Panucci në “siklet”, tre kuqezinj të dëmtuar para Turqisë

18 Mars 2019, 14:09Sport TEMA

Dhimbje kokë për trajnerin e Kombëtares, Cristian Panucci, para eliminatores së Europianit me Turqinë në “Loro Boriçi”. Tre lojtarë kuqezi kanë probleme fizike dhe prania e tij në fushë ndaj turqve është në dyshim serioz.

Andi Lila ka një problem muskulor dhe shanset që ai të vijojë grumbullimin janë minimale. Ai ka një tërheqje që nuk e lejon të stërvitet. Do të bëjë fizioterapi gjatë këtyre ditëve dhe do të jetë stafi mjekësor i Kombëtares që do të vendosë përfundimisht për të.

Egzon Binaku ka marrë një dëmtim në pulpë një javë më parë dhe ndien ende dhimbje, çka e pengon të jetë në gjendjen e tij më të mirë në stërvitje. Brenda 48 orëve do të vendoset nëse do të jetë i disponueshëm për sfidën me Turqinë.

Edhe Bekim Balaj ka shqetësime serioze fizike. Sulmuesi shkodran u detyrua të linte fushën para kohë për shkak të një kontraktimi muskulor në takimin e Akhmat Grozny-t në kampionatin rus dhe për fat të keq ndien ende shqetësim. Panucci shpreson ta ketë të gatshëm deri të premten, shkruan SS.

Mungesa më e rëndësishme në përfaqësuese për ndeshjen e parë eliminatore me Turqinë konsiderohej ajo e Odise Roshit, por duket që Panuccit i janë shtuar “hallet”, çka mund ta detyrojnë që të grumbullojë lojtarë të tjerë në ditët në vazhdim.

1 komente në “Panucci në “siklet”, tre kuqezinj të dëmtuar para Turqisë”

  1. Yt says:

    Panuci ben pordhe sikur te kete Barcelonen….pse largoi Strakoshen?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje