VIDEO: Njihuni me sportisten... 84 vjeçare, nuk di të ndalet

24 Mars 2019, 08:59Lifestyle TEMA

Moshataret e saj as që do e mendonin, por një 84-vjeçare planifikon të marrë pjesë në garat e kërcimit me shkop, sport të cilin e ka nisur kur ishte 65 vjeç.

Flo Filion Meiler nga Vermonti i Shteteve të Bashkuara, ka aplikuar në një gare atletike që do të zhvillohet së shpejti në Poloni.

Fituesja e më se 750 medaljeve ka marrë pjesë në gara për kërcim së largu, vrapim me pengesa për 60 metra, vrapim deri në 800 metra, pesëgarësh dhe kërci me shkop, për të cilën është shumë e aftë.

Energjike dhe trup shkurtër, kjo gjyshe thotë se ndihet më shumë sikur të jetë në fillim e viteve të 70-ta.

“Ushtroj gjithmonë nga pesë ditë në javë, ndërsa tani që do të marr pjesë në garë, po ushtrohen gjashtë ditë. Jam shumë e interesuar të fitoj” ka thënë Meiler. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje