Partia Socialiste, si “Fuqia e Butë” e Shqipërisë Europiane!

23 Mars 2019, 22:37Blog TEMA

Nga Alfred Peza

Pasqyrimi mediatik dhe në rrjetet socialiale i pamjeve të aktiviteteve të ditës së Kongresit Elektoral të 23 marsit të Partisë Socialiste në Tiranë, nuk ishin thjeshtë dhe vetëm fotografimi i një demonstrimi force. Ato nuk ishin pamjet thjeshtë nga droni, celularët, apo nga ato dhjetra aparate profesionale fotografikë apo kamerash gjatë takimit të Kryeministrit Edi Rama, në prezantimin e Erion Veliajt për mandatin e dytë në krye të bashkisë së kryeqytetit.

E gjitha ajo çfarë u pa si brenda sallës ku u mbajt Kongresi, ashtu edhe jashtë saj në Sheshin “Nënë Tereza”, nuk ishin thjeshtë dhe vetëm një provë muskujsh politikë. Ato pamje nuk ishin as vetëm fotoja e jashtëzakonshme, apo posteri fantastik që mund të prodhohet me ndihmën e atyre mijëra njerëzve, që kishin tejmbushur atë shesh si kurrë më parë në këto 30 vjet pluralizëm.

Ajo koreografi brilante njerëzore, politike, elektorale që u shfaq në atë shesh që zgjatej e zgjatej deri në hyrjen e bulevardit Dëshmorët e Kombit e më tutje, nuk ishte thjeshtë dhe vetëm treguesi i fuqisë numerike të Partisë Socialiste. Të gjitha këto, ishin më tepër se kaq sa thuhet nëpër rrjetet sociale dhe kudo ku janë parë, diskutuar apo debatuar këto pamje. Ato ishin shumë më tepër sesa aq sa shihet nga syri i gjithkujt. Madje, akoma edhe më tepër sesa aq sa besohet se kuptohet nga gjithkush.

Ajo çfarë ndodhi brenda sallës së Pallatit të Kongreseve ku u zhvillua aktiviteti politik dhe ajo çfarë u shfaq në shesh, ku u zhvilla aktiviteti elektoral, ishte shumë më tepër sesa thjeshtë dhe vetëm një çështje numrash, një çështje force, muskujsh apo fuqie. Sasia në moment kyç zhvillimesh politike si ajo që po kalon jeta parlamentare e vendit dhe opozita jonë në raport me sistemin demokratik, ka rolin e vet të pazëvendësueshëm. Sepse në fund të fundit, gjithçka në këtë jetë, përfundon në aritmetikë. Dhe në fund fare, është pikërisht ajo edhe në politikë, që i dikton dhe i përcakton të gjitha zhvillimet.

Por më shumë sesa një zhvillim sasior, socialistët këtë të shtunë në Tiranë, demonstruan si kurrë më parë, cilësinë e tyre. Kongresi i Partisë Socialiste si brenda në sallë, ashtu edhe në Sheshin “Nënë Tereza”, tregoi qytetarinë e forcës kryesore politike që qeveris sot Shqipërinë.

Ato pamje janë pasqyra ku gjithkush, si brenda ashtu edhe jashtë Shqipërisë, të mund të shohin standartin më të lartë të civilizimit politik shqiptar. Në ato pamje që do të qarkullojnë gjatë, gjithkush mund të shohë identitetin e ri europian të politikës së këtij vendi të ashpër ballkanik.

Partia Socialiste demonstroi më 23 mars 2019, se ajo është “Fuqia e Butë” politike e Shqipërisë.

“Soft Power”, sipas Joseph Nye, një politolog i shquar amerikan, nuk është gjë tjetër veçse “aftësia për të joshur, tërhequr dhe bindur, veçse për qëllime pozitive, me forcën e imazhimit dhe me forcën e qytetarisë dhe të kulturës.”

Pikërisht tek kjo qasje e re, kjo rrugë e re, tek kjo pamje e re që u demonstrua, qëndron forca e madhe, fuqia e vërtetë dhe reale e Partisë Socialiste.

Kjo është magjia e një fuqie të re, treguesi më i qartë se shqiptarët po lenë pas historinë e tyre të shkuar, për tu bërë pjesë e një kulture të re dhe perendimore të të bërit politikë në Shqipëri. Nga ky moment, gjithkush që i ka sytë në ballë, duhet të kuptojë se po ndryshon njëherë e përgjithmonë, qasja e partive politike ndaj elektoratit shqiptar.

Kjo e bën kaq të veçantë dhe të rëndësishëm Kongresin e PS dhe pamjet spektakolare që u shpërndanë nga Sheshi “Nënë Tereza” në Tiranë.

4 komente në “Partia Socialiste, si “Fuqia e Butë” e Shqipërisë Europiane!”

  1. Vatra says:

    Brravo Edi Rama. Le te lehi Lulushja me Monaqen e Sali Beogradin, ju vazhdoni e punoni keshtu.

  2. Kapter rushit says:

    Mire e ke fredi gjitshka perfundon ne arithmetike ne kwte jete! E sakte! Edhe ai 1 milioneshi yt shprehje e arithmetikes eshte! Pse jo ver kelluf ne llape se do marresh sifiliz! Nga kapter gazetra ne milioner! Ke rilindur

  3. On says:

    Cbythe lepirje….Fredi kur Ps digjte goma,bente greve urie apo 21 Janarin dhe Pd njesoj si sot bente karshilleqe te tilla….pra nje skene por nderrojne aktoret e administrata….mbaj 2 vjetesh ka rradhen kjo administrate te iki? Meqe ra llafi I pagove ato taksat?

  4. Lizga says:

    TE LUMTE…..analize e shkelqyer

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje