Arta Marku analizë situatës në Durrës: Kuvendi të aktivizojë mekanizmat kontrollues, ka shumë ankesa të qytetarëve

18 Mars 2019, 11:40Kronika TEMA

Kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku ka qenë e pranishmë në Durrës për analizën e Prokurorisë në rang Apeli.

Ajo ka theksuar se kriminaliteti në këto qarqe është në nivelet më të larta.

Këto prokurori, në Durrës, Elbasan e Kavajë, bartin peshën më të madhe të kriminalitetit. 

Edhe pse ka arritje, ka edhe probleme, pasi ka shumë ankesa të qytetarëve në media. 

Ndërhyrja e Prokurorisë së Përgjithshme për të adresuar shumë komente e fyerje degraduese duhet kuptuar”, ka thënë Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku.

Sipas saj, në mungesë të Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, procedura e hetimit disiplinor për prokurorët është e parealizuar. E për këtë i drejton edhe një thirrje Kuvendit.

“Prokurori i Përgjithshëm nuk ka kompetencë për ta çuar deri në fund këtë proces. Dispozita kalimtare nuk i ka dhënë të drejtën kryeprokurorit për të vazhduar procedimin disiplinor. Ndaj i bëj thirrje Kuvendit që të miratojë ndryshimet e nevojshme dhe të plotësojë boshllëkun ligjor për të vënë në lëvizje mekanizmat kontrollues”, tha më tej Marku.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje