(SATIRA) A di të sillet Rama me njerëzit?

18 Mars 2019, 19:06Politika TEMA

Nga Mitro Dermishi

 

Pergjigjja eshte nje Jo e madhe. Sepse ai nuk di te ndertoje marredhenie, as me shoket, as me Partine, as me qytetaret, as me opoziten. Mangesi jo e vogel per nje udheheqes. Nese ai do te kishte ndjekur keshillat e shokut te tij te dikurshem, Zhejit, do te ishte ndryshe. Turi perserit here pas here qe i ka folur dhe i ka terhequr veshin, por kujt i foli. Dhe vjen nje cast qe ai e braktisi shokun e rinise dhe zuri te tjere per pleqeri. Atehere Zheji nuk kishte c’te bente me dhe u detyrua te keshillonte LSI-ne. Keshillat e tij nuk vajten dem dhe kjo Parti ka arritur majat e saj, ndersa Rama mbeti po ai qe ishte.

E njejta gje mund te thuhet edhe per Kocon, mikun me te cilin kishte planifikuar te pleqeronte andej nga Palasa. Koco e ka mbajtur afer, e trajtonte si birin e tij, nuk e linte te gabonte, madje e lehtesoi dhe nga punet, duke u bere vete zot dhe vete shkop ne punet e Partise ne jug. Po Rama asnjehere nuk e kuptoi kete barren qe mori persiper Kocoja, per ta liruar nga hallet e problemet e shumta dhe vajti i dha shkelmin.

Me thoni ju o mjerez, a largohet Kocoja nga vetja? A mundet te mos degjosh keshillat dhe propozimet e tij per nje Shqiperi me te mire, per nje qeverisje te drejte dhe te paster? Rama e beri kete akt dhe ja ku perfundoi, kryeminister dhe kryetar i PS-se, ndersa Kocoja mbeti sic ka qene, themelues gazete dhe kryetar i nje partie qe zgjidh gjera te lidhura.

Te gjithe e dime si u soll me astiriotet. Vendosi t’u prishe banesat, edhe te atyre qe ishin pa leje. Vjen tjetri nga ana e anes, zapton nje toke ne Tirane, e quan veten pronar dhe Rama kerkon t’i heqe kete te drejte zaptimi. Dakord, por kur banoreve te Astirit iu bashkua ne proteste edhe Fatos Lubonja, menjeher Rama duhej te terhiqte policine qe andej, Lali te largonte Salillarin, ndersa Tani duhej te legalizonte te gjitha banesat.

Cfare dokumentesh te tjera i duhen Rames, vec pranise se Tosit mes banoreve? Tosi i foli rende, po ku degjon Rama nga ai vesh. Ne keto kushte analisti eshte i detyruar ta shigjetoje per dite kryeministrin dhe ky i fundit rri tere kohen me jelek antiplumb, per t’i shpetuar plumbave qe leshon analisti.

Po me Teatrin c’pati? Aktore e regjisore ishin mesuar ne ate mejhane dhe ishin lidhur shpirterisht me te.  Si I thone fjalles, hiqet derri nga lluca? Rama e beri dhe demek pyeti artistet lidhur me ndertesen e re te teatrit. Aktoret dhe regjisoret u ngriten ne kembe duke pare projektin, nuk diskutuan per kushtet qe plotesonte projekti, per hapesirat, per parametrat, per gjithcka qe lidhet me punen e tyre, por u morren me ndertuesin, nje nga me te miret ne vend, kerkuan kush do te perfitonte, sa ishte buxheti, sa kulla do te ndertoheshin dhe sa para do te fitonte investitori. Po ti c’te duhet si aktor, apo regjisor, se si do ta ndertoje shteti godinen, sa para do hedhe dhe sa do fitojne?

Ka te tjere qe merren me kesi punesh, ty te duhet nje teater bashkekohor me te gjitha komoditetet brenda. Se ke punuar prej vitesh atje, me roge shteti, nuk do te thote qe te lind dhe e drejta e pronesise mbi te. Ashtu do ngriheshin edhe mesuesit, qe kane punuar tridhjete e ca vjet ne nje shkolle, nje dite kur shkolla e vjeter do prishej dhe do behej e re nga e para. Kepucar qendro te kepucet, i tha piktori i famshem, kur do te bente portretin e mbretit ne kembe dhe mori penelat, telajot, bojerat per te vajtur te kepucari i mbretit. E pyeti per modelin e kepuceve dhe korrigjonte me penel, pas cdo verrejtjeje te kepucarit.

Ky i fundit, mpasi mbaroi me kepucet dhe pa qe piktori po e degjonte me vemendje, nisi ti bente verrejtje edhe per qafen, hunden, veshet. Ndaj ka mbetur e famshme shprehja, “kepucar, qendro te kepucet”. C’hyn Rama ketu do thoni ju? Pse nuk i therret artistet edhe kur miraton nprojekte pallatesh shumekateshe ne Tirane, kur diskuton tendera rrugesh, kur miraton buxhetin, kur takon homologet e huaj? Se artistet vertet nuk flasin per teatrin, po per punet e qeverise i ke hazerxhevap.

Me e renda nga mangesite e tij eshte marredhenia me opoziten. Sjellja e tij ndaj saj eshte skandaloze. Ai fare mire, kur e shajne e shpifin per te, t’u thote faleminderit shume dhe jo te tallet me ta.. E qelloi Mona me cizme? Rama i paburre uli koken dhe nuk e priti ne balle, sic kane pritur plumbat burrat e medhenj te ketij kombi. Dhe jo vetem kaq. Eshte dhe hileqar, se mbrapa tij ishte Gramozi dhe ulja e kokes ishte me paramendim, qe cizmja te fluturonte drejt kryetarit te Kuvendit. A nuk ka vepruar keshtu me te gjithe shoket e tij?

Edi Rama torturon qytetaret e tij, qe ngrihen e protestojne. Basha me Monen e paralajmeruan me kohe te ikte nga zyra kryeministrore. Ai nuk i degjoi ata, ndaj opozita e bashkuar demokratoleseiste therret ne nje ritual te perjavshem qytetare nga ana e anes, per t’i bertitur “Rama ik”.

Nuk i vjen keq per keta qytetare te shkrete, qe i shkulin nga fshatrat e tyre dhe i verdallosin neper kryeqytet dhe i percjellin pa u dhene as per te ngrene, pa le per te pire? Zemergur! Me e pakta qe mund te bente te mbushte katin e pare te Kryeministrise me byreke dhe sallen e Kuvendit me qofte dhe t’i linte te hynin per te shuar urine.

Te ishte i sigurt, se ata nuk do ngjiteshin kurre deri te zyra e tij. Apo e harruam torten e madhe per Pavaresine ne shkallet e Pallatit te Kultures…

Ja pra pse nuk di te sillet me njerezit, me artistet, me qytetaret, me opoziten dhe me shoket e idealit.

 

9 komente në “(SATIRA) A di të sillet Rama me njerëzit?”

  1. lumi says:

    Shkrim i mrekullushem per ata qe kane mend ta kuptojne,dhe qe mendojne per te ardhmen e Shqiperise,sepse ata qe isherbejne mediokritetit ,shpirt ligesise ,ZILISE dhe injorances se tyre nuk e kane fatin te kuptojne dhe shijojne bukururine e ketij shkrimi.

  2. Zigur Qarri says:

    Megjithese eshte”SATIRË”,bere mire qe na e kujtove Teatrin,qe qendron si nje sfinks qe s’qesh,por perqesh zhgarravitesin drogaxhi.
    Erion Veliaj deklaron me 29-30 Korrik,se Projekti për ndërtimin e Teatrit të ri,u sabotua vetëm për 40 dit!Hahaha..vetëm për 40 dit?!
    Pra,afersisht me 10 Shtator sipas Vealiajt,Teatri do të shembej!Dhe këtë deklaratë e bëri në disa vende,dhe deklaratat u përcollen
    nga megafonat e propagandës së “rilindjes”.Qeveria u terhoq,Qeveria u sfidua nga nje grup i vogel protestuesish.Teatri është aty,
    si akuze kunder nje afere korruptive,kunder nje bande mafioze .Drogaxhiu Rama u zbyth me turp,u terhoq sepse ishte ne faj.
    Tema 7 Shtator 2018 Teatër sipas një procesi transparent dhe draft i dakordesuar me BE,Veliaj:Veliaj do të ketë Teatrin e ri!!!!
    Tema 10 Shtatore 2018.BE i hap rrugë prishjes së Teatrit të vjetër për të ndërtuar të riun!!!
    Tema 10 Shtator 2018 BE jep OK për Teatrin e ri, Veliaj: Lajm i shkëlqyer, tani askush s’duhet ta pengojë progresin!!!
    Tema 10 Shtator 2018 “BE i shpëton të gjithë, përveç Teatrit të vjetër”!
    Tema 30 Korrik 2018 Veliaj: “Projekti i Teatrit të ri u sabotua për 40 ditë, puna për ndërtimin e tij nuk do ndalet”
    F.Lubonja,dikur mik i Edi Ramës, kujton që kur ky i fundit ishte pedagog i Institutit të Arteve, bashkë me të ngjashmit e tij, dhanë
    në mjediset e këtij universiteti një kioskë me qera, ku në këmbim pronari u jepte drekat dhe darkat falas. Madje siç ndodh rëndom
    kujton Lubonja- kjoska ku tregtohej paçe dhe fasule, u zbukurua në mure edhe me pikturat e Edi Ramës. Kur u bë ministër Kulture
    në 1998 dhe kishte më shumë në dorë, ai idha ambjentet e Akademisë si lokal, “House of Arts”, për mikun e tij, sot deputet i PS,
    Fidel Ylli.Por, Lubonja tregon edhe një histori tjetër sinjifikative (të shoqëruar me dokumenta) që zbulon mendësinë e vërtetë të
    kryeministrit aktual: batakçillëkun e tij me Bingo Yllin, e futur në Teatrin Kombëtar, që Rama sot do ta shembë për të humbur
    gjurmët. Sipas Ligjit të kohës, për sipërfaqet që i kalonin mbi 500 m2, dhënien me qera të një institucioni duhet ta firmoste
    Ministria e Ekonomisë. Por ç’bëri Rama si ministër kulture? Falsifikoi dokumentat, nga 575 m2 në më pak se 500, dhe e nënshkroi
    vetë kontratën që i lejonte Bingo Yllit të ushtronte aktivitet tek Teatri Kombëtar. Cili qe rezultati? Nga 74 mijë USD në vit që përfitonte
    teatri, me kontratën e Ramës merrte vetëm 4 milionë lek në vit”!

  3. Komentuesi says:

    Shume bukur.

  4. ari says:

    un dhjerja e stalinit rama :te gjithve do u jap mut stalini te thar dhe enveri ,jo me bar,te gjithve do te ju drogoj deri sa te ju bej shizofren si vet.ne fakt shizofren i lindur kam qen dhe ju e dini ,nuk me lan as ushtar enveri te behesha se kishin frig se mos vrisja baba kristaqin qe me martoi edhe pse e dinte se isha peder e gej..un rama ju tregova se nuk marr vesh shum nga puna e lindjes se femijve siq nuk marrin vesh as shokt e mi roshi e erionka velija ,ju kujtohet JASTEKU I GRISELDES kujtuam se ishte femij 9 muaj.si ta dinim ne gej e enverit dhe gjinushit si esht nje bark shtatzen.un rama ju premtoj se me nuk do ti them askujt hajn me ze dhe figur si ilirit,se ishte shum keq kur ai ne lalz me dhe pall e ngjal qe ti lepija e thithja,e dini me quajti iliri kokpalare,bastard por un e dija vet se isha ashtu.tash e tutje nuk do te zgjedh vetem 20 deputet te llojit frrok,rosh,dosh,prenga,artur busha por de e mbush ter parlamentin me te till si rrahman rrahja,xhelil brekshqyeri qe u perdhunojn motrat ,femij te mitur,nena etj por te terit do te jen uniform.ju e dini qe un edvini i semur psiqik isha por semundjen ma renduan ngjalat e metes qe mi dha ti haja nga posht ne lalz,besoni kurr me keq nuk kam qen qe te ilirit te lepija.por ja ky jam un rama skenderbeu i spiropeles e don kishoti i spiropalit.
    Bearbeiten oder löschen

  5. marjani says:

    duke njohur tani lubonjen nje tru peshk me thinja ,po mundesite jane se ka perfituar nga rama por rruget ndahen njerezit bejne shoqeri mme ca re afron jeta sot kjo eshte e natyrshme per gjithe njerzit e thjeshte por per KM eshte e detyrueshme ,KM I takon gjithkujt dhe po I ngeli kohe le ti terheqi dhe nje here veshin xhelit por sme besohet qe ai do e degjoje se e ka shit by…se edhete doje nuk e lene si ke ajo komedia ,o lele moj nene kapa hajdutin,…………..o..le..le moj nene nuk po me leshon

  6. Arditi says:

    Me ato byreqet ne fund e ka mire fare.
    Nxirru protestuesve nje tavoline me byreqe dhe me qofte dhe do shofesh qe do protestojne kunder Lulit.
    Qeni njef ate qe i jep ushqim si te zotin e vet … ha ha hah hha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje