Sakrifikimi heroik i Ilir Metës si Salvador Allende dhe gënjeshtra e madhe kiliane

22 Mars 2019, 18:08Politika TEMA

Nga Klodian Tomorri

 

Deklaratat e presidentit Ilir Meta për vetësakrifikim heroik si Salvador Allende sjellin në Shqipëri një debat, i cili në arenën ndërkombëtare vazhdon prej dekadash. Kush ishte ëngjëlli dhe djalli i historisë kiliane?

Qarqet e majta të propagandës ja kanë dalë të fabrikojnë me sukses një gënjeshtër të madhe ndërkombëtare, e cila fatkeqësisht tashmë besohet nga shumica e opinionit publik ndërkombëtare. Atë të Salvador Allendes hero dhe Augusto Pinochetit diktator. Por e vërteta është krejt ndryshe.

Ndonëse portretizohet si një nga liderët më humanë dhe demokratik, në të vërtetë Salvador Allende ka qenë arkitekti që instaloi një nga regjimet më anarkiste në historinë e Amerikës Latinë. Në mënyrë sistematike regjimi i Allendes shkatërroi fondamentet e shtetit ligjor dhe institucioneve kiliane duke qenë një nga rastet e vetme të dokumentuara kur presidenti i një vendi nuk i bindej kushtetutës dhe injoronte vendimet e gjykatave.

Një pushtet që nuk njeh kornizat e shtetit ligjor, nuk mund të prodhojë tjetër përvecse një rezultat, mjerimin për qytetarët e tij. Në vitin 1973, kur Augusto Pinochet udhehoqi grushtin e shtetit që përmbysi qeverinë e Allendes, inflacioni në Kili ishte 286 për qind, më shumë se gjysma e popullsisë jetonte në varfëri ekstreme, ndërsa 50 për qind e shpenzimeve të qeverisë ishin deficit fiskal, pra një në cdo dy lekë që shpenzonte buxheti i shtetit vinin nga huamarrja.

Kjo është një panorame ekonomike të cilës fjala krizë i rri ngushtë. De fakto Kili i “heroit” Allende ishte një tragjedi e vërtetë ekonomike, ku përvecc kastës së “humanistit: Allende gjithë të tjerët jetonin në mjerim, një situatë e cila e kishte ccuar vendin në prag të luftës civile.

Grushti i shtetit i vitit 1973 është një pikë vendimtare kthese në historinë, jo vetëm të Kilit, por edhe atë botërore. Është gjerësisht e dokumentuar se me marrjen e pushtetit Augusto Pinochet, instaloi një regjim që dhunoi të drejtat e njeriut, kufizoi pluralizmin politik, lirinë e shtypit dhe u angazhua në shumë aktivitete të tjera jo demokratike përgjatë 16 viteve.

Por a ishte ky një regjim totalitar? Studiuesit thonë që jo. Ka një ndryshim të madh mes regjimeve totalitare, pra diktaturave dhe atyre autoritariane. Politologët më në zë në rrafshin ndërkombëtar thonë se Kili i Pinochetit ishte një regjim autoritarian, por jo totalitar. Dhe dallimi thelbësor mes të dyve është liria ekonomike, një fushë ku Pinochet mund të konsiderohet si kampioni i botës moderne.

Përpara se Margaret Thatcher të bëhej kryeministre e Britanisë apo Ronald Reagan president i SHBA-ve, Augusto Pinochet u shndërrua në pionerin e liberalizmit ekonomik. Menjëherë me ardhjen në pushtet ai implementoi një sërë politikash liberale, të cilat e shndërruan Kilin në mrekullinë ekonomike të Amerikës Latine dhe një nga mrekullitë ekonomike të historisë botërore.

Duke reduktuar tarifat, privatizuar ndërmarrjet dhe industritë e dështuara shtetërore, përmes liberalizimit të kursit të këmbimit dhe reformave në sistemin financiar Kili arriti të regjistrojë për 20 vjet rradhazi një rritje mesatare ekonomike 7.3 për qind.

Si rezultat, varfëria u reduktua në mënyrë drastike, të ardhurat për frymë u rritën me ritme shpërthyese, por mbi të gjitha reformat instaluan themelet e një ekonomie të shëndoshë, e cila vazhdon të fluturojë edhe tani duke thelluar hendekun e mirëqënies me të gjithë vendet fqinje dhe duke e bërë Kilin të vetmin vend të Amerikës Latine që është në OECD, I ashtuajtur klubi i vendeve të pasura.

Marketingu i majtë ja ka dalë që me Kilin të fabrikojë një nga shtrëmbërimet më të mëdha të realitetit në historinë e botës moderne, të cilin pak ditë më parë e replikoi dhe Presidenti i Republikës, ndonëse për qëllime të tjera nga ajo që ka makineria globale e propagandës progresiste. Por kjo nuk ka shumë rëndësi. E vërteta është që Allende ishte gjithcka, por kurrsesi hero. Ndersa Pinochet, njeriu qe sot portretizohet vetem si diktatori gjakatar i la botes pas nje trashegimi te vyer. Tregun e lire, filozofine e cila ka nxjerre nga varferia miliarda njerez ne mbare bote. Shume vite perpara Thatcherit dhe Reaganit.

47 komente në “Sakrifikimi heroik i Ilir Metës si Salvador Allende dhe gënjeshtra e madhe kiliane”

  1. Agimli says:

    Alende ishte Marksist si presidenti yne….Ai kishte mbeshtetjen e Moskes njelloj si presidenti yne….Alende nuk e deshte shtetin njelloj si presidenti yne….nuk u morr vesh ishte trim te vriste vehten apo e vrane bashkepuntoret njelloj si presidentin tone haha.

    1. bureto says:

      Presidenti ynë nuk është as marksist, as komunist, as socialist, as integrimist europian (LSI), e as liberal demokrat. Ai është thjesht dhe vetëm një hajdut ordiner i pangopur me premisa të mafies.

    2. Komentuesi says:

      Klodian Tomorri te plast koka qe kerkon te shtremberosh hstorine e vertete te Salvadore Allendes.Si qenka pozitiv Pinoçeti more i mjere,kur ai vrau me qindra kilian,dhe u arrestua dhe u denua ne ate moshe te thyer.Ti nuk e paske haberin fare,ose je me teorine e pinoçetit atij katil te kilianeve qe hoqi pikat e zeza si populli shqipetar nga Sali Berisha.Turp per ty qe bene kete palo shkrim.

  2. adi durres says:

    Po regjimi nazist dhe ai fashist ishin regjime totalitare apo autoritare?regjimet totalitare ndahen ne dy lloje,te majta dhe te djathta.Ne te paren pretendohet barazi(por nuk ka liri)dhe ne te dyten pretendohet konkurrence e lire(por nuk ka liri),pra ne te dyja mungon liria.

    1. Vlora1912 says:

      Kjo eshte Gazetaria e Mero Bazes tani…….Genjeshtra te hapura dhe te paturpta.

      Aliende, i Majtt apo Marksist, u zgjodh me zgjedhjebte lira nga populli Kilian ne perputhje me kushtetuten e vendit. Gazetar Gjiriz Kazani e quan shkeles te kushtetutes.

      Diktatori Pinochet, e mori pushtetin me Puch jo me Zgjedhje, pra ne menyre Antikushtetues……..gjirizi thot se Pinocheti rivendosi Kushtetuten dhe ligjin ne Kili.
      …………
      Statistikat, Sipas Keshillit per te Verteten dhe Pajtimin ne Kili treguan se gjat Regjimit u Vrane 2279 Kilian, u Torturuan 27 mije te tjere dhe u perndoqen mbi 200 mije te tjere, vetem per 17 vjet te regjimit-1973 deri 1990.

      Lloji i torturave ne burgjet e Pinochetit ishte nga me te ndyrat, me ndihmen e Cia-s.

      Keshtu o gazetar Gjirizi, perpara se te botosh dicka te till, informohu. Nuk e kevte drejt te dizinformosh, edhe pse Meros ashtu i intereson.

      Lexo IzabelavAlienden me Shtepine evShpirtrave, o pleher, mbase kupton apo ndjen dicka nga diktatura Kiliane
      ……………

      P.S. Eshte e Turpeshme te Krahasohet(vetkrahasohet) Nje hajdut si Ilir Meta me Alienden. Skan asgje te perbashket….fare.
      Por kjo ste jep te drejt o Gjiriz gazetar, as ty e as Meros, te shkruani artikuj kaq paturpsisht te genjeshtert

  3. qytetar says:

    sa vertetesi ka ky shkrim,shume i bukur per tu besuar tani pas nje shekulli

  4. timo says:

    Mos u ngatëro në emërtime dhe argumentime të pa baza Zotëri. Regjimi i Pinoçetit ishte një regjm tipik Fashist. Këtë e di e gjthë bota demokratike. Këtë e di edhe Amerika që e instaloi në atë pushtet. Këtë e di fare mirë edhe populli Kilian, çdo gjë tjetër është llafe muhabet.

    1. Flutura says:

      …po ate stadiumin plot me njerez qe u pushkatuan, a e di ky qe ka shkruar artikullin? Se ka edhe nje fil Hollivudi per ato ngjarje, dhe Holivudi nuk ia fut kot.

      1. bureto says:

        Ka kohë që është folur dhe shkruar se në Hollivud ka një lob me tendenca të majta ekstreme, alias komuniste. Ja që edhe Hollivudi ia fut kot, kur bëhet fjalë për dollarë. Në Hollivud mendohet vetëm për milionat dhe nuk i ha shumë meraku vrasin se ç’mendojmë ne.

  5. xxx says:

    Presidenti tone ben viktimen e di se me kete krahasim do na vije keq qe po sakrifikon per te miren e popullit, duhet te dije qe seshte duke e care karin asnje njeri per te dhe muniken

  6. sit back and relaks says:

    Hajde gazetar hajde. kshu kot per muhabet di ndonje ligj kushtetues apo vendim gjykate qe ka injoruar allende? Allende fitoi zgjedhjet demokratikisht me gjithe investimin e madh amerikan kunder tij, me gjithe operacionet e financuara prej cia per ta rrezuar me pas. Allende shtetezoi pasurite kombetare dhe kjo ishte pika qe derdhi kupen pasi u prek interesi i kompanive amerikane qe ishin perfituesit kryesor.
    Pinochet erdhi me grusht shteti dhe qeverisi me dhune duke lene pas me mijera te vrare e te zhdukur prej kundershtareve politike. Pinochet u mbeshtet financiarisht prej programit te qeverise amerikane i dedikuar per mbajtjen ne pushtet te qeverive pro amerikane, program i cili synonte promovimin e perparesive te sistemit te tregut kapitalist kundrejt atij me kapital shteteror, synonte rrezimin e qeverive me drejtim majtist apo mbeshtetjen e qeverive pro amerikane, pra amerika u investua fuqishem ne kili jo vetem per interesa ekonomike por edhe politike, propagandistike, demagogjike etj. U ngrit miti i rreme i suksesit i tregut te lire ekonomik kilian thjesht per efekte demagogjike dhe te luftes propagandistike midis dy ideologjive. nderkohe qe Allende u sabotua ne maksimum si ekoomikisht, politikisht apo edhe duke financuar fshehtas grusht shteti kunder tij, pinochet u mbeshtet maksimalisht me para, arme, asistence ushtarake dhe ekonomike pamvaresisht akteve te dhunes e terrorit qe zbatonte policia sekrete ndaj kundershtareve te tij. Pra USA mbylli syte dhe hundet perballe qeverisjes se pinochet mjaft qe ai te siguronte perfitimet e kompanive amerikane dhe shtypjen e ndjenjes per liri, demokraci e drejtesi per te gjithe kilianet. Nqs Allende paska shkelur nje ligj kushtetues Pinochet fshiu bythen me gjithe kushtetuten dhe gjykaten.
    Edhe here tjeter me i pergatitur ne mesim shoku gazetar.

    1. Ano Nimi says:

      Klodian Tomorri, sigurish nje pseudonim, nuk eshte gazetar.
      Kush e di ne c’halera e ngjyen penen ky mashtrues unik ne llojin e vet.

    2. Andi says:

      Letra e gjykates kushtetuese kiliane drejtuar Allendes ne maj 1973. Kjo eshte hera e trete qe fjykata kushtetuese i drejtohej publikisht Allendes per refuzimin e vendimeve gjyqesore. Lexo o shoku idiot mos shif endrra me konspiracione se behesh me debil mga cje.
      This Court must protest to you, as it has done innumerable times in the past, about the illegal acts of the administrative authorities who are illicitly interfering with the proper exercise of judicial power, and who are preventing the police force from carrying out criminal sentences duly emanating from the criminal courts, when, according to the laws, these sentences should be carried out by said force without any ob- stacles. These acts signify a decided obstinacy in rebelling against the judicial sentences and a total lack of concern about the alteration that these attitudes and omissions have produced in the juridical order. All of this no longer means a simple crisis of state under the rule of Law, as was manifested to you in our previous letter, but a peremptory or imminent rupture of the country’s legality.

    3. askushi says:

      Aman or sitbeki mos na i shaje amerikanet ” mos mos se eshte gjynah”

      1. Sit back and relaks■●▪ says:

        aman e mo mu mberzit se nuk shava amerikanet e jo, se lufte midis 2 bloqesh ishte ath edhe kuptohet edhe Rusia te njejten gje bente, perpiqej te sillte ne pushtet qeveri komuniste ne ameriken latine dhe qendrore qe ti bente amerikes nje rrethim ideologjik dhe jo vetem. Ajo qe ndodhi gjate qeverisjes se juntes kiliane te pinoçet ne vendet e bllokut komunist ishte e zakonshme dhe normale, per te mos folur per pushtimin e cekosllovakise nga ushtria ruse, perpjekjet e Rusise per influence ne afrike etj etj etj. Amerika e kishte nje Kube e nuk donte te tjera rrotull, nxorri mesimin e duhur nga cfare ndodhi ne Kube dhe nuk mund te gabonte serish me Kilin, Hondurasin, Columbine, Nikaraguan, Bolivine etj vende ku Rusia dhe KGB po perpiqeshin ne forma revolucionare apo te maskuara si demokratike te sillnin ne fuqi qeveri me prirje komuniste pro-ruse. Ajo qe dua te them eshte qe ne raste kur vende si ato qe permenda me siper rrezikonin te futeshin nen ombrellen ruse Amerika me mire pranonte nje junte ushtarake apo qeveri autoritariste e te korruptuara sesa qeveri te zgjedhura ne forma demokratike por nen ndikimin rus apo kunder interesave ekonomike e strategjike te Amerikes. Pra mbyllte syte perballe shkeljeve te te drejtave te njeriut, torturave, kortupsionit mjaft qe qeverite ne fuqi te ishin pro interesave amerikane. Politike e drejte apo e gabuar nuk di te te them se cdo gje do pare ne kontekstin e kohes kur ka ndodhur.

  7. ana says:

    Ore njerez po ky presidenti yne ka ne dore vetem celsat e kashtes. Edhe ne hale po te shkoje duhet te marre leje. Pra ky eshte thjesht nje kukull dhe per te cilen nuk i rruhet kerkujt!

  8. Niko Shpiragu says:

    Kam nje pyetje per autorin e shkrimit. Po ai kush eshte: Pavaresisht se cfare mund te deklaroj ai, une e shume te tjere e kuptuan shume qarte qe ai eshte nje nazist i ndyre qe mer ne mbrojtje vrasesin e qindra mijrave kiliane brenda dhe jashte vendit te tyre. Pinoceti ishte nje gjakatar dhe diktator i tipit Hitler, prandaj dhe nje hitleruc si ky mashtruesi e mer ne mbrojtje me perralla te cpifura per rritjen ekonomike. Turp per gazeten qe lejon shkrime te tilla qe ne nje vend demokratik kudo qofte do te ishte nje skandal i madh.

  9. A.G. says:

    Qarqet e propagandes majtiste-markisiste jane te poshtra. Ato jo vetem qe e kane bere Alienden Hero por kane shkuar deri atje sa te sajojne sikur gjasme Pinoceti ka urdheruar masakra ku jane vrare “komunistet” me gra, femije e pleq. Kane shpifur sikur ka mbyllur Parlamentin, sikur ka “zhdukur” me mijera njerez etj etj.

    Por se mos eshte hera e pare qe e bejne kete ato qarqet e poshtra te propagandes marksiste-majtiste. Pse a nuk kane shpifur ata per Hitlerin sikur ka ngritur kampe shfarosjeje, dhoma gazi e krematoriume ku gjoja na qenkan vrare me miliona njerez?

    Nuk ka asnje udheheqes demokrat dhe liberal (mbase pak autoritar ndonjehere (por burri qe eshte burre po nuk e shkrepi njehere koburen kot qe rron) por kurrsesi jo diktator) per te cilin qarqet e poshtra majtiste-marksiste te mos e kene akuzuar si diktator. Madje jo thjesht i kane akuzuar por jane treguar aq te pacipe sa u kane hapur dhe gjyqe.

    Ca ne Nurenberg, kurse Pinocetin ne Spanje. Ore, jane te poshtra qarqet e poshtra te propagandes se poshter marksiste-majtiste.

    1. Grigor says:

      Ha ha ha
      Je i madh. Vetem kujdes, se satira e thelle, merret seriozisht nga kungujt.

  10. Nextgen says:

    Gazetar idiot, ik Studio për mijëra të vrarë dhe dhjetëra mijëra të zhdukur nga Pinoçet… Tema më vjen keq që publikoni artikuj të pështirë mbi masakrat e diktatorit Pinoçet. Bëni përzgjedhje. Idiotët s duhet të kenë të drejtë të publikojnë shkrime në gazeta. Mos bini pre e gafafe injoranteseke të presidentit tonë.

  11. Bragjini says:

    O palo gazetar apo historian,nuk behet kariera duke i fryre qypit.Mos shto numrin e budallenjve apo injoranteve te ketij vendi.

  12. Zeqo Pilafi says:

    Ndryshe nga shëmbulli që ka marrë, Presidenti ynë do bënte mirë të merrte nga Kili vetëm këtë shëmbull:
    Kili ka rreth 20 milion banorë (nuk po i referohem wikipedias për saktësi të plotë) dhe ka 120 deputetë, ne kemi rreth 3 milion banorë dhe kemi 140 deputetë. Pra, afërsisht 7 herë më shumë. Normalisht, për të patur një raport të njëjtë, i bije që ne duhet të kishim 20 deputetë. Por logjikisht mund të pranohej edhe një numër tre herë më i lartë, pra 61 deputetë. Ndaj them, sikur vetëm kaq të bënte Zoti Meta, të kontribuonte për uljen e numrit të deputetëve rreth shifrës 60, do ti bënte me këtë rast vëndit një shërbim të paçmuar, i cili do të mbahej mënd për një kohë të gjatë.

  13. lali says:

    Ketij filozofit qe ka bere kete shkrim i rekomandoj te shikoje filmin “Garage Olimpia” qe te shikoje me ze dhe figure se cfare “mrekullie” la pas Pinochet!!!!!

    1. lali tjeter says:

      o lali, po eshte film artistik mor lali, ia fut autori si te doje, ne dac nga e majta, ne dac nga e djathta, po te ishte ndonje film dolumentar hajde se edhe po flisnim. Mrekullia ekonomike e Pinocetit eshte e vertetuar. Ne fund te fundit te vdesesh nga uria eshte me keq se te te vrasin.

  14. Spectrum says:

    Je ne rregull apo po enderron grushtin e shtetit e bene amerikanet dhe ekonomine e ngriten po ata lere pinocetin ishte thjesht ushtarak gjithe ndihmen ekonomike e dha amerika dhe Kili arriti atje ku arriti me ndihmen amerikane

    1. realisti says:

      Per saktesi ” borxhet amerikane ” se nuk i falen asgje

  15. Flutura says:

    …po ate stadiumin plot me njerez qe u pushkatuan, a e di ky qe ka shkruar artikullin? Se ka edhe nje fil Hollivudi per ato ngjarje, dhe Holivudi nuk ia fut kot.

  16. Ivan i madh says:

    Me se fundi doli nje keric shqiptar si ky Keric Tomori te hedhe poshte politologet e kohes moderne mbi analizat e tyre mbi aktivitetin e Alenden dhe Pinocetin. Na mbyten kericet që per nje fije bari duan te kalojne lumin. Po te lexosh artikulli e ketij trapit gazetar duhet te mohohen te gjitha veprimtarite dhe aktivitetet që cuan para boten nga e majta progersiste dhe humaniste. Mos valle sipas ketij delli mediatik K… Tomori se e djathta qënkerka humaniste dhe e majta që perfaqeson shtresat e mesme e te varfera qemka agresive.

  17. birce says:

    AMANI MORE MO E NGACMONI SE MOS NA VRASI VETEN ILIR HALEJA……. PO FLORIRIN DO TA GEZOJE MONA KRYEKURVA…

  18. Kaonia says:

    O klodian po ketij shkrimi duhet ti vije titulin shenime nga america latine jo per sakrifikimi i metes… ect ect Ketu ti na sjell histori jo pangjashmeri. Edhe si histori te ha pak nga nga te fortet, se vertet Pinoçeti solli nje fare progresi po themi por vrau intelektual ,student gjeri te fshataret e varfer pa gjyq dhe u duartokit nga Theçeri me shoke ,dhe nga kush ,nga ata qe japin leksione demokracie.

  19. Arber iliri says:

    Mos u mundoni te gjeni perfekten.autori vetem krahason alenden me Pinochet.konkluzionet i ka te drejta.

  20. Jimi says:

    Shum je loqendisur more Klodian Shpiragu, per t’na mbushur mendjen se kush ishte Salvador Alende dhe kush Augusto Pinocet! Jo per ne qe jemi bashkekohes te ketyre figurave e ngjarjeve, por per ty, qe besoj se nuk i ke arritur keto “bema”, qe te ftillohesh mire ti dhe ata qe te degjojne ty, shiko filmin, jo shqiptar ” Ne Santiago bie shi”!
    Ti cdo veprim politik e ushtarak te Daj Samit ne raport me popujt e tjere, si ne te kaluaren edhe sot e konsideron perfekt? Ti e justifikon nderhyrjen amerikane ne politiken e brendeshme te Indonezise ne kohen e Suhartos ? Si pasoj e se ciles, ne Indonezi u vrane rreth 5 milion njerez nen justifikimin se ishin mbeshtetes te ideollogjise komuniste ? Ti e justifikon kete politike agresive ushtarake te Daj Samit ne drejtim te Vietnamit te veriut , ku u vrane me milona vietnameze te pafajshem dhe si perfundim terheqja nga fusha e betejes , ku gringot lane 50 mije ushtare te vrare? Ti e jestifikon cdo lloj konflikti qe politika amerikane sigurisht edhe partneri i saj rus ne Europe, krijojne dhe ndezin vetem per interes te tyre? Qe me krijimin e shtretit izraelit nga Amerika ne lindjen e mesme, popujt e ketyre vendeve nuk po gjejne derman !
    Nuk po futemi thelle, se po te kerkonim ta benim nje gje te till, nuk kishim per te dale dot kurre, por kaq pak sa te thash mjaftojne qe te kuptosh, se jo cdo gje qe Amerika ben eshte e deshirushnme dhe e drejte, sidomos ne drejtim te vendeve e popujve te vegjel Por ne shqiptaret kemi nje shprehje kuptimplote ! Kur te qi kadiu, nuk cfare te besh!

  21. Njutoni says:

    Pinoceti i hypte kundershtaret e tij neper helikopter lufte.i lidhte me pranga dhe i hidhte n det ke vendbanimi peshkaqenve..

  22. Historiani says:

    Ky artikullshkrus qenka cope injoranti ishte Autorität Po Jo totalitarian.
    Cfare idotash ja kjo note.

    Shikoni filming “missing”
    https://en.m.wikipedia.org/wiki/Missing_(1982_film)

    U vendosen gjithe dktaturat ushtarake me ameriken latine: qendrore dhe jugore.

    Me ate “diktaturen” e Enverit dhe “diktaturen” ne Shqiperi NUK krahasohemi o dervishkastrioti i uranise se kalocit.

    Do te desha ta kishin provuar autoritarixmin e pinocetit Apo ate re Argjentines, ku dhe femijet ja u muarren dhe I adoptuan kriminelet dhe xhelatet qe u vrane prinderit. Qe keta femij MOS kishin Kontakt me Idee majtiste i zhduken dhe eshte nje levize teper e njohur ne Argjentine ku gjyshet kerkojne Tash 40 vjet niperit e rembyer. Quhen “Gjyshet e plaza de mayo”
    https://www.abuelas.org.ar

  23. Historiani says:

    Ky artikullshkrus qenka cope injoranti ishte Autorität Po Jo totalitarian.
    Cfare idotash ka kjo bote.

    Shikoni filming “missing”
    https://en.m.wikipedia.org/wiki/Missing_(1982_film)

    U vendosen gjithe dktaturat ushtarake ne ameriken latine: qendrore dhe jugore.
    Babai die mbretereshes se Holländer NUK u lejua the hunter me Hollander deri sa vdiq megjithese e bija, Maxima eshtebreterrsha.
    Pse?
    SE ne kohen e diktaturen ushtarake so kish qene Minister ekonomie. Nuk u lejua as te marre pjese ne dasmen e se bijes.
    Aha Hollanda me lufte klasash.
    Maxima e takonte te jatin jashte Hollander.

    Me ate “diktaturen” e Enverit dhe “diktaturen” ne Shqiperi NUK krahasohemi o dervishkastrioti i uranise se kalocit.
    Ajo ish “diktaturen prokeyariari” e ajo e pinocetit ish ushtarake. Pinocetit u hodh be gjyq nga vende te ndryshme te botes sepse ishin zhdukur e vrare qytetare me shtetesi te ketyre vendeve.
    Do te desha ta kishin provuar autoritarixmin e pinocetit Apo ate re Argjentines, ku dhe femijet ja u muarren dhe I adoptuan kriminelet dhe xhelatet qe u vrane prinderit. Qe keta femij MOS kishin Kontakt me Idee majtiste i zhduken dhe eshte nje levize teper e njohur ne Argjentine ku gjyshet kerkojne Tash 40 vjet niperit e rembyer. Quhen “Gjyshet e plaza de mayo”
    https://www.abuelas.org.ar

  24. moni says:

    Ore Klodian, quan Pinocetin autoritar dhe jo diktator, pra dicka e tipit Viktor Orban ne Hungari. Po ato mijera te zhdukur dhe te ekzekutuar pa gjyq pse nuk i permend ne artikullin tend skandaloz? Sipas raportit Rettig i vitit 1991, 2279 persona jane ekzekutuar pa gjyq, dhe 957 jane deklaruar te zhdukur. Raporti Valech i 2004 raporton 33221 raste arrestimesh dhe torturash arbitrare. Midis 500 mije dhe 1 milion persona kane ikur nga vendi gjate regjimit te Pinocetit, qe prezantonte 5 – 10 % te popullesise totale te kohes. Dhe keto nuk jane te bazuara mbi propogande marksiste, por mbi FAKTE.
    Eshte e vertete qe klasa e mesme u zhvillua gjate regjimit te Pinocetit dhe dhe inflacioni shkoi nga 500% ne 30% por borxhi i jashtem eshte 5-fishuar ,dhe numri i personave qe jetonin nen nivelin minimal te varferise u rrit me 124%. Nje nga arsyet e rritjes ekonomike ishte dhe rritja e cmimit te bakrit, duke qene se shteti ishte pronar i minierave te medha bakri te shtetezuara keto gjate qeverisjes se Aliendes.
    Eshte nje turp per redaksine e gazetes Tema qe publikon te tille artikuj skandaloze!

  25. Fredi says:

    Shkrimi eshte teresisht i sakte. Ne Kili kam qene me shume se nje here, eshte vend i jetueshem mjaft mire, lider nder vendet e Amerikes latine, ne gjatesine gjeografike jug-veri perjetohen te kater stinet e vitit ne te njejten kohe nga subecuadori deri ne Antarktide, dyndur nga turizmi i SHBA, canada, britanik, aziatik, europian dhe sidomos gjerman.
    Pasurite natyrore si Litium, Baker, Ferrokrom, Argjend etj gjenden ne siperfaqen e tokes ne Shkretetiren Atacama qe me gjithe keto pasuri vetem shkretetire nuk mund te quhet.
    Para se te njihem me realitetin kilian nuk dija gje tjeter vec subjektin e Romanit dhe Filmit “Shtepia e shpirterave” si dhe propaganden shurdhuese te radios, gazetes dhe tv te epokes Enver Hoxhes.
    Hyni ne google, youtube dhe do te kuptoni shume per Kilin.

  26. Filip says:

    Ky gazetari qenka per ne cmendine.Coheni te kurohet i shkreti.Pse ore keta lloj debilash kane akses ne media????C’fare brezash po edukojme neve sot????

  27. andreas says:

    Bastardizimi i nje gazete si Tema me debila si ky Klodian Tomorri eshte nje kembane alarmi per median ne kete Banana Republike te Shqiperise.

  28. koli says:

    gazetari flet me fakte……filmat jane filma.
    mos i ngaterroni gjerat.
    hajduti meta ben propagande. ai quan prokurorine e re qe po ngrihet junte.
    dmth per alienden shqiptar, krye prokurori alla llalla eshte demokratik, cdo gje trjeter eshte junte.
    Sipas hajdutiti meta, parlamenti i ri nuk mund te heqi meten, eshte junte, dhe po erdhen ta heqin, ai do vrase veten si aliende.
    le ta shikojme nese ky hajdut ordiner me bllok ne dore do kete kurajo te vrase veten. dhe nese e vret, parate e vjedhura, qe jane te spitaleve e rrugeve te pambaruara duhet ti kthehen popullit.
    Kemi detyrim mos ta lem moniken te behet si mamaja silvester stallones nga facelifti a botoxi, ndryshe sdo e pelqej njeri ke 7 penxheret.

    1. Moni says:

      Po artikulli nuk ka lidhje fare me Meten o zotri. Lexo komentin tim me lart, dhe ke shifra dhe fakte te nxjerra nga raporte zyrtare dhe te bera publike per regjimin e Pinocetit. Nuk ke asnje reference filmi por raportesh zyrtare hetimi.

  29. Jani says:

    Po ju i kontrolloni keto kara kur shkruajne apo çfare?! Ku i gjeni keta injorante e u publikoni artikullin?! Vertet ekonomia e allendes deshtoi shume shpejt per shkak te politikave te gabuara por qe te thuash qe Pinoçet eshte babai i tregut te lire kur u arestua familjarisht pikerisht se ne emer te tregut te lire kishte kryer korupsione te llahtarshme e mbi te gjitha qindra-mijera kilian te vrare e te pasakruar vetem pse kundershtonin rregjimin e tij?! Si mundet qe nje injoranti te tille ti publikoni ju artikullin?!

  30. ALBAN DEGA says:

    Replike e detyruar me nje lavdithures te Pinochetit

    AUGUSTO PINOCHET “NUK ISHTE AUTORITAR “… POR ANTINJERI !

    – Fyerje e mekat per vetdijen njerezore … Lanet!

    – Glorifikimi i nazifashizmit eshte krim!

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Augusto Pinochet eshte nje nga diktatoret nazi- fashiste me te eger ne historine e njerezimit .
    Jo vetem per grushtin ushtarak fashist te shtetit te 11 shtatorit te Zi 1973, por per gjithe politiken e tij te brendshme dhe te jashteme qe zbatoi ashtu si dhe gorillat nazi- fashiste si ato te Geisel ne Brazil, Stresnerit ne Paraguaj, Banzerit ne Bolivi, Videles ne Argjentine e pothuajse ne mbare Ameriken Latine ne vitet 70-80.
    Mbasi morí pushtetin Augusto Pinochet ekzekutoi mbi 3500 kundershtare politike, shkrimtare te shquar, gazetare, udheheqes sindikale, politike, rinore, studentore. mbi 80 mije te tjere u internuan dhe dhjetra mijera te tjere u rrembyen, torturuan, rreth 3100 u zhduken pa gjurme.
    Augusto Pinochet u be emblema e zeze, simboli i kesaj vale dhune e terrori te pashoq me mijera e mijera “ Desaparecidos “, te zhdukur pa nam e pa nishan nga DINA famekeqe, “ Skuadronet e Vdekjes “ ne Ameriken Jugore dhe Qendrore, Ton- Tom Makutet e Papa Dokut- Dyvalje ne Haiti qe ishin nje perzierje e Uniformave te Murrme, SS-ve dhe Gestapos Hitleriane, shume prej liderve dhe kapove te te cilave gjeten strehe dhe u perdoren prej diktaturave nazi-fashiste latinoamerikane si instruktore dhe drejtues te strukturave te tyre.
    Midis te gjithe diktatoreve fashiste ne Ameriken Latine dhe mbare Boten ne ate kohe Augusto Pinocet eshte figura me kobezeze dhe me gjakatare.
    Aq gjakatare dhe i korruptuar sa edhe diktatore fashiste te sterkorruptuar si Ferdinand e Imflda Markos e Filipineve nuk guxuan ta pranonin dhe e kthyen mbrapa ne rruge drejt Maniles pasi e paten ftuar zyrtarisht.
    Te thuash dhe aq me teper te shkruash e zeza mbi te bardhe se Augusto Pinochet nuk ishte autoritar, sic vepron autori i kesaj pacavurje, jashteqitjeje mendjethartuar eshte jo vetem gomarlleku me i madh bashkekohor, por edhe nje fyerje, nje mekat ndaj mijera viktimave te pafajshme te terroririt nazifashist te Caudiljos nazist Augusto Pinochet, ndaj nenave e femijeve, grave e familjeve te tyre qe permbyten rruget e Santiagos e mbare Kilit me thirrjet e tyre per “ Los Desaparecidos” – “ Te zhdukurit” prej tyre ne tortura cnjerezore apo te hedhur nga helikopteret e DINA-s famekeqe ne dallget e Paqesorit duke i bere ushqim per peshkaqenet pa gjyq e pa asnje faj !
    Jane nje fyerje e mekat ndaj Nobelistit Pablo Neruda e qindra shkrimtareve, poeteve, gazetareve e mendimtareve kiliane qe u zhduken pa bam e pa nishan nga Caudillio Augusto Pinochet !
    Eshte nje fyerje e mekat ndaj lirise dhe demokracise, ndaj vlerave njerezore e shoqerore, nje glorifikim i mirefillte i nazifashizmit dhe barbarise qe tek Augusto Pinochet gjejne dhe nxjerrin ne pah fytyren e nje perbindeshi cnjerezor e kryekrimineli te njerezimit!
    Kam qene 22 vjec, kur komenti im i pare per kete kryebandit e terrorist te denje per Gjykaten Nderkombetare te Hages per krime kunder njerezimit me emrin Augusto Pinochet ne buletinin e lajmeve te jashteme te ATSH-se, ku sapo kisha filluar pune si gazetar per ceshtjet nderkombetare, eshte cituar nga agjencite me te medha te lajmeve ne Bote ASPRESS, UPI, Reuters, AFP, ANSA, EFE… qe kontrollojne mbi 97 per qind te informacionit boteror.
    Kam lexuar me mijera njoftime e raporte per krimet e tij ne gazeten kiliane “ El Mercurio “ , ne Revisten spanjolle “ Cambio 16”, ne “ The New York Times “ “ Time “… qe na vinin rregullisht ne ATSH …
    Tmerr ! Lemeri! Egersi pa fund e pa ane e nje jo autokrati … por e nje perbindeshi me fytyre bishe si Augusto Pinochet, e nje Antinjeriu !
    E autorí i kesaj pacavurjeje, qe i mungon vetem kryqi i thyer apo emblema e Gestapos, qe me vjen turp ti permend edhe emrin, i thur lavdi nje simboli te zi te nazifashizmit dhe te vdekjes si Sugusto Pinochet !
    Lanet !

  31. Kozmos says:

    RRUFEJA NUK BIE NE HALE . META NJE COP HAJDUT ORDINER , QE KA ZENE ATE POST ,PER HIRE TE ALLISHVERISHEVE ME TE GJITHA KRAHET , NA DEL DHE FLET BRKCKULLA ME JUNTE DHE ME ALLIENDE , SA DO I POSHTER TE KETE QENE PRESIDENTI KILIAN , META NUK ESHTE AS SA 1/1000 E TIJ , NGA CDO ANE . SI NGA ZGJUARSIA , APO BURRERIA . HISTORIA E VERTET NUK DIHET AKOMA , POR PO I DOLE KUNDRA AMERIKES , PERFUNDIMI DIHET .
    ILIR META DHE MONA , JANE HAJDUTET ME TE MEDHENJ TE HISTORISE SHQIPETARE ,ASGJE ME TEPER . DUHET TI VIJ FUNDI SE SHPEJTI .
    TE GJITHE KETA POLITIKANE QE DORZUAN ARMET D TYRE TE FORTA , MENDOJNE SE VETEM KESHTU DO TI SHPETOJNE SPK , NJESOJ SI ME MODELIN E WETINGUT TE GJYQTAREVE , ATA GJYQTARE QE DHANE DOREHEQJE NUK U GJYKUAN PER ZULLUMET E TYRE . TE NJEJTEN GJE DUAN TE BEJNE TE GJITHE KETA POLITIKAN TE KORRUPTUAR ME NE KRYE PRESIDENTIN TONE ILIR MUTI .
    UROJ QE MOS TE SHPETOJNE NGA SPK , KUDO QE TE SHKOJNE . DORZONI GJENE E VJEDHUR !!!!

  32. Genti says:

    Alende erdhi ne pushtet me voten e lire te kilianeve dhe mori masa demokratike si shtetezimi i minierave dhe bankave,ndertimi i mijera shkollave,spitaleve dhe banesave per te pastrehet,heqja e sistemit te Latifondisteve mbi token, investima te forta per kulturen e shume reforma te tjera demokratike e keto brenda vetem 3 viteve te pushtetit te tij gje e cila ra ndesh me interesat e SHBA-ve qe c’do regjim te majte e konsideronin si pro-sovjetik dhe e shikonin si rrezik per sigurine e tyre. Normalisht qe masat qe mori qeveria e majte e Alendes dhe bllokada dhe lufta e gjithaneshme qe u beri SHBA cuan ne rendim te situates ekonomike e kjo eshte e kuptueshme. SHBA permes CIA-s mbeshteti c’do grupim anti Alende per ta rrezuar nga pushteti dhe ja arriti perfundimisht duke ja mare kalane nga brenga permes gjenera;it te zgjedhur po prej tij Pinocetit qe bombardoi Pallatin Presidencial dhe e detyroi te vetvritej ose te vritej pasi kjo gje ende dhe sot mbetet enigem. Me nxitjen dhe financimin e SHBA- ve u rrezua nje pushtet i zgjedhur demokratikisht dhe u vendos nje diktature fashiste tipike qe mbolli per mese 20 vjet vdekje te mbuluar me dafinat e te ashtequajturit “prosperitet ekonomik” qe ndodhi vetem per nje kaste qe mbeshteste rregjimin.Ajo qe ne fakt instaloi Pinoceti ne Kili s’ishte tjeter vecse nje diktature tipike fashiste qe shkaktoi me mijera viktima e mijera te zhdukur (Desaparesidos) qe edhe sot nuk u dihet fati. Te justifikosh fashizmin me arritjet ekonomike eshte nje budallallek me brire perderisa jeta e njeriut dhe lirite njerezore shumezohen me zero. A nuk solli Nazizmi Hitlerian dhe Fashizmi i Duces “zhvillimin” ekonomik” ? Po rezultati final a nuk ishte dhjetra miliona te vdekur ? Atehere kush vlen me shume pasuria apo jeta. Ose c’vlere ka pasuria pa jeten ? . Sot ne kryeqytetitn e Kilit ngrihet nje monument kushtuar Alendes me nje citat te fjalimit te fundit ne Radio ndersa diktatori fashist Pinocet u largua nga vendi dhe vdiq pa u denuar per arsye te moshes por i akuzuar per krime ndaj njerezimit dhe korrupsion.Nje artikull i tille eshte nje turp per autorin pasi nje te tille mund ta shkruaj vetem nje mendje fashistoide ose me e pakta nje person qe nuk dallon dot te zezen nga e bardha dhe nuk ja ka haberin historise.

  33. Qytetari i Thjeshtë says:

    Aftesia me e madhe qe kane komunistet eshte se te bardhen e bejne te zeze dhe anasjelltas.
    Jane artist te disinformimit. Keshtu kane bere dhe po bejne edhe ne Shqiperi.
    Shikoni qe nga Enveri, Ramizi, Berisha e deri tek Meta.
    Por koha do i fundos ne humbetirat e historise me te dhimbshme te Kombit tone.
    Rrofte Shqiperia Etnike!

  34. Jimi says:

    Cfare ti themi ketij Kolit!? Jane filma thote!? Po Koli, jane filma artistike te prodhuar nga shoqeri artistike prestigjoze ne bote, te cilat fabulen e filmit e kane perzgjedhur ne te verteta historike te ndodhura ne njerin apo tjetrin rajon te botes, ashtu sic ekranizuan edhe bemat ne Gerdecin e sypeshkaqenit te qoftlargut!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje