Veliaj fton qytetarët të shtunën në sheshin “Nënë Tereza”: Do jemi edhe më të shumtë, ky qytet nuk e ul kokën ndaj dhunës

20 Mars 2019, 16:00Sociale TEMA

Socialistë do të çelin fushatën elektorale për kryeqytetin të shtunën e 23 Marsit në të njëjtën ditë që do të mbajnë Kongresin e tyre. Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj do të shpallet zyrtarisht si kandidati që kërkon një mandat të dytë. Në një intervistë për televizionin Klan, kryebashkiaku më i sulmuar nga opozita thotë se qytetarët e kryeqytetit kanë shumë arsye për ta rikonfirmuar për një tjetër 4-vjeçar .

“Besoj që njerëzit e kanë parë këtë kontrast si lulëzoi Tirana në kohën e Edi Ramës, si shkoi si kovë pusi Tirana 4 vitet e gjumit dhe pastaj si sërish u ringrit dhe tani duam të mbajmë këtë ritëm. Unë besoj që njerëzit nuk do të votojnë më me parti, por do të votojnë me zemër dhe do të votojnë për partinë më të rëndësishme që njeriu ka në jetë, familjen e vet”, tha Veliaj.

Nuk dihet vendimi i opozitës për zgjedhjet lokale, por ajo që është e sigurt është se në këtë garë socialistët nuk do t’i kenë më në krah aleatët e LSI-së dhe PDIU-së. Mungesa e një koalicioni me ta nuk e tremb Veliajn edhe pse ishte një nga arsyet kyçe të humbjes së Edi Ramës në zgjedhjet lokale të 2011-ës.

“Unë do të luftoj njësoj dhe ju do e shikoni në fushatë si të ishin të gjithë kundra, si të ishim tek-pull sepse ne garën e kemi me veten. Së dyti zgjedhjet e fundit nuk ishte vetëm PD-ja, unë kisha në total 5 kandidatë”, Veliaj.

Duke u ndalur tek djegia e mandateve nga opozita Veliaj thotë se ajo nuk është kundër sistemit dhe këtë sipas tij opozita e tregon në pushtetin lokal. “S’ka nevojë të kesh doktoraturë të kuptosh se sa hipokrite është kjo lojë. Ose je kundër sistemit dhe t’i ikën nga gjithçka, ikën pra edhe nga Kamza, ikën edhe nga Shkodra, edhe nga Kukësi ikën dhe nga Tropoja dhe ia lë dikujt tjetër ta bëjë ose nuk mund të jesh selektiv, ku humbet ti bën qaramanin dhe ikën ku fiton ti thua jo, sistemi këtu funksionon”, tha ai.

Veliaj iu bën thirrje të gjithë atyre që kanë vlerësuar punën e tij në këto katër vite të jenë pjesë e takimit “Bashkia që duam” në sheshin “Nënë Tereza”. Por a është një demostrim force nga socialistët ky manifestim që vjen fiks një javë pas protestës së opozitës së 16 marsit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”?

“Unë besoj që askush që përdor mjete dhune dhe bullizmin politik nuk duhet të pranojë që bullizmi do t’i funksionojë dhe të tjerët nuk do reagojnë. Kështu që kjo s’do as mend as kalem. Pra që ky qytet nuk ul kokë dhe si në 17 mars, në 23 mars do të jemi akoma më të shumtë. Unë vetë do të vij me birin tim në atë takim sepse unë besoj që fati i Tiranës lidhet me fatin e familjeve tona. Jo vetëm do të shikoni më shumë sasi, do të shikoni më shumë cilësi. Ky është një takim familjar, ky nuk është një takim i lacave që kapërcejnë kufirin e Tiranës me autobusë nga bashkitë ku qartazi nuk janë histori suksesi, s’po flas për qytetarët. Qytetarët e Kamzës dhe të Paskuqanit ishin ditën e verës në Tiranë. Flas për stafin e bashkive”, theksoi Veliaj.

Në takimin e të shtunës prezantohet dhe lista e kandidatëve për këshilltar bashkiak. Veliaj thotë se janë me përfaqësuesit nga të gjitha komunitetet. Socialistët kanë menduar që t’i paraprijnë edhe një bojkoti të zgjedhjeve nga ana e opozitës ndaj kanë përzgjedhur 100 emra nga 61 vende që ka ky këshill.

10 komente në “Veliaj fton qytetarët të shtunën në sheshin “Nënë Tereza”: Do jemi edhe më të shumtë, ky qytet nuk e ul kokën ndaj dhunës”

  1. Aleksander says:

    Ky Zotni ka ndertua per kto vite qe ka ken kryetar Bashkijet ne Tiran,
    kush pretendon me i zan venin Ktij Zotnis, Tirans i ka vu FLAKEN, nuk mund te besoj se TIRANSIT i japin voten me u ba kryetar bashkeje atij qe djeg Tiranen.
    Tiransit votojn ate qe punon jo ate qe shkaterron.

  2. skelari says:

    Gjeja me e shemtuar dhe tipari me shpellar i sjelljes se pushtetit ne keto situata, eshte pikerisht fenomeni i antimitingjeve, apo ndryshe i “paraqitjes se forcave” te pales ne pushtet. E percmova Sali Berishen qe e beri ne 2011, por nuk ma priste mendja qe Edi Rama do katandisej ne te njejtin llum. E beri qe heren e pare, kur mblodhi njerez ne Vlore, e po e ben Lali disa here ketu ne Tirane, ashtu si i shkon Lalit, me stil bezdises e gati mekanik.
    Hiq dore o Edush, se vec te keqia ka kjo sjellje – mbeshtetjen relative e ke (sa kohe qe perballe ke keta qe ke), dhe po nuk e pate me, nuk e sjell dot me zor…

    1. isuf felina says:

      democracia kshu e ka, or skelar. ti po deshe rri ne shpi deri sa te kthehen prap primat e Berishes te ti heqin breket edle nje here teeter.

  3. Sit back and relaks■●▪ says:

    “Une besoj qe njerezit nuk do te votojne me me parti por me zemer”, besoj se kjo fjali duhet te filloje te shqetesoje PS per te ardhmen e saj si Parti Socialiste. Veliaj dhe Rama as njeri e as tjetri nuk kane ndonje lidhje shpirterore apo ideologjike me PS, atyre ju duhej nje inkubator per te rritur dhe zhvilluar ambiciet e tyre dhe te atyre qe qendrojne pas tyre dhe per kete gjeten te gateshme PS e cila nuk shikonte rruge tjeter per te ardhur ne pushtet pervecse te pranonte ortakerine me Ramen dhe Mjaftistat 99-ça.
    Pak a shume te njejten fjali ka thene dhe Fatos Nano por Nano e vazhdoi fjaline me fjalet qe Zemra Rreh Majtas ndersa Velua la te kuptohet qe zemra rreh Mjaftas.

  4. Sit back and relaks■●▪ says:

    “Une besoj qe njerezit nuk do te votojne me me parti por me zemer”, besoj se kjo fjali duhet te filloje te shqetesoje PS per te ardhmen e saj si Parti Socialiste. Veliaj dhe Rama as njeri e as tjetri nuk kane ndonje lidhje shpirterore apo ideologjike me PS, atyre ju duhej nje inkubator per te rritur dhe zhvilluar ambiciet e tyre dhe te atyre qe qendrojne pas tyre dhe per kete gjeten te gateshme PS e cila nuk shikonte rruge tjeter per te ardhur ne pushtet pervecse te pranonte ortakerine me Ramen dhe Mjaftistat 99-ça.
    Pak a shume te njejten fjali ka thene dhe Fatos Nano por Nano e vazhdoi fjaline me fjalet qe Zemra Rreh Majtas ndersa Velua la te kuptohet qe zemra rreh Mjaftas..

  5. animas says:

    Erjon Veliaj , je me i miri e qytetaret e Tiranes jane me fat qe kane nje kryebashkiak si ty! Te uroj te fitosh edhe shume mandate te tjera per vizionin, kulturen dhe miresine tende.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje