Trajneri i Turqisë, Gynesh “injoron” Shqipërinë: Rivalë kemi Francën dhe Islandën!

18 Mars 2019, 17:27Sport TEMA

Senjol Gynesh mendon se Franca dhe Islanda janë rivalët e vërtetë të Turqisë për kualifikimin në Euro 2020, edhe pse pranon se superioritetin përfaqësuesja e tij duhet ta tregojë në fushë dhe jo në letër.

“Jemi në fillimin e një shkalle dhe në Shqipëri duhet të hedhim hapin e parë. Nuk mund të mbetemi në të kaluarën dhe nuk mund të mburremi me sukseset e të kaluarës”, tha trajneri i cili drejtoi Turqinë në periudhën e artë të saj duke e ngjitur deri në vendin e tretë në Botërorin 2002.

“Ne duhet të jemi Franca, një skuadër e cila nuk mendon për suksesin por si ta mbrojë atë. Islanda është diçka krejt tjetër, ishte një ekip të cilin nuk e njihnim. Në kohën time bëmë një miqësore në Izmir dhe i mundëm 4-0. Që atëherë, nuk i kemi mundur më.

Mendoj se ndeshja me Shqipërinë do të jetë shumë e luftuar. Do të ishte e mira për ne që ndeshjen e parë të siguronim një rezultat të mirë. Është e rëndësishme që jemi më të mirë në letër ndaj Shqipërisë, por më e rëndësishme është që të tregohemi më të fortë edhe në fushë. Nëse fitojmë këto dy ndeshje të para dhe një nga ndeshjet me Francën, mendoj se do të jemi para skuadrave të tjera.

Ne fillojmë me ndeshjet ndaj Shqipërisë e Moldavisë, por do të ishte më mirë për mua që të fillonim me Francën se dot ishim më të motivuar. Francën dhe Islandën i shohim si rivalë në letër por në fund do të luajmë gjithsesi ndaj të gjithëve. Duhet të nisim duke qenë superiorë ndaj Shqipërisë”, tha Gynesh para gazetarëve në konferencën e sotme.

3 komente në “Trajneri i Turqisë, Gynesh “injoron” Shqipërinë: Rivalë kemi Francën dhe Islandën!”

  1. ''....askush nuk urrehet me shume se ai qe thote perhere te verteten''[PLATO] says:

    hahahaha,dobicet turkoshqipfoles nuk shikohen si rivale nga birazeret turq…………….gezuar ramazonin!

  2. SHQIPE-ETNIKE says:

    Uroje qe “Arnautete” te te japin nje “Tope” me “Halleve”….nga ajo qe vjen Ere…..!!!!!

  3. ben says:

    Heren e fundit sikur ta skuqem bythen 3 here mu brenda ne Turqi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje