“Prapa patetikës së zotit president dhe liderët që bëjnë çmos të ngjajnë me heronj legjendarë”

Nga Çapajev Gjokutaj

Presidenti i Republikës, z Ilir Meta, ka bërë dje një deklaratë emergjence. Ka thenë se, për të zgjidhur krizën aktuale, është gati të dorëhiqet nga posti i lartë.

Si të mos mjaftonte kjo, ne vazhdim e ka rritur temperaturën e ligjërimit dhe ka hyrë në zonat e patetikës kur ka deklaruar se, për të shmangur instalimin e juntës ushtarake është gati të vetsakrifikohet si Salavtor Alende.

Eshtë e vështirë të gjesh se përse zoti president folur për juntë ushtarake. Mos vallë shërbimet inteligjente e kanë njoftuar për përgatitje kladestine të një puçi nga ndonjë grup ushtarakësh të lartë?

Apo junta ushtarake ka hyrë në kumtim si një bashkëshoqërim automatik. Me një fjalë, me që përmendi Salvador Alenden, mekanikisht i ka ardhur në gjuhë sintagma ‘juntë ushtarake’.

Gjithsesi deklarata e presidentit ia arriti të tërhiqte vemendjen e mediave prestigjoze botërore. S’do mend që u bë fokus i rendësishëm edhe në mediat tona, madje nxiti edhe një varg leximesh, njeri më i ndryshëm se tjetri.

Deklarata ishte në tone emergjence, interpretonte një palë, nga që synonte të tërhiqte vemendjen e ndërkombtarëve, aq të interesuar për stabilitetin në rajonin tonë të trazuar.

Përmendja e Alendes dhe e juntës ushtarake, thoshte një interpretim tjetër, nuk është e rastit. Do lexuar si një pakënaqësi ndaj ShBA-ve që deri tani s’e aprovojnë që s’e aprovojnë lenien e mandateve nga opzita dhe ngjan se janë në anën e qeverisë.

Nuk e ka as me postin e as me ndërkombtarët, thoshte një lexim i tretë. Doli e deklaroi se deputetë legjitim në parlament janë vetëm 82 vetë. Kjo e bën parlamentin të pamjaftueshëm për të vazhduar procedurat e reformës në drejtësi. Nuk u ofrua të negocionte dorëheqjen a, larg qoftë, vetsakrifikimin, shtonte ky lexim. Thjesht, përdor krizën e mandateve për të negociuar dhe vonuar reformën në drejtësi.

Tha se vetëm 82 deputetë janë të ligjshëm, shtonte një palë tjetër, në mënyrë që të ofrojë një bazë për një kompromis të ardhshëm mes maxhorancës dhe opozitës së vetpërjashtuar. Me që deputetët e rinj janë shtuar në mënyrë të paligjshme, mund të synohet ndonjë marrëveshje e tipit: qeveria lëshon, opozita kthehet në parlament se vendet s’janë zenë.

Pati edhe lexime të tjera, por unë e kam vështirë të gjej se cili është më pranë të vërtetës. Gjithsesi tonet patetike të deklaratës, me ndeshje dhemb për dhemb kundër juntës dhe me vetsakrifikim sublim, më kujtuan parimin se liderët politikë nuk para bëhen patetikë nga malli, por nga halli.

Gjithashtu më kujtuan se diku kam lexuar që liderët në Ballkan bëjnë çmos që të ngjajnë me heronj legjendarë. Harrojnë se legjendat dhe përrallat fillojnë me frazën ‘na ish njëherë’.

REMOTE_ADDR:[]

8 komente në ““Prapa patetikës së zotit president dhe liderët që bëjnë çmos të ngjajnë me heronj legjendarë””

  1. Neutrino says:

    Përrallat tona kur ishim fëmije, fillonin: Ishte seç na ishte, një gomar me bishte”

  2. zhaku i pamposhtur says:

    Opo lëre lëre. .ku e ka pas llafin ky. ..siç duket e ka ditur ç’po ndodh me shëndetin e Ramës dhe filloj të ngatërroj letrat. ..përse nuk komunikohet problemi i Ramës? ?

    1. durrsak says:

      Pirdh të shfryhesh o Zhaku i pamposhtur!

  3. Aman Ilir mos e vrit vehten te kemi idhullin tone.Shpresen ne si Skraparllinj e kemi vetem tek ty.
    MOS NA LERE NE KETO DITE QE NA DUHESH

  4. Like says:

    Yy
    Thefte qafen hajduti.floririt

  5. KOKË LOPA says:

    KY BASHIBUZUK KËRKON TË NGREJË FURTUNË NË GOTË.
    ÇOÇ I DUKET VETJA ???
    NJË PALAÇO QË AS NUK I SHKON E AS NUK I VJEN ERA PRESIDENT.
    KËRKON TË VËRË “KURORËN” E TRIUMFALISTIT.
    E SHEH QË KARTAT E LOJËS SË BERISHËS LULIT DHE MONËS ME SITUATËN ARTIFICIALE QË KËRKOJNË TË KRIJOJNË JU DOGJËN NË DORË NGRE OPSIONE AS TË NGJASHME AS SIMETRIKE AS HOMOTETIKE NË LIDHJE ME SITUATËN NË VEND.
    MENDJA U VETE PËR KRAHASIME 100% VULGARE.
    MË KOKËN E TYRE TURBULLOJNË BETEJA ME MULLINJTË E ERËS SE RAMËS NUK KANË ÇFARË TI BËJNË, JA HËNGRËN TË TËRË.
    E KËSHTU DUKE BËRË HEROIN NGJASOJNË VETVETEN ME HERONJ TË AMERIKËS LATINE.
    PSE NUK GJEJNË NDONJË MODEL TJETËR KËTEJ RRETH E QARK ???
    FJALA VJEN PSE NUK E KRAHASON VETEN AI ME GRUEVSKIN ???

  6. E KA FAJIN LEPURI NË BARK😹 says:

    PO TË LUMTË, MOOOO!!!
    E KE QA!!👍🏻

  7. ariff says:

    …. karte e DJEGUR tashme . Ska fuqi ta mbeshtete as partia e tij as opozita e kalbur .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *