Vëllai i “Nardit të Bujtinave”: E kanë ngatërruar që e vranë, s'kemi pasur asnjë konflikt

25 Mars 2019, 19:20Kronika TEMA

Pavlin Polia, vëllai i biznesmenit Ferdinand Polia, i cili u ekzekutua 4 ditë më parë në Grudë të Shkodrës, nuk ka ende asnjë pistë se pse i vranë të vëllanë. Në një prononcim ekskluziv për RTV Ora ai u shpreh se autorët e vrasjes mund të kenë ngatërruar objektiv.

Jeni pyetur nga policia?

Pavlin Polia: Pista jonë është se mos kanë ngatërruar person. Sepse logjika i bie, sipas detajeve, që është vrarë me maskë se është porositur. Por këtë version kemi duke qenë se nuk kemi pasur konflikte.

Edhe sa i takon tre personave të arrestuar ditën e sotme nga policia si bashkëpunëtorë të autorit të vrasjes, Polia nuk gjen asnjë lidhje të tyre me të vëllain.

Pavlin PoliaKemi pasur një dyshim se ka një ngatërresë për autorët e arrestuar nga policia. Por jemi në pritje për një gjë më të saktë. Jemi në një tension të madh dhe shpresojmë që të dalë sa më parë e vërteta.

I pyetur nëse vrasja ka lidhje me detyrën që ka mbajtur viktima, apo me të shkuarën e tij në Itali, ai jep këtë përgjigje:

Pavlin Polia: Nuk ka pas asnjë konflikt. Nuk ka pas ndonjë dyshim sepse nuk ka pasur as ndonjë kërcënim. Unë jam i vëllai dhe këtë numër kam pasur prej 15 vitesh. Edhe për atë që thonë për të shkuaren në Itali nuk e besoj, sepse dikush do të kishte kontaktuar se duhet diçka për këtë gjë. Kështu që po presim një hetim më të saktë.

Ferdinand Polia, pronari i një bujtine në zonën turistike të Thethit, u ekzekutua me armë zjarri në fshatin Grudë të Shkodrës, në afërsi të fushës së aviacionit.

Ngjarja u shënua me 20 mars. 35 vjeçari, i cili fillimisht u paraqit i plagosur në spitalin rajonal të Shkodrës, mbylli sytë pak minuta pas ngjarjes, duke mos i mbijetuar plagëve të marra.

Rreth 20 herë është shtënë në drejtim të tij, ndërsa ai ndodhej në automjetin tip fuoristradë sëbashku me një person tjetër.

5 komente në “Vëllai i “Nardit të Bujtinave”: E kanë ngatërruar që e vranë, s’kemi pasur asnjë konflikt”

  1. Amy says:

    KETO VRASJE DUKEN QE JANE TE POROSITURA, DHE I VETMI POROSITES ESHTE SALI BERISHA ME ILIR METEN, ATA PIKETOJNE ZONA DHE PERSONA, DHE MASKAT I VRASIN KUNDREJT PAGESAVE TE MAJME, ATA DUAN TE KRIJOJNE FRIKE DHE KAOS, QE TE KENE GOJE TE THONE QE KJO QEVERI JU VRET .
    KETO JANE METODAT E SALIUT, SA HERE MUNDET VEPRON ME TRUPAT KRIMINELE QE E RRETHOJNE,

    POLICIA DUHET TE BEJ SHUME KERKIME PER TI ZBULUAR KETO VRASJE, SHIKONI SE ATA QE EKNAE VRARE ME SIGURI JANE PAGUAR MIRE, DHE DIKU DO SHPENZOJNE ATO PARA, ATY MUND TE GJENDET ZANAFILLA,

  2. ¿ says:

    Duhet të kuptosh logjikën e njeriut pasi çdo system nervor,, për çdo person është i veçante.

  3. Përsa kohë është jashtë saliu këto punë të liga kemi. says:

    Zanafilla është tek konkurenca. Gjeni se kë fis ose restorant më lart ose më poshtë se shtëpia juaj konkuroni dhe do të gjeni vrasësin
    Gjithmonë në rast se bie poshtë pista e Italisë.

  4. alpin maloku says:

    ”e kane ngatrru ose ai qe e vrau asht me tmeta mendore” ????? qe u mor me prostitucion e grabitje te armatosun fajin e ka saliu mduket se disa logjikojn me by…. ose ngatrrojn faktet me qellim.

  5. Jimi says:

    Dhe ata qe jane nisur me gure ne traste per te vrare, e ngaterrojne lehte objektivin!?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje