LISTA: Cilët janë 50 trajnerët më të mirë të historisë

19 Mars 2019, 17:02Sport TEMA

Është Rinus Mishels, trajneri më i mirë i historisë. Ai konsiderohet edhe si “babai” i futbollit modern, me drejtimin e skuadrave si Ajax e Barcelona, apo edhe me fitimin e kampionatit Evropian në 1988-ën, duke qenë trajner i Holandës.

Kjo renditje është publikuar nga prestigjozja franceze France Football. Në podin e fituesve janë edhe legjenda e Mancester United, Sir Alex Ferguson, por edhe italiani Arrigo Saki.

Revista publikoi renditjen e 50 trajnerëve më të mirë, duke dhënë për secilin edhe detaje të rëndësishme të karrierës së tyre. Nëse për Sakin vlerësohet merita e ndryshimit të konceptit të futbollit Italian, vendi i katërt dhe i pestë, ku ndodhen Johan Cruiff dhe Pep Guardiola, cilësohen si nxënësit e të madhit Mishels, të cilët jo vetëm si futbollistë, por edhe si trajnerë, kanë dhënë shumë për futbollin modern.

Pas Cruiff e Guardiolës, renditet i ashtuquajturi “koloneli”, Valery Lobanovski ish trajner i Bashkimit Sovjetik, ndërsa i shtati është “magjistari” Helenio Herrera, që me Interin arriti të sigurojë dy trofe të Kupës së Kampionëve në vitet ‘60.

Më pas i vjen radha Carlo Ancelotit, që mbetet një pikë referimi me sukseset në arenën evropiane. Dy trajnerët që plotësojnë 10-shen e parë, janë austriaku Ernst Happel dhe anglezi Bill Shankley. Vetëm në vendin e 12 pozicionohet Giovanni Trapatoni, që bashkë me gjermanin Udo Latek janë të vetmit që kanë fituar çdo trofe të UEFA-s dhe titujt kampion kombëtar në Itali Gjermani, Portugali dhe Austri,shkruan Supersport.

Në vendin e 13 është “special one”, Jose Mourinjo, kurse në të 16-in vjen Marcelo Lippi, midis të paktëve që si trajner ka fituar Champions Leaguen dhe Kupën e Botës. Në vendin e 21-të është renditur Fabio Kapello, ndërsa i fundit nga italianët në këtë klasifikim, është Antonio Konte, që ndodhet në vendin e 49….

Ja renditja e 50 trajnerëve më të mirë:

1. Rinus Michels
2. Sir Alex Ferguson
3. Arrigo Sacchi
4. Johan Cruyff
5. Pep Guardiola
6. Valeri Lobanovski
7. Helenio Herrera
8. Carlo Ancelotti
9. Ernst Happel
10. Bill Shankly
11. Matt Busby
12. Giovanni Trapattoni
13. José Mourinho
14. Miguel Muñoz
15. Brian Clough
16. Marcello Lippi
17. Nereo Rocco
18. Louis van Gaal
19. Ottmar Hitzfeld
20. Béla Guttmann
21. Fabio Capello
22. Zinedine Zidane
23. Viktor Maslov
24. Herbert Chapman
25. Jupp Heynckes
26. Bob Paisley
27. Jurgen Klopp
28. Albert Batteux
29. Guus Hiddink
30. Udo Lattek
31. Diego Simeone
32. Arsene Wenger
33. Vicente del Bosque
34. Jock Stein
35. Tele Santana
36. Vic Buckingham
37. Rafael Benitez
38. Hennes Weisweller
39. Bobby Robson
40. Dettmar Cramer
41. Mircea Lucescu
42. Tomislav Ivić
43. Stefan Kovacs
44. Luis Aragonés
45. Frank Rijkaard
46. ​​Otto Renhagel
47. Raymond Goethals
48. Marcelo Bielsa
49. Antonio Conte
50. Jean-Claude Suaudeau

1 komente në “LISTA: Cilët janë 50 trajnerët më të mirë të historisë”

  1. Afrim says:

    Beckenbauer?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje