll kurrizore , pun jevgjish arixhit dhe nje pjes e SHQIPTARVE shesin identitetin as nje komb tjeter ne bot , çesht me e forta se dhe llumi qe e mohon kombesin e vet , e shet kte ndyrsillik per modernizem , pun legenash qe vetem SHQIPTAR nuk mund te quhen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje