Ilir Meta e ka me shifrën 84, jo me shifrën 94!

20 Mars 2019, 19:22Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Ajo që kërkon Ilir Meta nuk është të negociojë krizën, por të negociojë “Reformën në Drejtësi”

E vetmja e gjë e qartë e Presidentit Ilir Meta nga fillimi e deri në fund të deklaratës së tij, është ajo që ai e quan shkak të krizës dhe që e përsërit në katër paragrafe të gjithë deklaratës së tij. 

Për atë, shkak i krizës nuk është djegia e mandateve nga opozita, edhe pse e kritikon atë akt. Qartazi Presidenti Ilir Meta, thotë se kjo krizë i ka rrënjët tek Reforma në Drejtësi dhe tek fakti që aktorë të caktuar kanë injoruar atë dhe Sali Berishën në këtë histori. “Aktorët e caktuar” natyrisht që janë SHBA, Bashkimi Evropian dhe qeveria shqiptare. Kjo pastaj i jep kuptim dhe krahasimit me komunistin kilian Aljende, që u rrethua në zyrë nga kundërshtarët, me mbështetje të SHBA dhe vrau veten.

Por duke e injoruar këtë aliçunacion të tij, ajo që mbetet e qartë në qëndrimin e Presidentit Ilir Meta, është se shkaku i kësaj krize është mënyra se si po avancon Reforma në Drejtësi.

Ja si e thotë qartazi Presidenti dhe e përsërit në forma të tjera thuaje katër herë këtë gjë:

“Arsyet dhe argumentet besoj se i kam dhënë edhe më parë pse jemi në një situatë të tillë ku jo vetëm prej kohësh nuk kemi Gjykatë Kushtetuese dhe pothuajse i gjithë sistemi gjyqësor është i paralizuar, por njëkohësisht edhe janë minuar përpjekjet apo qoftë edhe iniciativat, interesimi i veçantë i Presidentit për të parandaluar krijimin e kësaj krize nga aktorë të caktuar. Pra kemi një krizë, që në vlerësimin tim është e qëllimshme, dhe e cila ka rrezikuar rendin kushtetues në Republikën e Shqipërisë dhe po kështu, jo vetëm të gjitha garancitë demokratike, por edhe të drejtat e qytetarëve dhe të grupeve të caktuara të interesit.”

Të gjitha gjërat e tjera, që vijnë pas, djegia  e mandateve, hyrja e deputetëve të rinj në Kuvend, dhe broçkullat me Aljenden, janë një përpjekje për t’i justifikuar pasojat dhe jo një përpjekje për t’i zgjidhur ato.

Ajo që kërkon Ilir Meta nuk është të negociiojë krizën, por të negociiojë “Reformën në Drejtësi”. Siç duket qartë ai nuk është i shqetësuar ashtu siç duket nga shifra prej 94 deputetë, që u tejkalua në Parlament, por nga shifra 84 deputetë, shifër e mjaftueshme për të vazhduar Reformën në Drejtësi. Ndaj dhe ai ngul këmbë të interpretojë se vetëm 82 deputetë janë të ligjshëm.

Pra shqetësimi i tij i vetëm për “krijimin e kësaj krize nga aktorë të caktuar”, ka të bëjë me faktin se Ilir Meta dhe Sali Berisha nuk janë dëgjuar, kur kanë kundërshtuar mënyrën si bëhej “Reforma në Drejtësi” dhe gjithë çfarë ka ndodhur, është pasojë e kësaj.

Dhe mendoj se Ilir Meta këtu është i sinqertë. Jo vetëm ai, por dhe kundërshtarët e tij dhe sidomos partnerët tanë Perëndimorë, SHBA dhe Bashkimi Evropian, besojnë se kjo krizë erdhi për shkak të “Reformës në Drejtësi”. Sali Berisha dhe Ilir Meta, nuk e pranuan atë në asnjë moment dhe shkuan tek ky akt ekstrem i paprecedent, që tenton të shembë sistemin politik.

Kjo është një nga kostot më të mëdha, që Shqipëria po paguan për “Reformën në Drejtësi”, është revolucioni i vërtetë më i dhunshëm institucional, kundër Reformës, dhe një çmim i lartë për vendosjen e drejtësisë në vend. Goditja që opozita e Sali Berishës dhe Ilir Metës i dhanë sistemit politik, për shkak se ai po shkonte pa dëshirën e tyre drejt “Reformës në Drejtësi”, natyrisht është e rëndë. Por zgjidhja e vetme që edhe kjo plagë e sistemit politik të kapërcehet, është përsëri “Reforma në Drejtësi” dhe jo tërheqja pas për një pazar që e minon atë.

Shfaqja e sotme e Presidentit Ilir Meta ishte shpresa e fundit e tij se mund ta ndalë këtë gjë dhe mund të negociiojë Reformën.

Dhe për të na treguar se çfarë pasoja do të ketë vendi, nëse ne nuk bllokojmë “Reformën në Drejtësi”, pra shifrën 84 deputetë, duke mos i quajtur legjitimë këta që po hyjnë, ai është i gatshëm, “deri tek sakrifikimi i jetës si Salvador Aljende për të ndaluar instalimin e një junte”. Dhe këtu më qartë se kurrë, duket se e ka me SHBA, dhe mbështetjen e saj pa rezerva për “Reformën në Drejtësi” që Ilir Metës, por dhe Berishës, i duket si mbështetje për Juntën e Edi Ramës.

Nuk është duke kërkuar kompromis për djegien e mandateve, apo plotësimin e tyre, por një pazar për “Reformën në Drejtësi”. Nuk është i trembur nga shifra 94 deputetë që e shkarkon, por nga shifra 84 që e tmerron. Në fakt nuk ka thënë asgjë të re. Këtë e dinim, qysh kur u dogjën mandatet.

50 komente në “Ilir Meta e ka me shifrën 84, jo me shifrën 94!”

  1. Gjenerata 1964 says:

    Shkrimi me i qarte i gjith asaje qe po ndodh ne vendin tone nga dy njerzit me te uryer te te gjitha kohrave S.B dhe I.Mu..i.

    1. ben says:

      Keta deputet e rinj qe ti mero I numuron si koke bagetish me te drejte
      Sikur jane opozite?????
      Nuk jane rilindas apo jo?????
      Si I llogariske zotrote si numura te rilindjes?????
      Nese edhe rama ka mendjen tende I bie qe I ka vjedhur zgjedhjet 2 here,1 here ne 2017 dhe 1 here tani.
      Dihet pastaj si perfundojne ata qe vjedhin zgjedhjet.
      Mero me votat e shqiptareve dhe me vullnetin e tyre nuk luan dot as ti as rama
      Sepse ndryshe I bie te jesh ne diktature dhe pastaj dihet si luftohen dhe perfundojne diktaturat!!!!!

      1. Aleanca shqup-leshedhi says:

        Se pari urime per analizen e persosur Mero!
        Se dyti: E mer Ben Vicidoli, si gjihtmone i sheh gjerat me dylbite e Sales nga prpanica e kryelopes!
        Deputetet qe po hyne nga lista reserve jane deputete te cliruar nga partite kriminale dhe hajdute te Sales dhe kryelopes. Qekur dolen kunder vendimit te partive te tyre, keta nuk jane me as “demokrate” te Sale e as shushunja te Leshedhise. Eshte ne interesin e tyre qe te votojne reformen ne drejtesi dhe te clirojne te djathten shqiptare nga kthetrat e kucedrave te klanit Sali/Meta. Ndoshta keta mund te krijojne me ne fund nje parti me te vertete te djathe qe lufton per interesat e Shqiperise ne radhe te pare. Duke bojkotuar parlamentin Sali/Meta i kan bo autogolin me te madh vetes se tyre. Le te shpresojme se drejtesia vonon por nuk harron.

      2. Nuk jane bageti, as te Saliut e as te Monikes, te Edit jo e jo! says:

        Keto deputete mor Ben, je ti qe i numeron si bageti te Saliut ose te Monikes, por nuk eshte ashtu, po te marr vetem nje rast, deputetja Hajdari qe ka kulturen perendimore dhe ka studiuar ne Amerike, nuk eshte dele e Saliut, e deklaroi sot ne menyre publike!
        Eshte ne opozite, jo si qilim i Saliut, por si politikane qe do punoje per te miren e atdheut dhe popullit te saj, pra keto numra natyrisht nuk kane ndermend ta sabotojne reformen ne drejtesi qe udhehiqet nga autoritetet amerikane dhe europiane.

    2. AMY says:

      Me qarte se kaq, analize e kthjellet qe edhe4 nje i trashe apo budalla do ta kuptonte thelbin, qe ilir meta dhe sali berisha nuk e duan reformen ne drejtesi, duan shkaterrim te sistemit gjyqesor, dhe kaos ne institucionet e tjera, Te lumte Mero, se ti na hape syte, dhe na e ben mendjen te kthjellet, Do ishte mire qe keta te dy te futeshin brenda ne presidence, pra meta dhe berisha, dhe tja fusnin vetes me nga nje plumb, do shpetonin miliona te tjere nga ky veprim, dhe do ti benim edhe heronj te demokracise,

    3. Romak says:

      Jo kaq sahanlepires mor ti injorant i gjenerates 1964

      1. Aleance e leshit i dhise (LSI) says:

        Bajga e kryelopes ne sulm te deshperuar.

  2. Rroftë USA says:

    Analizë brilante kush ka veshte dëgjojKush ka mendje te kuptoj.Po i vjen laku.Shqipëria ime ditë te bardha po te vijnë.RROFTË USA

  3. popull says:

    Eshte shume e kjarte. Meta e Berisha kerkojne garanci se drejtesia e re qe po vendiset nuk do tju preki atyre asnje fije floku, ne te kundert jane gati te destabilizojne vendin dhe ti vene zjarrin shqiperise. Kercenokerka se do beje fli edhe veten presidenti, por ne te semes nuk pasja vajtur?. Reforma ne drejtesi do behet dhe pasurite e metes e berishes , qe i kane vene me aq’ “mund e djerse “, do tu sekuestrohen.

    1. Demka pe Poradeci says:

      Shqiperise do ti hane mune te dy edhe Birisha edhe Muta

  4. Migratori says:

    Arsyetim qe nuk mund ti heqesh asnje presje.Tmerri para gjyqit te historise qe i pret ate,S.R.Berishen e sorrollopin e tyre per gjemat qe na kane shkaktuar ne keto 28vjet u ka erresuar syt dhe duan me çdo çmim te perseritin 97-en

  5. Optimisti says:

    BASHKOHUNI O SHQIPTARLËRENI KISHA DHE XHAMIAFEJA E SHQIPTARITËSHTË SHQIPTARI.PO U VJEN LAKU NE GRYKË, DUAN TE SHPËTOJNË LEKUREN E TYRE DHE JAN BËRË BASHKË, KAQ DUHET TE KUPTOJMË, ËSHTË SHUMË E THJESHTËNUK KAN FE DHE IMAM, …

  6. Bushtrati says:

    Eshte e turpshme per kombin shqiptar qe kemi president nje kryehajdut te kapur me ze e figure duke vjedhur parate e shqiptareve. Ilir Meta president eshte poshtersia me e madhe qe Edi Rama dhe PS u bene shqiptareve.

  7. Petriti Tangjiti says:

    Per me pak se nje muaj pas votimit me 84 vota te ligjeve qe bllokon Saliu me Liken prej dy vjetesh, do kemi Gjykaten Kushtetuese, Gjykaten e Larte, SPAK etj te pavarura nga askush, klinikisht te pastra e nen Operacionin Nderkombetar te Survejimit(monitorimit) sipas kushtetutes!

    Dy zgjidhje u mbeten horrave: Plumbi ose Burgu i Reçit.

  8. Nje super shkrim Mero Baze,i ke thene te gjitha,por kta i marin shqiptaret per budallenj dhe vazhdojne me rezistencen kunder SHBA dhe Gjermanise duke u munduar te krijojne destabilitet me çdo kosto.

  9. art says:

    Ok, mire por “komunistin” Ajlende kot e ke ngaterruar ne kete mesele te ziun sepse sado komunist qe te ishte prapeseprape ishte me i mire se fashisti Pinoçet qe kishte perkrahjen e SHBA-se. Keshtu qe po ti ishe permbajtur me korrektesi temes per te cilen ke shkruajtur pa permendur te shkretin Ajlende do te te kishte dal shkrim me i bukur

  10. The One says:

    God bless America, God bless EU and United States of Albania!!

  11. ne qe nuk kemi vjedhur says:

    Kete e dinim qe kur filloi reforma ne drejtesi. E dinim se nuk leshohen vullnetarisht pasurite e vena me vjedhje dhe vrasje. E dinim se keta jane gati ti vene zjarin vendit per b…….e tyre dhe te afermeve te tyre. Bile se po te kene fuqi te mbyllen ne ndonje bunker dhe te luftojne deri ne vdekje. Keto i dinim se i kemi jetuar mbi kurizin tone. Per nje gje kishim dyshime: A ishte i vendosur perendimi te na shpetonte nga ky kancer? Tani po e ndjejme nga perpelitjet se ata jane me ne deri ne fund
    Do ti jemi mirnjohes perjete.

  12. ??⚖️⚖️⚖️⚖️???????? says:

    KY ËSHTË THELBI I KRIZËS .
    USA, S’KA PËR TU TËRHEQUR NGA REFORMA NË DREJTËSI .
    PASTRIMI I POLITIKËS DHE GJYQËSORIT, ËSHTË PROÇES PA KTHIM .

  13. Cobo says:

    E vertet. Hajduteve po u vjen fundi. Meta perfundon ne koshin e plehrave k Mona te djelave ben takim ne Rec.

  14. Jimi says:

    Mero! Mendimin tim si qytetar e kam shprehur qe heret per reaksionin qe do te krijonte beteja e reformes ne drejtesi. Nje makineri gjigande e vjedhjes dhe e krimit, e krijuar dhe e instaluar forte ne pushtet gjate kohes se sundimit te Berishes, nuk do te jete e lehte per ta cmontuar, per t’mos thene e pamundur, do te jete e veshtire. E kam then dhe e them me bindje te plote, se Berisha dhe horrat e tij, nese me rruge paqesore nuk do te kene mundesi per ta ndalur kete reforme e cila do te preke pushtetin e tyre okult, dhe pasurine e tyre te vene ne menyre kriminale, ata nuk do te ndalen para asgjeje, per ta ndalur ate me te gjitha mjetet e tjera te dhunshme, deri edhe perdorimi i armeve, apo i metodave terroriste, simptomat e te ciles kane filluar te duken ne horizont. Dikujt mund ti duket nje fantazi e semure dhe une uroj qe keshtu te jete, por kam frike se nuk eshte keshtu! Horizonti eshte i veshur me re te zeza e te dendura, te cilat jane tregus i nje rrebeshi, i cili do te sjelle shum deme!

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Ke te drejt.. Por c’faredo te jete, kostoja, do ja vleje.. Shqiperia e rraskapitur nga nje pakice hajdutesh dhe huliganesh qe e kane verdallisur popullin per cerek shekulli.. Sot pash “presidentin” me klithmen e tij te fundit por kam pershtypjen se Amerika dhe Europa eshte e mbushur deri ne fyt me keta kusare prandaj dhe po I lene te japin shpirtin. Ambasadorit Donald Lu I perulem me rrespekt qe shpetoi Shqiperine.. Shqiperia do behet !!!

  15. Pa emer says:

    Momenti i shperthimit te krizes eshte nje argument tjeter qe Saliu dhe Iliri e kane me Reformen ne Drejtesi. Po te mos e kishin friken nga reforma ne Drejtesi, ata do prisnin. Do ndertonin nje platforme afatgjate dhe duke shfrytezuar edhe gabimet e Rames do e merrnin pushtetin gjate dy vjeteve te arthshem. Problemi per ta eshte se ata nuk kane kohe te presin dy vjet. Ata e dine shume mire se per dy vjete do jene te zhdukur nga skena politike. Do jene te burgosur per marrezite qe kane bere deri me sot. Ata nuk presin dot. Koha per ta ka mbaruar. Ata mendojne o sot o kurre dhe flasin brockulla ne ere. Behen qesharake ne kerkesat e tyre: kerkojne qe Rama te jape doreheqjen! Kush ne bote jep doreheqjen sepse keshtu do kundershtari politik?! Doreheqja imponohet brenda sistemit duke kerkuar besueshmerine e tij ne parlament. Dalja jashte sistemit dhe thirrja per revolucion, flete per ate se e kane te humbur llogjiken nga frika e SPAKUT.
    Se fundmi thirrja e Ilirit se ai do vrase veten si Alijende, tregon qe kjo frike ka kaluar cdo kufi. Ajo eshte bere paranoje ne kokat e te semureve. Po pse o Ilir nuk pret, por do e vrasesh veten sot? Per te vrare veten njeriu ka kohe. Iliri do ta beje sot se neser eshte vone. Jo vetem qe do jete brenda por do mbetet vetem me breke ne bythe. Kete nuk duron dot Iliri “borgjezi” me origjine fshatar i varfer. Si gjithe hadutet e tjere sakrifikon jeten per parate! Mendon se mbas vdekjes se tij nuk ka kush te pyetet per floririn e vjedhur apo zullumet e tjera.
    Kjo zoti Mero eshte situate ne pergjithesi ne kokat e semura te gjithe atyre qe nuk presin reformen ne Drejtesi, por duan revolucionin sot per te mbytur reformen.

  16. Veshgues says:

    Me kete deklarate I.Meta i rrit mbeshtetjen ER Sepse tashme ai eshte vene drejtepersedrejti ne shenjester te Amerikaneve. Evokimi dhe krahasimi me Amerikanet, nuk qendron. Sepse Shqiperia nuk ka ose nuk po duket ndonje Junte Ushtarake. Dhe konteksi kohor dhe rrethat nuk e mundesojne kete autoparalelizem. Mesa kuptohet ai kerkon nje reagim te ashper nga USA ,qe beje doreheqje! Kjo rrit me patjeter mungesen e nr. te institucioneve, shtyne apo ngadaleson per pak kohe Reformen dhe…ndoshta mund te fus ne loje edhe Ruset!
    Besoj se keto dite Iliri do te dorehiqet! PS duhet ti pergjigjet shpejte kesaj situate.
    Konstituimi i SPAK duhet te mbaroj sa me shpejte!

  17. Zani says:

    Une mendoj qe te njihen pasurit e gjithe politikanve dhe ta fillojme lojen nga e para. Mos e merni per shaka nuk i ze gjumi, me shume keq nga te gjithe me vjene per petrit Vasilin. Mero ja ke hapur zinxhirin e kokes Ilirit dhe ja ke lexuar te tera, nuk e di çfar mendimi ka shoku Lesi per shkrimin tuaj.

  18. Koba says:

    PO e ndjen Jeziti eren e Qelise.Nuk ka Shpetim po vetem deshperim

  19. Enveri beri gabimin me te madh qe solli shpelarin sali dhe nuk arriti ta njoh por e futi edhe ne shtepi…
    Ramizi beri gabimin me te madh qe e beri kryetar te pdk.
    Edi rama beri gabimin(per te ruajtur bythen e tij ne karriken e k/m) dhe zgjodhi nje kryehajdut per president.
    Dhe keta 3 maskarenj kane mare peng nje vend dhe ka budallenj qe i shkojne mbrapa per te lepir ndonje kocke.
    Para se te vrasesh veten dorzo pasurin e vjedhur.

  20. Cuku says:

    Te lumte z. MERO BAZE

  21. Doni says:

    BURG , HAJDUTËVE!?

  22. LILOLABJA says:

    Ilir Meta ka harruar qe 97 -ta nuk kishte asnje eksponent politik ne krye ,ishte hera e pare qe politkanet nuk munden dot te penetronin ne revolucionin e 97 -tes dhe ketu qendronte çelesi i suksesit .Ai revolucion u be kunder gjithe sojsezeve si Ilir Meta ,i cili vendosi ta injoroje ate dhe tashti gjendet para revolucionit te dyte aij te drejtesise qe kete here e di shmire qe nuk do ti shpetoje dot me asnje tertip qe ka mundur te beje deri tashti duke marre zvarre Shqiperine ketu e 27 vjet.

  23. Shqiptari says:

    Ilir Meta,Sali Berisha ,Lulzim Basha dhe Monika Kokemadhja po dhjesin ne brek..!

  24. JACK says:

    Analize reale . Te lumte Mero.

  25. Poradeci says:

    Te lumte Mero, je brilant, kur do te vije ajo dite te zhduken nga kjo bote, pasi jane bere te padurueshem. C’fare jane keto mostra qe vetem veten dhe familjet e tyre shohin. Harram jetet e tyre, ne hale shkofshin.

  26. arturi says:

    Krahason Sslvador Alenden, intelektual, shkrimtar idealist me prejardhje nga familje fisnike me nje zuzar nga humbetirat e Skraparit qe eshte ritur ne mes te bajgave?

  27. ALBAN DEGA says:

    YOU READ HIS BRAIN MR. BAZE !

    I ke lexuar jo vetem trurin alucinant, te cakerdisur deri ne vetvrasje, por edhe pas trurin, jo vetem Presidentit por krejt Bandes se Gangstereve te Sali Berishes dhe Like Floririt, krejt SaLikekracise rrenimtare per drejtesine dhe per Shqiperine !
    Te lumte penda e te ndrite MENDJA!

  28. Qytetar says:

    Ka menduar per gjuetin e ndaluar te koranit,ne Pogradec !
    Meta doli nga qendrimi i Presidenti, duke marre ate te “martirit te demokracise”.
    Cfare ka ne mendje per te bllokuar Meta ?!
    Alternativa e bllokimit te rrugeve,eshte e Berishes,por e mbeshtetur familjarisht.
    Zjarrvenia dhe dinamiti i ka “specialistet” prej kohesh ne PD.
    Alternativa e re ,vrasja e biznesmeneve, kerkon sk.speciale besnikesh.
    Meta kerkon te zevendesoj nderkombetaret !!!!!

  29. Black Eagle says:

    Populli nqs e do Shqiperine si gjith Europa ka ardhur dita te mbyllen reforma ne DREJTESI ,duhet te ushtojne sheshet e Shqiperise DREJTESI DREJTESI DREJTESI!

    1. LILOLABJA says:

      Super koment BLACK EAGLE !

  30. ARBEN Camaj says:

    kjo analizë e ka vënë pikën mbi “i”…
    ?

  31. Niko Shpiragu says:

    Jam i sigurte se ky budalla i ashtuquajtur president kurre nuk ia kishte degjuar emrin me pare Salvador Aljendes se jo vetem eshte relativisht i ri ne moshe,por eshte edhe i pa ditur komplet. Pikerisht kush ia tregoi kete emer atij dhe kush e keshilloi te bente aludime te rrezikeshme per te paraqitur vehten dhe opoziten e djathte destruktive si te goditur nga junta qe po instalohet gjoja ne Shqiperi me mbeshtetje te jashteme ( amerikane ) si ne Kili, kjo eshte shume e rendesishme per tu njohur. Kjo do te thote se prapa tij jane njerez te tjere, te ditur dhe qe po perpiqen te nderlikojne situaten ne Shqiperi. Ne se shikojme ikjet e ardhjet e tij shume te shpeshte ne vende te dyshimta si ne Malin Zi dhe sidomos ne Azerbajxhan se fundmi, duke qendruar neper malet e veriut sikur ben pushime, mendja te shkon se ata qe e mesojne dhe perdorin kete budalla jane ustallare qe vet nuk dalin ne skene dhe vijne nga ato vende qe nuk e pelqejne orientimin euro-atlantik te vendit tone. Deri tani pothuajse ka qene indiferent edhe pse baxhalla e tij surrat majmune po bente si egersire hitleriane dhe kercenonte kryeministrin dhe qeverine. E shikon se loja me mandatet e djegura e Berishes dhe e tija doli gabim, mbasi nuk e kishin parashikuar qe kuvendi do te plotesohej me deputete te tjere dhe si rrjedhoje kjo loje do te jete nje boomerang per te se do te shkarkohet nga posti dhe tani ben te drejtin, hallemadhin, atdhetarin, filozofin per te kaluar pa lagur, duke lene edhe nje nenkuptim per nderkombetatret qe te nderhyjne per marreveshje midis paleve duke e pasur syrin qe ai te jete njeriu qe mund ta bej kete mire. Ne se kryeministri trembet dhe papritur pranon marreveshje me opoziten naziste si ne 2017, atehere ai eshte nje tradhetar i popullit te tij dhe sidomos i PS dhe per kete i gjithe populli duhet te dalin ne rruge dhe te pastroje vendin nga plehrat e kesaj opozite hitleriane dhe nga vet kryeministri. Qeveria ka dale nga votat e popullit dhe askush nuk ka te drejte te manovroje dhe manipuloje vullnetin e tij.

  32. realisti says:

    Nuk ka paqe pa drejtesi.

  33. ermiri says:

    Bukur dhe sakte Mero. Bravo.

  34. Dash says:

    Ne kete menyre po behesh HERO Mero ,sepse ti zberthesh gjerat ne kete menyre ne nje vend te marre peng nga banditizmi eshte heroizem ….falemnderit !

  35. Qytetar says:

    “Junta ushtarake” mbron parlamentin !
    Meta ka kerkuar indirekt,shperndarje te Parlamenti,
    jo protestat e Mones.
    Meta eshte President ,i pamerituar,pale me zonjen e tij,per permbysjen e pushtetit me dhune.
    Sot mund te flijohet para Parlamenti,me shashka !

  36. ZOROOS says:

    Like Muta t’i therrase karadakes se e pret burgu si Aljenten ndese paste

  37. anonim says:

    Pse bllokoni komentet pozitive, keni ndonje molitant te Saliut aty?

  38. sirt says:

    Po kush je ti o zagar President qe te t’merret opinioni ; edhe aq me teper nga Amerika. Po ik or rroskop burre se na cave trapin bashke me ate karakatinen qe ke ne krah. Ore, si ti si Berisha dhe gjithe morrat e kuq PPSH-ist te politikes shqiptare lulezuat keto 30 vite se politkes se jashtme Amerikane nuk i cahej shuime per Ballkanin Perendimor. Tashi qe skena gjeopolitike ndryshoi tashi do kerceni si i do bytha shpise se bardhe e jo si doni ju qe jeni askushi. Kshu qe o Presidenti i leshit perpos hurit ne kulo ne Rec opsion tjeter per faren tuaj te shtate lekureve qe sado te rripeni njerez nuk beheni kurre s’ka zgjjidhje tjeter.

  39. Korkodili says:

    kur ju than gjykatesve largohuni nga detyra pa filluar vetingu,
    nuk iken, nuk e besuan se do investigoheshin dhe than: ‘Nuk na denojne shoket tane.”
    Por kur filloj Vetingu , dhe nga 100 gjyqtar e prokurore te kaluar ne veting deri tani – 80 ngelen si hajdute dhe kriminele,
    Dhe bota pa vet me sy dhe degjoj me vesh se na gjykonin nje bande kriminelesh dhe hajdutesh te lidhur me politiken,
    Gjykatesin vet u tremben .
    Por u tremben dhe politikanet : dhe than ‘
    “Kur vet gjykatesit (nen monitorimin e nderkombetarve) po denojne shoket e tyre Po neve kush na mbron qe kemi bere namin 30 vjet dhe nuk dim sa pasuri kemi bere dhe ku i kemi>
    Prandaj o bura ta bllokojme reformen
    Si ?
    Te krijojme kriza te vazhdueshme dhe pa fund,
    Te kerkojme ndryshimin e kushtetutes. etj etj
    Te filloj urgjentishte gjyqi i ketyre qe jan larguar nga detyra . dhe tu sekuestrohet pasuria.
    shokoni sa shtepi kan te gjith gjykatesit,?
    Sa toka?
    Sa lek ne banka ketu e jashte?
    Sa lek dhurata?
    Sa pasuri dhurata ? etj etj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje