Në kërcënimin e Metës (për SHBA) aludimi i vërtetë është për 'juntën' e drejtësisë

23 Mars 2019, 09:04Politika TEMA

Nga Carlo Bollino

“Jam i përgatitur të lë mandatin dhe deri të sakrifikohem si Salvador Allende, për të mos lejuar instalimin e një junte ushtarake.

Jam i gatshëm për të dyja ekstremet, që nga dorëzimi i mandatit si president, pasi të sigurohet se vendi ka një zgjidhje politike parimore, solide, kushtetuese, që e çon vendin para; e deri te sakrifikimi i jetës sime si Salvador Allende për të parandaluar instalimin e një junte që mund ta kthente Shqipërinë 30 vite pas. Ilir Meta është i përgatitur për të dyja”.

I mësuar qëkur kishte poste qeveritare të komunikojë përmes batutave dhe aluzioneve, këtë herë Ilir Meta, në rolin e Presidentit të Republikës, ka zgjedhur të lëshojë një mesazh të rëndë politik, duke përdorur një metaforë historike. Referimit që ai bëri për vetëvrasjen e presidentit kilian të majtës ekstreme Salvador Allende (1973), i cili u vra në vigjilje të një grushti ushtarak shteti, të organizuar nga gjenerali fashist Pinochet me mbështetjen e hapur të CIA-s, i janë bërë shumë interpretime.

Shumë analistë dhe, mbi të gjitha, opozita, kanë lexuar tek kërcënimi i një “junte ushtarake” kundër ardhjes të së cilës Meta do të ishte i gatshëm të sakrifikonte edhe jetën, një referim të hapur ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.

Në rast se është kështu, do të ishim përballë një kryetari shteti, i cili, jo vetëm që akuzon për puç Ekzekutivin në detyrë, të zgjedhur në mënyrë të ligjshme, në përfundim të zgjedhjeve të bëra gati dy vjet më parë, të certifikuara nga opozita që drejtonte KQZ-në dhe të njohura nga i gjithë komuniteti ndërkombëtar, por madje do të linte të kuptohej edhe për një bashkëfajësi puçiste të gjeneralëve të forcave të armatosura, komandanti suprem i të cilëve është ai vetë.

Në rast se do të ishte i vërtetë interpretimi i opozitës, konkluzioni i parë është se vetë Ilir Meta vetëndjehet një president i paligjshëm, pasi është zgjedhur nga një mazhorancë puçiste.

Akuza është aq e rëndë, saqë, po të ishte e vërtetë, do të minonte në themel vetë rolin e kreut të shtetit, i cili, sipas Kushtetutës, duhet të jetë mbi partitë dhe garant i unitetit kombëtar.

Meta është i vetmi president i një vendi demokratik perëndimor, që është njëkohësisht edhe bashkëshorti i njerës nga liderët e opozitës dhe pikërisht ky pozicion duhet t’i sugjeronte që të kishte në deklaratat e tij një kujdes më të madh dhe një baraslargësi nga forcat politike që janë në terren.

Po të mos e bëjë këtë, kompromenton në mënyrë të pariparueshme pavarësinë e tij dhe eliminon mundësinë që të bëhet ndërmjetës mes palëve për të zgjidhur krizën.

Prandaj ekziston një interpretim i dytë, më pak radikal se ai që i pëlqen aq shumë opozitës. Ilir Meta nuk iu referohej aspak Edi Ramës dhe qeverisë së tij dhe, kur fliste për “parandalimin e instalimit të një junte ushtarake”, iu referohej Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilët, në rastin e Kilit, ishin manovruesit e vërtetë të juntës së Pinochet-it kunder instalimit të nje shteti komunist në Amerikën Qendrore.

Roli i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri është i ndryshëm dhe i njohur për të gjithë: janë mbështetësit e hapur të reformës së Drejtësisë dhe promotorët (nëpërmjet konsulencës së FBI-së) të Prokurorisë së re speciale (SPAK), që do të ketë si detyrë kryesore atë të hetimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Pra, më shumë se një “junte ushtarake”, Meta duket se i referohet një “junte gjyqësore”, që po instalohet dhe për të ndaluar të cilën do të ishte i gatshëm të sakrifikonte edhe jetën, pikërisht si Salvador Allende.

Aludimi për vetëvrasjen fizike duket qartë si një ekzagjerim teatral, pak a shumë si lotët e Monikës në televizion, kur zbuloi ekzistencën e kërcënimeve të mistershme për të cilat më pas nuk është dëgjuar më asnjë fjalë.

Hipoteza se referimi i Metës ka të bëjë me “juntën juridike” të SPAK-ut, më shumë se “juntën ushtarake” të Ramës, konfirmohet edhe nga dy konsiderata të shkurtëra:
1)  Meta aludon për një rrezik, i cili ende nuk është bërë konkret: por qeveria e Ramës ka gjashtë vjet që është në pushtet, katër nga të cilët sëbashku, pikërisht, me Ilir Metën. Ndërsa SPAK-u ende nuk ka filluar të operojë dhe parashikohet që ta bëjë këtë në muajt që vijnë.

2)  Edhe Salvador Allende ishte prej disa vitesh në pushtet në momentin e vetëvrasjes dhe ishte “junta ushtarake” e opozitës që pushtonte sheshet, duke organizuar protesta kundër presidencës së tij dhe greva kolektive, duke e akuzuar për korrupsion dhe se kishte provokuar një krizë të rëndë ekonomike në vend.

Në një paralele të vështirë me situatën në Shqipëri, figura e Allendes, të rrethuar nga protestat dhe akuzat, i ngjan më shumë Edi Ramës, se sa Ilir Metës. Natyrisht, këto dy histori nuk kanë pika të tjera të përbashkëta, edhe pse Rama nuk është Allende, Basha nuk është Pinochet dhe Shqipëria e 2019-ës nuk është Kili i 1973-ës.

Por ajo që është e qartë, është se Ilir Meta nuk është rrethuar, as i kërcënuar nga asnjë forcë e dukshme. Opozita, e drejtuar nga gruaja, mbështet hapur çdo vendim të tij dhe ai ia shkëmben me qetësi dhe dashuri.

Qeveria përballet me vendimet e Presidentit, por pa kapërcyer kurrë protokollin institucional dhe respektimin e roleve.

Për këtë, duket edhe më e pashpjegueshme që, si alternativë të vetëvrasjes “alla Salvador Allende”, presidenti ofron dorëheqjen e tij, duke i hequr kështu opozitës edhe të vetmen pikë mbështetëse institucionale që i ka mbetur, pas vendimit të çmendur të PD dhe LSI që të djegin mandatet parlamentare.

Pikërisht për këtë arsye, dorëheqja e kreut të shtetit tingëllon si një kërcënim nga ana e tij, që kërkon t’i shtojë dorëheqjeve të deputetëve edhe dorëheqjen e vet, duke rrezikuar kështu që të zgjerojë krizën, jo ta zgjidhë atë.

Pra, të dy kërcënimet e bëra nga Meta marrin sens logjik vetëm në rast se lexohen bashkë, domethënë si një ultimatum drejtuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe pjesës tjetër të komunitetit ndërkombëtar, për të imponuar një ndërmjetësim diplomatik, i cili të ndihmonte Bashën dhe Kryemadhin të dilnin nga qoshja ku janë futur dhe të detyronte Ramën të bënte ndonjë lëshim.

Pasi, pa këtë ndërmjetësim – sikurse e ka përmendur Meta duke tejkaluar dhe qëndrimin më radikal të opozitës – vendi rrezikon trazira dhe konfrontime.

Në këtë skenar, të përmendësh instalimin e mundshëm të “juntës gjyqësore” e cila, në realitet, nuk tremb vetëm Ilir Metën, shërben si thirrje për Shtetet e Bashkuara që t’iu dalin për zot edhe përgjegjësive të tyre për gjëndjen që Reforma për Drejtësi ka shkaktuar.(shqiptarja.com)

18 komente në “Në kërcënimin e Metës (për SHBA) aludimi i vërtetë është për ‘juntën’ e drejtësisë”

  1. vilson naci says:

    Analize e plote dhe shume e sakte.

  2. Redaktori says:

    Analize e argumentuar. (Kili nuk ndodhet ne Ameriken Qendrore).

  3. aleko says:

    Nje zberthim I plot I karakterit pucist te opozites dhe presidentit per krizen artificile te pregatitur nga opozita jone radikale dhe vet presidenti…

  4. Kozmos says:

    Gazetari Bolino ,per hir te se vertetes ,eshte nje nder gazetaret me te mire sot per sot . Shume analitik ne nje logjik dhe Shqipe ,shume te bukur . Bravo Bolino.

  5. Komentuesi says:

    Bravo Bollino! Shume bukur. Saket dhe prere.Respekt.

  6. Bilbilenjet says:

    Shkelqyeshem.Artikull shume i mire.

  7. Poradeci says:

    Te lumte, shume i sakte, ne pronocimin e tij. Mesoni ju te kazanit si behet gazetaria, pir duhet te jeni te ndershem, gje ja qe ju mungon.

  8. Poradeci says:

    Te lumte, shume i sakte, ne pronocimin e tij. Mesoni ju te kazanit si behet gazetaria, por duhet te jeni te ndershem, gjeja qe ju mungon. Corba e prishur ju prish shume pune

  9. Vezhguesi says:

    Ta kishim dhe ne nje Pinochet per nje periudhe kohe, nuk do ishte keq duke pa kto 30 vjet tranzicion . Kili fitoi stabilitetin politik e ekonomik dhe sot esht shteti ku emigrojne latinoamerikanet. Pinochet pushkatoi pa gjyq mbi 300 bosa te droges . Pjesa qe shpetoi gjalle ia mbathi per ne Columbi , qe perfundoi me pas me Escobarin. Ky transformim u arrit me 2500 vrasje , per te cilat u akuzua Pinochet pass la mandatin. Po tek ne , per 30 vjet sa Jan vra e sa do vriten KOT??

  10. sirtuin says:

    Zoti Bollino duhet te marre nenshtetesi shqiptare dhe te behet pjese e strukturave te larta qeverisese ne vend. Si koncept, kur nje serb si Damir Fazllic u be pjese e sigurise kombetare….nje italian, te cilet si komb tashme perbejne nje pjese te mire te DNAs shqiptare, e ka me ligj. Tjetra eshte se kur lexon pena te tilla analitiko-profesioniste si Bollino dhe Baze, dhe kur e krahason kete me nivelet aktuale te mediave shqiptare te shkruara, te para e te lexuara, thua pse duhet te adaptojme kete diletantizem kur opsioni i akademizmit te vertete eshte mese i prekshem.

  11. Niko Shpiragu says:

    Respekt per ju z. Bolino. Shume sakte, Rama fitoi zgjedhjet shume bindshem ashtu si Salvador Alende ne Kili. Ashtu si opozita e atehereshme e Kilit kunder Alendes qe erdhi ne fuqi me puc ushtarak, ashtu edhe opozita e sotme shqiptare me Berishen dhe vet kete president maskara po kerkon te vije ne pushtet. Ndryshimi eshte se kjo jona nuk ka mbeshtetje nga jashte si ajo ne Kili dhe kjo eshte arsyeja qe jane te deshperuar. Reziku ketu eshte se ky Salvatori yne mund te perulet para shantazhit te kesaj opozite kriminele dhe te bej pazare me te pa pyetur per ata qe e votuan dhe qe duan qe ne pushtet te jete PS. Sikur edhe nje ze i vetem nga jashte ta keshilloj, ai nuk e llogarit fare PS dhe vullnetin e popullit dhe leshon pe dhe fillon pazaret. Deshiroj te jem gabim per kete, por kam frike se keshtu mund te ndodhin.

  12. ?? says:

    BRAVO ! THANKS !?

  13. Vatra says:

    Shkrim analitiko -argumentues dhe kjo është gazetari informative dhe jo si këta derrat çimfevzi kompet mercenar gazetar bravo bollinio njeri me kulturë dhe integritet gazetari qenke

  14. Alban Dega says:

    From: Alban Dega
    Date: March 5, 2019 at 5:59:05 PM EST

    KUSH LUAN ME ZJARRIN DIGJET !

    – Profecia ogurzeze e Adolf Hitlerit

    – Kesaj opozite nuk do ti ngelet askush per ta qare !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    – NJE OPOZITE SHEMBULLORE VETRRENUESE !
    Nje opozite autodestruktive par excellance ( per ata qe dine gjuhet e huaja pa e njohur aspak shqipen )

    Pasi zhberi, pasi rrenoi, pasi kalbezoi shtetin shqiptar ne te gjitha qelizat e poret e veta e veta mbi 15 here ne 15 vjet SaLikekraci pozita e djeshme= opozita e sotme e udhehequr nga Sali Like Floriri, nuk mund te mos hidhte edhe hapin e fundit, zhberjen, rrenimin dhe kalbezimin e vetvetes.
    E filloi me “ Cadren e Lirise”, me “ Republiken e Re”
    dhe mberriti ne skajin e saj fundit, me djegien e mandateve….
    E filloi me zjarr duke djegur, rrenuar, shkaterruar depo e magazine, fabrika e uzina, pemtore e brezare, magazina mallrash e depo reservash shteterore, sigurim shteteror e ushtri kombetare… e tani iu versul me zjarri e me hekur edhe dyerve te Kryeministrise e perfundoi ne djegie mandatesh deputetesh…
    E filloi me zjarr dhe po e perfundon me djegie te vetvetes. Nje vetvrasje e persosur !
    Te gjitha fete, qysh nga budizmi, hebraizmi, katolocizmi, myslimanizmi, bektashizmi dhe sektet rrjedhese, me perjashtim te sekteve masonike e denojne, por nuk kane arritur te ndalojne vetvrasjen apo vetdjegien !
    Pra vetvrasesit jane kunder njeriut por edhe kunder vete Zotit.
    Ndaj edhe vete Zoti i ndeshkon ne menyren dhe me masen me te rende te mundshme, me marrjen e jetes se vetvetes.
    Cdo gje mund te beje nhe shtet, nje qeveri, nje shoqeri api edhe nge individ kushdo qofte ai pervec ndalimit te aktit te vetvrasjes!
    Aq i vertete eshte ky fakt se edhe perbindeshi me i eger i njerezimit deri sot, Adolf Hitler deklaronte se te vetmit person qe ia kushte frike se mund ta vriste ishin ata qe mund te kishte vendosur te vriste veten bashke me te.
    Nje profecí ogurzeze e perkryer e Fyhrerit gjerman! !
    A nuk ishte nje vetvrases qe vertet ia mori jeten
    Adolf Hitlerit !? Sigurisht qe po! ishte vete Adolf Hitleri qe ia mori jeten vetvetes. nje vetvrases par excellence, pra shembullor !
    A nuk ndodhi e njejta gje me papagallin e tij qe helmoi Boten me genheshtrat e tij, Gebelsi famines qe kishte si busull “ Genhe e genjesh se dicka do te mbetet !”
    A nuk perfundoi edhe ai shumefish i helmuar bashke me bashkeshortin e tij. Pasi helmuan shtate femijet e ver vdiqen po nga helmi !
    Ndaj edhe opozita shqiptare ka zgjedhur vet fatin e saj, mori vet vendimin e vetvrasjes!
    E filloi me zjarr dhe nga zjarri i vet po digjet!
    Kush luan me zjarrin digjet!
    Kush perdor dhunen nga dhuna vdes !
    Kush e fillon me zjarr me zjarr e mbyll…
    Jane keto e shume perla te tjera te filozofine popullore shqiptare qe i shkojne per shtat si askujt thyer kjo opozite qe lindi nga gjiri i popullit po I kapur nga Katovica e cdo dite e me shume po signet e vetvritet !
    Sot oervec shumices se shqiptareve ajo ka kunder edhe aleateve dhe miqte strategjike te shqiptareve ne kohen me te veshtira Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe Bashkimin Evropian duke bere edhe me te shoejte fundin e saj jo vetem pa kavdi por edhe te turpshem.
    E duam Shqiperine si krejt Evropa !
    E duam Shqiperine si Amerika demokratike !
    Dy aspiratat me madhore te popullit shqiptar 95 per qind proamerikan dhe properendimor, po jrhehem perdite e me shume ne carton e kesaj Opozita, e cila po nuk ktheu rruge shoshe nuk do ti ngelet askush per ta qare as brenda e as jashte Shqiperise !

  15. Tir says:

    Cfare po ndodh me horrat, kriminelet e hajnite e ketij vendi ??? Me qetesi e maturi “po prehin thikat, po bejne lakun, po fshehin bombat” nen fustan te vetflijohen, te behen kamikaze etj etj. Perse valle???( heheheeee)
    I nderuari Bollino e paske analizuar bukur. Bravo!
    Flm Tema qe e ke botuar kete shkrim.

  16. Martini says:

    Analizë e saktë dhe e plotë.Ta lexojnë analistët tanë derra që paguhen sikur të jenë Indro Montanelli.Imagjimoni krahasimin Çmimi Blendi Zheji me Indro.Mirë o Like kësaj tëndes i thonë.Mos i bjer samarit por bjeri gomarit.Edi ska gjë në dorë.Bile ai dhe shokët e ti,janë vetë në hall.Po ta mbajti pagurja e Cepanit,thuaju amerikanëve pa ekuivoke.

  17. Miri says:

    Po i sakte bolino por SHQIPERIA ndodhet akoma ne tranzicion demokraci penkesa eshte per te ecur para eshte bajga berisha meta

  18. Qazimi says:

    Bravo Bolino…je shqiptar i vertet…analize e sakt….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje