Basha mungon, protestën e mbyll Paloka: Nuk do këtë asnjë ditë stabilitet, rrëzimi i Ramës shtyhet nesër (s’kishte këngë)

21 Mars 2019, 15:04Politika TEMA

Në mungesë të kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha, protestën për ditën e sotme e ka mbyllur nënkryetari i PD Edi Paloka.

Në fjalën që mbajti në selinë blu para militantëve të PD, Paloka tha se në vend nuk do të këtë asnjë ditë stabilitet.

Më tej ai tha se jemi nisur për një rrugë që nuk ka fund tjerët veç fitores..

“Beteja jonë nuk ka mbaruar. Jemi nisur për një rrugë që nuk ka fund tjerët veç fitores. Nuk ka asnjë forcë që të mbajë qytetarët për të mos protestuar për të drejtat e tyre.

Nuk do të ketë asnjë ditë stabilitet për këtë qeveri të krimit deri sa të kthehet demokracia në Shqipëri.

Për ata që menojnë se stabiliteti ka më shumë rëndësi se demokracia nuk do të ketë asnjë ditë të qetë.

Dua tju përshëndes në emër të zotit Basha i cili vijon takimet për të arritur fitoren. 

Ju falënderoj dhe jam i bindur që me forcën tuaj do i shkojmë në fund kësaj rrugë”, tha Edi Paloka.

Por ajo që u vërejt në këtë mbyllje traditë të protestë në selinë blu  ishte mungesa e tenorit që këndonte himnin e flamurit, kjo pasi në protestë nuk ishte Lulzim Basha.

(TemA)

5 komente në “Basha mungon, protestën e mbyll Paloka: Nuk do këtë asnjë ditë stabilitet, rrëzimi i Ramës shtyhet nesër (s’kishte këngë)”

  1. Gri says:

    Mornica ne trup kur flete EP: Thdo kete asnje dithe sthabilitet!

  2. Rezorsi says:

    O TUFË DELESH ME THUTHUQIN NË KRYE. JU QE PRISHNI IMAZHIN E SHQIPERISE NË BOTË. QE PO TORTURONI SHQIPTARËT PO HUMBIN DURIMIN E TYRE PO LODHEN ME KËTO IMAZHE TE KTHYERA 20 VJET MBRAPA. ÇFARË PRET POLICIA E SHTETI AKOMA DERI SA TE SHKATËRROJNË ÇDO GJË KUR DO TE KËTË ARRESTIME SË JU DOLI MJEKRA POPULLIT QE PËRPIQET ÇDO DITË KUSH TE IKI ME PËRPARA NGA KJO KATRAHURE QE SPO RREGULLOHET ME VITE.

  3. timo says:

    PD ëshë katandisur ta prijë Noka dhe Paloka. Ky është lajmi më i rëndësishëm i ditës.

  4. skrapari says:

    A thua e kane kuptuar se c;ka thene ne fjalen e tij ky thuthuq ? Jam o bindur se 90% e degjuesve s’kane marr vesh asnje fjale… S’ke c’i bene keshtu eshte kjo bote….

  5. Taraboshi says:

    Paloke ju te opozites jeni gjallesa pa shtylle kurrizore keni kaqe e kaqe muaj e dite me protesta.Dote rrezojme Ramen sot e do te rrezojme
    Ramen neser deri me 2021Por per vete qe keni kaqe kohe me keto historira.cfare keni menduar deri kur do te jepni dorheqie dhe te zhdukeninga PD se nuk jeni te afte per ti udhehequr.
    Ato qe ju vijne nga prapa e para nuk perfaqesojne popullin Shqipetar.Ato ju ndjekin ju per te sh[etuar demek nga prishja e shtepive pa leje
    ne toke te huaj dhe me se e kane ndertuar ate shtepi.Jane kamikaze qe paguhen.biles paguhen mire se perbadihava nuk e vejne koken ne rrezik
    per te mbrojtur ju nga reforma ne drejtesi.Mos tju shkoje ne mend se doti shpetoni reformes.ajo tanika hyre ne autostrade nen drejtimin e SHBA
    dhe BE.Me ju ka qene i bashkuar edhe presidenti i cili tha se do te vet sakrifikohet.
    Paloke ka ardhur koha qe ti dhe stafi i PD te jepni dorheqie se keni deshtuar me turp dhe me e keqiia eshte se jeni xhaketa te vjetra.Populli Shqiptar ju ka pire lengun i dime mire bemat tuaja dhe me kete fjalor mundoheni te flisni perseri.tamam halabake.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje