Endrra-realitet, lojtari i Partizanit merr ftesën që priste prej vitesh!

18 Mars 2019, 20:46Sport TEMA

Më në fund… Lorenc Trashi ndoshta nuk i ka besuar syve kur ka parë mesazhin e ardhur nga trajneri i kombëtares së Shqipërisë, Christian Panucci.

Për të parën herë në karrierën e tij, mesfushori i Partizanit, më i miri këtë sezon dhe atë të shkuar, grumbullohet me Shqipërinë.

Një ëndërr e ndjekur dhe e kthyer në realitet.

Edhe ndaj Teutës, mesfushori ishte ndër më të mirët për të kuqtë.

Edhe pse Panucci e ka quajtur kampionatin shqiptar jo në lartësinë, dëmtimi i Lilës dhe Binakut, por edhe refuzimi i ardhur nga Lenjani, ka bërë që të mendojë për futbollistin e Partizanit.

Veç kësaj, kthehet në kombëtare edhe Ylber Ramadani i Vejles, ish-futbollist i Partizanit gjithashtu.

1 komente në “Endrra-realitet, lojtari i Partizanit merr ftesën që priste prej vitesh!”

  1. kujtesa says:

    Per mendimin tim,Trashi eshte sot per sot,krahu i majte me i mire ne mbrojtje qe qarkullon nder shqiptare.
    Nese do ket rast te aktivizohet ndaj Turqise,e them me bindje qe Panuci ska per ta hequr me nga formacioni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje